ATV

Author: G.O.

  • Blinken në Izrael për bisedime me Netanyahun lidhur me luftën në Gazë

    Blinken në Izrael për bisedime me Netanyahun lidhur me luftën në Gazë

    Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken arrin sot në Izrael si pjesë e një shtytjeje intensive diplomatike për të arritur një “armëpushim të qëndrueshëm dhe të menjëhershëm” në Gaza dhe për të penguar një ofensivë izraelite në Rafah.

    Planet janë që ai të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe kabinetin e luftës izraelite.

    Udhëtimi i tij përkon me rifillimin e bisedimeve në Doha që synojnë të sigurojnë një marrëveshje për një armëpushim të lidhur me lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

    Ai gjithashtu përkon me një votim në OKB për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të sponsorizuar nga SHBA, që bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” në konfliktin e Gazës.

    Takimet e Blinken me Netanyahun pritet të jenë të tensionuara, pasi ai premtoi të kryejë një inkursion ushtarak izraelit në Rafah. “Pozicioni ynë është se një operacion i madh ushtarak në Rafah do të ishte një gabim, diçka që ne nuk e mbështesim”, tha Blinken të enjten.

    Diplomati më i lartë amerikan pritet që përsëri të bëjë presion mbi Izraelin për nevojën urgjente për më shumë ndihmë humanitare për të arritur njerëzit në Gaza.

  • Ngrihet aktakuzë kundër 18 personave për rastin e njohur si “Subvencionet V”

    Ngrihet aktakuzë kundër 18 personave për rastin e njohur si “Subvencionet V”

    Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër tetëmbëdhjetë (18) të pandehurve me inicialet K.Z, L.S, S.SH, A.U, V.H, B.P, A.GJ, G.A, K.S, B.S, V.I, F.J, F.Y, A.N, A.S, A.T, B.O dhe M.M në rastin e njohur si “Subvencionet V”.

    Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve të lartcekur është ngritur për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 KPRK-së, ‘’Marrja e ryshfetit’’ nga neni 421 të KPRK-së, ‘’Dhënia e ryshfetit’’ nga neni 422 të KPRK-së, ‘’Ushtrim i ndikimit’’ nga neni 424 të KPRK-së, si dhe ‘’Mashtrim me subvencione’’ nga neni 324 të KPRK-së.

    Aktakuza është ngritur kundër tetë (8) pandehurve si persona zyrtar, prej tyre katër (4) të pandehur janë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dy (2) të pandehur zyrtarë nga Regjioni i Gjilanit në kuadër të AZHB-së, një (1) zyrtarë në Komunën e Kllokotit, një (1) zyrtarë në Komunën e Vitisë dhe ndaj dhjetë (10) të pandehur të tjerë qytetar.

    Po ashtu, Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore e sekuestruar nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale në vlerë 184,000.00€.

  • Bullgaria dërgon një kontingjent prej 100 trupash në misionin e NATO-s në Kosovë

    Bullgaria dërgon një kontingjent prej 100 trupash në misionin e NATO-s në Kosovë

    Një kontingjent prej rreth 100 ushtarësh bullgarë u dërgua me një ceremoni në Yambol të enjten për të marrë pjesë në Forcën e Stabilizimit të NATO-s në Kosovë (KFOR). Në ceremoni morën pjesë zëvendësshefi i Mbrojtjes, gjenerallejtënant Mihail Popov dhe komandanti i Forcave Tokësore, gjeneralmajor Dejan Deshkov.

    Kontingjenti është kryesisht nga Brigada e Dytë e mekanizuar Tundzha dhe misioni i tyre do të zgjasë gjashtë muaj, tha Popov para gazetarëve.

    “Rreziku është gjithmonë i pranishëm, por rreziku në rajon është i ulët. Këto janë veprime parandaluese të NATO-s për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve”, tha ai.

    Sipas tij, ushtarakët janë të përgatitur mirë pasi e dinë saktësisht se çfarë detyrash do të kryejnë në zonën e misionit.

    “Jam i sigurt se edhe një herë do të dëshmojmë se jemi një partner i besueshëm dhe i përgatitur mirë”, tha Popov.

    Si ndihmës komandant kombëtar i kontingjentit shërben majori Svetlin Simeonov nga menaxhmenti i Brigadës së Dytë të mekanizuar të Tundzha, ndërsa komandant i kompanisë së sigurimit u emërua toger Sllavi Sllavçev nga Batalioni 38 i Mekanizuar. /BTA

  • Haradinaj për Qeverinë Kurti: Më e korruptuara që ka pasë ndonjëherë Kosova

    Haradinaj për Qeverinë Kurti: Më e korruptuara që ka pasë ndonjëherë Kosova

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti është qeveria më e korruptuar që e ka pasur Kosova ndonjëherë, raporton Ekonomia Online.

    “Qeveria Kurti është qeveria më e korruptuar që e ka pasur Kosova, këtë e thotë matematika, nuk ka pasur ndonjëherë më shumë se gjatë kësaj qeverie kontrata njëburimore”, ka thënë Haradinaj në eventin e organizuar nga qeveria studentore e Institutit të Teknologjisë Rochester (A.U.K.), me rastin e 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s.

    I pyetur në lidhje me vendimin e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci për lirimin e objektit ku gjendet partia e tij, Haradinaj tha se “do veprojmë ashtu siç thotë ligji”.

  • Sarrazin dhe Rohde takohen me Kurtin, flasin për Procesin e Berlinit dhe temat aktuale

    Sarrazin dhe Rohde takohen me Kurtin, flasin për Procesin e Berlinit dhe temat aktuale

    Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

    Këtë mëngjes ai është takuar në rezidencën e ambasadorit gjerman me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Në takim siç ka bërë të ditur ambasadori gjerman është folur për rrugën përpara sa i përket procesit të Berlinit dhe gjithashtu edhe për çështjet aktuale.

    “Diskutim i mirë këtë mëngjes me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, dhe kryeministrin Albin Kurti, për rrugën përpara në procesin e Berlinit si dhe çështje të tjera aktuale”, ka shkruar ambasadori Rohde, në platformën “X”.

  • Rusia: Do të hakmerremi nëse BE-ja armatos Ukrainën me përfitimet nga asetet tona

    Rusia: Do të hakmerremi nëse BE-ja armatos Ukrainën me përfitimet nga asetet tona

    Rusia do të ndërmarrë masa hakmarrëse në përputhje me interesat e saj dhe do të përdorë të gjitha mekanizmat ligjorë që ka në dispozicion, nëse Bashkimi Evropian përdor përfitimet nga asetet e ngrira ruse për të blerë armë për Ukrainën, tha Kremlini më 21 mars.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i bëri këto deklarata para takimit të liderëve të BE-së në Bruksel, ku pritet të diskutohet edhe për këtë çështje.

    “Natyrisht, ne do të përdorim të gjithë mekanizmat e mundshëm ligjorë, ato që i kemi në dispozicion tani, dhe të gjitha ato që do t’i kemi në dispozicion në të ardhmen. Bazuar në parimin e reciprocitetit, ne do të hakmerremi për këtë, por do të zgjedhim metoda të ndryshme në përputhje me interesat tona”, tha ai për gazetarët.

    Udhëheqësit evropianë kanë deklaruar se synojnë të përdorim përfitimet nga asetet e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën, e cila që nga viti 2022 po përballet me pushtimin në shkallë të gjerë të nisur nga Rusia.

    Zyrtarët e Perëndimit po shkojnë drejt konfiskimit të aseteve të ngrira financiare të Rusisë, në vlerë rreth 300-350 miliardë dollarëve, për ta mbështetur Ukrainën.

    Pothuajse shumica e gati 210 miliardë eurove të rezervave ruse të bllokuara në BE – para së gjithash obligacionet dhe llojet e tjera të garancive në të cilat kishte investuar Banka Qendrore e Rusisë – po mbahen në depozituesin e quajtur Euroclear në Bruksel./REL/

  • Deponohen 328 monedha dyeuroshe në një bankë në Prishtinë, dyshohet të janë të falsifikuara

    Deponohen 328 monedha dyeuroshe në një bankë në Prishtinë, dyshohet të janë të falsifikuara

    Një zyrtare e një banke në Prishtinë ka raportuar së nga klientë të ndryshëm janë deponuar 328 monedha dyeuroshe, që dyshohet se janë të falsifikuara.

    “Ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se nga klientë të ndryshëm në bankë janë deponuar 328 € para në monedha nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa rasti është duke u hetuar.

  • Një person në Obiliq raporton se i është zhdukur daja

    Një person në Obiliq raporton se i është zhdukur daja

    Një person ka raportuar se daja i tij është zhdukur që nga mbrëmja e së martës.

    Policia njoftoi se rasti ka ndodhur në rrugën “Hamdi Krasniqi” në Obiliq.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, daja i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Për 24 orë, Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 300 gjoba në trafik

    Për 24 orë, Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 300 gjoba në trafik

    Policia e Kosovës njofton se për 24 orë ka shqiptuar 2396 gjoba në trafik.

    Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, prej të cilave 13 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 38 me dëme materiale.

    Tutje, Policia bëri të ditur se gjatë kësaj kohe janë arrestuar 12 persona, 2 të tjerë janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy persona në vuajtje të dënimit.

  • Arrestohet një burrë në Lipjan, rrahu dy vajzat e tij të mitura

    Arrestohet një burrë në Lipjan, rrahu dy vajzat e tij të mitura

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë nga Lipjani, pasi dyshohet se ka rrahur dy vajzat e tij të mitura.

    Rasti ka ndodhur të mërkurën dhe është cilësuar si keqtrajtim apo braktisje e fëmijës.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte rrahur dy vajzat e tij të mitura. Viktimat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.