ATV

Author: G.O.

  • Vendos Qeveria – Komuna e Dragashit merr në shfrytëzim për 15 vjet dy prona

    Vendos Qeveria – Komuna e Dragashit merr në shfrytëzim për 15 vjet dy prona

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për dhënien në shfrytëzim 15 vjet të pronave të kërkuara nga Komuna e Dragashit të menaxhuara nga Agjencia e Pyjoreve të Kosovës.

    Vendimi u mor në mbledhjen e së mërkurës, me ç’rast kryeministri Albin Kurti tha se kjo kërkesë e komunës ka për qëllim ndërtimin e deponisë së mbeturinave komunale për nevoja të qytetarëve në fshatin Restelicë.

    Ministri Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se pronat e kërkuara nga Komuna e Dragashit janë në dy parcela me sipërfaqe 13 mijë 568 metra.

    Gjithashtu Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shpronësim të pronave që preken nga realizimi i projektit Mbrojtja dhe Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore, Konservimi dhe Investimi në Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut, Klinë; pronën e paluajtshme ish-shoqërore “Juogopetroll” për realizimin e Projektit “Ndërtimi i Sheshit Qendror të Qytetit” Rahovec.

    Poashtu ka marrë vendim edhe për të shpronësuar pronat që preken nga realizimi i projektit “Programi për Menaxhinin e Mbeturinave të Ngurta” që përfshin rikonstruktimin e zgjerimit të deponisë sanitare në zonën e Gjilanit, Prishtinës, Podujevë, atë të pronës së paluajtshme ish shoqërore “Progres” e cila është e nevojshme për realizimin e Projektit  “Varrezat e Qytetit të Prizrenit”.

  • Bislim Bislimi emërohet sekretar i përgjithshëm në MKRS

    Bislim Bislimi emërohet sekretar i përgjithshëm në MKRS

    Bislim Bislimi është emëruar sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani propozoi emërimin e Bislimit dhe ai u votua unanimisht nga Ministrat, raporton Ekonomia Online.

    Shtatë persona të tjerë kishin synuar të njëjtën pozitë, ndërsa kundërkandidati kryesor i Bislimit ishte Arian Ahmeti.

    “Për pozitën sekretar i përgjithshëm kanë aplikuar 8 kandidatë, ndërsa 3 prej tyre kanë hyrë në listë të ngushtë, pasi i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara me konkurs”.

    “Pas vlerësimit profesional nga komisioni shtetëror i pranimit përmes testit me shkrim dhe intervistës, kandidatët fitues që janë vlerësuar mbi pragun 70% të pikëve janë Bislim Bislimi dhe Arian Ahmeti”, tha Gashani.

  • Qeveria emëron drejtorin e Institutit për Krimet e Luftës – Kurti: Për ta ndërtuar të ardhmen, duhet adresuar të shkuarën

    Qeveria emëron drejtorin e Institutit për Krimet e Luftës – Kurti: Për ta ndërtuar të ardhmen, duhet adresuar të shkuarën

    Qeveria e Kosovës e ka emëruar Atdhe Hetemin drejtor ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera gjatë luftës në Kosovë.

    Kryeministri Albin Kurti tha se Arifi do t’i prijë “këtij procesi të rëndësishëm”, duke shtuar se ai është ligjërues i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës.

    Kurti shtoi se po angazhohen “për adresimin e të gjitha krimeve” dhe “për t’i matur dëmet e shkaktuara”, duke pohuar se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për krimet e kryera në luftën në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

    “Për të ndërtuar të ardhmen duhet adresuar të shkuarën. Ballafaqimi me të kaluarën është proces shërues dhe mekanizëm i domosodshëm për përparim shoqëror. Duke qenë e drejtë individuale e të mbijetuarve, viktimave dhe familjeve, por edhe kolektive është edhe obligim për shtetin. Shteti duhet të mundësojë që këto të drejta të realizohen. Qeveria është e përkushtuar për të vërtetën, të drejtën për të ditur dhe drejtësinë si parakushte për paqen e qëndrueshme”.

    “Krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi nuk janë të shkuara. Plagët janë ende të njoma. Ato janë të hapura për mijëra familjarë. I japim prioritet ndriçimit të fatit të të zhdukurve. Gjatë këtij vitit janë kryer gërmime në 11 lokacione prej tyre 5 lokacione kanë rezultuar në gjetjet dhe zhvarrosjen e të paktën 6 viktimave të luftës, pa përfshirë rastet e fundit në Bishtazin, Gjakovë dhe Prizren”.

  • Reshjet e shiut, IHMK-ja paralajmëron vërshime të shpejta

    Reshjet e shiut, IHMK-ja paralajmëron vërshime të shpejta

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e shiut mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malor.

    IHMK-ja thotë se nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore.

    “Gjatë orëve të paraditës (e mekure 08/11/2023), kan filluar reshje të shiut në tërë vendin, me intenzitet më të lartë nëpër disa zona (veri-perendimore, qëndrore dhe veri-lindore) të cilat mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malorë, të cilat mund të shkaktojnë pengesa në qarkullim, sisteme të kanalizimit, probleme në të gjitha aktivitetet bujqësore, probleme me trafikun, rrezik për rrëshqitje dheu etj. Nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore sidomos nga lumenjtë kryesorë, të cilët aktualisht kanë nivele nënë kuatat e tyre mesatare për këtë periudhë të vitit.”

    IHMK-ja  parashikon se gjatë orëve të pasdites së sotme , gradualisht reshjet do të bien në intensitet dhe shtrirje dhe situata e përgjithshme hidrometeorologjike do të filloj gradualisht të stabilizohet.

  • Përshpejtohet evakuimi nga Gaza pas rihapjes së pikëkalimit Rafah

    Përshpejtohet evakuimi nga Gaza pas rihapjes së pikëkalimit Rafah

    Numri i njerëz që u larguan nga Rripi i Gazës përmes Egjiptit u rrit të martën, një ditë pasi pikëkalimi Rafah u rihap.

    Së paku 500 njerëz, shumica të huaj apo shtetas me dyshtetësi kaluan përmes Rafahut, pikëkalimit të vetëm që nuk është në kufi me Izraelin, sipas burime të sigurisë egjiptiane, raporton Associated Press.

    Evakuimi përmes këtij pikëkalimi ishte pezulluar të shtunën dhe të dielën, pasi një ambulancë që po shkonte drejt Rafahut u godit nga një sulm ajror izraelit.

    Burimet e sigurisë egjiptiane thanë se Egjipti po e vazhdon trysnin për rritjen e ndihmave dhe karburantit, si dhe të sigurisë për ambulancat në Rripin e Gazës.

    Ministria e Jashtme e Jordanisë tha se 262 jordanezë u evakuuan të martën, nga 569 të tillë sa kishin ngecur në Gazë pas shpërthimit të luftimeve atje.

    Kanadaja tha se 59 qytetarë të saj, banorë të përhershëm dhe familjarë, u evakuuan.

    Po ashtu, 19 banorë të Gazës që kishin nevojë për mjekim u lejuan ta kalojnë kufirin. Ata iu bashkuan dhjetëra të tjerëve që janë duke u mjekuar nëpër spitalet e Egjiptit.

    Vendet e tjera shtetasit e të cilëve morën dritën jeshile për t’u larguar nga Gaza të martën ishin, Rumania, Gjermania, Moldavia, Ukraina, Filipinet dhe Franca, sipas autoriteteve kufitare të Gazës./REL/

  • Arrestohet një burrë në Prishtinë, dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj nënës

    Arrestohet një burrë në Prishtinë, dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj nënës

    Një burrë është arrestuar dje në Prishtinë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

    Policia njoftoi se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Prishtinë 06.11.2023 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

  • Moti për sot dhe nesër në Kosovë dhe rajon

    Moti për sot dhe nesër në Kosovë dhe rajon

    Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje shiu.

    Temperaturën minimale për ditën e sotme do ta mbajnë Gjilani, Prishtina, Mitrovica me nga 3 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prizreni me 15 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme do të jetë me kushte të njëjta atmosferike. Temperaturën minimale për ditën e nesërme do ta mbajë qyteti i Ferizajt me 3 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale përsëri Prizreni me 15 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot i vranët. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 4 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Vlorë, Durrës dhe Gjirokastër me 20 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

     

  • Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Në bankën e të akuzuarve janë ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, raporton Klan Kosova.

    Seanca pritet të nis në orën 09:00.

    Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.

    Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.

  • Sot mblidhet Qeveria

    Sot mblidhet Qeveria

    Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

    Mbledhja është njotuar të fillojë në ora 09:00.

    Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit për Komunikim Publik.

    Rendi i ditës së kësaj mbledhje nuk është bërë akoma i ditur.

  • Biden i kërkon Netanjahut ‘pauzë’ në ofensivën e Gazës

    Biden i kërkon Netanjahut ‘pauzë’ në ofensivën e Gazës

    Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, thotë se i kërkoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu që të vendos një pauzë në luftimet në Gaza.

    Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë kishte deklaruar më parë se udhëheqësit amerikanë dhe izraelitë kishin diskutuar për “pauza taktike” në ofensivën e Izraelit në Gaza për arsye humanitare dhe lirimin e mundshëm të pengjeve.

    Biden u pyet nga një gazetar nëse ai kishte sugjeruar një pauzë tre-ditore, por ai nuk komentoi për gjatësinë e pauzës.

    Uashingtoni, së bashku me shumë fuqi të tjera perëndimore, ka mbështetur qëndrimin e Izraelit se një armëpushim do të ndihmonte ushtarakisht Hamasin, shkruan BBC.