ATV

Author: ATVLive

  • Kurti takohet me ministrin e Tregtisë së Turqisë, flasin për marrëdhëniet e përbashkëta ekonomike

    Kurti takohet me ministrin e Tregtisë së Turqisë, flasin për marrëdhëniet e përbashkëta ekonomike

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Turqi është mirëpritur nga ministri turk i Tregtisë, Ömer Bolat.

    Gjatë takimit, Kurti dhe Bolat kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe ekonomike dhe tregtare dhe u trajtuan mundësitë dhe hapat e mundshëm përpara për thellimin e më tejmë të tyre dhe rritjen e investimeve të dyanshme.

    “Forumi Ekonomik që po mbahet sot në Stamboll dhe nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët për Themelimin e Komisionit të Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar (JETCO), nesër në Ankara ndërmjet ministrit Bolat dhe ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, janë disa prej hapave konkretë në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

    Kryeministri Kurti, që ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, Shefi i Stafit, Luan Dalipi, dhe zëvendësministri i Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Mentor Arifaj, falënderoi ministrin Bolat dhe shtetin turk për mikpritjen përgjatë gjithë vizitës së tij dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës që ka përshkruar etapa të ndryshme, nga çlirimi deri te shpallja e pavarësisë dhe rritjen e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

    Në Stamboll sot po mbahet Forumi i parë Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

    Krahas kryeministrit Kurti, aty po marrin pjesë edhe përfaqësues të tjerë nga kabineti qeveritar, në mesin e tyre, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani dhe zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku.

  • KDI ndan çmimet për anëtarët e kuvendeve komunale me performancën më të mirë, çmimet kryesore i fiton Gjilani

    KDI ndan çmimet për anëtarët e kuvendeve komunale me performancën më të mirë, çmimet kryesore i fiton Gjilani

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me DEMOS ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për anëtarët e kuvendit komunal me performancën më të mirë në rolin përfaqësues, legjislativ dhe mbikëqyrës, të komunës së Gjilanit, Prizrenit, Malishevës, Istogut, Kllokotit dhe Rahovecit, raporton EO.

    Çmimet për asambleistët e komunave u ndanë si çmimi “Anëtari i kuvendit komunal më aktiv”, çmimi “Anëtarja e kuvendit komunal më aktive” si dhe çmimi “Anëtari i ri i kuvendit komunal më aktiv”.

    Gentrit Murselin nga komuna e Gjilanit, fitoi çmimin si “Anëtari më aktiv i kuvendit komunal” nga gjashtë komunat monitoruese.

    Gresa Avdiu, nga komuna e Gjilanit, fitoi çmimin si “Anëtarja e kuvendit komunal më aktive” nga gjashtë komunat monitoruese.

    Besnik Shala, nga komuna e Gjilanit ka marrë çmimin si “Anëtari më aktiv me mandat të parë në Kuvendim Komunal”, nga gjashtë komunat monitoruese.

    Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Avdula Djesevic, tha se kjo ministri është duke bëtë gjithçka për të përmirësuar qeverisjen komunale dhe së është në interes të Kosovës për të përmirësuar administratën vendore.

    “Ministria si institucion është përgjegjës për pasqyrimin e performacës së komunave. Ministria është duke bëtë gjithçka për të përmirësua qeverisjen komunale, është interes i Kosovës për të përmirësuar administratën në Kosovë dhe ka nevojë për shumë punë. Duhet të përfshihemi në shërbimet e komunave pa dallim. Suksesi i komunave varet nga zhvillimi i anëtarëve të komunave, e vlerësoj aktivitetin e DEMOS dhe KDI, puna e tyre ka ndikuar në rritjen e punës së anëtarëve të komunave në mandatin e tyre”, tha ai.

    Ambasadori i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomás Szunyog, tha se roli i anëtarëve të kuvendeve komunale është rol thelbësor për përfaqësimin e interesit të qytetarëve.

    “Përpjekja e juaj e përbashkët ka qenë instrumentale për rezultate që po i festojmë sot. Në procese vendimmarrëse ju luani rol thelbësor për përfaqësimin e interesit të qytetarëve. Ju luani rol krucial në monitorim e efiçiencës së shërbimeve, progresin e projekteve kapitale dhe efikasitetin e programeve komunale. Përkushtimi juaja për të shërbyer komuniteteve dhe për të mbajtur vlera demokratike është i shkëlqyeshëm, kontributet tuaja janë vitalë në avancimin dhe zhvillimin e prosperitetit të Kosovës. Mirënjohja shkon edhe për qeverinë dhe MAPL. BE-ja është e gatshme që të ju ndihmojë për të siguruar qeverisë efektive”, ka thënë ai.

    Jürg Sprecher, ambasador i Zvicrës në Kosovë, ka thënë se Demokracia lulëzon kur qytetarët në mënyrë aktive përfshihen në mirëqenien e komuniteteve dhe marrin përgjegjësi.

    “Dedikim juaj drejt komuniteteve dhe përkushtimi juaja i palëkundur drejt shërbimeve publike është shumë i rëndësishëm. Demokracia lulëzon kur qytetarët në mënyrë aktive përfshihen në mirëqenien e komuniteteve dhe marrin përgjegjësi. Në këtë rrugë që e ngrit jetën e demokracisë është thelbësorë që ta mbajmë me vete shpirtin e demokracisë. Vendimet duhet të merren sa më afër njerëzve. Kjo qasje e vendimmarrjes, decentralizmit është thelbi i demokracisë zvicerane. Përfshirja jonë në Kosovë është bërë në këtë parim. Me shumë së një dekadë i kemi mbështetur komunat e Kosovës për të krijuar institucione funksionale. Ju jeni më së afërmi me qytetarët, mund t’i identifikoni shqetësimet dhe interesat dhe mund t’i përfshini në politika. Kjo jo vetëm që dërgon në rrugë të mira por forcon edhe komunitetin. Duke bëtë këtë ju kontribuoni për të ndërtuar një komunitet dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta”, ka thënë ai.

    e ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se anëtaret e kuvendeve komunale kanë siguruar që iniciativat që ndërmerren nga komunat të jenë në linjë me nevojat e qytetarëve.

    “Si anëtarë të kuvendeve komunale ju shërbeni si kujdestarë të interesit të komuniteteve përmes përpjekjeve tuaja. Keni siguruar që iniciativat janë në linjë me nevojat e qytetarëve. Jemi të lumtur dhe të impresionuar nga përformanca e dhënë nga anëtarët e kuvendeve komunale. Vlerësimi i rregullt drejt progresit është fondamental për ta pasur një qeverisje efektive. Duke nxitur dialogun e hapur dhe bashkëpunimin e hapur, keni siguruar që iniciativa lokale reflekton e aspirojnë dhe prioritet e njerëzve më të cilët ju merreni”, ka thënë ai.

    Në këtë ngjarje u bë edhe shfaqja e video dokumentarit të shkurtër për anëtarët e KK-ve, prodhuar nga DEMOS.

    Naim Cahanaj nga KDI, ka thënë se qëllimi i këtij raporti është rritja e llogaridhënies dhe nxitja ë një përformance më të mirë të anëtarëve të kuvendeve komunale.

    “I kemi pasur tri kategori që janë vlerësuar; anëtare e kuvendeve komunale, roli përfaqësues, roli legjislativ dhe roli mbikëqyrës”, ka thënë ai.

    Po ashtu çmimet si “Anëtari i kuvendit komunal më aktiv”, çmimet si “Anëtarja e kuvendit komunal më aktive” si dhe çmimet si “Anëtari më aktiv me mandate të parë në Kuvendim Komunal”, u ndanë për 14 anëtarë të kuvendeve komunale nga këto gjashtë komuna.

  • Kosova vlerësohet si vendi më transparent, sanksionet e BE-së shihen të dëmshme edhe për sektorin energjetik

    Kosova vlerësohet si vendi më transparent, sanksionet e BE-së shihen të dëmshme edhe për sektorin energjetik

    Raporti Implementues i Kosovës për vitin 2023, ishte temë diskutimi ndërmjet Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti dhe drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowski, raporton EO.

    Gjatë këtij takimi Artur Lorkowski, prezantoi planin e Kosovës “drejt rrugës evropiane sa i përket energjisë elektrike”.

    “Është një mundësi e shkëlqyer për ne që të diskutojmë se çfarë është përpara nesh, cilat janë sfidat me të cilat po përballemi dhe cilat janë planet për të ardhmen. Kosova është vendi me përformancë më të mirë kur bëhet fjalë për transparencë. 60 për qind e punës është bërë, kemi edhe 40 për qind që na presin për tu bërë. Ne jemi sigurt që do të kemi progres vitin e ardhshëm për 40 për qind. Tek integrimi i tregut dhe krijimi i tregut për arsye të qarta duhet fokusuar tek energjia elektrike dhe ju mund të shihni se shume është arritur me këtë”.

    “Është i vendosur në vende të duhur funksionon mirë rregullorja pjesërisht është rregulluar. Ajo çfarë dua të theksoj se është e rëndësishme të komentitet sërish progresi i arritur kur behet fjalë themelimi i tregut në Kosovë. Kjo ka ndodhur në mënyrë te suksesshme në vitin 2024 por dua të theksoj edhe rolin dhe kontributin në ketë proces që ka ofruar rregullatori, që ka bërë një punë kritike nga ana e tyre. Ne shpresojmë që procesi adekuat për të realizuar këtë brenda afatit kohor te dakorduar me Qeverinë e Kosovës dhe presim që kjo do të ndodh së shpejti”, tha ai.

    “Kur është fjala për çështjet që kanë të bëjnë më shumë me perspektiven rajonale. Ne ende shohim mos ndarjen e kapaciteteve për projektin KOS. Shpresojmë që projekti KOS të jete me se i ndërlidhur me Serbinë dhe kjo është çështja e cila ka ndikim negativ në formulimin e çmimeve për Kosovën dhe me gjerë për rajonin dhe kjo është çështja që ne po trajtojmë edhe përmes nisjes së procedurave dhe shpresojmë se kjo procedurë do të lehtësojë diskutimin e çështjes e cila do te çonte ne alokimin e suksesshëm të kapaciteteve të projektit KOS për te ndërlidhur zonat e ofertave në Serbi dhe Kosove përfundimisht”.

    Ndërsa Kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala, shprehu gatishmërinë dhe interesin që të shtojnë bashkëpunimin në mënyrë që t’i tejkalojnë sfidat e këtij sektori.

    “Na duhet ende mbështetja juaj që ne duhet ta kemi një bashkëpunim sepse ne e kemi të bllokuar nga Serbia. Si do të vazhdojnë bashkëpunimi me të nevojshëm për ne nëse veç jemi ne sanksione. Nëse nuk na ndihmoni, nëse nuk gjejmë rruge te përbashkët të zhbllokohet fondet e BE-së dhe të rriten fondet. Definitivisht ne nuk kemi me pas kondicion socio-ekonomik qe të përcjellim këto agjenda, në këtë relacion do të thotë kërkojmë mirëkuptim pse jo edhe eksperiencë se si të zgjedhim çështjen liberalizimit të tregut”, u shpreh Shala.

    Ndërsa deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se fondet e BE-së sa i përket energjisë nuk janë ndaluar.

    “Dy qartësime. Kryetari Shala ju ka përmendura sanksione e BE-së. Kosova është ne disa sanksione por po zyra e BE sa i përket planit të energjisë elektrike parat nuk janë ndaluar”, tha ajo.

  • Fillon testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

    Fillon testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

    Ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës.

    Lajmin e kanë bërë të ditur nga SHSKUK, të cilët kanë njoftuar se testimet po kryhen në tërë Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

    Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës, Dr. Lindita Kajtazi, kanë parë nga afër punën që po bëhet nga stafi mjekësor për të kryer ekzaminimet e këtyre pjestarëve të Policisë.

    ShSKUK, më herët ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, për të ofruar kontrolle sistematike të policëve të Kosovës dhe po ashtu, kontrolle për rekrutët rinj të Policisë së Kosovës

  • ​Kosova e gatshme për sfidën me Norvegjinë

    ​Kosova e gatshme për sfidën me Norvegjinë

    Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur paraditen e sotme seancën e fundit stërvitore para udhëtimit në Oslo, ku të mërkurën do të luajë miqësoren me Norvegjinë. Edhe në stërvitjen e sotme përzgjedhësi Franco Foda ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët e grumbulluar, derisa për shkak të një shqetësimi të vogël muskular, Elbasan Rashani ka stërvitur i diferencuar nga grupi. Në seancën e sotme e cila nuk ka qenë aq e ngarkuar për shkak të udhëtimit, krahas ushtrimeve fizike dhe lojës me top, Foda një pjesë të konsiderueshme ia ka kushtuar skemave të ndryshme të lojës, me të cilat synon t’i kundërvihet suksesshëm Norvegjisë. Pas stërvitjes Vedat Muriqi dhe Valon Berisha ndanë opinionet e tyre për punën e bërë gjatë pesë ditëve të këtij grumbullimi si dhe për pritjet që kanë për miqësoren në Oslo.

    Vedat Muriqi: “Si zakonisht e kemi filluar kampin me intensitet të lartë të stërvitjeve siç e dëshiron trajneri. Sot e patëm anën taktike dhe tani i dimë dobësitë e Norvegjisë dhe jemi të gatshëm ta përballojmë këtë sfidë. Ata kanë lojtarë superyje botërore, por nëse bazohemi te Haaland edhe ne kemi kapitenin tonë që e ka fituar Serinë A, ka luajtur në Ligën e Kampionëve, kështu që nuk besoj se Haaland do ta ketë të lehtë kundër nesh dhe sidomos Amirit. Futbolli nuk është vetëm me lojtar individ, por individët mund të jenë çelësi i fitores, por në këtë aspekt mendoj se Norvegjia përveç individëve nëse dëshiron të na mposhtë duhet të jetë kompakte. Mendoj se ne jemi më të fortë kolektivisht, derisa në aspektin individual duhet të jemi të sinqertë sepse nuk mund të krahasohemi. Besoj që në stadium do të jetë një numër i madh i kosovarëve që jetojnë në Norvegji. Atje është edhe familja e Valon Berishës dhe të gjithë janë të mirëseardhur. Edhe pse është vetëm miqësore ne shkojmë për fitore”.

    Valon Berisha: “Po, jemi të gatshëm. Kemi pasur disa ditë të forta të stërvitjeve, sot ka qenë më shumë seancë taktike. Trajneri na ka organizuar mirë dhe jemi përgatitur mirë. Ushtrimet kanë qenë intensive, pasi kemi pasur nevojë, sepse disa lojtarë kanë pasur pauzë 10 ditore para se të grumbullohemi këtu. Është një ndeshje e veçantë, sepse familja ime jeton atje, atje jam rritur dhe i kam marrë hapat e parë në futboll. Ata më kanë vlerësuar shumë dhe më kanë dhënë shumë besim kur kam qenë i ri. Kam debutuar për Norvegjinë shumë herët. Sigurisht se do të jetë një ndjenjë e përzier, por gjithmonë e kam ndjerë veten shqiptar dhe e kam kënaqësinë dhe privilegjin që të luaj për Kombëtaren e Kosovës. Por, normalisht se është një ndeshje e veçantë sepse njoh shumë lojtarë, por edhe pjesëtarë të stafit që ende punojnë aty e që kanë qenë në kohën time dhe padyshim do të jetë një ndeshje më e veçantë se të tjerat. Ka shumë shqiptarë në Norvegji sidomos në pjesën e Oslos, kështu që besoj se do të ketë shumë tifozë shqiptarë që do të na ndjekin nga afër dhe do të na japin energji shtesë për të bërë paraqitje sa më të mirë”.

    Kombëtarja e Kosovës, sot pasdite, udhëton në Oslo, derisa nesër e zhvillon stërvitjen e fundit para miqësores me Norvegjinë, në “Ullevaal Stadion”.

  • ​“Pyetje të papërshtatshme”, deputetët kritikojnë Komisionin për Njohjen e Statusit të viktimës së dhunës seksuale

    ​“Pyetje të papërshtatshme”, deputetët kritikojnë Komisionin për Njohjen e Statusit të viktimës së dhunës seksuale

    Mbi dy mijë persona kanë aplikuar deri më tani për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale. Pranë Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, këtë vit kanë deponuar historitë e tyre 81 gra e burra.

    Kështu u tha në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ku të ftuar kanë qenë anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale gjatë luftës. Këta të fundit janë kritikuar nga deputetët për qasje jo korrekte ndaj viktimave dhe pyetje të pa përshtatshme gjatë intervistimit.

    Kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës, Leonora Selmani tha se këtë vit është shënuar numër i madh i rasteve të cilat janë dërguar në gjykata.

    “Sivjet kemi më shumë raste të cilat janë të gjykata, sepse janë raste të cilat kanë shkuar në gjykatë dhe kthehen në rishqyrtim dhe rivendosje apo edhe ndryshe. Dhe procesi i aplikimit ka vazhduar me rrjedhë të njëjtë. Nëse e shohim trendin e aplikimeve është gati se e njëjtë me vitet tjera. Është mirë që është bërë vazhdimi i afatit të aplikimit edhe për dy vite, sepse konsideroj që është dëshmuar që ka pasur nevojë. Sepse njerëzit ende po vazhdojnë të aplikojnë edhe në ritmin e njëjtë siç ka qenë edhe herëve të tjera. Kështu që po shpresoj që është dashur të mendohet edhe për më tutje edhe për dy vite të tjera shtesë, në bazë të dhënave që kemi deri më tash”, deklaroi ajo.

    Selmani theksoi se Gjykata Themelore ka vendosur në favor të tri viktimave, pasi të njëjtat kanë ofruar dokumente shtesë.

    “Në komision në total prej momentit kur kemi filluar aplikimet e deri më sot i kemi 2083 raste. Prej të cilave të aprovuara janë 1650, ndërsa të refuzuara janë 316, në pritje për intervistë janë 40 raste dhe prej këtyre 40 rasteve një pjesë janë jashtë vendit, një pjesë janë që kërkojnë të ju jepet mundësia për të ardhur më vonë dhe të trajtuara në total janë 2033 raste deri më tash. Aktualisht presin përgjigje vetëm 50 raste, të cilat ende nuk i ka trajtuar komisioni dhe të cilat janë në radhë për tu trajtuar… Në vitin 2024 kemi pranuar gjithsej 81 aplikime në total, prej shoqërisë civile, departamenteve të familjeve, individëve dhe dëshmorëve që janë në qytete të Kosovës.18 raste janë kthyer në rishqyrtim dhe rivendosje. Janë aprovuar prej Gjykatës Themelore tri raste, ndërsa aprovuar në atë çka ka vendosur komisioni në shkallë të parë dhe pesë prej tyre Gjykata e Apelit ka vendosur që janë si vendim i vlefshëm”, shtoi ajo.

    E kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje ka kritikuar komisionin për qasje jo korrekte ndaj viktimave dhe pyetje të pa përshtatshme gjatë intervistimit.

    “Ata kanë pasur ankesa për sjellje të juaj, doktorit. Ata më shumë kanë pasur ankesa të sjelljeve. Gruaja ka thënë ‘unë kur kam hyrë brenda, ata më kanë thënë hiqe këmishën për të parë shenjat pas 20 vitesh’. Këtu ne kemi pasur më shumë problem dhe nuk e di nëse keni folur mes vete dhe me gjet ndonjë mundësi”, ka pyetur ajo.

    Për këtë ka reaguar doktor Shpend Haxhibeqiri, i cili mohoi se ka pasur sjellje të tilla ndaj viktimave.

    “Po më vjen keq, por krejt je gabim. Unë kurrë nuk i kontrolloj shenjat, gabimin më të madh e ke thënë. Kurrë, asnjëherë unë nuk i kontrolloj shenjat. Gabim e keni informatën”, u përgjigj ai.

    Kritika pati edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi Murtezi, e cila përmendi edhe rastin e Vasfije Krasniqit, të cilës nuk i ishte përgjigjur në telefon kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të dhunës seksuale.

    “A jeni të gatshëm gjithmonë edhe për Vasfijen edhe për të tjerat, se përderisa potencialisht po pretendojmë dhe po supozojmë që dëshirojmë gjithmonë të jemi gati, pse është bërë një lëshim i tillë? Dy telefonata në një periudhë kohore katër muaj e gjysmë pa përgjigje për një person siç është ajo, për një person që nëse në njërën anë e ka bërë punën komisioni, anën tjetër e ka bërë Vasfija dhe shoqet tjera për sensibilizëm, konsiderojmë që nuk ka qenë një lajm i mirë. Dhe pa pasur një zor të madh ajo nuk ka reaguar në mënyrë të tillë. Kjo bazuar në faktin që sa herë jemi takuar me shoqatat, kanë pasur shumë vërejtje për komisionin ”, u shpreh ajo.

    Për shkak të ndjeshmërisë së rasteve, Komisioni për të Drejtat e Njeriut ka vazhduar mbledhjen me dyer të mbyllura.

    Afati i fundit për aplikim është 15 maj i vitit të ardhshëm, me mundësi vazhdimi edhe për dy vite të tjera. /kp

  • ​Thirrje për reforma, bizneset e turizmit kërkojnë uljen e TVSH-së

    ​Thirrje për reforma, bizneset e turizmit kërkojnë uljen e TVSH-së

    Udhëzimet administrative, infrastruktura e dobët, TVSh e lartë, janë vetëm disa nga problemet që po ballafaqohen bizneset.

    Kryetari i Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) – Departamenti i Estradës, Hysen Sogojeva më një konferencë për media, ka theksuar se Kosova është vendi i vetëm në rajon që paguan 18 për qind TVSH në akomodim, për çfarë ka thënë se është e padrejtë për bizneset.

    Sogojeva ka përmendur edhe disa faktorë tjerë që po shkaktojnë telashe në këtë drejtim.

    “Jemi të vetmit në rajon që paguajmë 18 për qind TVSh në akomadim, të tjerët kanë 8 për qind maksimumin, pse bizneset tona ta kenë këtë barrë…Do të kërkojmë që udhëzimet administrative që janë aktuale të freskohen, amandamentohen. Kemi bërë kërkesë ministrit Aliut për arsyeje se kemi ankesa të mëdha në sezon, në kohën që duhet të rehabilitohemi në aspektin e fitimit të ardhurave nga klientët, kemi rrugët e bllokuara, ose fillojnë në atë kohë të rregullohen, presim të konfirmojmë kërkesën. Imidiate është formimi i Agjencionit Kombëtar të Turizimit, të vetmit jemi në rajon që nuk kemi Agjencionin e Promovimit të Turizimit. Nuk bëhet zhvillim pa këtë, sepse vlerat duhet nëpërmjet këtij agjencioni të promovohen, merreni shembullin e Shqipërisë”, tha Sogojeva.

    Ndërkaq, drejtori i estradës, Afrim Muqiqi ka informuar se estrada është një nga tatim-paguesit më të rregullt. Ndërsa, sa i përket kritikave, që estrada nuk paguan, ai ka thënë se vetëm vitin e kaluar estrada ka paguar mbi 2 milionë e gjysmë euro tatim.

    “Do doja t’i informoj gjithë adhuruesit tanë, edhe ata që na kanë ofenduar, sepse estrada është një prej tatim paguesve më të rregullta. Shifrat që kemi marrë nga ATK, të cilin në emër të odës të falënderoj për trasnparencës se ka vite që ka munguar kjo. Pra, në vitin 2020, kemi paguar mbi 400 mijë euro, me një rritje prej 110 për qind në vitin 2021, në vitin 2022 me mbi 2 milionë dhe viti që kemi lënë pas estrada ka paguar mbi 2 milionë euro, shifra zyrtare të dërguara nga ATK…Qëllimi është që ne të kërkojmë nga parlamenti të përfundojë edhe në leximin e dytë i ligjit për mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe luftimin e piratëve sepse është dukuri që po na pengon zhvillimin, sidomos nga mosleximi i këtij neni”, tha Muqiqi.

    Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Odes, Sadik Gashi është shprehur se çështja e kuponëve fiskal mbetet problematikë për bizneset. Sipas tij, kjo duhet të rregullohet siç është më vendet e rajonit, të ketë një total dhe jo faturë për secilën porosi.

    “Ne kemi bërë kërkesë ministrit (të financave) për takim dhe rregullimin e kuponëve fiskal në mënyrë që kuponat ta kenë një total dhe jo secila porosi të dërgohet me një kupon fiskal, për arsyeje se është vera, hapen terrasat dhe mund t’i merr era, dhe mund të humbasë. Në takimin që do të kemi edhe për ngjarjet tjera rreth kërkesave të bizneseve që përfaqësojmë, kërkojmë të rregullohet kjo çështje, për arsyeje se edhe në rajon është një total që i dërgohet klientëve…Biznesin që e menaxhoj ka ndodhë deri në 10 mijë euro na kanë dërguar dënim për këtë arsyeje”, tha Gashi.

    Ndërkaq, sa i përket çështjes se a po respektohen pajisjet për matjen e zhurmës nga lokalet e gastronomisë, Muqiqi ka theksuar se këtë duhet të rregullojnë kuvendet komunale, dhe se jo çdoherë kanë faj bizneset.

    “Në këtë drejtim, bizneset nuk kanë faj, për arsyeje se janë organet tjera që duhet të merren më këtë çështje, sidomos kuvendet komunale, që duhet t’i obligojnë pronarët e objekteve të bëjnë izolim që kishte me qenë paraprak para se të vendosen aparatet, për shkak se nëse ke objekt që nuk i plotëson këto shkelje, është problem që kuvendi komunal duhet të zgjedh. Sa kemi informata çështja nuk është duke shkuar mirë, sepse bizneset tona po gjobiten herë me të drejtë e herë pa të drejtë”, tha Muqiqi.

  • ​Biden me emisar special për njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së

    ​Biden me emisar special për njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara (ShBA), Joe Biden, duhet të emërojë një ‘emisar special për njohjen e Kosovës’ nga pesëshja e Bashkimit Evropian (BE) – Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro.

    Biden propozoi Edward Joseph në këtë pozicion, ligjërues në shkollën e studimeve të avancuara ndërkombëtare në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, në një raport të fundit.

    Joseph, në pjesën kushtuar rolit të ShBA-së në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, propozoi gjithashtu se paralelisht me emërimin e një të dërguari të posaçëm për njohjen e Kosovës, administrata e Bidenit duhet t’i sanksionojë liderët në Shqipëri dhe Kosovë që promovojnë ndonjë ‘unifikim’ të këtyre dy vendeve të pavarura.

    “Administrata e Bidenit mund të nxisë ofertën për konvergjencë nëpërmjet emërimit të njëkohshëm të një të dërguari të ri të posaçëm kushtuar njohjes së Kosovës, paralelisht me shpalljen e sanksioneve të ShBA-së për liderët në Shqipëri apo Kosovë që promovojnë bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”, shkroi Joseph mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.

    Ai argumentoi se emërimi i një përfaqësuesi të veçantë u tregon të gjitha palëve, duke përfshirë edhe mosnjohësit në BE, seriozitetin e administratës amerikane për konvergjencën dhe qëllimin e SHBA-së: një zgjidhje dinjitoze, stabilizuese dhe të përhershme të mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi që do të çojë në përmbylljen demokratike të çështjeve të hapura në këtë rajon.

    “Emisari Special për njohjen e Kosovës mund të punojë gjithashtu me ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në vendet që janë bindur nga Serbia për të hequr njohjen e Kosovës… Emërimi i një të dërguari special për njohjen e Kosovës do të nënvizonte pritshmërinë amerikane për ndryshime të vonuara nga vendet evropiane që nuk e njohin Kosovën”, nënvizoi Joseph.

    “ShBA-ja duhet ta bëjë të qartë, ashtu siç bëri kur sponsorizoi pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, se të gjitha format e ndarjes dhe bashkimit janë të papranueshme dhe se ata që e promovojnë ndarjen apo bashkimin do të sanksionohen. Duke bërë kështu, administrata do të rrisë konvergjencën midis të gjithë homologëve evropianë – njohësve dhe mosnjohësve”. /Euronews.al/

  • ​Italia mbështet planin e SHBA-së për armëpushim në Gaza

    ​Italia mbështet planin e SHBA-së për armëpushim në Gaza

    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha të hënën se Italia mbështet përpjekjet e SHBA për të ndërmjetësuar armëpushimin në Gaza “me bindje të madhe”.

    “Është koha që më në fund të kemi këtë armëpushim që do të bëjë të mundur lirimin e pengjeve dhe dërgimin e ndihmave për popullatën civile palestineze”, tha Tajani për televizionin Sky.

    “Ne e mbështesim këtë ndërmjetësim dhe shpresojmë që Izraeli dhe Hamasi të bien dakord të paktën për këtë përpjekje fillestare për të pezulluar luftën”.

    Ai shtoi se paketa e nëntë e ndihmës e Italisë për Ukrainën, duke përfshirë ndihmën ushtarake, pasi ajo lufton forcat ruse të pushtimit ishte vetëm “disa ditë” larg./ANSA/

  • Dardanët do ta marrin sot rrugën drejt Norvegjisë

    Dardanët do ta marrin sot rrugën drejt Norvegjisë

    Kombëtarja e Kosovës ka ushtruar në ditët e fundit nën urdhrat e selektorit Franco Foda për t’u bërë gati për miqësoren me Norvegjinë, e cila do të luhet të mërkurën.

    Selektori Foda ka vazhduar ta prezantojë filozofinë e lojës të cilën synon ta aplikojë në ndeshjet e ardhshme, ndërsa edhe lojtarët po mundohen t’i shfaqin vlerat e tyre përpara trajnerit të ri.

    Dardanët do ta zhvillojnë sot stërvitjen e fundit në Kosovë, ndërsa më pas do ta marrin rrugën drejt Oslos, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

    Atje, me 5 qershor Vedat Muriqi me shokë do të përballen me Norvegjinë vendëse, ku i pret Erling Haalandi me shokë.

    Trajneri Foda e ka parë të nevojshme zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore në këtë muaj, por një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur.

    Sidoqoftë, ai ka thënë se ky do të jetë testi i fundit për futbollistët para fillimit të Ligës së Kombeve në shtator.