ATV

Author: ATVLive

  • Protestohet para komunës së Prishtinës për planin e lagjes “Kalabria”

    Protestohet para komunës së Prishtinës për planin e lagjes “Kalabria”

    Disa banorë të lagjes Kalabria në Prishtinë kanë protestuar para objektit të komunës pas pakënaqësive të shfaqura ditë më parë rreth planit rregullues për “Kalabrinë”.

    Gëzim Sveçla, asamblist i LVV-së ka folur para protestuesve duke thënë se kryetari Rama erdhi pa material.

    Ndryshe në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, e cila është mbajtur të enjten, u vendos që të mos hyjë në rend të ditës plani rregullues për “Kalabrinë”, me gjithë përpjekjen e kryetarit Përparim Rama që këtë pikë ta fusë në rend dite vetëm një ditë para mbajtjes së seancës së Kuvendit Komunal.

    Përpjekja e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, që ta fusë në rend dite vetëm një ditë para seancës planin rregullues të lagjes “Kalabria” është quajtur kontrabandë nga opozita.

    Megjithatë, në Komitetin për Politikë dhe Financa këshilltarët komunalë të Vetëvendosjes, PDK-së dhe kryesuesi i pavarur, Fehmi Kupina, të enjten votuan kundër futjes se kësaj pike në rend dite. Arsye u tha se është mungesa e materialit.

  • ​Rusia akuzon inteligjencën ukrainase për përfshirje në sulmin terrorist të 22 prillit

    ​Rusia akuzon inteligjencën ukrainase për përfshirje në sulmin terrorist të 22 prillit

    Kreu i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse, Aleksandr Bortnikov akuzoi të premten Ukrainën për përfshirje të drejtpërdrejtë në sulmin terrorist të 22 prillit në sallën e koncerteve Crocus City në rajonin e Moskës.

    “Hetimi është duke u zhvilluar, por tashmë është e sigurt të thuhet se inteligjenca ushtarake e Ukrainës është e përfshirë drejtpërdrejt në këtë sulm”, tha Bortnikov në një takim të krerëve të agjencive të sigurisë dhe shërbimeve speciale të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura.

    Bortnikov theksoi se të gjitha rrethanat e krimit do të vërtetohen dhe të gjitha palët fajtore do të dënohen.

    Më 22 mars, persona të armatosur hynë në sallën e qytetit të Crocus në Krasnogorsk, Rajoni i Moskës, dhe gjuajtën plumba rastësisht mbi njerëzit e pafajshëm, duke vrarë të paktën 144 dhe duke plagosur më shumë se 382. Rusia ka akuzuar katër persona për përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë në sulm.

    Sipas hetuesve, pas kryerjes së krimit, të dyshuarit ishin nisur drejt Ukrainës, ku shpresonin të gjenin strehë dhe t’i shmangeshin drejtësisë. /AA/

  • ​Mes emocionesh, Kuç zbulon arsyet e largimit nga Ballkani dhe klubin e tij të ri

    ​Mes emocionesh, Kuç zbulon arsyet e largimit nga Ballkani dhe klubin e tij të ri

    Pas gjashtë viteve te Ballkani, Edvin Kuç ka vendosur t’i ndajë rrugët me kampionin e trefishtë të Kosovës në futboll. Një vendim të tillë Kuç e ka cilësuar tejet të vështirë.

    Duke folur për KosovaPress, Kuç ka deklaruar se po përballet me emocione të forta sepse ishin gjashtë vite të mrekullueshme në futbollin kosovar.

    “Ishte moment shumë i vështirë, nuk munda të durojë dhe të luftojë me emocionin, normalisht gjashtë vite këtu më të gjitha këto momente të mira dhe të vështira që i kam kaluar, normal që gjashtë vite nuk është pak dhe jam lidhur shumë me këtë qytet, me këta njerëz dhe më ka kanë ndihmuar shumë dhe më kanë pritur që nga dita e parë dhe jam ndjerë si në shtëpinë time, jo vetëm mua po edhe familjen time”, theksoi Kuç.

    Sa i përket arsyeve të largimit, Kuç ka theksuar se vlerësoi se ishte koha e duhur për të ndryshuar ambient dhe për të provuar diçka të re. Kjo edhe për shkak të moshës që ka.

    Kuç: Është koha për të provuar diçka të re

    “Unë jam 30 vjeçar dhe kam menduar shumë gjatë çfarë të bëj sepse kur ke disa vite në futboll edhe koha nuk të pret. Normal tani kam menduar se kam dëshirë të shkoj si kampion, si fitues i të gjitha këtyre trofeve dhe mendoj që ka ardhur momenti për të provuar diçka tjetër, për një aventurë të re. Normal, mosha që kam, duhet të mendojë edhe për ekzistencën edhe sepse kur je njeri familjar, duhet të mendosh edhe për familjen”, shtoi Kuç.

    Klubi i ri tashmë është zgjedhur nga reprezentuesi malazez. Kuç do të shkojë në Azerbajxhan tek Neftchi Baku

    “Me shumë mundësi në Azerbajgjan, tek Neftchi Baku. Ata kishin shprehur interesim edhe në janar, tani me klubin vendosëm që qëndrojë deri në verë sepse kishim pak mungesa të lojtarëve dhe tani ka përfunduar kontrata dhe shkoj atje si lojtar i lirë”, theksoi Kuç.

  • Në sesion privat vazhdon dëshminë dëshmitari i 66-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët

    Në sesion privat vazhdon dëshminë dëshmitari i 66-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon marrja e dëshmisë së dëshmitarit të 66-të të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) i cili mbanë kodin W04230 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Ky dëshmitar është me masa mbrojtëse dhe është duke dëshmuar për herë të parë lidhur me këtë rast. Pra, dëshmia e tij është duke u marrë viva—voce që i bie që ai s’ka dëshmuar gojarisht më herët.

    Përpara kësaj, kryetari i trupit gjykues Charles Smith III pyeti avokatin e Thacit, Luka Mishetiq nëse dëshironte t’i bënte disa parashtrime në këtë mëngjes. Ndërsa, ai pohoi dhe kërkoi për këtë gjë seancë privat e që seanca nuk u hap deri më tani për publikun.

    Ky dëshmitar e filloi dëshminë e tij ditën e djeshme dhe pritet që të zgjasë në total rreth tetë orë.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

  • Haradinaj: E vërteta dhe drejtësia do të jenë më të plota kur të pranohet se edhe në Kosovë pati gjenocid

    Haradinaj: E vërteta dhe drejtësia do të jenë më të plota kur të pranohet se edhe në Kosovë pati gjenocid

    Pa një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, për krimet e gjenocidin në Kosovë, e vërteta dhe drejtësia për mijëra viktima, mbeten përgjysmë.

    Kështu ka thënë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj vetëm një ditë pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën, sipas së cilës 11 Korriku shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

    Sipas Haradinajt, rezoluta e OKB-së për Srebrenicën, është një hap i madh i pranimit të së vërtetës për mizoritë serbe në Bosnje, që duhet përshëndetur.

    “Autorët e krimit e gjenocidit, të kudondodhur, duhet ta marrin dënimin. Varrezat masive, masakrat, ekzekutimet e mijëra qytetarëve, dhunimet dhe përndjekja e një milion shqiptarëve nga shtëpitë e tyre, s’mund të kenë emër tjetër përpos gjenocid”, ka thënë Haradianj, sipas të cilit r vërteta dhe drejtësia do të jenë më të plota, atëherë kur të pranohet se edhe në Kosovë pati gjenocid.

  • Rizvanolli: Mbi 100 milionë euro, fitimi në ndërmarrjet publike gjatë vitit 2022

    Rizvanolli: Mbi 100 milionë euro, fitimi në ndërmarrjet publike gjatë vitit 2022

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se 101,41 milionë euro është fitimi në ndërmarrjet publike qendrore të Kosovës në vitin 2022

    Rizvanolli ka thënë se në mbledhjen e fundit të Qeverisë kanë miratuar raportin vjetor të performancës së ndërmarreve publike për vitin 2022.

    “ 17 ndërmarrjet publike të cilat i raportojnë Ministrisë së Ekonomisë kanë mbyllur vitin 2022 me 101,41 milionë euro fitim, rritje domethënëse në krahasim me fitimin prej 21.3 milionë në vitin paraprak. Kjo përkundër faktit që subvencionet janë ulur në 12 milionë nga 22.2 milionë sa kanë qenë në vitin 2021. Dita ditës, fitimi i ndërmarrjeve tona publike po rritet, performanca e tyre po përforcohet e shërbimet e tyre po përmirësohen!”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.

  • Osmani: Miqësitë e përhershme që Rugova ndërtoi, duhet të jenë vizioni ynë i vazhdueshëm

    Osmani: Miqësitë e përhershme që Rugova ndërtoi, duhet të jenë vizioni ynë i vazhdueshëm

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në 24 maj, që njihet si Dita e Presidentit ka kujtuar ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

    Osmani ka thënë kjo ditë na kujton vizionin shtetformues të Presidentit Rugova dhe miqësitë e përhershme qe ai i ndërtoi. Ajo ka thënë se ky duhet të jetë vizion i vazhdueshëm i Kosovës, pavarësisht sfidave që u dalin në rrugë.

    “Sot është 24 Maji- Dita e Presidentit, e themeluar nga Presidenti Historik Ibrahim Rugova, ditë e simbolikës shtetërore në Republikën tonë, që na kujton vizionin shtetformues të Presidentit Rugova dhe miqësitë e përhershme qe ai i ndërtoi. Le të jetë ky vizion i yni i vazhdueshëm, pavarësisht sfidave që na dalin përgjatë kësaj rruge”, shkruan Osmani.

  • Policia arreston personin që kishte kërcënuar Përparim Ramën

    Policia arreston personin që kishte kërcënuar Përparim Ramën

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ka kanosur Kryetarin dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

    Sipas raportit 24 orësh, rasti ka ndodhur gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje në kryeqytet.

    “KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR Komuna e Prishtinë 08.05.2024 – 15:00. Më 23.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të KK Prishtinë (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal).

    I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

  • Bosnja paralajmëron notë proteste për vendet që votuan kundër rezolutës

    Bosnja paralajmëron notë proteste për vendet që votuan kundër rezolutës

    Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, tha se nesër vendi i tij do t’iu dërgojë notë proteste të gjitha vendeve që votuan kundër rezolutës që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

    Rezoluta në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork u miratua sot me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime.

    Konakoviq vlerësoi se po përpiqen të minimizojnë numrin e vendeve që votuan “për”, por theksoi se vetëm 19 vende votuan “kundër”, por “për ne ishte e rëndësishme që rezultati të ishte pozitiv”. Raporti është 4:1 për ata që janë në anën e së vërtetës”, tha ai.

    “Ne besojmë se (ata që votuan kundër) janë në krah të autorëve të krimeve të luftës dhe nuk respektojnë vendimet e gjykatave ndërkombëtare. Ky është detyrimi ynë njerëzor”, ka thënë Konakoviq.

    “Ne pritet të kemi një qëndrim të unifikuar në BeH me ata për të cilët miratohet rezoluta”, se votimi i rezolutës “nuk është një fitore apo një lojë, por një luftë për të pozicionuar të vërtetën ashtu siç e meriton. Për ne është shumë e rëndësishme që sot nuk dëgjuam asnjë që foli kundër fakteve përveç (presidentit serb Aleksandar) Vuçiq dhe se fakti i rëndësishëm është se i gjithë rajoni, përveç Serbisë, ishte në anën e duhur”, tha ai.

    Konakoviq e quajti të pakuptimtë deklaratën e presidentit të Republikës Serbe Milorad Dodik për një “ndarje paqësore” në BeH dhe tha se “institucionet do t’i përgjigjen në mënyrë efektive të gjithë atyre që punojnë për destabilizim.”

    Projekt-rezoluta dënon pa rezerva veprimet që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, duke përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë. Ajo gjithashtu thekson rëndësinë e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të viktimave të mbetura të gjenocidit në Srebrenicë dhe varrimit të tyre dinjitoz, dhe bën thirrje për vazhdimin e ndjekjes penale të autorëve të gjenocidit në Srebrenicë.

    Projekt-rezoluta i kërkon Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara të krijojë një program informacioni të titulluar “Gjenocidi në Srebrenicë dhe Kombet e Bashkuara” për të filluar përgatitjet për 30-vjetorin e përkujtimit në 2025 dhe më tej i kërkon Sekretarit të Përgjithshëm t’u dërgojë një rezolutë të gjithë anëtarëve shteteve, organizatave të sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të shoqërisë civile, thuhet në projekt-rezolutën.

    Në preambulën e tekstit thuhet se “përgjegjësia penale sipas ligjit ndërkombëtar për krimin e gjenocidit është e individualizuar dhe nuk mund t’i atribuohet asnjë grupi apo komuniteti etnik, fetar apo tjetër në tërësi”.

    Pro projekt-rezolutës, ndër tjera, votuan Shqipëria, Australia, Austria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Sllovenia. Kundër, ndër të tjera, votuan Serbia, Siria, Kina, Rusia, Bjellorusia, Hungaria, Dominika, Kuba.

  • Sot mbahet seanca e rigjykimit për vrasjen e Marigona Osmanit

    Sot mbahet seanca e rigjykimit për vrasjen e Marigona Osmanit

    Sot do të mbahet seanca e rigjykimit për vrasjen e Marigona Osmanit.

    Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, është shtyrë për sot me kërkesë të mbrojtësve të tyre.

    Trupi gjykues ka planifikuar që nga ora 10:00 të fillojë seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të akuzuarve.