ATV

Author: ATVLive

  • Samiti në Malin e Zi, Spajiq: Kemi pritshmëri të mëdha për Planin e rritjes

    Samiti në Malin e Zi, Spajiq: Kemi pritshmëri të mëdha për Planin e rritjes

    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian theksoi se do të vendosin një fokus të madh në të ardhmen e tregut të përbashkët rajonal dhe integrimin brenda tregut të përbashkët evropian.

    Ai theksoi se Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, para së gjithash sipas këndvështrimit tonë, përfaqëson një sinjal dhe përkushtim të qartë ndaj Bashkimit Evropian për transformimin ekonomik dhe demokratik të Ballkanit Perëndimor.

    “Sidomos për bizneset Plani i rritjes paraqet një mundësi dhe paraqet një efekt të qartë sinjalizues se rajoni do të jetë pjesë e tregut më të madh. Shpeshherë them se Mali i Zi është treg 1/2 milion, por si pjesë e tregut të vetëm është pjesë e tregut gjysmë miliardësh. Mali i Zi në qeveri është i përkushtuar fuqimisht për të rritur prosperitetin ekonomik dhe cilësinë e jetës për qytetarët tanë. Me këtë parim që drejton çdo veprim tonin, ne kemi pritshmëri të mëdha për planin e rritjes. Duke njohur fazën aktuale dhe sfidat në zhvillimin ekonomik, agjenda e reformave të Malit të Zi përgatitet me një qëllim të qartë: të përdorë stimujt e ofruar nga Lehtësia e Reformës dhe Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Kjo nënkupton zbatimin e masave të rëndësishme reformuese në fushat strategjike që synojnë përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe sigurimin e përafrimit me standardet e BE-së”, theksoi ai.

    Spajiq thekson se fokusi kryesor i këtij Plani është populli.

    “Investimi në kapitalin njerëzor është ndoshta aspekti më i rëndësishëm i agjendave të reformës, me ndikim afatgjatë dhe të qëndrueshëm. Kjo është arsyeja pse sot diskutojmë gjithashtu disa mënyra praktike në të cilat plani i rritjes mund ta bëjë jetën tonë të përditshme më të lehtë. Mjetet praktike si “Digital Ëallet”, “Critical Medical Alliance” do të na ndihmojnë të kuptojmë më gjerë kontekstin e asaj që ne mund t’u ofrojmë qytetarëve tanë përveç fuqizimit ekonomik”, tha ai.

    Kryeministri Milojko Spajiq u ka bërë thirrje të gjithëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të bashkëpunojnë drejt objektivit tonë të përbashkët që t’i hapet rrugë për përmirësimin e lehtësimit të tregtisë, integrimit rajonal, prosperitetit ekonomik si për Ballkanin Perëndimor ashtu edhe për Shtetet Anëtare të BE-së.

  • Escobar e kreu detyrën, Hovenier ia dedikon një shkrim lamtumirës

    Escobar e kreu detyrën, Hovenier ia dedikon një shkrim lamtumirës

    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i ka kushtuar një postim lamtumirës emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili po përfundon detyrën e tij dhe do të marrë një angazhim të ri në diplomacinë amerikane.

    Hovenier ka thënë se ka qenë i nderuar që të punojë me Escobar për të avancuar qëllimet e SHBA-së në Kosovë dhë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

    “Ndërsa miku dhe kolegu im Gabriel Escobar përfundon detyrën e tij si Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, i uroj atij sukses në detyrën e tij të radhës. Unë kam qenë i nderuar të punoj me të për të avancuar qëllimet e SHBA-së në Kosovë dhe në Dialogun e BE-së. Falenderoj për përkushtimin e tij të palodhshëm në avancimin e vizionit tonë për një Kosovë të sigurt, të begatë dhe demokratike dhe rajon të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Hovenier.

  • Zjarr në një ndërtesë në Dusseldorf, tre të vdekur e shumë të lënduar

    Zjarr në një ndërtesë në Dusseldorf, tre të vdekur e shumë të lënduar

    Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë të lënduar rëndë, si pasojë e një zjarri që shpërtheu të enjten në një ndërtesë banimi në Gjermaninë perëndimore.

    Autoritetet kanë bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur gjatë natës në një kioskë e cila ishte pjesë e ndërtesës në Dusseldorf. Zjarri sipas tyre është përhapur në hyrje dhe deri në katin e dytë të ndërtesës, raporton AP.

    Zjarrfikësit kanë përdorur shkallët për të shpëtuar shumë njerëz nga ballkonet e banesave të tyre.

    Gjashtëmbëdhjetë njerëz janë dërguar në spitale, kanë bërë të ditur zyrtarë të zjarrfikësve.

    Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, sipas policisë.

  • “Nuk jam pishman”, del dëshmia e vrasësit të policit në Fier

    “Nuk jam pishman”, del dëshmia e vrasësit të policit në Fier

    Dëshmia e Azgan Mërnicës është zbardhur një ditë pas dorëzimit të tij në polici.

    Sipas medieve lokale ai tha në polici se kanë pasur konflikt momental ku janë përplasur me njëri tjetrin fizikisht.

    “Patëm konflikt, më shau e shava, nxorëm armët të dy e qëllova i pari, nuk jam bërë pishman për atë që bëra”, mësohet të ketë thënë autori.

    Pas dy ditësh në arrati, 23-vjeçari, autori i vrasjes së Novruz Cenalia u dorëzua në polici një natë më parë, pas negociatave me familjarët.

  • Kuvendi s’arrin t’i kalojë dy marrëveshje ndërkombëtare edhe pse deputetët e PDK-së votuan pro

    Kuvendi s’arrin t’i kalojë dy marrëveshje ndërkombëtare edhe pse deputetët e PDK-së votuan pro

    Kuvendi i Kosovës s’ka arritur ta votojë as sot Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.

    Pro kësaj marrëveshje ishin 77 deputetë, derisa kundër votuan 10. Pro kësaj marrëveshje votuan edhe deputetët e PDK-së, që deri tash nuk kishin marrë pjesë në votimet për marrëveshjet ndërkombëtare, por as votat e tyre nuk kryen punë

    “Vetëm 77 vota për këtë marrëveshje, 10 kundër, rrëzohet kjo marrëveshje”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

    Njëjtë ka ndodhur edhe me Projektligjin për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

    Pro kësaj marrëveshje votuan 75 deputetë, e kundër 13. Për këtë marrëveshje votuan vetëm disa deputetë të PDK-së.

  • Foto e liderëve në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, Kurti krah Ramës

    Foto e liderëve në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, Kurti krah Ramës

    Liderët e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues nga BE-ja e ShBA-ja u bënë bashkë sot në Kotor për të diskutuar Planin e Rritjes.

    Nën logon “Një rajon, një vizion”, liderët bënë edhe një fotografi familjare, ku kryeministri i vendit, Albin Kurti ishte krah homologut të tij shqiptar, Edi Rama.

    Ndërsa, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ishte krah kryeministrit Milojko Spajiq dhe kryeministrit teknik të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

    Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në katër shtylla, atë të rritjes së integrimit ekonomik me Tregun Unik të BE-së, rritjes së integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, përshpëjtimin e reformave themelore dhe rritjes së ndihmës financiare.

  • Zotimi për dërgimin e draftit të Asociacionit në Kushtetuese: Dorëzimi të ndodhte para mbledhjes së KiE

    Zotimi për dërgimin e draftit të Asociacionit në Kushtetuese: Dorëzimi të ndodhte para mbledhjes së KiE

    Kosova ende s’i ka bërë hapat e prekshëm drejt formimit të Asociacionit, pavarësisht letrës që sot i nisi kryediplomatja Donika Gërvalla, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, thotë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë

    “QUINT-i dhe të tjerët në vazhdimësi kanë theksuar se nga Kosova pritet që të ndërmarrë hapa të prekshëm për themelimin e Asociacionit, në mënyrë që të arrijë shumicën e nevojshme për dy të treta në Komitetin e Ministrave, që aplikimi për anëtarësim të jetë i suksesshëm”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.

    Sipas Gjermanisë, dorëzimi i draft-statutit para mbledhjes do të kishte nënkuptuar një “hap të prekshëm”. Ambasada na e rikujtoi deklaratën e Jorn Rohde se “Kosova tani duhet ta bëjë pjesën e rëndë”.

    Ndryshe, Donika Gërvalla-Schwarz, ministrja e Punëve të Jashtme, i ka shkruar letër Këshillit të Evropës, dhe e ka njoftuar se Kosova po përgatit një draft-statut për themelimin e “një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë”.

    “Letra përmban zotimin që qeveria e Republikës së Kosovës do të përgatisë një draft për krijimi e një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili përmbush detyrimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serbe të Republikës së Kosovës, por njëkohësisht respekton në tërësi dhe në secilin detaj të tij Kushtetutën dhe të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës si dhe njëkohësisht edhe parimet e Këshillit të Evropës”, thuhet në njoftimin e ministres të bërë kë mëngjes në Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

    Sipas Gërvallës, ky draft-statut, plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serb dhe njëkohësisht respekton Kushtetutën e Kosovës dhe parimet e Këshillit të Evropës.

    “Drafti siguron jo vetëm respektimin e plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, por në të njëjtën kohë pamundëson ndërhyrjet e palejueshme nga jashtë, si në komunat e Kosovës, ashtu edhe në të gjithë vendin”, shkruan tutje ajo, transmeton Gazeta Sinjali.

    Pjesa nga letra e kryediplomates Donika Gërvalla-Schwarz drejtuar KiE:

    Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft Statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (në kuadër të obligimeve të parapara në nenet 7 dhe 10), të frymëzuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, i cili do t’i dorëzohet Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të majit 2024”, shkruan në letrën e kryediplomates kosovare.

    Duke marrë parasysh këto hapa konkretë dhe të prekshëm të ndërmarrë nga Kosova, presim që Komiteti i Ministrave të ketë arsye shtesë për ta ftuar Kosovën që të bëhet shteti i 47-të anëtar i Këshillit të Evropës.

    Ne ju falënderojmë për bashkëpunimin tuaj ndërsa presim ta përmirësojmë bashkëpunimin tonë përmes anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës.

  • S’kalon marrëveshja për burgjet me Danimarkën, dështon ratifikimi në Kuvend

    S’kalon marrëveshja për burgjet me Danimarkën, dështon ratifikimi në Kuvend

    Kuvendi i Kosovës s’ka arritur ta votojë as sot Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, raporton Ekonomia Online.

    Pro kësaj marrëveshje ishin 77 deputetë, derisa kundër votuan 10. Pro kësaj marrëveshje votuan edhe deputetët e PDK-së, që deri tash nuk kishin marrë pjesë në votimet për marrëveshjet ndërkombëtare, por as votat e tyre nuk kryen punë.

    “Vetëm 77 vota për këtë marrëveshje, 10 kundër, rrëzohet kjo marrëveshje”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

    Njëjtë ka ndodhur edhe me Projektligjin për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

    Pro kësaj marrëveshje votuan 75 deputetë, e kundër 13. Për këtë marrëveshje votuan vetëm disa deputetë të PDK-së.

  • Kurti: Serbia të dorëzojë në Kosovë terroristin Radoiçiq

    Kurti: Serbia të dorëzojë në Kosovë terroristin Radoiçiq

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga Samiti i liderëve që po mbahet në Mal të Zi ka kërkuar nga Serbia që të dorëzojë në Kosovë, terroristin Milan Radoiçiq dhe grupin e tij kriminal që vran rreshterin policor Afrim Bunjakun më 24 shtator.

    Ai tha se marrëdhëniet e mira anë rajon janë të domosdoshme. Kurti në panelin e diskutimit të Samitit që po mbahet në Kotorr “Situata aktuale dhe planet e së ardhmes – Plani i ri i rritjes”, theksoi se për Kosovën ky plan paraqet mundësi unike për të quar reformat e përpara. Ai foli edhe për luftën në Ukrainë, e cila sipas tij ka sjellë shkatërrime në Ukrainë dhe ka shkruar kriza në Evropë.

    “41 vjet më parë në Kotorr ishte xhaxhai im i burgosur politikisht për 3 muaj. Ai vjen nga një fshat Sukobin, që është në komunën e Ulqinit, në kufi me Shqipërinë. 25 vjet më parë unë u bëra i burgosur politik dhe më vonë i burgosur i luftës. Ishte koha kur regjimi i Millosheviqit po ushtronte gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe në Mal të Zi ne patëm një mik, sepse refugjatët shqiptarë që i shpëtuan masakrës, projektit serb për shfarosjen e tyre, gjetën strehë në Malin e Zi ku hasën mikpritjen banorëve vendas. Tani jam përsëri në Kotorr pas disa vjetësh të konferencave të ndryshme si kryeministër i Kosovës për herë të parë dhe në të njëjtën kohë jam shumë i lumtur që axha im është i lirë dhe i shëndoshë në Sukobin”, tha Kurti.

  • Konjufca: Shteti i Serbisë përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit

    Konjufca: Shteti i Serbisë përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit

    Sot bëhen 25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit. Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti.

    Kuvendi i Kosovës sot ka nderuar me një minutë heshtje Ukshin Hotin.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se shteti i Serbisë është përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit. Ai ka kërkuar që për rastin e Ukshin Hotit të merret drejtësia vendore dhe ndërkombëtare.