ATV

Author: G.O.

  • Efektet anësore të farave të kungullit – Përse nuk duhet ta teproni

    Efektet anësore të farave të kungullit – Përse nuk duhet ta teproni

    Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin.

    Falë vitaminave dhe mineraleve, farat e kungullit janë ndër më të pasurat fara për trajtimin e problemeve me prostatën, artritin e depresionit.

    Megjithatë, konsumi i tyre shoqërohet me disa efekte anësore për të cilat duhet të informoheni në këtë artikull të AgroWeb.org.

    Dhimbje stomaku
    Kur konsumohen në sasi të mëdha, farat e kungullit shkaktojnë dhimbje stomaku.

    Për pasojë, ekspertët rekomandojnë ngrënien e sasive të kufizuara në ditë ose shoqërimin e farave me ushqime të tjera.

    Përthithje problematike të ushqyesve
    Pjekja e tepërt dhe përtypja jo korrekte mund të shoqërohet me përthithje problematike të ushqyesve të farave.

    Farat e pjekura krokante nuk përmbajnë vitaminën B6, B12 dhe C.

    Farat duhen pjekur në temperaturë të ulët dhe duhen përtypur siç duhet dhe jo gëlltitur menjëherë.

    Shtim në peshë
    Një sasi prej 100 gramë farash kungulli ofron 559 kalori dhe 49.5 gramë yndyra.

    Sasia e rekomanduar ditore e yndyrave është 164 për qind.

    Konsumi i këtyre farave nxit shtimin në peshë dhe mbipesha është pikënisja e shumë problemeve shëndetësore.

    Njerëzit që nuk duhet të konsumojnë fara kungulli
    Njerëzit që marrin ilaçe që nxisin urinimin nuk duhet të konsumojnë farat e kungullit për shkak të ndërveprimit të keq mes të dyjave gjë që nxit një urinim më të tepërt seç është e nevojshme.

    Farat e kungullit nuk janë të rekomandueshme për njerëzit që kanë nivel të ulët të tensionit të gjakut.

    Ato janë shumë të pasura me antioksidantë gjë që mundëson uljen e tepërt të tensionit, sidomos nëse jeni duke marrë medikamente për këtë problem.

    Pavarësisht të gjithave, farat e kungullit konsiderohen të shëndetshme sepse janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

    Këto vlera janë të mira për sa kohë njeriu tregon kujdes ndaj racioneve./AgroWeb.org

  • ​Chiellini gati t’i jap fund karrierës

    ​Chiellini gati t’i jap fund karrierës

    Ish-mbrojtësi i Juventus Giorgio Chiellini thuhet se ka vendosur të tërhiqet nga futbolli dhe do të shpall vendimin e tij sot.

    39-vjeçari i kaloi dy sezonet e fundit në LAFC dhe kohët e fundit kishte lënë të kuptohet se ai mund të ishte tërhequr pas përfundimit të sezonin në MLS. Skuadra e tij LAFC humbi finalen e Kupës MLS të shtunën mbrëma.

    Chiellini shënoi 36 gola në 561 paraqitje me Juventusin, duke fituar nëntë tituj të Serie A, pesë Superpuka të Italisë dhe pesë Kupa të Italisë, përcjellë KosovaPress.

    Ai gjithashtu arriti në finalen e Ligës së Kampionëve dy herë, në 2015 dhe 2017.

    Ai ishte kapiten i Italisë në Euro 2020, i fituar nga “Azzurrët” në stadiumin Ëembley.

    Chiellini mund të kthehet në Juventus pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar.

    Mbrojtësi legjendar ka mbajtur gjithashtu një derë të hapur për të punuar në MLS për të kontribuar në zhvillimin e ligës.

  • Rishikimi i teksteve – Nagavci: Janë gjetur shumë mangësi, tekstet ishin pa mesazh e të padëshirueshme për nxënësit

    Rishikimi i teksteve – Nagavci: Janë gjetur shumë mangësi, tekstet ishin pa mesazh e të padëshirueshme për nxënësit

    Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me Projektin “KosEd: Përkrahje për Arsimin Fillor dhe të Mesëm të Lartë” kanë prezantuar gjetjet dhe rekomandimet për procesin e rishikimit të teksteve shkollore, raporton Ekonomia Online. Me këtë rast ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se procesi i rishikimit të teksteve shkollore të gjuhës shqipe dhe matematikës në arsimin e obligueshëm nga MAShTI është dëshmi drejt përmirësimit të cilësisë së arsimit parashkollor.

    Sipas saj, tekstet shkollore ndër vite janë përcjellë me sfida dhe probleme të shumta, përfshirë aspektin përmbajtjesor dhe atë teknik. Prandaj edhe kanë ndërmarrë hapa duke e marrë për bazë që cilësia e teksteve shkollor ka impakt të drejtpërdrejtë në formësimin e aspekteve madhore në jetën e një individi.

    Në këtë proces ajo tha se janë përfshirë ekspertë arsimorë dhe mësimdhënës nga shkollat në mënyrë që të arrihen rezultatet konkretet. Madje tha se mënyra më e mirë për përmirësimin e cilësisë është duke u rritur përfshirjen me bazë të gjerë e të gjithë komunitetit arsimor në të gjitha proceset relevante.

    Nga të gjeturat tha ajo është konstatuar se tekstet shkollore nuk janë shumë të dëshirueshme për lexim nga ana e nxënësve, madje shumë tekstet janë të gjata dhe shpeshherë pa mesazh. Sipas saj, këto tekste duhet të përmbajnë vlera të kulturës duke sjell edhe mesazh për historinë tonë.

    “Përmirësimi i cilësisë në arsim është prioritet i Qeverisë së Kosovës. Rishikimi i teksteve të lëndës së gjuhës dhe matematikës nga klasa 1-9 është incizuar nga MAShTI dhe tregon përkushtimin për cilësinë e rezultateve të nxënësve. Tekstet shkollore vazhdojnë të jenë burim kryesor për mësim dhe i përgatisin  nxënësit për një jetë të rëndësishme, ky raport për 38 tekste ka synuar të bëjë rekomandime për cilësi sepse çështja e teksteve shkollore ka qenë me interes edhe gjatë gjithë viteve të tjera, por kanë munguar disa analiza të hollësishme që tregojnë për gjerat që duhet ndryshuar”.

    “Ne kemi vendosur të përdorim një mekanizëm vlerësimi të bazuar në kritere gjithëpërfshirëse që të mund të bëjmë përmirësime në cilësi dhe është bërë rritja e kapaciteteve të teksteve shkollore pas përcaktimit  të kritereve të metodologjisë. Faza e parë ka synuar tekstet e gjuhës shqipe ku kemi marr në rishikim 21 tekste nga lënda e gjuhës shqipe dhe nga matematika 17 tekste, për këto tekste kemi krijuar raporte të detajuara”.

    “Disa nga sugjerimet kanë të bëjnë me kontekstet sepse shumica e teksteve shkollore janë teorike dhe rekomandimet do të ndihmojnë edhe zhvillimin e mendimit kritik ndërsa analiza ka treguar se tekstet shkollore nuk janë shumë të dëshirueshme për lexim nga ana e nxënësve dhe të mësuarit përmendësh, shumë nga tekstet janë tekste të gjata me jomjaftueshëm ilustrime dhe shpeshherë pa mesazh sepse këto tekste duhet të përmbajnë vlera të kulturës së Kosovës duke sjell edhe mesazh për historinë tonë”.

    Ajo ka falënderuar Bashkimin Evropian për ndihëm, gjithashtu edhe zyrtarët e DKA-ve, duke shtuar se edhe përkundër sfidave kanë arritur që me punë ekipore të arrihen qëllimet drejt rritjes së cilësisë, raporton EO.

    Alex De Roquefeuil, udhëheqës i ekipit të projekti “Përkrahje për arsimin fillor dhe të mesëm të lartë”, tha se bashkë me ekspertët e përfshirë në projekt kanë punuar në vazhdimësi në përmirësimin e cilësisë së teksteve shkollore.

    “Përkushtimi për rishikimin e teksteve nga mësimdhënësit dhe ekspertet për tekstet shkollore ka qenë me rëndësi nga Zyra e Bashkimit Evropian e cila ka qenë në krye të rishikimit të tekste edhe pse e kemi ditur që ky proces do kërkojë resurse dhe punë të madhe kemi filluar këtë proces, dhe faza tjetër do jetë në vitin tjetër dhe do ketë një rëndësi të madhe për gjithë nxënësit”.

    “… pyetja sot është se si mund të mbështesim në mënyrë adekuate institucionet në këtë drejtim për të përmbushur obligimin e përbashkët dhe ne së bashku duhet të gjejmë zgjidhje të përbashkët dhe efikase me drejtorët e shkollave komunat dhe të gjithë do të përfshihen në ketë aktivitet, në përmirësimi të cilësisë së teksteve shkollore”.

    Anne Sophie Houee, nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, tha e presin rezultate konkrete në këtë drejtim.

    Prezantimin e gjetjeve u bë nga ekspertët Florence Mihaela Singer, FadiLatifi dhe Osman Buleshkaj. Mihaela Singer, tha se qëllimi kryesor i gjetjeve është përmirësimi i cilësisë së teksteve shkollore.

    “Rrugëtimi për rishikimin e teksteve aktuale po vjen në një fazë finale për momentin dhe gjetjet kryesore tregojnë që kemi filluar që nga ide që cilësia e teksteve shkollore ka të bëjë me mësimnxënien, dhe ka pasur një proces për rishikimin e teksteve që e ka fuqizuar edhe legjislacioni në fuqi, procesi i rishikimit ka qenë i dyanshëm dhe jemi fokusuar në objektiva me tekste shkollore dhe ofrimin e rekomandimeve për ndërhyrje të ndryshme në tekstet shkollore”.

    “Faza e parë është bërë për tekstet shkollore në lëndën e gjuhës shqipe dhe matematikës nga klasa e 1-9, dhe arsyeja që kemi zgjedhur këto dy lëndë është që nxënësit kanë treguar rezultate të dobëta edhe në testin PISA, duke pasur parasysh që ka pasur debat për rezultatet e PISA 2022 sot kam sjell një diagram që tregon që nxënësit e Kosovës kanë pasur rezultat nën nivel në matematikë dhe në gjuhën shqipe sepse ne lexim 83% kanë pasur bazë nën nivelin bazë krahasuar me shtetet e OSCD dhe këto rezultate na kanë bërë që të mendojmë se çfarë të behet dhe të gjejmë zgjidhje”.

    Eksperti Fadil Latifi, tha se tekstet nuk plotësojnë kushtet, prandaj edhe duhet të bëhen ndryshime patjetër.

    “Kemi parë që tekstet tona nuk janë aq të mira dhe mjaftueshme për nxënësit tanë, nga të gjeturat tona kemi parë që edhe në lëndën e gjuhës shqipe dhe matematikës ka probleme dhe rekomandimet tona për rritje të cilësisë”.

    Osman Buleshkaj, tha se duhet që të ketë çdo vit raporte te detajuar për kërkesat dhe ankesat e nxënësve dhe mësimdhënësve.

    “Kemi një mekanizëm të qëndrueshëm dhe funskional që do të na ofronte të dhëna për cilësinë e teksteve, dhe ky proces duhej të planifikohej që të ndodhte në faza të ndryshme gjatë vitit dhe ne ende sot nuk kemi një informatë të tillë pra na mungon. Ka nevojë  për ngritje të kapaciteteve në nivel shkollave, por edhe në komuna të Kosovës dhe ka nevoje për ekip që bëjnë raporte të detajuara madje çdo gjysmë vjetor dhe pastaj të komunikohet me shtëpitë botuese që këto tekste të përmirësohet dhe në këtë mënyrë cilësia do rritej”.

  • Nesër mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Kosovën e përfaqëson presidentja

    Nesër mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Kosovën e përfaqëson presidentja

    Presidentja Vjosa Osmani, pritet ta përfaqësojë Kosovën në një samit të përbashkët të liderëve të Bashkimit Evropian, me liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet më 13 dhjetor në selinë e BE-së në Bruksel.

    Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë një prej temave kryesore të debatit, siç është raportuar gjatë këtyre ditëve.

    Në këtë samit pritet të miratohet edhe një deklaratë e përbashkët, me të cilën do të konfirmohet, nga njëra anë, orientimi strategjik i rajonit për integrim në BE, dhe në anën tjetër, edhe përkushtimi i BE-së në këtë drejtim.

    Ky samit i paraprin samitit të Këshillit Evropian, i cili do të zhvillohet më 14 dhe 15 dhjetor 2023.

  • Sekuestrohen 500 kilogramë kanabis në Vlorë, arrestohen 7 persona

    Sekuestrohen 500 kilogramë kanabis në Vlorë, arrestohen 7 persona

    Një grup kriminal i trafikimit të kanabisit është shkatërruar në Vlorë, pas një operacioni antidrogë të zhvilluar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit.

    Sipas burimeve, është sekuestruar rreth 500 kilogramë kanabis dhe janë vënë në pranga shtatë persona. Dy furgona dhe dy automjete janë sekuestruar, gjatë operacionit, ku policisë së Vlorës, iu bashkuan forcat RENEA dhe FNSH.

    Nga hetimet, rezultoi se një grup personash po bëheshin gati për të transportuar nëpërmjet kufirit detar një sasi lënde narkotike drejt shtetit turk, njofton policia.

    Në pranga kanë rënë I.M, R.M, E.M, N.Gj, Xh.Gj, L.L dhe A.M.

    Ndërkohë, në kërkim janë edhe disa shtetas të tjerë, banues në Vlorë dhe Tiranë, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë, për arsye se hetimi është në zhvillim dhe sipër.

    Droga mbahej në magazinën e I.M dhe R.M. Pasi ishte paketuar, po transportohej me mjetin e drejtuar nga N.Gj, që u ndalua në lagjen 11 janari.

    Gjatë kontrolleve të banesave të autorëve, janë sekuestruar dy armë zjarri, katër automjete dhe 8 celularë, sipas policisë.

    Të dyshuarit vepronin në formën e një grupi kriminal, ku secili kishte rolin e tij në paketimin, ambalazhimin dhe transportimin jashtë shtetit të lëndës narkotike./TopChannel/

  • Sekuestrohen mallra pa origjinë në një biznes në Prishtinë

    Sekuestrohen mallra pa origjinë në një biznes në Prishtinë

    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut kanë gjetur e sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mallrave, pa origjinë.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të hënën.

    “Njësitet policore në koordinim e bashkëpunim edhe me Inspektoratin e Tregut nga MINT dhe njësitet e doganës, kanë realizuar një operacion policor gjatë të cilit në një subjekt biznesi kanë gjetur e sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mallrave (suplemente të ndryshme si; mjaltë për përdorime të ndryshme për potencë e të ngjashme, shampon të ndryshëm etj) pa origjinë”, thuhet në raport.

  • Ferizaj, policia nis hetimet për vdekjen e të riut në vendin e punës

    Ferizaj, policia nis hetimet për vdekjen e të riut në vendin e punës

    Një 18-vjeçar u raportua se vdiq dje në vendin e tij të punës në Ferizaj. Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga policia e Kosovës. Sipas policisë, sipas mjekësve ai ka vdekur për shkaqe natyrore.

    Megjithatë policia tashmë ka nisur hetime për rastin.

    Me urdhër të prokurorit ai është dërguar në IML për obduksion.

    “Ferizaj 11.12.2023 – 15:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QE-Ferizaj, ku dyshohet se derisa ka qenë në vendin e punës i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Sipas mjekëve, vdekja është natyrore megjithatë njësitet policore janë duke kryer hetimet lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit trup i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Qytetarët të shqetësuar me ikjen e të rinjve pas 1 janarit, s’kanë mundësi të udhëtojnë për pushime

    Qytetarët të shqetësuar me ikjen e të rinjve pas 1 janarit, s’kanë mundësi të udhëtojnë për pushime

    Qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm pa viza në zonën Shengen pas 19 ditësh. Nga 1 janari  zyrtarisht do të hyjë në fuqi liberalizimi i vizave, duke bërë kështu që qytetarët që kanë pasaporta valide të udhëtojë pa pasur nevojë për vizë.

    Ndonëse kanë mundësi të udhëtojë pa u malteratuar nëpër ambasada qytetarët i thanë Ekonomia Online se nuk do të kenë mundësi materiale që të shkojnë në Evropë për pushime.

    Madje ata janë shprehur të shqetësuar që pas një janarit do të ketë ikje të madhe të rinjve. Hasan Qerimi, tha se nuk do të ketë mundësi që të udhëtojnë jashtë vendit duke marr parasysh standardin në Kosovë.

    Ai si shqetësues e sheh faktin që në Kosovë me dekada sipas tij, nuk është punuar në krijim e vendeve të punës dhe për këtë ai thotë se shumë të rinj mund të largohen nga vendi.

    “Nuk kemi me pas pare mu kënaq se nuk e kemi standardin dhe vendi i huaj nuk është si mendon rinia sodit, ajo është një dhimbje e madhe për popullin tonë se po të shkojnë në një e vend të huaj do të duhet ta dish gjuhën, duhet ta dish kulturën e sene tjera nuk është e lehtë qysh mendojnë”.

    “Një pjesë kanë me u largu, nuk është punuar që dekada si duhet edhe rinia nuk është e kënaqur me gjendjen, nuk u punua asgjë, nuk u ndërtua asgjë. Po mendoj fabrika vende të punës që ma mirë me kontribuar se kemi një rini të mrekullueshme por për fat të keq e keqja jonë është kjo”, tha ai

    Kastrat Halimi, tha se ka mundësi që të udhëtojnë jashtë shteti pas një janari.

    “Nuk ka me pas ndryshim këtu të gjithë të rinjtë kanë me shkuar jashtë. Kemi me pas pare me udhëtuar jashtë shtetit qysh kemi shkuar në pushime, do të shkojmë edhe jashtë”, tha ai.

    Enver Balaj, tha se do të kenë mundësi që të udhëtojnë në vendet e BE-së pas liberalizimit të vizave, kjo pasi sipas tij, do të ju mundësohet edhe me ndihmën e familjarëve, raporton EO.

    “Puna që ka me ndodh liberalizimi i vizave 2024 kena me pas financa na pa viza kemi bërë zgjidhje me udhëtuar e tashmë kur na bëhen vizat na gjithherë bëjmë zgjidhje se kemi njerëz të familjes cilat na dhënë remitanca për me shkuar botën e jashtme”.

    “Po disa i sigurojnë vet janë në marrëdhënie këtu dhe shkojnë për shoping, shkojnë edhe me shëtit me ble gardërobë, me vizituar Gjermanin apo Zvicrën, Evropën Perëndimore”, tha ai.

    Më 18 prill të këtij viti Parlamenti Evropian miratoi vendimin që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë në vendet e BE-së nga 1 janari i vitit 2024.

  • Moti sot: Kryesisht i vranët, temperaturat deri në nëntë gradë Celsius

    Moti sot: Kryesisht i vranët, temperaturat deri në nëntë gradë Celsius

    Të martën në Kosovë moti do të jetë kryesisht i vranët.

    Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, do të ketë rritje të lehtë të temperaturave maksimale.

    Në mëngjes parashihet të ketë ngrica të dobëta.

    Sipas IHMK-së, në lugina në vende me lartësi parashihet mjegull.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius.

  • Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, është parapar që sot të vazhdoj gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Të hënën seanca përfundoi pa ndonjë njoftim paraprak nëse dëshmitari Dejan Jeftiq mbaroi dëshminë e tij apo do ta vazhdojë.

    Gjatë kohës sa ishte seanca në sesion publik, ky dëshmitar është marrë në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatit Gregory Keohe, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Keohe pyeti dëshmitarin për periudhën kohore para arrestimit të pretenduar të tij së bashku me dy serbë të tjerë nga shqiptarë me uniforma të zeza.

    Disa pyetje këtij dëshmitari iu parashtruan pa njoftim paraprak në sesion privat për publikun dhe me përmbajtje të redaktuar.