ATV

Author: ATVLive

  • Në sezonin e verës, funksionalizohet strehimorja e re për qentë endacakë

    Në sezonin e verës, funksionalizohet strehimorja e re për qentë endacakë

    Përgatiti: Benita Zeneli

    Numri i tyre nëpër rrugët e kryeqytetit pritet të ulet.

    Njëra prej strehimoreve të reja që u krijua në Prishtinë pritet të funksionalizohet gjatë verës.

    “Gjatë këtyre dy viteve të kaluara kemi shpenzuar shumë para e fonde për të kastru dhe sterilizuar qentë endacak që ata të jenë më pak të rrezikshëm për qytetarët e Prishtinës, gjithashtu edhe i ushqejmë në vazhdimësi të mos jenë të uritur dhe të jenë më pak të rrezikshëm”, tha nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

    Për të ulur numrin e qenve endacakë në rrugë para disa muajsh komuna e Prishtinës vendoi të subvencionojë qytetarët të cilët do t’i adaptonin. Mirëpo nënkryetari, Alban Zogaj thotë se kjo praktikë nuk u tregua e suksesshme.

    “E kemi shpallur edhe një thirrje për adoptim të qenve endacak ku ne edhe paguajmë subvencionojmë 50 euro për secilin qenë endacak që një familje e merr. Për fat të keq nuk ka bërë zgjidhje nuk ka pasur interesim të madh çfarë ne kemi pritur fillimisht”, tha Zogaj.

    Sipas vlerësimeve konsiderohet që në rrugët e Prishtinës qarkullojnë rreth 5 mijë qene endacakë.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Këmbësorët s’e respektojnë ligjin, kalojnë rrugën ku nuk ka vendkalime

    Këmbësorët s’e respektojnë ligjin, kalojnë rrugën ku nuk ka vendkalime

    Përgatiti: Kastriot Tahiri

    Drita e kuqe në semaforë nuk e ndaloi këtë qytetar që mos ta kaloi rrugën.
    E për këtë shkelje gjoba sipas ligjit të ri të trafikut parashihet 50 euro.

    Për këso shkelje, gjoba u rrit për 30 euro krahasuar me ligjin e vjetër por pavarësisht kësaj, qytetarët vazhdojnë të kalojnë rrugën edhe në vende ku nuk ka vendkalim për këmbësorë.

    “Është në pyetje siguria jonë nëse s’e kalojmë rrugën ne zebra se e dimë çka na ndodh. Koha është e shkurtë e efektin e shohim ndoshta tek më vonë”, tha Valentina Hoxha, qytetare.

    “Veç kqyrin djathtas majtas edhe veç dalin qashtu hajt”, tha Muharrem Shabani, qytetar.

    Më të shqetësuarit për këtë dukuri janë ngasësit.

    “Pjesëmarrësit edhe qytetarët janë fajtorët se hynë në zebra me telefon në dorë kurrfarë vetëdije s’ka. Problemi është në frenim se mos me pas kujdes shkon jeta”, tha Fatmir Krasniqi, qytetar.

    Këtë cështje megjithatë, sipas Bekim Ahmetit, njohës i komunikacionit do ta zgjidhje prania më e madhe e policëve.

    “Numri i policëve duhet të rritet, e po ashtu të futet inteligjenca artificiale në këtë rast kamerat. Por do të duhet ta kemi edhe një polici lokale, që merret me parregullsi, që është edhe kjo Këmbësorët që dalin vend e pavend e kalojnë rrugën”, tha Ahmeti.

    Ligji i ri i komunikacionit rrugor, ka hyrë në fuqi më 3 prill. Me ligjin e ri parashihen dënime shumë më të ashpra për të gjithë ata që shkelin rregullat e trafikut.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Opozita fiton zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut

    Opozita fiton zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut

    Përgatiti: Fatlum Jashari

    Opozita është fituese e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

    Gordana Siljanovska-Davkova, e mbështetur nga opozita, u konfirmua si presidente e re, duke mposhtur Stevo Pendarovskin, i cili pritet t’ia dorëzojë detyrën brenda javës.

    Pas shtatë vjetësh në opozitë, VMRO-DPMNE kthehet në pushtet me një rezultat që i siguroi 58 mandate.

    Me 19 deputetë, koalicioni Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI do të jetë fuqia e dytë më e madhe në përbërjen e re të parlamentit të shtetit fqinj.

    E treta është partia e ish-kryeministrit Dimitar Kovachesvski, me 18 deputetë.

    Ndërsa, koalicioni VLEN fitoi 13 deputetë. Nga gjashtë mandate secila fituan “E majta” dhe “ZNAM”.

    Pozicionim për anëtarësim të pa-kompromis në Bashkimin Evropian, e vlerësoi Ali Ahmeti, votën për koalicionin që ai e udhëheq.

    “Legjitimitetin e ka forca e dytë në shtet… shtetit i duhet stabilitet, i duhet paqja, i duhet komunikimi i mirëfilltë mes komuniteteve jo ndarja mes komuniteteve. Duhet të respektohet vota shumicës së komunitetit shumicë në vend”, tha Ahmeti.

    Pasi Ahmetin e vlerësuan humbës dhe të izoluar politik, në koalicionin VLEN shpallën fitoren dhe paralajmëruan se do të jenë pjesë e Qeverisë së re.

    “Me sot shqiptarët kanë një faktor të ri serioz politik, i cili përfaqëson me dinjitet dhe krenari – VLEN. Sonte fillon ndryshimi, urime!”, tha Izet Mexhiti nga Koalicioni “VLEN”.

    Vetëm në njësinë 6, e cila është e dominuar nga Shqiptarët, Fronti Evropian fitoi 9 deputetë, ndërsa VLEN 7 sish.

    Në total, dy blloqet shqiptare do të kenë 32 nga 120 deputetët në parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Nga nesër serbët mund t’i konvertojnë patentë shoferët nga të Serbisë në të Kosovës

    Nga nesër serbët mund t’i konvertojnë patentë shoferët nga të Serbisë në të Kosovës

    Përgatiti: Benita Zeneli

    Ani pse nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, Kosova e feston Ditën e Evropës.
    Në kuadër të kësaj feste, organizime të ndryshme u mbajtën në kryeqytet.

    Në njërin prej aktiviteteve të organizuara nga Zyra e BE-së shefi i kësaj zyre, Tomas Szunyog, kërkoi më shumë punë e angazhim për t’i rregulluar më mirë raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

    “Nga Prishtina në Janjevë, ne kemi vizituar 12 shkolla në rajone te ndryshme të Kosovës dhe jemi përfshirë me anëtarët të ndryshëm të komuniteteve. Gjithë përfshirja dhe dialogu janë vlera të BE-së dhe forca jonë mbështetet në diversitetin e kulturave tona, traditave tona dhe gjuhëve tona. Pra, sot është dita të festojmë edhe pas kësaj dite të relaksohem dhe që nga nesër të punojmë dhe t’i rregullojmë edhe më mirë të gjitha raportet mes Kosovës dhe BE-së”, tha Szunyog.

    Bashkë me Szunyog ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Ai tha se shpreson që Kosova shumë shpejt t’i bashkohet Bashkimit Evropian.

    “Shpresoj, lutem që edhe Kosova shumë shpejt ta ketë një shtëpizë këtu pra ti bashkohet BE-së. Sepse ne faktikisht vetëm se jemi evropian, edhe me sjellje edhe me kulturë edhe më të gjitha kështu që e meritojmë që të jemi pjesë e saj”, tha Rama.

    Shpresa se Kosova do t’i bashkohet BE-së, ka edhe Ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

    “BE mendoj që është projekti më i suksesshëm i paqes në historinë globale. Është një projekt i papërfunduar dhe shpresoj që shumë shpejt të ketë anëtarë të rinj dhe në mesin e këtyre shpresoj të jetë Kosova një ditë. Gjermania është duke bërë gjithçka që të mbështesë këtë proces”, tha Rohde.

    Aktivitetet në kuadër të Ditës së Evropës kanë vazhduar edhe pasditen e së enjtes, ndërsa nga ora 20:00 është paralajmëruar koncerti i CHopin Piano Fest në Amfiteatri e Bibliotekës Kombëtare ndërkaq nga ora 20:30 do të ketë performancë muzikore në sheshin Zahir Pajaziti.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Nga nesër serbët mund t’i konvertojnë patentë shoferët nga të Serbisë në të Kosovës

    Nga nesër serbët mund t’i konvertojnë patentë shoferët nga të Serbisë në të Kosovës

    Përgatiti: Driton Sadiku

    Serbët e Kosovës që mbajë patentë shofer të lëshuar nga Serbia, do mund ta konvertojnë atë në të Kosovës. Për ta kryer këtë proces, ata do ketë kohë plot 3 muaj, duke filluar nga e premtja e 10 majit deri më 9 gusht.

    Siç njoftoi kryeministri Kurti ditë më parë përmes një video mesazhi, qytetarët serbë që bëjnë konvertimin e patentës nuk kanë nevojë për ri-testime.

    Veçse me këto lehtësira nuk janë të pajtimit njohës të politikës, pasi thonë se në këtë formë, qeveria po legjitimon punën e strukturave ilegale.

    “Mendoj se është gabim për arsye se po legjitimohet puna dhe aktiviteti i këtyre strukturave paralele që i kemi quajtur edhe kriminale. Mendoj se edhe besueshmëria në këto dokumente le për të dëshiruar sepse nënshtrimi i testimeve si ai me shkrim dhe vozitjes nuk është zhvillu në një ambient ose në një institucion të besuar e që institucionet e Kosovës mund ti besojnë”, tha Fidan Ukaj, politolog.

    Sidoqoftë besohet se serbët do t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes së autoriteteve kosovare.

    “Besoj që do të ketë interesim të madh sepse është e drejtë e çdo qytetari. Besoj se pati ta kuptojnë qytetarët e komunitetit serb, në qoftë se ka marrëveshje me republikën e Serbisë, por edhe nëse nuk ka marrëveshje, atëherë këta munden ti tregojnë si te humbura kur të shkojnë në serbi”, tha Betim Osmani, politikan nga veriu.

    Megjithatë nuk dihet se çfarë do të ndodhë me ata që refuzojnë konvertimin në afatin e paraparë.

    Një afat i tillë serbëve u ishe dhënë edhe më herët, veçse atëherë për konvertim të targave, nga ato ilegale në të republikës, derisa qytetarët ishin kushtëzuar me konfiskim të makinës në rast të refuzimit.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Hetimi i krimeve të luftës, strategjisë i përfundon mandati

    Hetimi i krimeve të luftës, strategjisë i përfundon mandati

    Përgatiti: Nora Luta

    25 vjet pas përfundimit të luftës Kosova ende nuk ka dokumentim zyrtar të krimeve të kryera gjatë kësaj periudhe.

    Një strategji për hetimin e krimeve të luftës për herë të parë u miratua nga Këshilli Prokurorial i Kosovës në vitin 2019, por mandati i ka përfunduar në fundin e vitit të kaluar.

    Nga KPK-ja thonë se strategjia e re së shpejti do të procedohet për miratim.

    “Këshilli Prokurorial i Kosovës pritet që së shpejti të procedojë për miratim draftin e Strategjisë për Krime të Luftës në Kosovë (2024-2026). Ky akt është trajtuar dhe analizuar me profesionalizëm dhe përkushtim nga trupat dhe grupet përkatëse të punës, të themeluara nga Këshilli Prokurorial”, thuhet në përgjigjen e KPK-së.

    Andaj, duke ju falënderuar për interesimin tuaj, KPK-ja thekson se kjo strategji është një ndër dokumentet më të rëndësishme të procesit të punës të Prokurorisë Speciale dhe natyrisht edhe të mekanizmave të sistemit prokurorial, e cila do të shërbejë konkretisht për fuqizimin dhe planifikimin adekuat të bërjes së hetimeve dhe ndjekjes së krimeve të luftës në Kosovë.
    Por duke marrë shembull shtetet sikurse Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina, juristët thonë se Kosova ka nevojë për një strategji nacionale.

    “Një strategji e tillë është e nevojshme, duke përfshirë të gjithë akterët si në hartimin e saj, pastaj edhe në materializimin e saj. Kjo nënkupton që nga financimi i nevojshëm, ngritjen e kapaciteteve, dhe forcimin e kapaciteteve aktuale. Pa një mbështetje institucionale këto mekanizma nuk do të mund të sjellin rezultat”, tha Valdet Hoxha, jurist.

    Nga Fondi për të Drejtën Humanitare thonë se Qeveria përveç tjerash duhet të insistojë që mekanizmat aktualë të kryejnë punën më mirë. Sipas tyre duhet të ketë një strategji të qartë edhe për Institutin e Krimeve të Luftës.

    “Qeveria ka insistuar shumë në themelimin e Institutin për Krime Lufte, mendoj që duhet me pas strategji të qartë se si do të funksionoj. Strategji të ngjashme në të kaluarën ka përpiluar edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, por ky dokument ka të bëjë vetëm me prokurorinë në ndjekjen e krimeve të luftës. Mbetet të shihet nëse do të kemi një strategji nacionale, edhe pse Qeveria sigurisht duhet të insistoj që mekanizmat aktualë ta kryejnë punën sa më mirë dhe të dokumentohen krimet e luftës”, tha Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitar.

    Nga Ministria e Drejtësisë nuk kanë kthyer një përgjigjeje gjatë ditës nëse e kanë në planin e punës hartimin e një strategjie nacionale për trajtimin e krimeve të luftës. Por jo zyrtarisht burime brenda këtij institucioni i kanë thënë televizionit se në kuadër të strategjisë aktuale janë ndërmarrë iniciativa për plotësimin e zbrazëtirave ligjore, dhe veprime për ngritjen e kapaciteteve të Prokurorisë Speciale duke e rritur buxhetin.

    Ndërkohë një ndër rekomandimet e vazhdueshme të Fondit për të Drejtën Humantiare në rritjen e efikasitetit të hetimeve të krimeve të luftës ka qenë që Qeveria të angazhohet që në dialogun me Serbinë të vendoset edhe bashkëpunimi juridik me këtë shtet.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • 26 vjet nga vdekja e heroit, Ilir Konushevci

    26 vjet nga vdekja e heroit, Ilir Konushevci

    Përgatiti: Armand Hoti

    Ilir Konushevci, ishte i bindur se pa luftë nuk ka liri.

    Ambicia për një Kosovë të lirë, bëri që ai, në pranverën e 92-ës, ta themelojë grupin “Shqiponja”, të përbërë nga dhjetë anëtarë.

    Më vonë, disa nga këta burra, do t’i bashkoheshin radhëve të Ushtrisë Çlirimtare, me ftesë të komandantit Zahir Pajaziti.

    “Ne si grup “Shqiponja” ishim dhjetë vet, dhjetë djem që donin lirinë. Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare ishte Zahir Pajaziti, unë kisha lidhje të vazhdueshme me të pas kthimit sepse ishim bashkë në ushtrime. Na ka ftuar ndaras, “a jeni të gatshëm të jeni pjesë e UÇK-së, a po jo?”…Iliri ka vendosur, kemi vendosur disa prej djemve”, tha Shaip Haziri, bashkëluftëtar i Ilir Konushevcit.

    Shaip Haziri e pati dëshmorin Konushevci familjar e shokë lufte. Virtyti i besnikërisë dhe atdhedashurisë, sipas Hazirit, rrezatoi në personalitetin e heroit llapjan qysh në rini.

    “Si ri ka marrë iniciativa, ka qenë entuziast, ka qenë shok i mirë dhe i jashtëzakonshëm”, tha Haziri.

    Në luftën çlirimtare, Konushevcit iu besuan detyra të vështira.

    “Iliri ka qenë një ndër njerëzit kryesor të furnizimit, ka qenë i emëruar në kuadër të shtabit kryesor dhe ka qenë promotori kryesor për furnizimin e Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë dhe atë punë e ka bërë me shumë përpikëri”, tha Gani Nuha, bashkëluftëtar i Ilir Konushvecit.

    Heroi Konushevci u ekzekutua pikërisht në krye të detyrës, më 9 maj të 98-ës, në afërsi të Bajram Currit në territorin e Shqipërisë. Krah Konushevcit, në të shtunën kritike, u vra edhe Hazit Mala.

    Vdekja e komandos fillimisht dëshpëroi luftëtarët, por më pas kjo sakrificë, u kthye në shpresë për ta.

    “U mblodhëm në një dhomë të vogël dhe u menduam të tërhiqemi të gjithë njëherë kështu në vete me qetësi, por dikur e mblodhëm forcën me pesë gjashtë shokë dhe filluam prap ta vazhdojmë rrugën e komandantit sepse kështu na kishte udhëzuar ai”, tha Nuha.

    Të enjten, në 26 vjetorin e vrasjes së komandant “Konushevcit”, pushtetarë e opozitarë, bënë homazhe tek varrezat në Velani të Prishtinës ku heroi Ilir Konushevci prehet në paqe.

    Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu e kishte shpallur zyrtarisht Ilir Konushevcin hero të Kosovës.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Ngacmoi seksualisht një të mitur, ngrihet aktakuzë ndaj 38-vjeçarit

    Ngacmoi seksualisht një të mitur, ngrihet aktakuzë ndaj 38-vjeçarit

    Përgatiti: Arian Hajdaraj

    Mëngjesin e hershëm të 3 prillit, punëtori teknik i shkollës Abdyl Gashi, në Prizren akuzohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse 10-vjeçare. Sipas aktakuzës të cilën e ka siguruar ATV, 38 vjeçari për ta kryer veprën penale, shfrytëzoi kohën kur në klasë ishte vetëm viktima.

    “Më datë 03.04.2024, rreth orës 07:20, në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren, prek personin tjetër me qëllim seksual, në atë mënyrë që derisa i njëjti ishte në orar të punës, duke pastruar dyshemetë e ambienteve të shkollës në fjalë në të cilën edhe punon si mirëmbajtës, vëren nxënësen – viktimën e mitur nga Prizreni (e moshës 10 vjeçare), e cila kishte hyrë në klasën e saj, me ç’rast, duke qenë vetëm përballë viktimës ne fjalë, pasi që klasa ishte pa nxënës të tjerë”, thuhet në Aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

    Sipas aktit akuzues që u ngrit një muaj pas arrestimit, të cilin Prokuroria e cilëson të bazuar mirë, nxënësja e klasës së katërt, po ashtu u urdhërua që të mos flasë, çka thuhet se shkaktoi pasoja emocionale.

    I njëjti shfrytëzon momentin e volitshëm, i afrohet viktimës, e kapë me dy duart për beli dhe e ulë në prehër ku edhe e puthë viktimën në të dy faqet si dhe në qafën e saj, duke i thënë “mos i trego askujt se munden me më largu prej punës dhe më fusin në burg” duke i shkaktuar të njëjtës shqetësim serioz emocional, për çka e njëjta është larguar me të shpejtë nga klasa dhe më pas ka njoftuar mësuesen, kujdestaren e klasës së saj për ngjarjen e tillë”, thuhet më tej në Aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

    Zyra për Mbrojtje të Viktimave në Prizren e cila e përfaqëson juridikisht viktimën e mitur, gjatë të enjtes ishte e paqasshme për t’u deklaruar lidhur me rastin. Ndërsa avokatët e të akuzuarit, nuk kanë pranuar të deklarohen për siç kanë thënë, ndjeshmërinë e rastit.

    Sipas kodit penal, i pandehuri që ka kryer veprën e sulmit seksual në veçanti ndaj një personi që është i ndjeshëm për shkak të moshës, dënohet me burgim deri në 7 vjet.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Plagoset një polic gjatë shkëmbimit të zjarrit me hajdutët

    Plagoset një polic gjatë shkëmbimit të zjarrit me hajdutët

    Përgatiti: Krenare Mulliqi

    Tre persona të dyshuar për grabitës dhe dy policë shkëmbyen zjarr mes vete, kur forcat e rendit i zunë ata në vendin ku po kryhej vjedhja, pa zbardhur mëngjesi i së enjtes.

    E gjithë ngjarja ndodhi në shtëpinë e priftit të Kishës Katolike në Zllakuqan, i cili edhe e kishte lajmëruar policinë, pasi i kishte parë hajdutët.

    Polici mbi të 40-tat i cili u plagos në këmbë, u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe është jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa grabitësit kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë ende në kërkim nga forcat e rendit.
    Policia e ka cilësuar rastin si grabitje dhe tentim vrasje, ndërsa ende nuk dihet çka është vjedhur brenda shtëpisë.

    “Ende dihet saktë por pasi hetuesia e ka cilësuar edhe si grabitje do të thotë që ka pasur vjedhje por shuma nuk dihet..”, tha Fadil Gashi, zëdhëns i Policisë për Rajonin e Pejës.

    Ndryshe nga polici, prifti shpëtoi pa ndonjë lëndim.

    “Gjendja e priftit është e mirë, ai tani është duke punuar dhe duke dhënë deklarata njësive kompetente policore..”, tha Gashi.

    Ky nuk është rasti i parë i vjedhjes në këtë shtëpi. Vitin e kaluar, hajdutët i vodhën mbi 4 mijë euro.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • ​Kosova bëhet me Konsullatën e Përgjithshme në Poloni

    ​Kosova bëhet me Konsullatën e Përgjithshme në Poloni

    Konsullata e Përgjithshme e Kosovës është inauguruar sot në një ceremoni zyrtare në Varshavë të Polonisë e udhëhequr nga ambasadori Drilon Gashi.

    Shefja e diplomacisë evropiane Donika Gërvalla tha se Polonia si vend mik i Kosovës ka potencial të madh të bashkëpunimit ekonomik, shkëmbim të studentëve, ekspertëve, përvojave në proceset integruese dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

    Ministrja Gërvalla falënderoi Poloninë edhe për mbështetjen e saj të madhe për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.

    Nënsekretarja e Shtetit të Ministrisë së Jashtme polake Moscicki-Dendys tha se krijimi i Misionit të Kosovës paraqet gur-themel të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe shprehu vullnetin dhe përkushtimin për të intensifikuar marrëdhëniet bilaterale në fushat me interes të përbashkët.

    Ministrja polake vlerësoi lart ndihmën e Kosovës për Ukrainën dhe orientimin e saj perëndimor, duke ofruar mbështetjen polake në shtimin e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe ndihmën në anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe integrimin në BE.