ATV

Author: G.O.

  • Musliu: Me na vendos Qeveria kushte në Kuvend është diktaturë

    Musliu: Me na vendos Qeveria kushte në Kuvend është diktaturë

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka shpërthyer në kritika ndaj vendimit të kryeministrit Albin Kurti de kabinetit qeveritar që të mos përgjigjen në asnjë nga pyetjet parlamentare të parashtruara nga opozita, derisa ata t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

    Musliu tha se kjo është një përpjekje për ta instaluar diktuarën në Kuvendin e Kosovës.

    “Me ardhë Qeveria e me na qit kushte në Parlament deputetëve të zgjedhur të popullit, kjo është diktaturë. Kjo është diktaturë, por s’do të lejojmë që të instalohet diktatura këtu. Pyetjen parlamentare e kam bërë për Xhelal Sveçlën, por meqë Xhelal Sveçla s’ka ardhë me protestu e me ja majtë zhagun Albin Kurtit këtu, unë pyetjen s’po e bëjë, por po i bëjë thirrje Xhelal Sveçlës, mblidhe kabinetit nga ‘Belvedere’ e bire në Prishtinë, e leje policinë të qet t’i kryejnë detyrat e tyre”, ka thënë ajo.

  • ​Këta janë rivalët e Trepçës në FIBA Europe Cup

    ​Këta janë rivalët e Trepçës në FIBA Europe Cup

    KB Trepça shkroi historinë mbrëmë, pasi që për herë të parë arriti ta sigurojë kualifikimin në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

    Fillimisht, Trepça mposhti islandezët e Tindasolmit, ndërsa mbrëmë fitoi edhe ndaj ekipit estonez, Parnu, për të siguruar grupet e FIBA Europe Cup, raporton KosovaPress.

    Pas triumfit në Grupin C parakualifikues, tani KB Trepça është Grupin G të kualifikimeve të kësaj gare evropiane, së bashku me klubet e tjera si Hapoel Galil Elion (Izrael), ZZ Leiden (Holandë) dhe Gravelines Dunkerque (Francë).

    Ndeshjet në grup fillojnë nga 18 tetori, kurse orari i KB Trepçës vijon si më poshtë:

    18 tetor, Hapoel GE – KB Trepça

    25 tetor, KB Trepça – Leiden

    1 nëntor, Gravelines – KB Trepça

    8 nëntor, KB Trepça – Hapoel

    15 nëntor, Leiden – KB Trepça

    22 nëntor, KB Trepça – Gravelines.

  • Komandanti i KFOR-it: Situata është e paqëndrueshme, mund të përshkallëzohet lehtë

    Komandanti i KFOR-it: Situata është e paqëndrueshme, mund të përshkallëzohet lehtë

    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, deklaroi sot (e premte) se zhvillimet e fundit në Kosovë kanë konfirmuar se situata në vend mbetet e paqëndrueshme dhe se lehtë mund të përshkallëzohet.

    Në konferencën që për media në prag të përfundimit të mandatit të tij, Ristuccia tha se ngjarjet që kanë ndodhur në veri kanë kërkuar përpjekje të mëdha ushtarake dhe diplomatike për të rivendosur qetësi.

    Ndërsa agresionin e Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator, komandanti i KFOR-it e quajti “sulm i dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës”.

    “Gjatë gjithë këtij viti u bënë punë të palodhura dhe përpjekje të mëdha dhe u përballëm me shumë vështirësi; çështja e targave, dorëheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës, organizimi i zgjedhjeve komunale në veri të Kosovës, bllokimet e rrugëve,… sulmet krejtësisht të pajustifikuara kundër personelit të KFOR-it më 29 maj, ngjarjet e qershorit… dhe sulmi i fundit i dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator janë vetëm disa shembuj të kësaj. Të gjitha këto ngjarje konfirmuan se situata mbetet e paqëndrueshme dhe lehtë mund të përshkallëzohet. Në vazhdën e zhvillimeve të fundit KFOR-i ka rritur praninë dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës, dhe ka autorizuar vendosjen e forcave shtesë për të adresuar situatën”, tha ai.

  • Presidentja Osmani shtrëngon duart me presidentin e Ukrainës

    Presidentja Osmani shtrëngon duart me presidentin e Ukrainës

    Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me homologun e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

    “Qëndresë, stoicizëm dhe shpresë!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

    Ky takim u zhvillua në Granada të Spanjës, ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian.

  • Kurti takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë Tomas Szunyog, flasin për hetimet e sulmit të 24 shtatorit

    Kurti takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë Tomas Szunyog, flasin për hetimet e sulmit të 24 shtatorit

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot gjatë paradites Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, njëherësh Përfaqësues Special i BE-s, Tomáš Szunyog.

    Sulmi terrorist, paramilitar dhe kriminal i 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, hetimet që po zhvillohen rreth synimeve dhe autorët e këtij sulmi, procesi i Berlinit në prag të samitit të radhës dhe përgatitjet e Raportit të Vendit, ishin temat kyçe të bisedës në takimin e sotëm.

    Ambasadori Szunyog i shprehu edhe një herë ngushëllime kryeministrit, familjes Bunjaku dhe popullit të Kosovës, për heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku, rreshterin e Policisë i cili ra në detyrë, në mbrojtje të rendit, ligjshmërisë, kushtetutshmërisë, sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial.

    Ambasadori, më tej, e njoftoi kryeministrin Kurti për përgatitjet që Komisioni Evropian është duke i bërë në finalizimin e Raportit të Vendit për vitin 2023, i cili pritet të miratohet në pjesën e parë të muajit nëntor.

  • Raportohet e zhdukur një grua në Marinë të Skenderajt

    Raportohet e zhdukur një grua në Marinë të Skenderajt

    Është raportuar e zhdukur një grua në Marinë të Skenderajt për të cilën familjarët nuk dinë asgjë nga data 4 e këtij muaji.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se rastin e ka lajmëruar vëllai i bashkëshortit të saj i cili ka thënë se ajo me vete e ka edhe foshnjën e saj gjashtëmuajshe.

    Në raportin e Policisë bëhet e ditur se njësitet kompetente janë duke e hetuar rastin.

    “Më datë 05.10.2023 në stacion te policisë është paraqitur ankuesi mashkull kosovar, i cili ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia ka dalë kunata e tij (gruaja e vëllait të tij i cili gjendet në Gjermani) dhe me vete ka marrë foshnjën e saj gjashtë muajsh. Sipas ankuesit deri me tani nuk kanë ndonjë informatë se ku gjendet. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

  • Arrestohen tre persona për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike

    Arrestohen tre persona për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike

    Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Josip Rela” në Prishtinë pasditen e së enjtes.

    Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të vogla të mbushura me marihuanë me peshë prej 2.9 gram, tre telefona si dhe 6 mijë e 500 euro, 50 funta dhe 210 franga.

    “Në konsultim me prokurorin kujdestar është bërë bastisje në banesën e të dyshuarve te cilën e kanë marrë me qira dhe gjatë bastisjes kanë hasur dhe konfiskuar: 51 qese të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 115.6 gram, një peshore digjitale, një foli, një grinder, një sasi e madhe me qese të zbrazëta. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

  • Osmani takohet me kryeministrin kroat, e njofton për sulmin ndaj Policisë në veri

    Osmani takohet me kryeministrin kroat, e njofton për sulmin ndaj Policisë në veri

    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

    Osmani tha se me Plenkoviqin diskutuan mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë.

    “E informova për provat mbi aktin e agresionit të Serbisë. Ne e vlerësojmë mbështetjen e qëndrueshme të Kroacisë për vendin tonë, për paqen dhe prosperitetin në të gjithë rajonin”, tha Osmani.

  • Suedia nis ndihmë shtesë ushtarake në Ukrainë

    Suedia nis ndihmë shtesë ushtarake në Ukrainë

    Suedia do të dërgojë në Ukrainë ndihmë të re ushtarake, në vlerë të 199 milionë dollarëve, ka thënë ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson.

    Ai ka thënë se pjesa më e madhe e ndihmës përbëhet prej municionit.

    Jonson ka thënë në një konferencë për media se Qeveria u ka kërkuar zyrtarisht forcave të armatosura që të vlerësojnë nëse Suedia do të mund të dërgojnë aeroplanët luftarakë Jas Gripen në Ukrainë.

    Më vonë, Jonson e ka përmendur që për çështje të brendshme të sigurisë, Suedia fillimisht duhet të bëhet vend anëtar i NATO-s, para se të mund të shpërndajë pajisje të tilla.

    Suedia shpreson që do të mund t’i bashkohet aleancës veri-atlantike këtë vjeshtë, dhe të marrin fund procedurat e ratifikimit nga ana e Turqisë dhe Hungarisë.

    Ndihma e re ushtarake do të jetë e 14-ta që Suedia nis në Ukrainë, prej nisjes së luftës, në shkurt të vitit 2022.

    Liderët evropianë janë mbledhur në Granada të Spanjës për të diskutuar rreth përkushtimit për t’i ndihmuar Ukrainës, pas turbulencave të fundit politike në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat i kanë rritur dilemat në këtë drejtim.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar të enjten se Rusia mund t’i sulmojë edhe shtetet tjera brenda pesë vjetëve nëse Evropa zbeh mbështetjen.Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

    Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

    Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/

  • Shtatë të vdekur e mbi 40 të plagosur nga zjarri që përfshiu një ndërtesë banimi në Indinë perëndimore

    Shtatë të vdekur e mbi 40 të plagosur nga zjarri që përfshiu një ndërtesë banimi në Indinë perëndimore

    Shtatë persona u vranë dhe më shumë se 40 të tjerë u plagosën pasi një zjarr masiv shpërtheu në një ndërtesë banimi në shtetin perëndimor Maharashtra të Indisë, thanë autoritetet lokale të premten.

    Zjarri shpërtheu në ndërtesën shtatëkatëshe rreth orës 03:00 të mëngjesit sipas orës lokale në periferi të Mumbait të Goregaon, sipas Korporatës Komunale Brihanmumbai (BMC), shkruan AA, transmeton KosovaPress.

    BMC tha se nga 51 të plagosur, shtatë persona kanë humbur jetën nga zjarri dhe katër janë në gjendje kritike. Rreth 35 persona janë ende nën trajtim në spitale.

    Zjarri u shua rreth orës 06:54 sipas orës lokale.

    Zëvendëskryeministri i Maharashtra, Devendra Fadnavis, shkroi në X: “Ne jemi në kontakt me zyrtarët e BMC dhe policisë së Mumbait dhe e gjithë ndihma po ofrohet.”