ATV

Author: G.O.

  • Shqiptarja konkuron në “The Voice Australia”, Rita Ora i flet shqip

    Shqiptarja konkuron në “The Voice Australia”, Rita Ora i flet shqip

    Vijojnë sukseset e shqiptarëve nëpër botë. Sihana Haxhnikaj është shqiptarja nga Kosova që performoi këtë herë në audicionin e ‘The Voice Australia’.

    16-vjeçarja garoi me këngën ‘Nothing Breaks Like a Heart’ të Miley Cyrus. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut, i cili e duartrokiti pafund. Mirëpo, kur bëhet fjalë për jurinë, ajo që e shtypi butonin kalues ishte pikërisht këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

    Madje, në momentin që Rita mësohen se Sihana ishte me origjinë nga Kosova, reagon në mënyrë epike. Ajo e përshëndeti në gjuhën shqipe, duke i thënë: “Zemër si je?”. Më pas u shpreh shumë e lumtur që Sihana ishte pjesë e grupit të saj tashmë.

    https://www.youtube.com/watch?v=Csdw8g4gm3g

  • Ziyech drejt Turqisë

    Ziyech drejt Turqisë

    Pasi që i dështoi transferimi në Francë e më pastaj në Arabinë Saudite, Hakim Ziyech si duket është afër t’i fund aventurës së tij te Chelsea.

    Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, Chelsea ka arritur marrëveshje në parim me Galatasarayn për transferimin e Ziyech, raporton KosovaPress.

    Kanë mbetur vetëm disa detaje për tu zgjedhur, dhe në fund të kryhen testet mjekësore.

    Chelsea po tregohet i kujdesshëm pas dramës me PSG dhe me Al Nassrin, ku me të dy skuadrat dështoi të arrihej marrëveshja.

  • Inflacioni vjetor në Britani të Madhe bie në 6.8%

    Inflacioni vjetor në Britani të Madhe bie në 6.8%

    Norma vjetore e inflacionit në Mbretërinë e Bashkuar ra në 6.8% në korrik, nga 7.9% që ishte në qershor, zbuloi të mërkurën autoriteti statistikor i vendit.

    Ndërsa, rënia e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike dhanë kontributin më të madh në rënie në inflacion, çmimet e ushqimeve u rritën në korrik në baza mujore, tha Zyra e Statistikave Kombëtare.

    “Hotelet dhe transporti ajror i pasagjerëve ishin klasat që dhanë kontributin më të madh kompensues në rritje në ndryshimin e normës”, sipas byrosë statistikore.

    Në baza mujore, indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) u ul me 0.4% muajin e kaluar, ndërsa ishte në 0.6% në korrik të vitit 2022.

    Në baza vjetore indeksi i çmimeve të konsumit, duke përjashtuar energjinë, ushqimin, alkoolin dhe duhanin, u rrit me 6.4% në korrik, në të njëjtin nivel me qershorin./AA/

  • (Video) Kim Kardashian injorohet nga Drake teksa ai ecën pranë saj

    (Video) Kim Kardashian injorohet nga Drake teksa ai ecën pranë saj

    Kim Kardashian ka qenë së fundmi në një koncert të Drake, por nuk arriti të merrte as edhe një përshëndetje nga ana e tij.

    Ajo ishte e pranishme në koncertin e yllit të famshëm, ndërsa po qëndronte anash, në një pjesë te shkallët.

    Reperi në një moment ishte shumë pranë themelueses së “Skims”, teksa dukej sikur nuk e pa fare. Ndërkohë që Drake afrohej më shumë, Kim i dha atij një buzëqeshje të madhe. Në pamjet që qarkulluan në internet, 36 vjeçari nuk dha ndonjë shenjë që t’ia ketë kthyer asaj.

    Kjo ka lënë të nënkuptohet që ai e injoroi atë dhe se ky moment tani është bërë viral në rrjete sociale. Ndër komentet më të shpeshta të ndjekësve ishin: “Kim Kardashian u injorua nga Drake në koncertin e tij.; A duhej të bënte diçka Drake?; Ai e dinte që do të bëhej virale, ndoshta e ka takuar më pas.”

    Kim nga ana tjetër është akuzuar më parë nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, për lidhje të shumta, përfshirë këtu edhe me Drake. Ish-çifti që kanë katër fëmijë së bashku, North, Saint, Chicago dhe Psalm, u ndanë zyrtarisht në shkurt 2021, duke i dhënë fund martesës së tyre gjashtëvjeçare.

    Rikujtojmë se, një grua pjesëmarrëse në koncertin e Drake të shtunën në zonën e Los Angeles kapi një peshqir të djersitur që reperi hodhi në turmë, duke shkaktuar një përleshje me një burrë tjetër që ishte prezent aty afër. Sherri tërhoqi vëmendjen e Drake, i cili nxitoi t’i vihej në ndihmë fanses.

    Sipas pamjeve që u bënë virale në rrjetet sociale, gruaja me fat mund të shihet duke u përkulur mbi një pengesë për të tërhequr peshqirin e Drake teksa ai ecte në prapaskenë. Pothuajse menjëherë, pason një sherr, ndërsa Drake u përfshi në momentin që situata u tensionua.

     

  • Shkon në 106 numri i viktimave nga zjarret në Havai

    Shkon në 106 numri i viktimave nga zjarret në Havai

    Viktimat e para nga zjarret vdekjeprurëse që përfshinë ishullin Maui javën e kaluar janë identifikuar nga zyrtarët.

    Departamenti i policisë së Maui emëroi dy viktimat e para si Robert Dyckman, 74 vjeç dhe Buddy Jantoc, 79 vjeç, të dy nga qyteti i Lahaina.

    Numri i të vdekurve nga zjarret tani ka arritur në 106 dhe rreth 1300 janë të zhdukur, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

    Ka të ngjarë të duhen disa ditë të tjera që autoritetet të arrijnë një shifër të saktë për numrin e të vdekurve, tha Guvernatori i Hawai-t, Josh Green.

    “Ne ofrojmë ngushëllimet tona më të thella për familjet që kanë filluar të marrin njoftime për të dashurit e tyre”, tha kryetari i kantonit Maui, Richard Bissen. “Si komunitet, ne ofrojmë ngushëllimet tona në këtë kohë të vështirë.”

  • Aksidentohen katër vetura në Gjilan, lëndohen 14 persona

    Aksidentohen katër vetura në Gjilan, lëndohen 14 persona

    Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë (e martë) në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku të lënduar mbetën 14 persona.

    Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

    Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00.

    “Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku mes katër veturave. Si pasojë 14 persona (7 femra kosovare dhe 7 meshkuj kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raport.

  • Një shtetas i Shqipërisë gjendet i vdekur në vendin e punës në Lipjan, Policia fillon hetimet

    Një shtetas i Shqipërisë gjendet i vdekur në vendin e punës në Lipjan, Policia fillon hetimet

    Një burrë, shtetas i Shqipërisë është gjetur i vdekur në vendin e punës, në Lipjan, njoftoi Policia e Kosovës.

    “Lipjan 15.08.2023-16:45. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në ambientin e punës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24-orwsh të Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion./atvlive.tv/

     

     

  • Bashkatdhetarët presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë

    Bashkatdhetarët presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë

    Deri në dy orë janë duke pritur mërgimtarët për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

    Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë të ditur se bashkatdhetarët po presin në një kolonë prej 700 metra për të dalë nga Kosova në pikë-kalimin kufitar në Merdarë.

    Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë deri në 40 minuta, e që kolona shkon deri në 200 metra.

    Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.

    Ndryshe, të martën në mbrëmje Policia e Kosovës ua rikujtoi qytetarëve për mundësinë e udhëtimit edhe përmes pikave tjera kufitare në mënyrë që të evitohen pritjet e gjata në Merdarë.

  • Serwer: Presioni që po i bëhet Kosovës nga Perëndimi është i padrejtë

    Serwer: Presioni që po i bëhet Kosovës nga Perëndimi është i padrejtë

    Ditë më parë dhjetëra deputetë ndërkombëtarë i dërguan një letër BE-së dhe SHBA-së, nëpërmjet të cilës kërkuan një qasje më të balancuar ndaj palëve në dialog.

    Sikurse shumë politikanë të huaj edhe profesori nga Johns Hopkins University, Daniel Serwer, konsideron se Serbia është duke u trajtuar në mënyrë të butë nga komuniteti ndërkombëtar.

    Ai thotë se procesi i dialogut ka qenë krejtësisht i çekuilibruar gjatë vitit të fundit, prandaj e përkrah iniciativën e parlamentarëve amerikanë dhe evropian të cilët po kërkojnë ndryshime.

    “Gjatë vitit të fundit procesi i dialogut nuk ka qenë i ekuilibruar, prandaj më vjen mirë që parlamentarët amerikanë dhe evropianë kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me këtë çështje. Po ndodh një marrëzi duke i bërë presion Prishtinës ndërsa në anën tjetër janë duke u toleruar veprimet e Beogradit, ku pati sulme ndaj policisë së Kosovës dhe paqeruajtësve të KFOR-it, si dhe u bojkotuan e zgjedhjet në veri. Mos te harrojmë dhe faktin që Serbia i mobilizoi në nivelin më të lartë forcat ushtarake”, thotë Serwer, për Tëvë1.

    Profesori amerikan thotë se në Bruksel dhe në Uashington mungon pëlqimi ndaj autoriteteve aktuale të Kosovës, prandaj sipas tij po e shohim këtë qasje më të vrazhdë ndaj Prishtinës.

    “As Brukseli dhe as Uashingtoni nuk e kanë fshehur neverinë e tyre për autoritetet aktuale në Kosovë. Është e pashpjegueshme se si mund të shqetësoheni më shumë se nga cilat ndërtesa punojnë kryetarët e komunave sesa për sulmet ndaj policisë së KFOR-it dhe paqeruajtësve të NATO-s”, është shprehur ai.

    Tutje Serwer parashikon se me ndihmën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Lista Serbe do të vazhdoj të ketë kontroll mbi jetën politike të serbëve në veri, e siç thotë ai, kjo duhet të përbëj shqetësim për Brukselin dhe Uashingtonin.

    “Vuçiq ka dhënë shenja se do të veprojë në të njëjtën formë në veriun e Kosovës. Kjo është ajo për të cilën duhet të shqetësohen Brukseli dhe Uashingtoni. Ai po luan lojën e Rusisë, jo të Perëndimit”, ka thënë Serwer.

    Nga Brukseli i kanë kërkuar Prishtinës që së më shpejtë të krijohen kushtet për zgjedhje të reja në katër komunat veriore.

    Kujtojmë që për shkak të bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët në veri, kryetar komunash u zgjodhën katër shqiptarë.

  • Ky është moti për sot dhe nesër në Kosovë dhe rajon

    Ky është moti për sot dhe nesër në Kosovë dhe rajon

    Sot në vendin tonë do të mbajë mot i kthjellët dhe me rreze dielli.

    Temperaturën minimale për ditën e sotme e ka shënuar Peja me 16 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Ferizaj me 29 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme pritet të jetë me kushte të njëjta atmosferike, por pritet të ketë ulje të temperaturave.

    Temperaturën minimale për ditën e nesërme do ta mbajë qyteti i Ferizajt me 16 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prizreni me 30 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me diell. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 14 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Gjirokastër me 35 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme: