ATV

Author: G.O.

  • Presidentja Osmani takohet me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë, Yasar Guler

    Presidentja Osmani takohet me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë, Yasar Guler

    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të martën në takim ministrin e Mbrojtjes të Turqisë, Yaşar Güler, raporton Ekonomia Online.

    Takimi është duke u mbajtur në Presidencë dhe mediat janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

    Sot gjatë ditës ministri Güler, është takuar edhe me  ministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci dhe me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

  • Hysni Gucati mbërrin në vendlindje pas lirimit nga Haga, pritet nga familjarë e bashkëluftëtarë

    Hysni Gucati mbërrin në vendlindje pas lirimit nga Haga, pritet nga familjarë e bashkëluftëtarë

    Hysni Gucatit, ish-kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është pritur në vendlindje nga familjarë e bashkëluftëtarë, raporton Ekonomia Online.

    Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë konfirmuar lirimin e Gucatit. Në njoftimin e Speciales thuhet se Gucati është liruar me disa kushte qe do të mbeten në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit.

    “Më 12 tetor 2023, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi të modifikojë dënimin e z. Hysni Gucati për lirimin e tij më 18 tetor 2023 ose rreth kësaj date, me kushtet e përcaktuara në vendim. Këto kushte do të jenë në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit të dhënë nga Paneli i Gjykatës së Apelit, konkretisht për pjesën e mbetur të dënimit me katër vjet e tre muaj. Për marrjen e vendimit, Kryetarja u këshillua me gjykatësit e paneleve që dhanë dënimin sikurse parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”), mori parasysh faktorët e rregullës 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe Provave si dhe mbajti seancë me z. Gucati”.

    Në arsyetimin e lirimit thuhet se ishin disa faktorë që kanë peshuar në favor të modifikimit të dënimit të tij.

    Në njoftimin e lëshuar për media, thuhet se ish-kreu i OVL UÇK-së ka shprehur pendesë për veprimet e bëra, për të cilat edhe mori dënim.

    “Kryetarja mori parasysh se megjithëse veprat penale për të cilat z. Gucati u dënua janë padyshim të rënda, duke marrë parasysh efektin mjaft negativ të zbulimit të informacionit konfidencial mbi dëshmitarë (të mundshëm), ishin disa faktorë që peshuan në favor të modifikimit të dënimit të tij. Vlen të theksohet, se Kryetarja konstatoi se z. Gucatit pati mundësi të reflektonte për veprimet e veta gjatë mbajtjes së tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së dhe se sjellja e tij kishte ndryshuar me kalimin e kohës. Kryetarja theksoi shprehjet e pendesës së z. Gucati, në veçanti, veçanërisht faljen, gjatë seancës gojore, që ai shprehimisht u kërkoi të gjithë atyre që mund të ishin ndier të kërcënuar nga veprimet e ti. Gjithashtu Kryetarja, vuri në dukje zotimin e vendosur të z. Gucati se nuk do të përfshihej në veprime të tjera që mund të karakterizoheshin si vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe se do t’i përmbushë të gjithë kushtet e përcaktuara për lirimin e tij. Kryetarja theksoi se në qoftë se z. Gucati nuk përmbush cilindo prej kushteve të përcaktuara në vendim, atëherë vendimi do të anulohet”, thuhet në njoftim.

  • Gjykata Speciale publikon vendimin edhe për Nasim Haradinajn

    Gjykata Speciale publikon vendimin edhe për Nasim Haradinajn

    Gjykata Speciale ka arsyetuar vendimin për mos lirimin e Nasim Haradinajt nga burgu.

    Në vendim për mos lirimin e tij thuhet se Haradinaj duhet ende që ta përmirësojë sjelljen e tij, teksa përmenden se ai ka precedentë disiplinorë në Njësinë e Paraburgimi.

    “Sidoqoftë Kryetarja theksoi se z. Haradinaj ka precedentë disiplinorë në Njësinë e Paraburgimit (NJP). Rrjedhimisht Kryetarja gjykoi se megjithëse z. Haradinaj ka ndërmarrë disa hapa drejt rehabilitimit, ka ende vend për përmirësim. Për këtë arsye Kryetarja urdhëroi Administratoren që të paraqesë raport në lidhje me sjelljen e Haradinajt në NJP në të ardhmen brenda një periudhe të caktuar në kontekst të vendimit mbi modifikimin e dënimit të tij”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Më 12 tetor 2023, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi se ajo do të shqyrtojë modifikimin e vendimit të z. Nasim Haradinaj për lirimin e tij me disa kushte pasi të marrë raport prej Administratores Fidelma Donlon në lidhje me sjelljen e z. Haradinaj gjatë mbajtjes së tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së.

    Për marrjen e vendimit, Kryetarja u këshillua me gjykatësit e paneleve që dhanë dënimin sikurse parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”), mori parasysh faktorët e rregullës 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe Provave si dhe mbajti seancë me z.Haradinaj.

    Kryetarja mori parasysh se megjithëse veprat penale për të cilat z. Haradinaj u dënua janë padyshim të rënda duke marrë parasysh efekti mjaft negativ të zbulimit të informacionit konfidencial mbi dëshmitarë (të mundshëm), ishin disa faktorë që mund të peshojnë në favor të modifikimit të dënimit të tij. Kryetarja gjithashtu vuri në dukje shprehjet e keqardhjes prej z. Haradinaj gjatë seancës gojore dhe zotimit të tij për moskryerjen e veprimeve të tjera që mund të karakterizohen si vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

    Sidoqoftë Kryetarja theksoi se z. Haradinaj ka precedentë disiplinorë në Njësinë e Paraburgimit (NJP). Rrjedhimisht Kryetarja gjykoi se megjithëse z. Haradinaj ka ndërmarrë disa hapa drejt rehabilitimit, ka ende vend për përmirësim. Për këtë arsye Kryetarja urdhëroi Administratoren që të paraqesë raport në lidhje me sjelljen e Haradinajt në NJP në të ardhmen brenda një periudhe të caktuar në kontekst të vendimit mbi modifikimin e dënimit të tij.

  • Osmani: Lajm i mirë për kryeqytetin, s’ka shtrenjtim të faturave për ngrohje

    Osmani: Lajm i mirë për kryeqytetin, s’ka shtrenjtim të faturave për ngrohje

    Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani ka njoftuar se ZRrE-ja sot ka miratuar strukturën e re tarifore për konsumatorët e kësaj ndërmarrje për sezonin 2022-2023.

    Bazuar në këtë vendim, nuk do të ketë rritja të tarifave në fatura.

    “Lajm i mirë për qytetarët e Prishtinës!
    ZRRE ka miratuar strukturën e re tarifore për konsumatorët e NP “Termokos” SH.A. për sezonin ngrohës 2022/2023.
    Sipas kësaj strukture, edhe këtë sezon ngrohës faturimi për konsumatorët banesor dhe afarist/institucional do të bëhet me tarifa të pandryshuara nga sezoni i kaluar” shkruan Osmani në njoftim./Indeksonline/

  • Osmani thotë se dialogu me Serbinë duhet të rimendohet pas 24 shtatorit

    Osmani thotë se dialogu me Serbinë duhet të rimendohet pas 24 shtatorit

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se procesi i dialogut duhet të rimendohet pas sulmit të 24 shtatorit.

    Osmani tha se për agresionin e muajit të kaluar nuk ka dyshim se qëndron Serbia.

    “Tashmë janë bërë më shumë se 12 vjet në dialog dhe është koha për reflektim dhe qasja e marrë për këto 12 vite e ka inkurajuar Vuçiqin, që të kryejë dhunë dhe agresion. Janë katër elemente që e çojnë përgjegjësinë apo linjën komanduese deri tek presidenti Vuçiq. E para ka të bëjë me financimin, ka dëshmi të evidentuara edhe muaj më parë”.

    “E dyta ka të bëjë me armët, të cilat janë prodhuar në industrinë ushtarake të Serbisë, dhe janë dhënë nga shteti serb për terroriste. E treta ka të bëjë me trajnimet që as shteti serb nuk i mohon se ka i kryer për këto grupe terroriste dhe e katërta ka të bëjë me lidhjet politike me terroristët serbe. Nuk ka më dyshim. Unë e kuptoj që shtetet veç e veç mund t’i procedurat për konfirmim të informacioneve. Ne presim që pas përfundimit të procedurave që shtetet anëtare të ndërmarrin masa”.

  • Ministri Maqedonci merr mbështetjen e homologut turk për anëtarësim në Partneritetin për paqe në NATO

    Ministri Maqedonci merr mbështetjen e homologut turk për anëtarësim në Partneritetin për paqe në NATO

    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci tha se Republika e Turqisë ka qenë dhe vazhdon të mbetet partner strategjik për Republikën e Kosovës.

    Ai ka theksuar se ka kërkuar nga ministri turk mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për paqe në NATO, raporton Ekonomia Online.

    Maqedonci shtoi se Kosova ka dëshmuar se është e vendosur fuqishëm në funksion të paqes.

    “Jemi shumë mirënjohës për përkrahjen që kemi marrë, qoftë përmes trajnimit e po ashtu edhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake. Patjetër që ne do të vazhdojmë të realizojmë marrëveshje që janë të dobishme për të dyja palët”.

    Ministri turk i Mbrojtjes është takuar edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari.

    Ai gjithashtu do të pritet në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

  • Prishtinë: Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh

    Prishtinë: Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh

    Në një pompë derivatesh në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë dje rreth orës 05:00 të mëngjesit një i dyshuar nën kanosjen e armës ka grabitur 70 euro.

    “Dy ankues meshkuj kosovarë, punëtorë në një pompë derivatesh kanë raportuar se një i dyshuar duke i kanosur ata me një armë ja u kishte grabitur 70 € dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

    Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar.

  • Szunyog: Pasojat e sulmit terrorist të Banjskës ndihen jo vetëm në veri të Kosovës, por në mbarë rajonin

    Szunyog: Pasojat e sulmit terrorist të Banjskës ndihen jo vetëm në veri të Kosovës, por në mbarë rajonin

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, beson se ajo që ndodhi më 24 shtator ishte një kambanë e fortë alarmi dhe se të gjitha veprimet që mund të përshkallëzojnë më tej situatën në terren duhet të shmangen.

    “Policia e Kosovës u sulmua nga persona të armatosur rëndë. Shtrirja e operacionit ishte e paprecedentë dhe paraqet një përshkallëzim të madh, i cili bie ndesh me thirrjet e përsëritura të Bashkimit Evropian për deeskalim në veri të Kosovës. Pasojat e këtij sulmi terrorist ndihen jo vetëm në veri të Kosovës, por në mbarë Kosovën dhe në mbarë rajonin. Ne po ashtu shohim se sulmi sigurisht ka rritur shqetësimin e komunitetit ndërkombëtar për situatën në veri të Kosovës. De-përshkallëzimi dhe stabilizimi i shpejtë i situatës së sigurisë tani është më shumë urgjente se kurrë. Në pamjen më të madhe, rruga përpara nuk ka ndryshuar, në fakt është bërë më e nevojshme.

    Tutje Szunyog ka thënë që ata presin që Kosova dhe Serbia të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve përmes dialogut.

    “Presim që Prishtina dhe Beogradi të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve të tyre përmes dialogut të udhëhequr nga BE. Kjo është një platformë ku ata mund të adresojnë çështje të ndryshme, të cilat rëndojnë marrëdhëniet ndërkomunale në Kosovë. Duhet të shmangen të gjitha veprimet që mund të përshkallëzojnë më tej situatën në terren.Në kohën kur Europa kërcënohet nga lufta ruse kundër Ukrainës, ne nuk duhet të lejojmë dhunë dhe destabilitet në Kosovë. Ne thjesht nuk mund ta përballojmë atë”, ta Szunyog për Kosovo-Online.

    Ai ka komentuar edhe vizitën që ia bëri javën e kaluar manastirit të Banjskës së bashku me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm për Evropë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm.

    “Ne patëm një diskutim të rëndësishëm me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë për zhvillimet e fundit, me fokus në rolin që mund të luajnë liderët fetarë në nxitjen e marrëdhënieve paqësore ndërkomunale. E kuptoj që Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë përfaqëson një pikë referimi dhe autoritet moral për komunitetin serb të Kosovës, duke ofruar mbështetje shpirtërore për shumë besimtarë. Në BE, ne gjithmonë kemi mbështetur lirinë e fesë dhe rëndësinë e të qenit në gjendje ta praktikojmë atë”.

  • Gjendet i vdekur një burrë në Gjakovë, Policia nis hetimet

    Gjendet i vdekur një burrë në Gjakovë, Policia nis hetimet

    Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një burri në Gjakovë.

    Sipas organeve të rendit ai është gjetur i vdekur nga vëllai i tij.

    Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

    “Rr. Ganimete Terbeshi, Gjakovë 16.10.2023 – 14:35 Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij nga vëllai i tij, dëshmitari mashkull kosovar, ishte gjetur pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Ky është parashikimi i motit për sot

    Ky është parashikimi i motit për sot

    Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.