ATV

Author: G.O.

  • Këto janë këshillat e estetistës për kujdesin e lëkurës gjatë stinës së vjeshtës

    Këto janë këshillat e estetistës për kujdesin e lëkurës gjatë stinës së vjeshtës

    Stina e vjeshtës është periudha ku temperaturat bien gradualisht, ajri bëhet më i thatë dhe drita diellit bëhet më e ulët dhe këto ndryshime ndikojnë në lëkurën tonë dhe kërkojnë një kujdes të veçantë.

    E pikërisht për këtë, terapistja e lëkurës Kaltrina Brovina-Zogiani tregon për kujdesin dhe ruajtjen e lëkurës.

    “Duhet që edhe gjatë stinës së e vjeshtës të përdorim kremin me faktor mbrojtës ndaj diellit, të përdoren maska në kushte shtëpie ose scrub, pastaj krem hidratuese, etj.”, tha ajo.

    Tutje, estetistja tregoi se në vjeshtë interesimi për tretmane të fytyrës është më i madh, pasi janë disa tretmane që në verë nuk rekomandohen të aplikohen./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Kallëzim penal ndaj Radojiçiqit, Stojkoviq: Lirimi i tij tregon se autoritet po bashkëpunojnë me të

    Kallëzim penal ndaj Radojiçiqit, Stojkoviq: Lirimi i tij tregon se autoritet po bashkëpunojnë me të

    Avokati serb, Cedomir Stojkoviq, ka njoftuar se të mërkurën se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj të sanksionuarit të ShBA-së dhe Britanisë të madhe, terroristit Radomir Radojiçiq.

    Stojkoviq ka thënë se kallëzimi penal është bërë për “terrorizëm dhe ndihmë të terrorizmit”. Kjo pas agresionit të 24 shtatorit në Kosovë, ku në Banjskë të Zveçanit mbeti i vrarë nga një grup terrorist rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa u plagosën dy të tjerë.

    “Për shkak të ngjarjeve në Kosovë, kam dorëzuar ankesa penale për terrorizëm dhe ndihmë të terrorizmit”, ka thënë ai.

    E për lirimin e tij nga Gjykata e Lartë në Serbi, Stojkoviq ka thënë se kjo dëshmon se autoritet serbe po punojnë së bashku me të.

    “Refuzimi i Serbisë për ta trajtuar në këtë mënyrë grupin e Milan Radoiçiqit dëshmon se autoritetet serbe po punojnë së bashku me të. Këtë foto e plotëson lirimi i sotëm i Radoiçiqit, pasi ka kaluar më pak se 24 orë në paraburgim në Beograd”, ka shkruar avokati serb në “X”.

  • Bislimi udhëton për Bruksel

    Bislimi udhëton për Bruksel

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit.

    Ditën e sotme ai do të prezantojë perspektivën evropiane të Kosovës dhe situatën aktuale në “European Policy Center”, në diskutimin me temë “Rruga e Kosovës drejt BE-së: Si ta tejkalojmë ngërçin?”.

    Zëvendëskryeministri Bislimi do të takohet dhe me kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Belgjikës, Els Van Hoof dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman.

    Gjatë qëndrimit në Bruksel, do të mbajë dhe një diskutim me PSC (Political and Security Committee) ku do të marrin pjesë ambasadorë, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe nga BE-ja.

  • Agresioni ndaj Kosovës, Kearns: Serbia ende pa pasoja ndërkohë që Kosova është nën sanksione

    Agresioni ndaj Kosovës, Kearns: Serbia ende pa pasoja ndërkohë që Kosova është nën sanksione

    Deputetja britanike, Alicia Kearns ka ngrehur shqetësime për mos marrjen e masave ndaj Serbisë nga ndërkombëtarët, pas agresionit të 24 shtatorit, ku grupi terrorist serb la të vdekur rreshterin policor Afrim Bunjaku dhe plagosi dy të tjerë.

    Ndërkohë, ka theksuar se megjithatë, Kosova mbetet nën sanksione.

    Ky reagim i saj erdhi pasi Serbia liroi nga ndalimi terroristin dhe të sanksionuarin e ShBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radoiçiq.

    “Radojiçiq mbetet i lirë në Serbi. Ende nuk ka pasoja për Beogradin nga Britania e Madhe, SHBA, BE, pavarësisht vrasjes së oficerit të policisë, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve, as rolit në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s. Megjithatë, Kosova mbetet nën sanksionet e BE-së. Diplomaci parandaluese?”, ka shkruar ajo në “X”.

  • Podujevë: Burri sulmon bashkëshorten pasi i ngordhi lopa, gruaja e godet veten me thikë nga nervoza

    Podujevë: Burri sulmon bashkëshorten pasi i ngordhi lopa, gruaja e godet veten me thikë nga nervoza

    Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë raportohen dhjetëra të tilla, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme nga partnerët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

    Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Podujevë, ku një burrë ka përfunduar në Polici si i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

    Sinjali mëson se rasti ka ndodhur shtëpinë e tyre, ku sherri dyshohet se plasi pasi familjes iu ngordhi një kafshë shtëpiake (lopë) dhe kjo e shtyri burrin që ta sulmojë bashkëshorten e tij. Por situata eskaloi, pasi gruaja më pas e ka goditur veten me një thikë, si pasojë e nervozës që ia shkaktoi burri.

    Posa rasti është denoncuar në Polici, palët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre.

    Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

  • Parashikimi i motit për sot

    Parashikimi i motit për sot

    Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë. Minimalet pritet të sillen mes 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

  • Kryeministri Kurti lanson fushatën për informim për liberalizim të vizave

    Kryeministri Kurti lanson fushatën për informim për liberalizim të vizave

    Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nga  sot ( e enjte) do të hapet fushata për informimin e qytetarëve për liberalizimin e vizave.

    Fushata do të lansohet në Sheshin “Skënderbeu“ me fillim nga ora 13:00, ku lansimin do ta bëjë Kryeministri i vendit, Albin Kurti.

    “Aktiviteti i parë do mbahet në Prishtinë për të vijuar më tej në krejt Kosovën”, ka bërë të ditur dje Qeveria e Kosovës.

    Ndryshe, nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtra. Udhëtimi pa viza nënkupton se mund të udhëtoni lirshëm në shtetet e zonës Shengen, por nuk do të mund të punoni.

  • Sot Kuvendi i Kosovës mban dy seanca plenare

    Sot Kuvendi i Kosovës mban dy seanca plenare

    Kuvendi i Kosovës njoftoi se sot (e enjte) mban dy seanca plenare.

    Fillimisht duke filluar nga ora 10:00 bëhet shqyrtimi i Propozim-amendamentit Kushtetues nr.27.

    Më pas nga ora 10:30 vazhdon me këtë rend dite:

    1. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
    2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-251 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”,
    4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-252 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve,
    5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
    6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,
    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-250 për ndryshime klimatike,
    8. Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës,
    9. Emërimi i një (1) anëtari në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit,
    10. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,
    11. Propozimi i grupeve parlamentare për emërimin dhe zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës,
    12. Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e anëtares në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.​
  • Kupa e Botës 2030 zhvillohet në 6 shtete

    Kupa e Botës 2030 zhvillohet në 6 shtete

    Kupa e Botës e vitit 2030 do të mbahet në gjashtë vende dhe tri kontinente, ka konfirmuar FIFA.

    Spanja, Portugalia dhe Maroku janë emëruar si bashkë-pritës, me tri ndeshjet hapëse që do të zhvillohen në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguaj.

    Ndeshjet hapëse në Amerikën e Jugut do të shënojnë njëqindvjetorin e Kupës së Botës pasi do të bëhen 100 vjet nga turneu inaugurues në Montevideo.

    Vendimi pritet të ratifikohet në një kongres të FIFA-s vitin e ardhshëm, përcjellë KosovaPress.

    “Në një botë të ndarë, FIFA dhe futbolli po bashkohen”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

    “Këshilli i FIFA-s, që përfaqëson të gjithë botën e futbollit, ra dakord unanimisht të festojë njëqindvjetorin e Kupës së Botës, edicioni i parë i të cilit u luajt në Uruguaj në vitin 1930. Në vitin 2030, ne do të kemi një gjurmë unike globale, tri kontinente – Afrika, Evropa dhe Amerika e Jugut – gjashtë vende – Argjentina, Maroku, Paraguaj, Portugalia, Spanja dhe Uruguai duke mirëpritur dhe bashkuar botën duke festuar së bashku lojën e bukur, njëqindvjetorin dhe Kupën e Botës FIFA”., thuhet në njoftimin e FIFA-s.

    FIFA gjithashtu konfirmoi se vetëm ofertat nga vendet nga Konfederata e Futbollit Aziatik dhe Konfederata e Futbollit të Oqeanisë do të merren parasysh për finalet e 2034.

  • Çmimi Nobel në kimi iu jepet tre shkencëtarëve që zbuluan pikat kuantike

    Çmimi Nobel në kimi iu jepet tre shkencëtarëve që zbuluan pikat kuantike

    Çmimi Nobel i vitit 2023 në kimi i është dhënë një treshe shkencëtarësh që punuan për të zbuluar dhe zhvilluar pika kuantike, të përdorura në dritat LED dhe ekranet televizive, si dhe nga kirurgët kur heqin indet e kancerit.

    Moungi Bawendi, Louis Brus dhe Alexei Ekimov u vlerësuan si “pionierë në eksplorimin e nanobotës (botës mikroskopike)” nga komiteti Nobel për kiminë teksa shpalli çmimin në kryeqytetin suedez Stokholm të mërkurën, raporton CNN.

    “Për një kohë të gjatë, askush nuk mendonte se ju mund të krijoni ndonjëherë grimca kaq të vogla. Por laureatët e këtij viti patën sukses”, tha Johan Aqvist, kryetar i komitetit.

    Heiner Linke, një anëtar i komitetit të kimisë, shpjegoi në ceremoninë e shpalljes se çfarë e bëri punën e laureatëve kaq revolucionare.

    “Gjëja kryesore në lidhje me pikat kuantike është se, vetëm duke ndryshuar madhësinë e tyre… ju ndryshoni vetitë e tyre, për shembull ngjyrën e tyre. Kjo është krejtësisht e pazakontë”, tha Linke.