ATV

Author: G.O.

  • Kjo është data e publikimit të rezultateve të Provimit të Maturës

    Kjo është data e publikimit të rezultateve të Provimit të Maturës

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka përfunduar provimi i maturës, të cilit iu nënshtruan rreth 19 mijë maturantë.

    Provimi i Maturës këtë vit është organizuar në 151 Qendra të Testimit, ku maturantët kanë qenë të sistemuar në 1500 klasa.

    Derisa sipas raporteve të administratorëve, në disa Qendra ka pasur largim të nxënësve nga provimi, për shkak të përdorimit të telefonave. Siç mësohet rezultatet e Provimit të Maturës do të publikohen më 01.07.2024.

    Testi i Maturës kopjohet dhe shpërndahet me të madhe në rrjete sociale

  • Princi William me fëmijët janë fansa të Taylor Swift, pozojnë me artisten pas mbarimit të koncertit

    Princi William me fëmijët janë fansa të Taylor Swift, pozojnë me artisten pas mbarimit të koncertit

    Taylor Swift performoi para 90 mijë fansave në stadiumin Wembley të Londrës në kuadër të koncertit Eras Tour.

    Por, në mesin e këtyre pjesëmarrësve ishte edhe Princi William me fëmijët e tij.

    Në fillim pati spekulime të madhe për praninë e familjes mbretërore, por tani u bë më se e qartë se ata ishin të pranishëm.

    Princi William bashkë me fëmijët madje kanë qenë në prapaskenë për të bërë fotografi me artisten amerikane Taylor Swift.

    Ishin vet ata të cilët e konfirmuan përmes postimit të tyre në Instagram. /Telegrafi/

  • ​Çekët dominojnë, VAR-i ua anuloi golin

    ​Çekët dominojnë, VAR-i ua anuloi golin

    Gjeorgjia dhe Çekia nga ora 15:00 kanë hapur ditën e nëntë të Euro 2024, me ndeshjen e Grupit F në Hamburg.

    Për të dyja kombëtaret kjo është një mundësi për të fituar pikët e para në Euro.

    Pavarësisht një loje të mirë, gjeorgjianët u mposhtën nga Turqia 3:1 në turin e parë, ndërsa Çekia priti ndaj Portugalisë, por humbi 2:1 me një gol në kohën e fundit.

    Republika Çeke shënoi në minutën 23, por goli i Adam Hlozhek u anulua pasi ai kishte luajtur paraprakisht me dorë.

    Gjeorgjia shënoi gol në minutën e katërt të kohës shtesë përmes Georges Mikautadze nga penalltia.

    Çekia ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit kur u përball për herë të parë me një komb, megjithëse përjashtim ishte humbja 2:1 ndaj Kosovës në ndeshjen e tyre më të fundit të tillë në shtator 2019.

    Gjeorgjia humbi ndeshjen e parë të historisë në evropian kundër Turqisë. Qe nga fillimi i fazës së grupeve, vetëm dy kombe kanë humbur ndeshjen e tyre të parë ndonjëherë në EURO, por prapëseprapë janë kualifikuar për fazën eliminatore, me Sllovakinë dhe Irlandën e Veriut që e kanë bërë këtë në 2016.

    Qe kur mposhti Zvicrën në ndeshjen e saj hapëse në EURO 2008, Çekia ka humbur shtatë nga 12 ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në EURO (3 barazime 2). Ata nuk i kanë humbur dy ndeshjet e tyre hapëse në një kampionat evropian që nga viti 2000 kundër Holandës dhe Francës.

  • Rruga “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë mbyllet për dy muaj, shkak punimet

    Rruga “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë mbyllet për dy muaj, shkak punimet

    Komuna e Prishtinës njofton se për arsye të realizimit të kontratës “Ndërtimi i rrugës Nekibe Kelmendi, faza III”, kjo rrugë do të mbyllet përkohësisht.

    Në njoftimin për media thuhet se rruga do të mbyllet nga e hëna (24 qershor), deri më 24 gusht.

    “Për arsye të realizimit të kontratës “Ndërtimi i rrugës Nekibe Kelmendi, faza III”, rruga “Nekibe Kelmendi” do të mbyllet përkohësisht: Të hënën, më datë 24.06.2024, deri më 24.08.2024”, njofton Komuna.

    Mes tjerash në njoftim thuhet se qytetarët mund të përdorin rrugët alternative.

  • Barcelona po synon të vë në shitje Ilkay Gundogan këtë verë

    Barcelona po synon të vë në shitje Ilkay Gundogan këtë verë

    Gjiganti katalunas Barcelona po synon që të bëjë ndryshime në repartin e mesfushës gjatë kësaj vere.

    Njëri ndër futbollistët i cili mund të largohet nga Katalunia është mesfushori turko-gjerman Ilkay Gundogan, në rast se vie një ofertë e mirë për reprezentuesin e Gjermanisë në drejtim të klubit katalunas.

    Përndryshe Gundogan ka marrur oferta të ndryshme si nga Arabia Saudite dhe nga Turqia,ku gjiganti i njohur nga Superliga Turke Galatasaray po tenton që ta përfshijë në skuadër 33-vjeçarin edhe pse trajneri Okan Buruk thotë se Gundogan do të qëndrojë tek Barca.

    Megjithatë tek klubi janë të bindur se Gundogan do të qëndrojë dhe se presin që të nis punën me trajnerin e ri të blaugaranasve Hansi Flick.

    Kujtojmë që Ilkay Gundogan në sezonin e tij të parë tek Barcelona në 51 ndeshje ka shënuar 5 gola e bëri 13 asistime në të gjitha garat.

  • Gjykata Themelore lë në paraburgim për një muaj dy të dyshuarit për fajde dhe detyrim

    Gjykata Themelore lë në paraburgim për një muaj dy të dyshuarit për fajde dhe detyrim

    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurve M.SH dhe E.SH, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘Fajdeja’ dhe ‘Detyrimi’.

    Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve M.SH dhe E.SH dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një një muaji, për secilin.

    Gjykata ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse lihen në liri të pandehurit M.SH dhe E.SH mund të ikin dhe të shmangen nga procedura penale, po ashtu nëse do të mbrohen në liri, mund të arratisen për t’i ikur përgjegjësisë penale para se cilës ndodhen, si dhe ekziston mundësia për të ndikuar tek i dëmtuari si dhe dëshmitarët, me qëllim që ti ndryshojnë rrethanat e kryerjes së veprës penale si dhe për ti fshehur dhe asgjësuar provat.

    Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

     

  • Aksident trafiku në Zonën Industriale në Suharekë, lëndohen dy persona

    Aksident trafiku në Zonën Industriale në Suharekë, lëndohen dy persona

    Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në Zonën Industriale, në Suharekë.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    “Në zonën Industriale në Suharekë ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve. Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona”, tha Byqyqi.

    Tutje ai tha se me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor i rajonit të Prizrenit.

  • Vdes ish-kryetari i Klinës, Prenkë Gjetaj

    Vdes ish-kryetari i Klinës, Prenkë Gjetaj

    Ka vdekur ish-kryetari i komunës së Klinës, Prenkë Gjetaj, njëherit ish kryetar i Komisionit për Persona të Pagjetur të Luftës në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

    Njoftimin e ka dhënë kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, përmes një postimi në Facebook.

    Postimi i tij:

    TELEGRAM NGUSHËLLIMI

    Me dhimbje të madhe kam marrë lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit, atdhetarit e ish-kryetarit të komunës së Klinës, Prenkë Gjetaj.

    Prenkë Gjetaj ka qenë personalitet i shquar i jetës pedagogjike, politike dhe shoqërore në Klinë dhe Kosovë. Ai ka dhënë një kontribut të madh në Klinë, si mësimdhënës e pastaj edhe si kryetar i komunës. Kontribut e angazhim maksimal ka dhënë edhe si kryetar i Komisionit për Persona të Pagjetur të Luftës në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

    Ai do të mbahet mend si një njeri i dashur, i sjellshëm, i afërt, punëtor, me të gjithë e mbi të gjitha i sinqertë e atdhetar. Kjo është një humbje e madhe për familjen Gjetaj, Klinën dhe Kosovën.
    Në emrin tim dhe të Komunës së Klinës i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Prenkën!

    Në shenjë nderimi e mirënjohje për kontributin e angazhimin e tij për Komunën e Klinës, nesër, në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, në orën 10:00, do të mbahet një mbledhje përkujtimore.

    I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

  • Murati: Mbi 61 mijë familje u ndihmuan me faturat e energjisë elektrike, edhe këtë muaj vazhdon e njëjta

    Murati: Mbi 61 mijë familje u ndihmuan me faturat e energjisë elektrike, edhe këtë muaj vazhdon e njëjta

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë një postim në Facebook, ku thotë se për gjashtë muaj qeveria ka mbështetur mbi 61 mijë familje të cenueshme, pa të ardhura ose me të ardhura të ulëta, duke ua subvencionuar faturat e energjisë elektrike.

    Tutje, ministri thotë se familjet përfituese, edhe këtë muaj do të pranojnë subvencionimin direkt në faturë të energjisë elektrike.

    “Faza e pilotimit përmbyllet me ekzekutimin e këstit të 6-të të subvencionimit, për secilën nga familjet e cenueshme. Mësimet e informatat që kemi mbledhur përgjatë pilotimit 6-mujor do të përdoren që të dizajnojmë masën e rregullt të mbështetjes së familjeve të cenueshme, e cila pritet të ri-aktivizohet në stinën e dimri”, shton tutje Murati.

  • Testi i Maturës kopjohet dhe shpërndahet me të madhe në rrjete sociale

    Testi i Maturës kopjohet dhe shpërndahet me të madhe në rrjete sociale

    Kopjimet në Testin e Maturës Shtetërore nuk kanë të ndalur. Për çdo vit raportohet për kopjime masive të nxënësve të cilët edhe pas kontrolleve të rrepta nuk arrijnë t’i parandalojnë.

    Kopjimet zakonisht shpërndahen nëpër rrjete sociale. Edhe këtë vit, provimi i maturës ka filluar të shpërndahet me të madhe.

    Nxënësit kanë hapur me dhjetëra grupe ku po publikojnë provimet dhe nën to po shkruajnë përgjigjet që ata mendojnë se janë të sakta.

    Ndonëse MAShT-i ka paralajmëruar dënime të ashpra për ata që zihen duke kopjuar me telefonë, kjo nuk po i ndalon nxënësit që ta bëjnë një gjë të tillë.

    Kjo formë e kopjimit tanimë është bërë zakon viteve të fundit.