ATV

Author: B.R.

  • Eleganca e fundit nga një legjendë, Armani 2026

    Eleganca e fundit nga një legjendë, Armani 2026

    Yje, përfshirë Cate Blanchett, Glenn Close dhe Richard Gere, ishin të pranishëm në shfaqjen e koleksionit pranverë/verë 2026 të Giorgio Armani në Milano të dielën, koleksioni i fundit në të cilin punoi stilisti italian para vdekjes së tij.

    Fillimisht e menduar si një festë e 50 vjetorit të shtëpisë së modës së stilistit të ndjerë, sfilata u shndërrua në një homazh për Armanin pas vdekjes së tij në fillim të këtij muaji në moshën 91 vjeç.

    Ngjarja u zhvillua në galerinë e artit Pinacoteca di Brera, ku janë të ekspozuara më shumë se 120 nga krijimet e tij.

    Modelet që kishin ecur për stilistin gjatë pesë dekadave të fundit u rikthyen për të shfaqur një përzierje kostumesh klasike dhe fustanesh vezulluese.

    Koleksioni u frymëzua nga qyteti verior italian ku jetonte Armani dhe ishulli i vogël vullkanik i Pantellerias, ku ai kishte një shtëpi pushimi.

    Muzika live u interpretua në piano nga kompozitori italian Ludovico Einaudi.

  • Shala, fshati i Lipjanit që udhëhiqet nga një grua

    Shala, fshati i Lipjanit që udhëhiqet nga një grua

    Në fshat ka diçka të veçantë që të përqafon sapo arrin. Është ajri i pastër, tingulli i zogjve dhe aroma e tokës.

    Por, më së shumti, është mikpritja e njerëzve bujarë dhe tradita që nuk shuhet me kohën.
    Në Shalë të Lipjanit, kjo frymë ndihet edhe më fuqishëm, një fshat që harmonizon të vjetrën me të renë, e që simbol të historisë dhe krenarisë ka kullën e njohur si “Sheshi i Rambuellit”.

    Dikur, çdo të diel, fshati gjallërohej nga pazari, një vend ku njerëzit jo vetëm blinin e shisnin, por edhe takoheshin, rrëfenin histori, krijonin miqësi dhe lidhnin besën.

    Shala ka edhe një veçanti tjetër që e dallon nga shumë fshatra të tjerë, ku në krye të fshatit është një grua, udhëheqësja e parë femër.

    Reportazhin e plotë mund ta shihni duke klikuar në linkun më poshtë:

     

     

     

  • Dogana ndalon pajisje mjekësore të padeklaruara në Merdare

    Dogana ndalon pajisje mjekësore të padeklaruara në Merdare

    Më datë 29.09.2025, rreth orës 04:50, në Pikën Kufitare të Kalimit në Merdare, gjatë një kontrolli rutinë të zhvilluar nga zyrtarët doganorë, është ndaluar një automjet në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës për kontroll të zakonshëm kufitar.
    Drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, ndërsa pas kontrollit të detajuar të automjetit, në bagazh janë zbuluar pajisje mjekësore të padeklaruara, si më poshtë:
    – 8 (tetë) defibrilatorë të përdorur – Lifepak Medtronic
    – 3 (tre) defibrilatorë të rinj – Physio-Control Lifepak CR2
    – 2 (dy) pako ndihme të parë
    Mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe ndaj rastit po zhvillohet procedurë për kundërvajtje
    doganore në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK).
    Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik dhe në garantimin që pajisjet mjekësore që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës të jenë të sigurta, të certifikuara dhe të kontrolluara sipas standardeve të përcaktuara.
  • Hetim penal ndaj “Ujësjellësit Gjakova”, bastiset zyra dhe shtëpia e Kryeshefit

    Hetim penal ndaj “Ujësjellësit Gjakova”, bastiset zyra dhe shtëpia e Kryeshefit

    Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar të hënën një urdhër kontrolli në objektin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” dhe në shtëpinë e të dyshuarit, Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj kompanie.
    Hetuesit policorë nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike kanë kryer urdhër kontrollin në kuadër të hetimeve që në koordinim me Prokurorinë Speciale, janë duke u ndërmarrë për të gjitha dyshimet që janë objekt i hetimit penal.
    Gjatë operacionit policor janë sekuesturuar prova materiale ( dokumente ) të cilat do të shërbejnë si prova relevante për rastin.
    Hetimet po zhvillohen për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar; Falsifikimi i dokumentit zyrtar; Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore; Konflikt i interesit dhe Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në prokurorim publik.
    Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.
  • Zhduket i moshuari nga Staradrani i Istogut, Policia apelon për ndihmë

    Zhduket i moshuari nga Staradrani i Istogut, Policia apelon për ndihmë

    Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

    Personi i zhdukur është:
    -BEQIR (Shaqir) MALOKU i lindur me 23.02.1957 në fshatin Staradran-Istog.
    -PERSON I ZHDUKUR

    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
    -192 dhe 080019999 (pa pagesë)
    -039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
    -E-mail adresa: [email protected]

  • Ligjëratë ndërgjegjësuese për parandalimin e dukurive negative dhe përdorimit të drogave

    Ligjëratë ndërgjegjësuese për parandalimin e dukurive negative dhe përdorimit të drogave

    Njësia e Komunitetit e Stacionit Policor në Gjilan ka mbajtur sot një ligjëratë ndërgjegjësuese me temën “Parandalimi i dukurive negative dhe drogave”, në ambientet e shkollës fillore “Thimi Mitko” në qytetin e Gjilanit.
    Ligjërata është mbajtur me nxënësit e klasave të VII-ta dhe VIII-ta, ligjëratë me fokus të veçantë në ngritjen e vetëdijes për pasojat që sjellin dukuritë negative dhe përdorimi i substancave narkotike në jetën dhe mirëqenien e të rinjve. Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit, u theksua roli i rëndësishëm që luajnë mësimdhënësit, stafi mbështetës dhe vetë nxënësit në identifikimin, parandalimin dhe raportimin e rasteve të tilla.
    Ky aktivitet është pjesë e një sërë iniciativash që Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësive të saj, zhvillon në bashkëpunim të ngushtë me institucionet arsimore, me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurte shkollor dhe mbështetës për të gjithë nxënësit.
  • Fuqia e familjes në bujqësi, rrugëtimi i familjes Menxhiqi

    Fuqia e familjes në bujqësi, rrugëtimi i familjes Menxhiqi

    Në fshatin e bukur dhe të qetë të Lupqit të Epërm, familja Menxhiqi ka krijuar me shumë përkushtim dhe punë një biznes bujqësor të suksesshëm, i cili ka fituar vlerësim të madh në zonë dhe më gjerë. Ata janë të njohur për pasionin dhe kujdesin e jashtëzakonshëm që tregojnë në kultivimin e frutave të imëta, të cilat janë bërë produkt kryesor i tyre. Një nga këto fruta të veçanta dhe të dashura për konsumatorët është mjedra, e cila kultivohet me shumë përkushtim në kopshtet e tyre.

    Familja Menxhiqi ka investuar shumë në teknika moderne të bujqësisë dhe përdor metoda të qëndrueshme për të siguruar që mjedrat e tyre të jenë gjithmonë të freskëta, të shijshme dhe të pasura me vlera ushqyese.

    Ata kujdesen për çdo fazë të procesit nga zgjedhja e farës së mirë, kujdesi i tokës, vaditja e rregullt dhe mbrojtja nga sëmundjet, deri te mbledhja dhe paketimi me dorë, për të ruajtur cilësinë më të lartë të produktit.

    Për më shumë klikoni kronikën e përgatitur nga ATV:

  • Studim: Pas lindjes nuk je më e njëjta, je më e fortë

    Studim: Pas lindjes nuk je më e njëjta, je më e fortë

    Shoqëria na thotë se periudha e post-partum zgjat 6 javë. Shkenca tregon se ajo e transformon trurin e një nëne deri në 6 vite pas sjelljes në jetë të një fëmije.

    Punimet e neuroshkencëtares Magdalena Martínez-García tregojnë se këto ndryshime nuk janë një humbje, por një përshtatje: truri riorganizohet për të forcuar lidhjet emocionale dhe atashimin mëmësor.

    Një studim i publikuar në vitin 2024 në Nature Neuroscience konfirmon atë që gratë tashmë e dinë:

    Mëmësia nuk të dobëson, por të transformon. Ajo të bën më të fortë, më të qëndrueshme dhe më të ndjeshme ndaj të tjerëve.

  • Skandal seksual për këngëtarin francez të Eurovizionit

    Skandal seksual për këngëtarin francez të Eurovizionit

    Slimane, këngëtari francez që përfaqësoi vendin e tij në Eurovision 2024 dhe u rendit i katërti, është shpallur fajtor për ngacmim seksual të një ish-anëtari të ekipit të tij teknik.

    Ai është gjobitur me 10,000 euro. Sipas gazetës franceze Le Parisien, çështja ka të bëjë me një incident në vitin 2023, kur, sipas një ankese nga një ish-kolege, Slimane e ngacmoi seksualisht pas një koncerti.

    Sipas dokumenteve të gjykatës, këngëtari kishte organizuar një festë për të festuar pjesën e parë të turneut të tij dhe e kishte ftuar anëtarin e grupit të tij.

    Gjatë mbrëmjes, ai dyshohet se e shtyu atë pas murit, e detyroi të kryente akte seksuale dhe u përpoq ta çonte në dhomën e zhveshjes.

    Autoritetet franceze e hetuan çështjen gjerësisht, duke mbledhur dëshmi dhe prova, duke përfshirë mesazhe me përmbajtje seksuale që dyshohet se ishin dërguar nga artisti.

    Slimane i mohoi akuzat, por gjykata vendosi se kishte prova të mjaftueshme për ta dënuar atë.

    Vendimi u përqendrua në sjelljen e vazhdueshme seksuale të këngëtarit dhe dërgimin e mesazheve të papërshtatshme.

  • I riu nga Pakistani vret familjen pasi humbi në PUBG

    I riu nga Pakistani vret familjen pasi humbi në PUBG

    Në Pakistan, një adoleshent vrau nënën, vëllain dhe dy motrat e tij pasi pësoi një krizë nervore për shkak të lojës PUBG, një lojë në të cilën kaloi ditë të tëra.

    Zain Ali u dënua me katër burgime të përjetshme. Ai u kursye nga dënimi me vdekje për shkak të moshës së tij – ai ishte 14 vjeç në kohën e krimit.

    Zain u tërbua pasi humbi në lojë dhe u qortua nga nëna e tij. Ai mori një pistoletë dhe qëlloi anëtarët e familjes së tij një nga një, pastaj e hodhi armën.

    Një psikolog vuri re çrregullime të mundshme mendore, duke përfshirë probleme me kontrollin e zemërimit dhe depresionin.