ATV

Author: B.R.

  • Sarkozy u dënua me 5 vite burg, Carla Bruni inatoset me gazetarët

    Sarkozy u dënua me 5 vite burg, Carla Bruni inatoset me gazetarët

    Pas vendimit të gjykatës franceze për të dënuar ish-presidentin Nicolas Sarkozy me 5 vite burg, tensionet kanë kaluar përtej sallës së gjyqit.

    Në qendër të vëmendjes ishte bashkëshortja e tij, ish-Zonja e Parë e Francës, Carla Bruni. Pas përfundimit të deklaratës së shkurtër të Sarkozy për mediat, Bruni ka humbur durimin me gazetarët dhe kamerat.

    Në një moment që është bërë viral në rrjetet sociale, ajo shihet teksa afrohet drejt mikrofonit të medias investiguese Mediapart dhe i heq sfungjerin me nervozizëm.

     

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Paris Match (@parismatch)

     

    Ky veprim, i cilësuar si një shpërthim emocional, vjen në një kohë të vështirë për çiftin, ndërsa dënimi i Sarkozy-t ka shkaktuar një valë reagimesh në Francë dhe më gjerë.

    Pamjet janë duke qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa opinioni publik është i ndarë për sjelljen e Brunit ndaj gazetarëve.

    Ndërkohë, Nicolas Sarkozy ka kundërshtuar vendimin e gjykatës, që e dënoi atë me pesë vite burg këtë të enjte duke e shpallur fajtor për komplot kriminal në lidhje me akuzat për financim të paligjshëm të fushatës nga Libia.

    Ndërkohë, avokati i shoqatës Sherpa, Vincent Brengarth, thekson rëndësinë historike të vendimit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

    Avokati mbrojtës i Sarkozy-së e ka kundërshtuar vendimin duke e cilësuar si të pabazuar.

    Këto reagime vijnë pasi ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është shpallur fajtor për konspiracion kriminal në një çështje që lidhet me marrjen e miliona eurove fonde të paligjshme nga ish-udhëheqësi libanez, Muammar Gaddafi.

    Gjykata kriminale e Parisit e ka shfajësuar Sarkozy-n për të gjitha akuzat e tjera, përfshirë korrupsionin pasiv dhe financimin e paligjshëm të fushatës zgjedhore, ndërsa ka urdhëruar që 70-vjeçari të futet në qeli në datën që do t’i komunikohet nga ana e prokurorëve. Këta të fundit kanë afat 1 muaj.

  • Lirohen nga pagesa e “Trafikut Urban” mjekët, mësimdhënësit, nxënësit dhe studentët nga 1 tetori

    Lirohen nga pagesa e “Trafikut Urban” mjekët, mësimdhënësit, nxënësit dhe studentët nga 1 tetori

    Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të lirojë nga pagesa e “Trafikut Urban” disa kategori të caktuara, që përfshijnë edhe nxënësit e shkollave të mesme, studentët, mjekët e mësimdhënësit.

    Sipas vendimit të nënshkruar nga kryetari i komunës, Përparim Rama, disa kategori të caktuara do të përjashtohen nga pagesa për shfrytëzimin e transportit publik në qytet, duke filluar nga data 1 tetor 2025.

    Vendimi parasheh që nga pagesa për Trafikun Urban të lirohen këto kategori:

    “Lirohen nga pagesa e Trafikut Urban kategoritë si në vijim: 1.1. Stafi shëndetësor dhe stafi administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve shëndetësore të Kryeqytetit; 1.2. Stafi mësimor dhe stafi administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve arsimore të Kryeqytetit, përfshirë institucionet parashkollore; 1.3. Të gjithë punonjësit e administratës së Kryeqytetit të të gjitha niveleve, përfshirë institucionet varëse të Kryeqytetit; 1.4. Të gjithë nxënësit dhe shkollave te mesme të Kryeqytetit; 1.5. Të gjithë studentët e Kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, ndërsa zbatimi i tij fillon nga data e përcaktuar – 1 tetor 2025.

     

  • Adrola rrëfen momentin kur zbuloi se ishte shtatzënë: “Mendoja ta hiqja djalin”

    Adrola rrëfen momentin kur zbuloi se ishte shtatzënë: “Mendoja ta hiqja djalin”

    Adrola Dushi ka ndarë me publikun përvojën e saj të dhimbshme gjatë një shtatzënie që, siç thotë ajo, i “shkaktoi makthin më të madh” të jetës.

    Teksa ishte e ftuar ne podcastin e Orinda Hutes, modelja tregon se përjetoi vuajtje të përditshme dhe ndjesi të menjëhershme mosgatishmërie për t’u marrë me fëmijën: “Në momentin që kam mbetur shtatzënë ka qenë makthi më i madh i jetës time. Makth. E kam vuajtur pafund, çdo ditë të jetës time. Është gabimi më i madh që kam bërë në jetë.”

    Ajo rrëfen gjithashtu se nuk dinte as të ndryshonte pelenat dhe se gjatë asaj periudhe “nuk i interesonte” të ishte shtatzënë.

    Pjese nga deklarata e Adroles:

    “Në momentin që kam mbetur shtatzënë ka qenë makthi më i madh i jetës sime. Makth. E kam vuajtur pafund, çdo ditë të jetës sime. Është gabimi më i madh që kam bërë në jetë. As pampersa nuk dija t’i ndërrroja, të gjitha i ka bërë ajo. Nuk më interesonte të isha shtatzënë. Vendosa ta hiqja djalin, nuk e dija se çfarë ishte në ato momente.”

    ‘Ne 1 vit transmetim @mam_orindahuta cdo jave, me personazhe te njohur e jo vetem, një prej gjerave qe kam kuptuar eshte se ju i doni shume personazhet (nenat) qe jane te vertet, te hapur ne brishtesine e tyre, pikat e dobeta e te forta. Keto nena jane shpesh edhe me te komentuarat e te kundershtuara ne komente por ne figuren e plote, me te pelqyerat. Jam shume e lumtur qe kam pasur shume nena te verteta dhe kam mesuar shume prej tyre. Sot ne mam kam nje supermami e cila ka qene shume e vertet ne kete rrefim te memesise. Shume gjera qe i fshehim qofte edhe mendimet me te erreta ajo i rrefen ne kete podcast. @adroladushi vjen si stuhi ne kete episod dhe me shume mesazhe per tu degjuar. Faleminderit super mami qe je ti dhe jam e bindur qe do te duan shume sepse e meriton.– shkruan Orinda Huta perkah videos.

  • Studim i ri: Thinjat nuk lidhen vetëm me moshën, por edhe me stresin

    Studim i ri: Thinjat nuk lidhen vetëm me moshën, por edhe me stresin

    Një studim i fundit ka hedhur dritë mbi një aspekt të rëndësishëm të procesit të thinjave, duke sfiduar bindjen e përhapur se ato janë thjesht një pasojë e pashmangshme e plakjes. Studiuesit kanë zbuluar se thinjat nuk lidhen vetëm me kalimin e viteve, por edhe me nivelet e larta të stresit që një person përjeton në jetën e tij.

    Sipas këtij studimi, stresi emocional dhe fizik luan një rol kryesor në shfaqjen e flokëve gri, duke dëmtuar qelizat e pigmentit (melanocitet) në flokë. Këto qeliza janë përgjegjëse për prodhimin e melaninës, pigmenti natyral që i jep flokëve ngjyrën e tyre karakteristike. Kur këto qeliza dëmtohen nga stres i shtuar, kapaciteti i tyre për të prodhuar melaninë zvogëlohet, dhe kështu flokët fillojnë të humbasin ngjyrën e tyre dhe të bëhen të thinjura.

    Ekspertët sugjerojnë se stresi shkakton një proces të quajtur oksidacion, ku molekulat e dëmshme të oksigjenit (radikalet e lira) sulmojnë qelizat pigmentuese. Nëse stresi vazhdon për periudha të gjata, dëmtimi bëhet i përhershëm dhe thinjat shfaqen më herët se sa pritej. Kjo shpjegon pse disa persona mund të fillojnë të kenë thinja që në të njëzetat ose të tridhjetat e tyre, edhe pse nuk janë të moshuar.

    Ky studim ka rëndësi të madhe, pasi sugjeron që menaxhimi i stresit mund të jetë një mënyrë efektive për të vonuar shfaqjen e thinjave. Praktika të tilla si meditimi, ushtrime fizike, gjumi i rregullt dhe një dietë e balancuar mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të qelizave të pigmentit dhe të flokëve.

    Në të ardhmen, kërkimet mund të sjellin edhe trajtime të reja që fokusohen në mbrojtjen dhe rigjenerimin e këtyre qelizave, duke ndihmuar njerëzit të ruajnë ngjyrën natyrale të flokëve edhe në moshë më të avancuar.

  • E thotë studimi: 31% e tradhtive ndodhin në vendin e punës

    E thotë studimi: 31% e tradhtive ndodhin në vendin e punës

    Sipas Journal of Sex Research, 31% e lidhjeve jashtëmartesore lindin në vendin e punës.
    Puna është një ambient ku ndahet koha, presioni, objektivat, por edhe intimiteti emocional.

    Për më tepër, sipas studimeve të fundit, sa më i lartë të jetë pozicioni në hierarkinë e kompanisë, aq më e madhe është përqindja e tradhtisë: nga 9% e punonjësve të nivelit të parë deri në 37% të drejtuesve.

    Pse lind tradhtia në vendin e punës?

    1. Koha dhe afërsia – në punë shpesh kalojmë më shumë orë se me partnerin/en në shtëpi. Afërsia e vazhdueshme me kolegët krijon një terren të favorshëm për intimitet emocional.

    2. Stresi dhe mbështetja emocionale – punonjësit përballen me presione, afate dhe sfida. Kur një koleg ofron mirëkuptim dhe ngushëllim, kjo mund të kthehet në lidhje më të thellë.

    3. Admirimi dhe fuqia – shpesh marrëdhëniet jashtëmartesore lindin mes hierarkive të ndryshme (p.sh., punonjës-shef), ku ndjenja e pushtetit dhe autoritetit shoqërohet me tërheqje.

    4. Shmangia e problemeve në çift – marrëdhëniet e palumtura ose mungesa e komunikimit në familje shpesh çojnë individin të kërkojë vlerësim dhe afeksion diku tjetër.

    5. Normalizimi i sjelljes – kur të tjerë në të njëjtin ambient janë të përfshirë në histori të ngjashme, kufijtë moralë duken më fleksibël.

  • Zymi i Hasit, fshati që po mbetet vetëm me pleq

    Zymi i Hasit, fshati që po mbetet vetëm me pleq

    Atje ku toka përkëdhel këmbët dhe qielli përqafon horizontin, fshati rrëfen historinë e shpirtit të thjeshtë.

    Jetën e atyre që janë të lidhur ngushtë me historinë e të parëve..të bujqve, fermerëve e rrënjëve shekullore. Larg zhurmës e përditshmërisë, në ajrin e freskët, e me traditat e mikpritjen bujare.

    Udhëtimi ynë i parë nis drejt zemrës së Zymit të Hasit, vatrës së atdhetarëve, abetares, kulturës, dijes, tolerancës fetare dhe autenticitetit.

    Në Zym, Kisha Katolike është një qendër e rëndësishme shpirtërore dhe kulturore për besimtarët katolikë. Ajo luan një rol kyç në organizimin e aktiviteteve fetare si dhe në ruajtjen dhe promovimin e traditave dhe zakoneve katolike.

    Në Zym, veç, objekteve kulturore e shekullore, vëren një numër të madh shtëpish të reja e moderne, e që shumica prej tyre hapen vetëm gjatë verës.

    Për historikun e këtij fshati mund të mësoni duke klikuar kronikën e përgatitur nga ATV:

  • Ukraina nis eksportin e armëve, Zelensky: Të testuara në luftë dhe të sigurta

    Ukraina nis eksportin e armëve, Zelensky: Të testuara në luftë dhe të sigurta

    Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Nju Jork, se vendi i tij do të fillojë eksportimin e armëve të prodhuara në Ukrainë.

    Ky vendimi do të transformojë industrinë mbrojtëse të Ukrainës dhe do t’u lejojë partnerëve të Kievit të kenë qasje në llojin më të rrallë të armëve.

    “Ne vendosëm të hapim eksportet tona të armëve. Këto janë sisteme të fuqishme, të testuara në luftë të vërtetë,” tha Zelensky.

    Udhëheqësi ukrainas shtoi se vendi i tij dëshiron t’u tregojë partnerëve globalë se armët janë “të besueshme dhe moderne.”

    “Nuk keni pse të filloni nga e para, ne jemi gati të ndajmë atë që tashmë është provuar efektive në mbrojtjen në botën reale,” theksoi ai.

    Eksporti i armëve nga Ukraina ka qenë shumë i kufizuar që nga fillimi i pushtimit rus, si rezultat i shpalljes së ligjit ushtarak në vitin 2022, me gjithçka që dilte nga linjat e prodhimit të orientuar drejt përpjekjeve të luftës.

    Prodhuesit e armëve i kanë kërkuar Zelensky-t prej muajsh që të heqë kufizimet për shitjen e pajisjeve ushtarake të prodhuara në vend, veçanërisht të dronëve, si një mënyrë për të gjeneruar më shumë të ardhura.

  • Zyrtarizohet ekipi drejtues i Festivalit të Këngës në RTK për edicionin e tretë

    Zyrtarizohet ekipi drejtues i Festivalit të Këngës në RTK për edicionin e tretë

    Festivali i Këngës në RTK ka zyrtarizuar ekipin drejtues për edicionin e tretë, i cili do të zhvillohet më 6, 7 dhe 8 nëntor.

    Në këtë edicion, drejtimin artistik do ta marrë Florent Boshnjaku, ndërsa skenarin e festivalit do ta shkruajë Genc Salihu. Për herë të parë, prezantimi i Festivalit do të bëhet nga dy aktorë të njohur: Rina Krasniqi dhe Dukagjin Podrimaj.

    Ky ekip premton një organizim profesional dhe një atmosferë të veçantë për spektatorët dhe artistët pjesëmarrës në këtë event të rëndësishëm muzikor në Kosovë.

    Festivali i Këngës në RTK vazhdon të jetë një platformë kryesore për promovimin e muzikës shqiptare dhe talenteve të reja.

  • Sëmuret avokati, shtyhet vendimi për kalimin në gjykim të dosjes “Meta”

    Sëmuret avokati, shtyhet vendimi për kalimin në gjykim të dosjes “Meta”

    Seanca e parë paraprake e parashikuar për këtë të enjte në GJKKO, në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta, është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani, për arsye shëndetësore.

    Në sallë u paraqit e bashkëpandehura Monika Kryemadhi ndërsa seanca e radhës u caktua për në datën 9 tetor.

    Kjo dosje, që ndodhet në fazën paraprake, po gjykohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila më herët ka kërkuar dorëheqjen nga çështja, por kërkesa e saj u refuzua nga gjyqtari Erion Bani, njëherazi zëvendëskryetar i GJKKO.

  • KFOR: Ushtarët turq dhe Garda Skoceze me patrullim të përbashkët në Kosovë

    KFOR: Ushtarët turq dhe Garda Skoceze me patrullim të përbashkët në Kosovë

    Ushtarët turq nga Komanda Rajonale Lindore e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryen një patrullim të përbashkët në zonën e tyre të përgjegjësisë së bashku me personelin e Gardës Skoceze të Mbretërisë së Bashkuar të vendosur në Kosovë si pjesë e forcave rezervë të NATO-s.
    Aktivitete të tilla ruajnë një prani të dukshme dhe të paanshme, rrisin ndërgjegjësimin për situatën dhe mbështesin sigurinë e përgjithshme në rajon, sipas mandatit të KFOR-it nga OKB-ja.
    KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
    KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.