ATV

Author: G.O.

  • Sofia Vergara tregon rezidencën mahnitëse prej 24 milionë eurosh

    Sofia Vergara tregon rezidencën mahnitëse prej 24 milionë eurosh

    Sofia Vergara është e famshmja e momentit falë serialit të saj të publikuar së fundmi, “Griselda”, i cili ka pushtuar Netflix.

    Kjo është arsyeja pse në një vizitë të fundit që mori nga Architectural Digest, ajo nxori në pah të gjithë personalitetin e saj për të folur për rezidencën ku jeton, e cila vlen mbi 24 milionë euro.

    E vendosur në Beverly Park, një komunitet i mbyllur luksoz në Los Angeles (Kaliforni, Shtetet e Bashkuara), prona është projektuar sipas shijes së aktores nga Barranquilla dhe me punën e stilistit të brendshëm Ohara Davies-Gaetano.

    Veç kësaj, ka pasur shumë ndryshime dhe përshtatje sepse ajo pretendon se dukej si një “kështjellë transilvaniane”, por tani duket si një hotel luksoz.

    Me stile të ndryshme në dhomat, ambientet e përbashkëta, dhomat e ndenjes, oborret dhe vetë kopshtin e gjerë, u arrit të shihej në detaje se çfarë ka kolumbianja në shtëpinë e saj, si për mysafirët ashtu edhe për privatësinë e saj.

    Rezidenca e Sofia Vergara në Los Angeles

    Në video, vetë Vergara shihet duke hapur derën e shtëpisë madhështore dhe fillon duke treguar vendet e saj të preferuara si dhomën kryesore të ngrënies dhe kuzhinën e madhe.

    Edhe pse thotë se në Kolumbi shumë njerëz ndajnë momente dhe e vizitojnë në kuzhinë, ajo ka një hapësirë ​​luksoze dhe nuk e shfrytëzon shumë.

    Karakteristikat e shtëpisë së Sofia Vergara

    Dhomë ngrënieje me 14 vende, pajisje porcelani

    Kuzhinë e bollshme, me pajisje të klasit të parë

    Dhomë familjare, me mobilje komode, elementë argëtimi përreth, ekran të madh dhe detaje të personalizuara

    Dhoma e ndenjes ose sallë pritjeje formale me rehati të mirë dhe qasje të drejtpërdrejtë në kopsht dhe oborret e pasme

    Pishinë me përmasa të mira, me karrige për të shijuar diellin, si dhe skulptura dhe elemente që japin ndjesinë e të qenit në një hotel evropian

    Oborri i shtëpisë me një shumëllojshmëri bimësie. Ekziston edhe një dhomë ngrënie e madhe, 16 ulëse dhe një dhomë tjetër komode

    Disa dhoma të ftuar në katin e parë, me pamje nga pishina dhe gjithashtu të lidhura me zonën qendrore të shtëpisë. /Telegrafi/

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Sofia Vergara (@sofiavergara)

  • Selena Gomez dhe i dashuri i saj Benny Blanco shijojnë ditët e para të lidhjes, teksa shfaqen krah njëri-tjetrit

    Selena Gomez dhe i dashuri i saj Benny Blanco shijojnë ditët e para të lidhjes, teksa shfaqen krah njëri-tjetrit

    Gomez, 31 vjeçe, shkoi në rrjetet sociale me një seri fotografish në të cilat ajo dhe i dashuri i saj, 35 vjeç, pozonin në përqafime të ndryshme romantike.

    Aktorja dhe këngëtarja e lindur në Teksas, Grand Prairie, i ka nëntitulluar imazhet në faqen e saj të medieve sociale “My bes fwend” (shoku im i ngushtë), për të cilën Blanco tha në përgjigje, “Das my bes fwend”.

    Në imazhin e parë, aktorja e nominuar për Emmy ka përqafuar Blancon, i cili e ka pasion gatimin, teksa po përgatiste një pjatë me qofte, shkruan DailyMail.

    Fotografia e dytë pa Gomez duke pushuar në prehrin e Blancos, i cili kishte dorën në gjoks, ndërsa i kishte puthur në shpatull.

    Në fotografi, ylli i “Only Murders in the Building” ishte veshur me një bluzë të errët me një pallto të zezë të veshur deri në krahë, ndërsa Blanco veshi një kostum ngjyrë kafeje me byzylykë dhe gjerdan ari.

    Fotografia e tretë në set tregonte Blanco duke pozuar për një “selfie” ndërsa Gomez ishte duke buzëqeshur me sy mbyllur.

    Në xhirimin e katërt, Blanco u pozua pas Gomez ndërsa ata pushonin në zonën e kuzhinës së një shtëpie së bashku me miqtë, duke përfshirë aktorin e “The Bear” Matty Matheson. /Telegrafi/

     

  • Një foshnje tremuajshe dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës

    Një foshnje tremuajshe dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës

    Një foshnje tremuajshe nga fshati Smaq është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës.

    “Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës femër kosovare është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia përmes raportit 24 orësh.

  • Çështja e dinarit: Osmani takoi Rohden – folën edhe për zbatimin e rregullores së BQK-së

    Çështja e dinarit: Osmani takoi Rohden – folën edhe për zbatimin e rregullores së BQK-së

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka pritur dje në takim ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde.

    Temë e diskutimit në këtë takim ishte edhe rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila hyri në fuqi më 1 shkurt dhe që e njeh Euron, si valutën e vetme me të cilën mund të bëhet pagesë, për hapat e institucioneve përkatëse ndërlidhur me planin e tranzicionit, për zbatimin e kësaj rregulloreje.

    Postimi i plotë:

    Presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde.

    Në takim u diskutua për raportet bilaterale dhe partneritetin e dalluar në aspektin e bashkëpunimit zhvillimor. Tutje, ata kanë diskutuar edhe për vizitën produktive dhe të rëndësishme të Ministrit të mbrojtjes të Gjermanisë në Kosovë, me ç’rast u konfirmua përkushtimi i përbashkët për thellim të metejmë të raporteve bilaterale.

    Me këtë rast, Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend, për përgatitjet për shënimin e 16 vjetorit të pavarësisë si dhe për hapat e institucioneve përkatëse ndërlidhur me planin e tranzicionit për zbatimin e rregullores së fundit të BQK-së.

  • Rritet në 68 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Filipine

    Rritet në 68 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Filipine

    Është rritur në 68 numri i të vdekurve si pasojë e rrëshqitjes së dheut në një fshat në jug të Filipineve para rreth një jave, njoftuan zyrtarët filipinas të hënën.

    Zyrtarët thonë se edhe 51 njerëz të tjerë janë ende të zhdukur pas fatkeqësisë së 6 shkurtit në provincën Davao de Oro, por ekipet e shpëtimit e kanë pranuar se ka pak shpresa për të gjetur të mbijetuar të tjerë.

    Personi i fundit që u nxor i gjallë nga balta ishte një vajzë trivjeçare.

    Shpëtimi i saj – pas më shumë se 60 orëve të kaluara nën dhe – u cilësua si mrekulli.

    Edward Macapili, një zyrtar provinca Davao de Oro, kishte thënë se shpëtimi i saj u kishte dhënë shpresë ekipeve të shpëtimit.

    Por, të hënën, ato shpresa u duke se u shuan.

    “U bë një javë pas incidentit dhe… ne mendojmë se askush nuk ka mbetur i gjallë atje”, tha Macapili për agjencinë e lajmeve AFP.

    Rrëshqitja e dheut ndodhi të martën e kaluar në mbrëmje, dhe i shkatërroi 55 shtëpi, si dhe i ngufati tre autobusë dhe një minibus, të cilët po prisnin për t’i marrë punëtorët nga një minierë ari në këtë fshat.

    Rrëshqitjet e dheut janë të shpeshta në shumicën e pjesëve të Filipineve, për shkak të terrenit malor, shirave të mëdha dhe shpyllëzimit të madh.

    Shirat e mëdha sezonale kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe vërshime në Mindanao, duke i detyruar dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosen në strehimore emergjente.

    Kjo zonë është goditur edhe nga një sërë tërmetesh, përfshirë të shtunën e kaluar kur ekipet e shpëtimit u detyruan ta ndërprisnin punën për shkak të një tërmeti 5.9 ballësh./REL/

  • “Tentim-atentati” ndaj Kurtit, Berisha: Po viktimizohet para elektoratit të tij, kërkojmë hetim parlamentar

    “Tentim-atentati” ndaj Kurtit, Berisha: Po viktimizohet para elektoratit të tij, kërkojmë hetim parlamentar

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka thënë se televizioni publik po i shërben Qeverisë, ndërsa tentim atentatin ndaj kryeministrit Albin Kurti, e sheh si viktimizim para elektoratit të tij në “luftën kundër Serbisë”.

    Duke folur për raportimet për tentim atentatin ndaj kryeministrit Albin Kurti, deputeti i PDK-së, ka thënë se do të propozojë formimin e një komisioni hetimor lidhur me këto pretendime.

    Këtë çështje, Berisha e sheh si mundësi për të krijuar një luftë brenda shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, ndërsa e sheh edhe si tendencë për ta mbuluar dështimin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB.

    “Këto janë terma shumë shqetësuese, unë mendoj se këtë temë këtë frymë siç e ka prezantuar kryeministri ne duhet ta ngrisim një komision hetimorë brenda parlamentar. Së pari do ta ngrisë në këtë komision ku ishim edhe pse nuk arritëm për shkak të përplasjeve por do ta ngrisë unë në parlament që të ketë një komision që e heton këtë pretendimet e kryeministrit, kjo është shumë e rrezikshme, e tashti nëse nga kompleksi i pozicionit të vet në raport me Serbinë dhe Vucicin në tavolinë, skenarëve që kanë krijuar për të destabilizuar Kosovën”, ka thënë Berisha për EO.

    “Dëmet që i bëri Kosovës me takimin  në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, me një vendim të panevojshëm sepse çështja është rregulluar me ligj dhe me Kushtetutë. Nga ky kompleks mundohet me kriju armiq të brendshëm, atëherë kjo është shumë shqetësuese, vetitë e propagandës armiqve të brendshëm janë vetitë e diktatorëve, autokratëve dhe regjimeve komuniste dhe bashkësitë, kështu e kemi pasur regjimin e Enver Hoxhës”, u shpreh Berisha.

    Teksa ka folur për këtë çështje, Berisha ka thënë se tentimi për atentat do ta ndryshonte komplet agjendën e kryeministrit. Këtë, Berisha e sheh edhe si viktimizim para elektoratit të tij në “luftën kundër Serbisë”.

    “Nëse ka pasur edhe sikur të kishte pas (tentim për atentat) shërbimi inteligjent e kishte kap me kohë. Ai nuk e  bënë publike fare media, e lëviz agjendën e kryeministrit komplet, unë e njoh natyrën e funksionimit të shteteve e lëviz komplet agjendën shtetërore të kryeministrit e shmang mundësin duke mos e ndalur hetimin dhe kapjen e atyre që kanë pretenduar diçka të tillë. Prandaj kjo është thjeshtë  një lloj strategjie e viktimizimit dhe me dëshmu para elektoratit të vet, ‘shihe sa patriot jam unë, çka po i bëjë unë Serbisë sa që po dojnë edhe mem vra’, duke involvuar edhe një konflikt brenda shqiptarëve, kjo është një strategji shumë e rrezikshme”, deklaroi Berisha.

    Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka mohuar se ka pasur tentim atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sa ka qenë në vizitë në Shkup.

    Kurti ka thënë të shtunën se ka parë forca të shumta policore në Shkup gjatë mbledhjes që pati me partitë socialiste. Ai katheksuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura që rrënjët i kanë në Beograd.

    Por, Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut e ka quajtur të pavërtetë lajmin se ka pasur tentim për atentat.

    “Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, deklaroi Ministria e Punëve të Brendshme në një deklarim për media.

    Ishte Radiotelevizioni Publik i Kosovës që fillimisht raportoi sipas burimeve se ka pasur tentativë kundër kryeministrit të Kosovës.

  • Ministri Murati raporton sot në Komisionin për Mirëqenie Sociale

    Ministri Murati raporton sot në Komisionin për Mirëqenie Sociale

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati sot raporton para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

    Në këtë komision, temë diskutimi do të jetë strategjia legjislative lidhur me skemat sociale dhe pensionale për vitin 2024.

    Në këtë takim do të diskutohet edhe për planet dhe prioritetet për fushën e skemave sociale dhe pensionale për vitin 2024.

    Takimi nis në orën 11:00, në Kuvendin e Kosovës.

  • Dita Ndërkombëtare e Radios

    Dita Ndërkombëtare e Radios

    Data 13 shkurt shënon Ditën Ndërkombëtare të Radios. UNESCO e ka shpallur këtë festë për të promovuar radion si mediumin dhe të gjitha mundësitë që ajo ofron.

    13 shkurti është zgjedhur pasi në këtë datë, në vitin 1946, Radio e Kombeve të Bashkuara ka emetuar programin e parë.

    Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon në fjalët e tij për radion ka pohuar se radioja luan një mision të mirëfilltë në  argëtim, edukim, informim, si dhe ndihmon në popullarizimin e ndryshimeve demokratike në gjithë globin.

    Radioja është një media e fuqishme e cila ka përballuar me sukses edhe ndryshimet që solli epoka e dixhitalizimit.

    Ajo është një media me kosto të ulët, e përshtatur për të arritur edhe në komunitetet më të largëta dhe njerëzit në nevojë. Për 13 shkurtin e 2023, UNESCO thotë se duhet të vërë në pah radiot e pavarura si shtylla që parandalojnë konfliktet dhe që ndërtojnë paqen.

    Narrativa e një medieje si radioja, mund të shtojë tensionet ose të kontribuojë për paqe. Gjatë raportimit dhe informimit të publikut, një radio mund të formësojë opinionin publik dhe të kornizojë narrativën duke influencuar situatat dhe vendimmarrjen.

    Kështu që rritja e standardeve gazetareske të radios duhet konsideruar si investim për paqen, thotë UNESCO.

  • Rama: Mbështesim përpjekjet BE-ShBA për normalizimin Kosovë-Serbi, e shkuara t’i lë vend të ardhmes

    Rama: Mbështesim përpjekjet BE-ShBA për normalizimin Kosovë-Serbi, e shkuara t’i lë vend të ardhmes

    Në një mesazh të gjatë që lajmëron ardhjen në Tiranë të Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken javën e ardhshme, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen kreut të diplomacisë amerikane.

    Rama shpreh angazhimin e Shqipërisë si një vend aleat i SHBA-së i angazhuar për paqen dhe stabilitetin në rajon, teksa shpreh edhe njëherë rreshtimin e Shqipërisë krah Shteteve të Bashkuara sa i përket luftës ndaj terrorizmit.

    “Sekretari i Shtetit do të gjejë një Shqipëri në punë, me rritje të vazhdueshme ekonomike e me vullnet të prekshëm transformues në sektorin publik dhe atë privat, por edhe me vetëdijen e plotë të boshllëqeve e të mangësive ende të shumta, të cilat duhen adresuar përmes thellimit të reformave që garantojnë mirëqeverisjen në çdo nivel, fuqizojnë komunitetet vendore, promovojnë barazinë gjinore, stimulojnë grupet e interesit, përshpejtojnë modernizimin, sigurojnë zhvillimin e qëndrueshëm”, shkruan ndër të tjera Kryeministri Rama në reagimin e tij të gjatë në Facebook.

    Rama foli edhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, ku tha se Shqipëria i mbështet pa asnjë rezervë përpjekjet e BE-së dhe ShBA-së, teksa tha se “e shkuara e mbushur me tragjedi, konflikte e prapambetje” duhet të lëshojë rrugë për mundësitë e së ardhmes.

    Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vijë në Tiranë më 14 shkurt.

  • Bideni kritikon Kongresin që nuk po i kalon fondet për Ukrainën

    Bideni kritikon Kongresin që nuk po i kalon fondet për Ukrainën

    Presidenti amerikan Joe Biden tha se Kongresi do të ishte fajtor për “përafërsisht neglizhencë kriminale” nëse nuk do të kalonte fondet për Ukrainën dhe falënderoi të premten kancelarin gjerman Olaf Scholz për udhëheqjen e tij në sigurimin e ndihmës ushtarake gjermane për Kievin.

    Scholz, i cili ishte në Washington për t’i dhënë mbështetjen e tij përpjekjeve të Bidenit për të marrë fonde për Ukrainën, u takua me presidentin në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar luftën e Rusisë me fqinjin e saj më të vogël si dhe krizën në Lindjen e Mesme.

    Duke folur me gazetarët përpara takimit, Scholz tha se ishte inkurajuar nga masa e Senatit të SHBA-së të enjten për të avancuar një projekt-ligj prej 95.34 miliardë dollarësh (mbi 86 miliardë euro) që përfshin ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin pasi republikanët bllokuan legjislacionin e kompromisit që kishte përfshirë reformat në politikën e imigracionit.

    Shtëpia e Bardhë ka dhënë paralajmërime për muaj të tërë se një dështim nga ligjvënësit për të ofruar ndihmë për Kievin do të dëmtonte aftësinë e tij për të luftuar Rusinë dy vjet pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

    “Dështimi i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, nëse ndodh, për të mos mbështetur Ukrainën është afër neglizhencës kriminale. Është skandaloz”, tha Bideni në Zyrën Ovale, përpara një zjarri të ndezur, ku i ulur pranë tij ishte kancelari gjerman.

    “Jam shumë i lumtur që në Evropë ne morëm tani vendime për të marrë mbështetjen e nevojshme financiare për buxhetin”, tha Scholz, duke folur në anglisht.

    “Gjithashtu se Gjermania ishte e gatshme të rriste mbështetjen e saj me dërgimin e armëve. Dhe shpresojmë që Kongresi, Dhoma, do t’ju ndjekë dhe do të marrë një vendim për të dhënë mbështetjen e nevojshme”, shtoi ai.