ATV

Author: G.O.

  • Inspeksioni mbyll nëntë qendra masazhi në Prishtinë

    Inspeksioni mbyll nëntë qendra masazhi në Prishtinë

    Inspektorati i Tregut, në kuadër të MINT-it, ka mbyllur përkohësisht nëntë qendra masazhi, të cilat ushtronin veprimtari ilegale.

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë realizuar inspektime në 17 lokacione në Prishtinë.

    “Sot, gjatë orëve të mbrëmjes, Inspektoriati i Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës (Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz) dhe inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës kanë realizuar inspektime të përbashkëta në 17 lokacione në Prishtinë, ku cak ishin qendrat e masazhit, me qëllim verifikimin e ligjshmërisë së veprimtarisë së tyre”, thuhet në njoftim.

    “Si rezultat i këtyre inspektimeve, Inspektorati i Tregut ka bërë mbylljen e përkohshme të 9 lokaleve ku ushtrohej veprimtaria e masazhave”, vijon njoftimi.

    Ndaj këtyre operatorëve ekonomikë, pritet t’u shqiptohen masa ndëshkuese.

    Pronarët e bizneseve janë të obliguar të paraqiten në Inspektorat.

  • Refuzohet kërkesa për hudhje të aktakuzës ndaj biznesmenit Ridvan Muharremi

    Refuzohet kërkesa për hudhje të aktakuzës ndaj biznesmenit Ridvan Muharremi

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për hudhje të aktakuzës ndaj biznesmenit Ridvan Muharremi, lidhur me akuzën për vjedhje të energjisë elektrike.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, në gusht të këtij viti ka ngritur aktakuzë ndaj Muharremit për shkak të veprës penale “Vjedhje e shërbimeve” pasi që në furrën “Bukë e Zemër”, i njëjti e kishte shfrytëzuar njehësorët e energjisë elektrike pa autorizim të KEDS-it, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    “Refuzohet kërkesa për hedhje të aktakuzës, e paraqitur nga i pandehuri R.M e ushtruar kundër aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, …. të datës, 05.08.2023, si e pa bazuar”, thuhet në vendimin e Themelores.

    Në vendimin e Themelores, thuhet se mbrojtësi i të akuzuarit Muharremi, avokati Mahmut Halimi brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për hudhje të aktakuzës, me pretendimin se njehësori elektrik i vendosur në biznesin e tij ishte i bllombuar dhe i paprekur nga askush.

    Mbi këto arsye, avokati Halimi ka kërkuar që të hudhet aktakuza pasi që nuk është arritur që të vërtetohet dashja e të mbrojturit të tij për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e shërbimeve”.

    Pas analizimit të kërkesës së avokatit Halimi dhe përgjigjes në ankesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Themelorja ka ardhur në përfundimin se duhet që të lëshohen në shqyrtim gjyqësor dhe pas administrimit të provave, do të vërtetohet fajësia ose pafajësia e të akuzuarit Muharremi.

  • Qytetarët e zhgënjyer me Kurtin për “pranimin e Asociacionit”

    Qytetarët e zhgënjyer me Kurtin për “pranimin e Asociacionit”

    Qytetarët e intervistuar nga Ekonomia Online, janë shprehur të zhgënjyer me kryeministrin Albin Kurti në lidhje me pranimin e draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.  

    Sipas tyre, shefi i ekzekutivit nuk e ka mbajtur fjalën për këtë çështje dhe se ka gënjyer kur ka thënë se nuk do ta pranojë.

    Murat Gerbeshi tha se kryeministri Kurti nuk i ka mbajt kurrë fjalët dhe se serbët kanë me shumë drejt se shqiptarët.

    “Kurrë Kurti fjalët nuk i ka mbajte edhe ka me i ndërru sa të jetë gjallë. Nga fillimi kanë më shumë drejta serbët se ne pse mos po paguajnë rrymë, mos po paguajnë tatim, mos po paguajnë ujë pse nuk janë këto drejta më shumë a?”, pyeti ai.

    Ndërsa Enver Latifi, akuzoi Kurtin se po e mban të fshehur draftin e Asociacionit.

    “I ka ndërruar fjalët sa ka mujt ka gënjyer sa ka mujt edhe po gënjen sa po mundet edhe po e fsheh draftin dhe nuk po e tregon nuk po e din kurrkush asgjë”, u shpreh ai.

    “Serbëve po ju jep më shume drejt se neve, u ndanë u kanë kundër ndarjes e tash i ndajti me gjithçka”, tha tutje ai.

    “E kanë bordin e vet, e kanë kryetarin e vet, e kanë flamurin e vet, i kanë të gjitha nëse vjen në kundërshtim diçka kundërshton Qeverinë. Qeveria nuk mundet me vendos asgjë”, tha ndër të tjerash Latifi.

    Ndërsa Fatmir Bahriu ka besim të plotë në kryeministrin Kurti në lidhje me Asociacionin.

    “E ka mirë, do të bëhet mirë me siguri. Serbëve neve duhet me përdor trurin, serbët pa fitu diçka nuk bën por jo çka kërkojnë ata, duhet me pas kujdes. Kurti është i kujdesshëm për këto punë edhe do të kryen këto punë”, u shpreh ai.

  • Maqedonci dhe shefi i EULEX-it, flasin për situatën e sigurisë në vend

    Maqedonci dhe shefi i EULEX-it, flasin për situatën e sigurisë në vend

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

    Bëhet e ditur se temë diskutimi në këtë takim ishte situata e sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë në veri të vendit.

    “Sigurisht se sulmi terrorist i 24 shtatorit ka ngjallur shqetësim tek të gjithë, mirëpo është menaxhuar në mënyrën jashtëzakonisht profesionale nga ana e Policisë së Kosovës dhe për këtë ishim që të dy dakord”, tha Maqedonci.

    Derisa e falënderoi shefin e EULEX-it për mbështetjen ofruar Policisë së Kosovës gjatë kësaj kohe, përmes prezencës së EULEX-it në veri.

    “Ai theksoi se në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in është duke u monitoruar situata me kujdes të shtuar, që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. Në fund të takimit, ministri Maqedonci dhe shefi i EULEX-it u dakorduan që garantimi i sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës është interes i përbashkët i të dy palëve”, thuhet tutje.

  • Osmani: Djegia e veturës së nënkryetares së Leposaviqit synon të frikësojë serbët vendas

    Osmani: Djegia e veturës së nënkryetares së Leposaviqit synon të frikësojë serbët vendas

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pasi nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq, i është djegur vetura.

    Në një postim në “X” Osmani ka thënë se kjo vepër është kriminale dhe ka për qëllim të shpërndajë frikë te serbët vendas.

    Teksa është shprehur se autorët do të përballen me drejtësinë.

    “Djegia e veturës së nënkryetares së komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletiq, është vepër kriminale që synon të përhapë frikë te serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucione. Autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ajo.

    Djegien e veturës e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

    “Po është djegur një veturë në një pjesë të saj, motori. Dëmi është diku 200-250 euro”, ka deklaruar ai.

  • Vuçiq deklarohet lidhur me marrëveshjet e dialogut

    Vuçiq deklarohet lidhur me marrëveshjet e dialogut

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me përfaqësuesin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, pretendoi se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog.

    Sipas mediave serbe, Vuçiq e ka njoftuar përfaqësuesin special të BE-së për gjoja seriozitetin e situatës “me të cilën ballafaqohen serbët, si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit, duke shprehur shpresën se procesi i mëtutjeshëm i dialogut do të çojë në rezultate”.

    Bëhet e ditur se në takimin e sotëm, Vuçiq ka insistuar për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa janë diskutuar edhe tema të tjera të rëndësishme në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë.

    Diplomati sllovak erdhi në Beograd para takimit të kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, të paralajmëruar për 16 nëntor në Bruksel.

    Më 7 nëntor, Lajçak ka vizituar Kosovën, ku është takuar Bislimin. Ai të nesërmen është takuar edhe me liderët e opozitës kosovare.

  • Dita Ndërkombëtare e Diabetit, studentët e Kolegjit AAB ofrojnë matjen e glikemisë falas

    Dita Ndërkombëtare e Diabetit, studentët e Kolegjit AAB ofrojnë matjen e glikemisë falas

    Në Ditën Ndërkombëtare të Diabetit, studentët e kolegjit AAB, nën kujdesin e asistentëve dhe profesorëve kanë kryer matjen e glikemisë për studentët, stafin dhe jo vetëm.

    Lidhur me këtë aktivitet ka folur edhe profesoresha e infermierisë, Teuta Bujupi, e cila tha se ky shërbim do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.

    “Sot kemi dashur që studentet të kenë kontakt me pacientin thënë ndryshe kalimtarë të rastit apo edhe studentë duke i matur glikeminë në mënyrë vullnetare. Kemi dashur që ata ta kenë një pasqyrë se si punohet në komunitet, se si të bëjnë një këshillim rreth kësaj sëmundje, si për shembull ndryshim të jetesës sepse është një prej faktorëve kyç në sëmundjen e diabetit. Ka interesim dhe ky aktivet pritet të vazhdojë gjatë tërë ditës”, tha ajo në emisionin “A LIVE”.

    Ndryshe, nesër do të ofrohet matja e glikemisë falas për të gjithë qytetarët e Prishtinës në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 10:00 – 13:00./atvlive.tvl/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

     

     

     

  • Rritet interesimi për pasaporta në Kosovë, Krasniqi: Pas 1 janarit, mund të theksohet më shumë mungesa e fuqisë punëtore

    Rritet interesimi për pasaporta në Kosovë, Krasniqi: Pas 1 janarit, mund të theksohet më shumë mungesa e fuqisë punëtore

    Për gjashtë muaj mbi 51 mijë qytetarë të Kosovës, kanë bërë aplikime për herë të parë për pasaporta. Ky interesim i madh për pasaporta vjen pasi që nga 1 janari me pasaportë të Kosovës, pritet që qytetarët të lëvizin pa viza.

    Lidhur me këtë temë, në një lidhje direkte në emisionin “A LIVE”, foli Lirim Krasniqi nga “Germin”, i cili tha se interesimi i madh i qytetarëve për tu pajisur me pasaporta, nënkupton përgatitjen e tyre për të lëvizur lirshëm pas datës 1 janar 2024.

    “Besoj është e natyrshme sepse një numër i madh i qytetarëve të Kosovës nuk ka pasur mundësi që të lëvizin nëpër vende të zonës shengen dhe rrjedhimisht edhe s’kanë pasur nevojë për pasaporta. Mendoj se shpjegohet në këtë mënyrë, pra shumë njerëz janë duke e përgatitur që të lëvizin lirshëm pas datës 1 janar 2024”, tha ai.

    Tutje, ai përmendi se pas 1 janarit mund të theksohet më shumë mungesa e fuqisë punëtore në vend.

    “Edhe pa liberalizimin e vizave po vërehet mungesa e fuqisë punëtore, sepse ata që kanë pasur aftësi dhe shkathtësi veç sa janë pajisur me viza punë por mendoj se kjo do të theksohet më shumë edhe pas liberalizimit, të cilën bizneset në Kosovë do të duhet ta adresojnë duke gjetur format të tjera për të kompensuar mungesën e fuqisë punëtore, marrim shembull shtetet e rajonit që kanë gjetur alternativa të atilla si rritja e pagave, ardhja e punëtorëve të huaj etj.”, deklaroi Krasniqi./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Azemi paralajmëron protesta në Prishtinë për shkak të mos realizimit të kërkesave

    Azemi paralajmëron protesta në Prishtinë për shkak të mos realizimit të kërkesave

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi ka konfirmuar për Ekonomia Online se janë në përgatitje të protestave në Komunën e Prishtinës për shkak të mos rritjes së pagave.

    Përderisa tha pas presionit të bërë në drejtim të Qeverisë kanë arritur që të ngriten pagat në sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë për punëtorët teknik. Sipas tij, bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit dhe të Shëndetësisë ka qenë në nivelin e duhur.

    “Deri më tani me përjashtim që tani jemi në prag të protestave në raport me Komunën e Prishtinës. Të gjitha kërkesat që i kemi pasur në raport me Qeverinë e Kosovës gjithësisht me Ministritë përkatëse gjithësisht Ministrinë e Shëndetësisë saktësisht punëtoret që i kemi nëpër spitale dhe me punëtoret që i kemi tek Ministria e Arsimit, punëtorët teknik që punojnë në Universitetin Hasan Prishtina”.

    “…kemi gjetur një bashkëpunim përderisa tek punëtoret e spitalit paga e tyre nga 235 euro tash ka shkuara në 405 euro dhe tek punëtoret e Universitetit  të Prishtinës, ku në fakt kemi caktuar datën për të hyrë në  grevë kemi takuar zv.ministrin e Arsimit  dhe në fakt jemi dakorduar që kërkesat tona të realizohen po realisht  nuk kemi të bëjmë shume me koeficientin e pagave por është shume normale por edhe ne mendojmë sikur sindikata tjera sindikatat publike që koeficienti i pagës duhet të jetë 130 euro”.

    Edhe përkundër këtyre, ai u shpreh se nuk janë të kënaqur me realizmin e kërkesave nga ana e institucioneve përgjegjëse, duke shtuar se ikja e të rinjve po vazhdon, raporton EO.

    “Nuk mund të themi se nuk kemi rezultate, por nuk po përmbushen aq sa e kemi pritur dhe sa kemi shpresuar se do të arrijmë rezultatet të caktuara sepse në kërkesat tona të arsyeshme të cilat gjithherë bazohen në ligjin e punës dhe ligjet tjera që kanë të bëj në raport punëdhënës. Realisht kemi statistika për vitet 2022, 2021, 2020 edhe ma herët po nuk kemi statistika për vitin 2023 ende”.

  • Kurti: Shkëmbimi i territoreve është një recetë për luftë e gjakderdhje

    Kurti: Shkëmbimi i territoreve është një recetë për luftë e gjakderdhje

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rikthyer sërish në temë shkëmbimin e terroriteve dhe së fundi është pyetur edhe nga një gazetar austriak në një intervistë. Kryeministri u shpreh që kjo ide nuk ka vdekur – çka tjetër deklaroi ai?

    Gjatë një intervistë për “ZIB 2”, kryeministri ka deklaruar se në zgjidhjen e situatës në rajon do të ndihmonte një balancë në të drejtat e minoriteteve.

    Sipas tij, shkëmbimi i territoreve është “një recetë për luftë e gjakderdhje”:

    “Çfarë do të mund të ndihmonte në rajon për siguri dhe pajtim, është një balancë apo simetri në të drejtat e minoriteteve, ndërsa shkëmbimi i territoreve është një recetë për luftë dhe gjakderdhje”.

    Ai u shpreh se gjatë administratës së kaluar amerikane, është përmendur ideja për shkëmbim të territoreve, ide kjo që sipas tij, është ende e gjallë në Beograd.

    “Është e vërtetë që në të kaluarën, sidomos gjatë administratës së kaluar amerikane, edhe Beogradi dhe disa politikanë në Prishtinë e në BE kanë përmendur idenë për shkëmbimin e territoreve. Ky project ka dështuar, e di që ideja është ende gjallë në Beograd duke shkaktuar disa fantazi në disa struktura në very të Kosovës, por nuk do të bëhet kurrë realitet….Kosova është Republikë, që qëndron e bashkuar”, u shpreh ai.

    Asociacioni?

    Nuk ka intervistë tashmë, as në media të huaja, ku kryeministrit Kurti s’i përmendet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Çështja, po konsiderohet urgjente edhe nga liderët kryesorë të Bashkimit Evropian, si dhe nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

    Shefi i Qeverisë edhe një herë theksoi që në Kosovë nuk mund të ketë Republikë Serbe, derisa Serbia po dëshiron “shtet brenda shtetit”.

    “Kam qenë unë që ofrova për të shkruar një draft statut për vetëmnaxhimin in lidhje me marrëveshjet e kaluara, por që respekton Kushtetutën e Kosovës. Vendimi i Kushtetuteses, ky asociacion nuk duhet të ketë fuqi ekzekutive, nuk duhet të ketë një shtresë të tretë të pushtetit”, tha ai.

    Kurti e përmendi edhe një herë shembullin e tij të famshëm, atë me filxhan dhe me kafe, duke thënë se “nuk mund të ofrojë kafe, pa një filxhan”.

    “Por presidenti i Serbisë tha që nuk kam interes në këtë, ai në bazë nuk dëshiron ta njohë Kosovën, por të ketë një shtet brenda një shteti, unë këtë nuk mund ta pranoj, por gjithçka që është brenda Kushtetutës tonë, jam gati që ta diskutoj, e kam thënë në këto takime që nuk mund të jap kafe, pa një filxhan. Nëse insistojnë në kafe pa filxhan, mund t’u tregoj vetëm filxhanin të zbrazur”, u shpreh ai.