ATV

Author: G.O.

  • Petkoviq i reagon Bislimit: Prishtina po e vret dialogun

    Petkoviq i reagon Bislimit: Prishtina po e vret dialogun

    Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”,Petar Petkoviq, ka thënë sot se Prishtina po e vret dialogun dhe se kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka refuzuar të diskutojë të gjitha temat të mërkurën në Bruksel.

    Kështu ka reaguar ndaj deklaratës së Bilsimit, i cili ka thënë se ekipi serb e ka refuzuar marrëveshjen bazë në tërësi, si dhe zbatimin e pjesëve të veçanta të saja.

    “Dje në Bruksel, Bislimi refuzoi të diskutonte për personat e zhdukur, Marrëveshjen për Vizitat Zyrtare e quajti inekzistente, Elektroseverin e quajti kompani jonormale, hodhi poshtë draft Statutin e BE-së për Asociacionin dhe të gjitha këto i tha para Lajçakut dhe ekipit të tij. Prishtina po vret dialogun!”, ka shkruar Petkoviq në rrjetin social X, shkruan Tanjug.

  • Policia shqipton afro 2000 mijë gjoba brenda 24 orëve

    Policia shqipton afro 2000 mijë gjoba brenda 24 orëve

    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1996 gjoba në trafik.

    Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 24 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 49 me dëme materiale.

  • “Lutem që kjo flakë të mos shuhet kurrë” – dedikimi i Marinës për ditëlindjen e 42-të të Ghetto Geasyt

    “Lutem që kjo flakë të mos shuhet kurrë” – dedikimi i Marinës për ditëlindjen e 42-të të Ghetto Geasyt

    Ditën e sotme (e mërkurë) feston ditëlindjen reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi.

    I lindur më 3 korrik të vitit 1982 në Prishtinë, Ghetto Geasy mbush plot 42 vite jetë.

    Ai me këtë rast ka marrë urime të shumta dhe një i tillë nuk mungoi as nga partnerja e tij, moderatorja Marina Vjollca.

    Bukuroshja e njohur ka ndarë një imazh të tij në rrjete sociale, ku edhe ka zgjedhur fjalët më të bukura.

    “Sytë e mi ende ndizen sa herë që takojnë të tutë. Lutem që kjo flakë të mos shuhet kurrë”, nis postimi i prezantueses.

    Ajo tutje theksoi: “Gëzuar ditëlindjen, zemër. Je burri dhe babai më i mirë. Të dua”.

    Marina dhe Geti vlen të ceket se kanë bashkë një vajzë të quajtur, Marget. /Telegrafi/

  • Rina Balaj lanson këngën e re “DashuRinë” – merr vëmendje me paraqitjen në videoklip

    Rina Balaj lanson këngën e re “DashuRinë” – merr vëmendje me paraqitjen në videoklip

    Artistja e njohur shqiptare, Rina Balaj, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

    Këngëtarja nga Istogu vjen me “DashuRinë”, që e ka realizuar edhe nga ana vizuale.

    Ajo ka bërë një paraqitje të mahnitshme në klip e po ashtu e ka interpretuar në mënyrë të veçantë.

    Kjo këngë vlen të ceket se mori mbi 200 mijë klikime vetëm pak orë që nga lansimi.

    Rina shquhet për vokalin si dhe për tekstet që sjell, ndonëse këtë periudhë ka qenë më aktive. /Telegrafi/

  • Biden pritet ta takojë Netanyahun në fund të korrikut

    Biden pritet ta takojë Netanyahun në fund të korrikut

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të takohen në Uashington në fund të korrikut, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

    Në atë kohë, përkatësisht më 24 korrik, Netanyahu pritet t’i drejtohet Kongresit të SHBA-së në lidhje me luftën e ushtrisë së tij në Gazë.

    Pavarësisht luftës, SHBA-ja ka vazhduar mbështetjen për Izraelin, si në aspektin diplomatik, ashtu edhe në sigurimin e armëve, por Biden ka shprehur disa herë shqetësime për sjelljen e Izraelit.

    Në një rast, ai e ka cilësuar atë si “ekstreme”.

    Gjatë një bisede telefonike me Netanyahun në prill, Biden i ka kërkuar atij që të ndërmarrë më shumë hapa për t’i mbrojtur civilët në Gazë, duke thënë se politika e SHBA-së mund të ndryshojë.

    Lufta në Gazë ka shpërthyer në tetor të vitit të kaluar, kur Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – ka sulmuar i pari Izraelin, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.

    Në përgjigje, Izraeli është duke kryer sulme masive në Gazë – enklavën që kontrollon Hamasi.

    Autoritetet shëndetësore në Gazë thonë se afro 38.000 njerëz janë vrarë prej se ka nisur lufta./REL

  • iPhone 16 është më pak se tre muaj larg – zbulohet se çfarë mund të vijë “bashkë me të”

    iPhone 16 është më pak se tre muaj larg – zbulohet se çfarë mund të vijë “bashkë me të”

    Apple është gati të prezantojë iPhone-in e saj më të ri në shtator dhe ekspertët e industrisë po japin të dhëna rreth këtij produkti.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, iPhone 16 nuk është ende në treg, por Apple Intelligence – hyrja e kompanisë në garën e armatimeve të inteligjencës artificiale – ka të ngjarë të jetë pjesa qendrore e lansimit kundrejt çdo ndryshimi të madh harduerik.

    Bloomberg raportoi se Apple Intelligence do të ishte falas në fillim, por opsionet e abonimit mund të bëhen të disponueshme për ata që duan më shumë “kapacitete AI” në pajisjen e tyre.

    Një nga rregullimet e tjera do të jetë tek asistenti virtual Siri, i cili duhet të bëhet edhe më i zgjuar me iOS 18 falë Apple Intelligence dhe partneritetit OpenAI të kompanisë, tha Apple në Konferencën e Zhvilluesve në mbarë botën në qershor.

    Ndërkohë Ming-Chi Kuo, një analist me bazë në Tajvan, i njohur për parashikimet e tij të Apple, tha në maj se bateria e iPhone 16 Pro Max do të ndryshonte nga modelet e mëparshme. /Telegrafi/

  • Lajm i mirë për fermerët, nis ekzekutimi i pagesave për subvencione

    Lajm i mirë për fermerët, nis ekzekutimi i pagesave për subvencione

    Sot ka filluar ekzekutimi i pagesave të subvencioneve për fermerët kosovarë.

    Tre mijë e 906 fermerë do të përfitojnë nga pagesat e sotme që ka nisur Ministria e Bujqësisë.

    Vlera e përgjithshme e pagesave kap shifrën e 3.8 milionë eurove.

  • U kapën me 300 gramë marihuanë, arrestohen katër persona në Vërmicë

    U kapën me 300 gramë marihuanë, arrestohen katër persona në Vërmicë

    Katër persona janë arrestuar pasditen e së martës në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, pasi të njëjtit janë kapur me 300 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se tre prej të dyshuarve janë shtetas kosovarë, ndërsa një nga ta është shtetas i Shqipërisë.

    “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj tre kosovarë dhe i dyshuari tjetër shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën qarkullonin, janë gjetur dhe konfiskuar 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, njofton Policia.

    Në konsultim me prokurorin, vetura është sekuestruar ndërsa katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

  • NATO-ja do të dërgojë emisar të përhershëm special në Ukrainë

    NATO-ja do të dërgojë emisar të përhershëm special në Ukrainë

    Vendet anëtare të NATO-s vendosën të dërgojnë një emisar special në Kiev, për të zgjeruar praninë civile të aleancës ushtarake perëndimore në Ukrainë, konfirmoi një zëdhënës për agjencinë e lajmeve DPA.

    Zyrtari i lartë do ta ketë për detyrë ta koordinojë mbështetjen politike dhe praktike të aleancës në terren, derisa Ukraina vazhdon të luftojë kundër pushtimit rus.

    Lajmi vjen përpara samitit të NATO-s në Uashington, që do të mbahet nga data 9 deri më 11 korrik.

    Në atë samit, udhëheqësit pritet të miratojnë zyrtarisht një plan për koordinimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, për herë të parë nën një mision zyrtar të quajtur Ndihma për Siguri dhe Trajnime e NATO-s.

    Tash për tash është e paqartë se kush do të caktohet në postin e ri në Kiev. Detaje të mëtejshme do të zbulohen pas përzgjedhjes zyrtare, tha zëdhënësi, duke i konfirmuar planet e raportuara më herët nga Wall Street Journal.

    NATO-ja, përndryshe, ka përfaqësim zyrtar në Kiev për gati një dekadë, që përfshin një zyrë ndërlidhëse dhe një qendër informacioni dhe dokumentacioni, e cila ekziston që nga fundi i viteve 1990.

    Ai trajton, mes tjerash, kontaktet me ministritë dhe autoritetet ukrainase./REL

  • Këto janë katër çiftet çerekfinaliste të “EURO 2024”

    Këto janë katër çiftet çerekfinaliste të “EURO 2024”

    Ka përfunduar faza e 1/16-tës të Kampionatit Evropian.

    Tashmë dihen tetë kombëtaret që e kanë siguruar plasmanin në çerekfinale.

    Ata janë: Gjermania, Franca, Holanda, Portugalia, Spanja, Anglia, Zvicra dhe Turqia.

    Do të jenë katër përballje tepër interesante, e vëmendje do të jetë në kryendeshjen Gjermani – Spanjë, që luhet të premten me fillim nga ora 18:00.

    Çiftet çerekfinale:

    Gjermani – Spanjë;

    Portugali – Francë;

    Angli – Zvicër; dhe

    Holandë – Turqi.

    Mbetet të shihet se cilat do të jenë katër ekipet fatlume që do të jenë në gjysmëfinale të ngjarjes më të rëndësishme në futbollin evropian.