PËRGATITI: NEXHMIE HYSENI
Mbi 80 gra bashkë me fëmijët deri më tani këtë vit kanë kërkuar ndihmë për strehim në qendrën për mbrojte në kryeqytet. Edhe pse kjo qendër operon me probleme financiare megjithatë sfidë më e madhe mbetet riintergrimi i viktimave.
Ndajnë dhimbjen e përbashkët. Por, mbi 80 gra që kanë përjetuar dhunë në familje ndajnë edhe hapësirën e përbashkët, respektivisht Qendrën për Mbrojtje në Prishtinë.
Në këtë qendër ka gra të cilat vijnë për herë të tretë apo të katërt, andaj riintegrimi i viktimave konsiderohet sfida kryesore.
“Pjesa më sfiduese është pjesa e riintegrimit, çka pas strehimores? Se viktimat nëse nuk e kanë një qëndrueshmëri financiare, një punë, një sigurim financiar ato prapë po kthehen tek dhunuesit dhe prapë po vazhdon cikli i dhunës. Që nënkupton që shpesh kemi raste recidive që vijnë për herën e tretë, katërt apo të pestë”
Për shkak të kërkesave të shumta për strehim në këtë qendër, viktimave u lejohet të qëndrojnë deri në gjashtë muaj.
“E kemi një rregullore standard prej momentit kur pranohet deri në gjashtë muaj kanë të drejtë qëndrimi. Mirëpo, nëse atyre nuk ju bëhet ndonjë zgjidhje ato qëndrojnë më gjatë. Për momentin e kemi një grua që është që tetë muaj dhe ende nuk i është bërë zgjidhje dhe vazhdon të marrë shërbime.
Qysh nga fillimi i vitit strehimoret e këtilla kanë kaluar nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë.
Hamiti shpreson për linjë buxhetore të qëndrueshme që të arrijnë të ofrojnë shërbime për të gjitha gratë që kanë nevojë.



« Kur t‘na bëhet padrejtësi dhe krahasimi i vikmtes me krimninelet imponohet protesta si nje detyrim dhe e drejta demokratike dhe nderkombëtare.. » me keto fjale nisi protesta e sotme ne Cyrih, ku oratoret dhe organizatoret e tubmit ne fjalë. Protestuesit ne dore mbanin flamujt kombëtar, ata te shtetit te Kosovës, te Rugovës (Dardanisë) dhe Zvicres.
Sipas organizatoreve « SHBA-te, BE-të dhe NATO ushtarete te cileve u rrahen për vdekje nga bandat kriminale serbe te dirgjuara nga Beohtrdai dhe grupi tjeter kriminal rus Wagner duhet te kene kujdes nga ndonhe marrëveshje serkrete ne dëm te Kosovës me presidentin serb Aleksander Vucic, nje ish-ministër i kasapit të Ballkanit Slobodan Millosheviç, e tani si marionetë e fshehur e regjmit te Putinit te kërkuar per arerst nga komuniteti ndekrombëtar.. »
Sipas z. Ilmi Cakollit nje vperimtari njohur ne Zvcier « Disa insitucione nderkombëtare me pavetëdije apo për iks interesa duek anshaluar vikkimen e masakruare e dhunuar nga serbet, po përpiqen për t‘a kthyer Serbinë në binarët euro-atlantik mbi kurrizin Kosovës e cila nuk ka toke per te falur për serbet ardhacak, emigrantë ne gadishullin Ilirik »..
« Ka filluar një proces pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili ka vite që vazhdon dhe negociatat udhëhiqen dhe moderohen nga BE-ja. Negociatat janë të vështira dhe rezultatet janë modeste. Ka trazira të vazhdueshme në zonat me shumicë serbe në Kosovë. Serbia refuzon të pranojë krimet e luftës dhe të njohë pavarësinë e Kosovës. Popullata serbe në Kosovë frikësohet nga kriminelët serbë dhe detyrohet të marrë pjesë në demonstrata masive apo të sabotojë shtetin zyrtar të Kosovës, në kundërshtim me marrëveshjet për parime të ndryshme në tryezën e bisedimeve në Bruksel. Po ashtu kohëve të fundit ka pasur sërish trazira të dhunshme dhe të armatosura në veri të Kosovës, në rajonin e Mitrovicës, të cilat udhëhiqen kryesisht nga politikanët kriminalë vendas, të cilët janë gjithashtu të lidhur ngushtë me pushtetin serb… » kane thene organizatoret e protestes se sotme ne Cyrih te Zvicres, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Ne vazhdim ata para amses kane thene se « Kryeministri i Kosovës po kërkon që popullata serbe të jetë në përputhje me ligjin në fuqi në Kosovë dhe shumë prej tyre janë të gatshëm ta bëjnë këtë, duke gëzuar privilegje të pakicave të padisponueshme askund tjetër në Evropë. Megjithatë, disa prej tyre manipulohen nga Serbia dhe ndodhin trazira të panevojshme, të cilat më pas çojnë në mobilizimin e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën dhe kështu demonstrimin e gatishmërisë për luftë. »










