ATV

Author: ATVLive

  • ​Ndërron jetë akademik Rexhep Ferri

    ​Ndërron jetë akademik Rexhep Ferri

    Sot në moshën 86-vjeçare ka ndërruar jetë njëri ndër piktorët më të mëdhenj të artit shqiptar, akademik Rexhep Ferri.

    Ky njoftim ka ardhur nga Akademia e Shkencës dhe Arteve të Kosovës me ç’rast i janë shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë artdashësve.

    Rexhep Ferri u lind në Kukës më 1937. Në vitin 1958 mbaroi Shkollën e Mesme të Artit në Pejë, ndërsa në vitin 1966 u diplomua në degën e pikturës të Akademisë së Arteve në Beograd. Në periudhën 1974-2005 ishte pedagog në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Ka hapur ekspozita të pavarura në Galerinë e Kolektivit Grafik në Beograd (1968 dhe 1973), në Galeria Darte II Cenacolo, Viçenca, Itali (1969), në Galerinë e Qendrës Kulturore, Beograd (1976), në Galerinë Lambert, Paris (1977) në Galerinë e Muzeut Kombëtar, Nish (1980), në Galerinë e Arteve, Prishtinë (1982), në Galerinë e Arteve, Sarajevë (1983), në Galerinë Vakko, Izmir, Ankara dhe Stamboll (1989), në Galerinë Vakko, Stamboll (1998), në Galerinë Kombëtare, Tiranë (2001), në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (2020) etj.

    Më 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 anëtar i rregullt i kësaj Akademie.

    Ka botuar libra me poezi, romane, ese. Veçohen nëntë tituj të përmbledhur në veprat e zgjedhura letrare.

    Më 1971 mori Çmimin e Dhjetorit të Kuvendit të Kosovës, ndërsa në vitin 2012, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, iu dha titulli Qytetar Nderi i Vlorës.

    Me rastin e 80-vjetorit të lindjes në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës u hap ekspozita tij personale me veprat e zgjedhura. Po në Akademi u botua edhe monografia për veprën e tij.

    Në respekt të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Ferrit, në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës më 7 qershor 2024, në orën 11:00, mbahet mbledhja komemorative dhe më pas, deri në orën 12:00 bëhen homazhe.

    Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 13:00 në varrezat e Prishtinës.

  • Mblidhet sot KQZ-ja, ky është rendi i ditës

    Mblidhet sot KQZ-ja, ky është rendi i ditës

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot nga ora 13:30 do të mbajë mbledhjen e radhës.

    Në rend të ditës janë këto pika:

    Hyrje: Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-sëShqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 33/2024Raport i Këshillave të KQZ

    3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore

    Shqyrtimi dhe miratimi i realizimit të planit të punës së KQZ 2024 për tre

    mujorin e parë (T1)

    Shqyrtimi dhe miratimi i realizimit të planit të prokurimit 2024 për tre mujorin

    e parë (T1) “Aktivitetet Zgjedhore”

    Shqyrtimi dhe miratimi i videospoteve për të rinj dhe ndërrimin e Qendrës së

    Votimit

    3.2. Këshilli për Personel

    Shqyrtimi dhe miratimi i planit të rekrutimit të personelit të përhershëm në

    KQZ-së 2024

    Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së zëdhënësit të KQZ-së, lidhur me shtesën

    për punë pa orar të paracaktuar

    Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Brendshme (KQZ) Nr.12/2024 për

    Përdorimin e Telefonisë Fikse dhe Mobile

    Raport i komisionit të ristrukturimit në Komisionin Qendror të ZgjedhjeveRaport lidhur me rastet në procedure gjyqësore, ku KQZ është e paditur

    Të ndryshme

  • Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

    Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

    Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit ka shqiptuar 2 mijë e 27 gjoba trafiku.

    Ndërkaq, janë regjistruar edhe 28 aksidente trafiku me të lënduar, e 46 të tjerë me dëme materiale.

    Po ashtu 14 persona janë arrestuar, ndërsa 13 janë dërguar në mbajtje.

  • ​Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, pritet të caktojë seancën solemne për Tony Blairin

    ​Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, pritet të caktojë seancën solemne për Tony Blairin

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e sotme ka parapa të caktimin e seancës solemne për adresimin e ish kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Poashtu në këtë mbledhje do të diskutohen edhe pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

    Rendi i ditës

    I. Caktimi i Seancës solemne për adresimin e ish Kryeministrit të Britanisë së Madhe, SH. T. Z. Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    II. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024:

    1. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.
    III. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024:

    1. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.
    IV. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

    1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
    2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    3. Pyetjet parlamentare,
    4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
    5. Votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë,
    6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
    7. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
    8. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
    9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt,
    10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-277 për Sport,
    11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-264 për Rininë
    12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,
    13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-256 për falimentimin,
    14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes,
    15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,
    16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin,
    17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë,
    18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-304 për bankat,
    19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-305 për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror,
    20. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
    21. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
    22. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
    23. Shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,
    24. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
    25. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
    26. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare.

    V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

  • ​WTTC: Sektori i turizmit në Shqipëri “shpërthen” në skenën botërore

    ​WTTC: Sektori i turizmit në Shqipëri “shpërthen” në skenën botërore

    Hulumtimi për Ndikimin Ekonomik 2024 (EIR) i kryer nga Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC) ka zbuluar sot se sektori i turizmit në Shqipëri ka dhënë një kontribut të madh në ekonomi, duke krijuar më shumë vende pune në vitin 2023 se çdo vit më parë në histori, sipas një artikulli të botuar në “Breaking Travel News”.

    Sipas raportit më të fundit të Organit Global të Turizmit, kontributi i sektorit në PBB-në e Shqipërisë arriti pothuajse 565 miliardë dollarë vitin e kaluar, që ishte pothuajse 37% më shumë se niveli më i lartë i mëparshëm në 2019-ën.

    Vendet e punës të mbështetura nga sektori u rritën me më shumë se 10% në 2019 me pothuajse 269,000 vende pune në të gjithë vendin, duke përfaqësuar një në pesë vende pune në Shqipëri.

    Shpenzimet e vizitorëve ndërkombëtarë parashikohen të rriten në më shumë se 493 miliardë dollarë, një rritje mahnitëse prej 55% – në nivelet e vitit 2019. Shpenzimet e vizitorëve vendas gjithashtu parashikohen të arrijnë mbi 107 miliardë dollarë këtë vit.

    Rekordet parashikohen të thyhen përsëri në vitin 2024.

    WTTC parashikon që PBB-ja do të vazhdojë të rritet në pothuajse 608.5 miliardë dollarë këtë vit, me gati 10,000 vende pune të reja që priten këtë vit.

    “Shqipëria është një shembull i shkëlqyer se si sektori i turizmit mund të nxisë prosperitetin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Shifrat rekord për Shqipërinë përfaqësojnë progres real dhe mundësi reale për mijëra punonjës”, tha Julia Simpson, presidente dhe CEO e WTTC.

    “Shqipëria është shfaqur në skenën botërore si një destinacion i madh. Me mbështetjen e qeverisë, sektori i turizmit në vend po vendoset si një destinacion në rritje në peizazhin global të turizmit”, shtoi ajo.

    Shqipëria po vazhdon të thyejë rekorde të reja, duke u pozicionuar si një nga destinacionet gjithnjë e më popullore turistike të Evropës.

    Me ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, qeveria shqiptare po forcon përpjekjet për të tërhequr më shumë vizitorë ndërkombëtarë, duke përfituar nga popullariteti në rritje i vendit, falë trashëgimisë së tij të pasur kulturore, peizazheve mahnitëse dhe përballueshmërisë.

    Sipas parashikimit të Organit Global të Turizmit, sektori i turizmit do të rrisë kontributin e tij vjetor të PBB-së në 749 miliardë dollarë deri në vitin 2034 dhe parashikohet të punësojë më shumë se 314 000 njerëz në të gjithë vendin.

    Shpenzimet e vizitorëve ndërkombëtarë parashikohen të arrijnë në 565 miliardë dollarë, dhe shpenzimet e vizitorëve vendas pritet të arrijnë pothuajse 152 miliardë dollarë.

  • ​Dhoma e Tregtisë promovon shërbimet dhe produktet e kompanive

    ​Dhoma e Tregtisë promovon shërbimet dhe produktet e kompanive

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka njoftuar anëtarët e saj se në kuadër të shërbimeve të cilat i ofron përmes pakos së anëtarësisë e cila është vjetore, në mes të tjerash përfshihet edhe promovimi i shërbimeve dhe produkteve të kompanive.

    DHTIK thekson se duke pasur parasysh angazhimet dhe kohën e limituar që kanë bizneset anëtare për të ndarë në pjesën e promovimit të shërbimeve dhe produkteve për kompanitë e tyre, t’i përcjellin materialet apo informacionet kryesore rreth shërbimeve apo produkteve për kompanitë, që ata dëshirojnë t’i ndani me komunitetin e biznesit dhe opinionin publik.

    “Ndërsa Zyra për Komunikim me Publikun dhe Marketing do i pranoj dhe përpunoj këto materiale dhe të njëjtat do të publikohen në të gjitha kanalet e informimit të DHTIK. Faleminderit për bashkëpunimin dhe besnikërinë e treguar ndër vite”, thuhet në njoftim.

  • ​Në prag të Euro 2024, UEFA sjellë risi për tifozët

    ​Në prag të Euro 2024, UEFA sjellë risi për tifozët

    UEFA ka publikuar aplikacionin zyrtar EURO 2024, i cili do t’u vijë në ndihmë tifozëve me informacione të rëndësishme mbi ndeshjet, qytetet ku do të luhen ndeshjet, fan zone, skuadrat, lojtarët dhe biletat.

    Seksioni i biletave është shumë i rëndësishëm, pasi tifozët që kanë biletë për të parë ndeshje në stadium, mund të përfitojnë një Free Pass, i cili u mundëson udhëtimin falas për 36 orë, nga ora 06:00 e ditës së ndeshjes, deri në orën 18:00 të ditës tjetër. Kjo biletë udhëtimi falas përfshin rrjetin rajonal të transportit publik dhe ulje në rrjetin DB dhe Interrail.

    Përveç Free Pass, nëpërmjet aplikacionit EURO 2024 mund të aksesoni (Event Companion), i cili përmban:

    Fan Pass

    Këshilla ditore të personalizuara me informacione të rëndësishme për eventin

    Sinjalizime të drejtpërdrejta për udhëtimet dhe stadiumet

    Harta interaktive

    Public Vieëings dhe Fan Zones.

    Për të aksesuar (Event Companion) dhe Free Pass ndiqni këto hapa:

    Shkarkoni ose përditësoni aplikacionin UEFA EURO 2024

    Lidhuni me të njëjtën adresë që keni përdorur për të blerë ose marrë biletën*– [email protected]

    Aktivizoni njoftimet për përditësime të rëndësishme

    Aktivizoni lejen e vendndodhjes – do të përdoret vetëm në ditën e ndeshjes, për arsye të menaxhimit të turmës dhe sigurisë.

    * Kini parasysh që aplikacioni UEFA EURO 2024 është ndryshe nga aplikacioni UEFA MOBILE Tickets. /ATSH/

  • ​Moti sot në Kosovë

    ​Moti sot në Kosovë

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të Troposferës.

    Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

  • ​Para katër vjetësh Qeveria Hoti hoqi reciprocitetin ndaj Serbisë

    ​Para katër vjetësh Qeveria Hoti hoqi reciprocitetin ndaj Serbisë

    Sot mbushen katër vjet qëkur Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Avdullah Hoti hoqi masën e reciprociteti ndaj Serbisë, e cila u vendos nga Qeveria e ish-kryeministrit Albin Kurti pas heqjes së taksës 100 për qind të importit të mallrave nga Serbia.

    Me sugjerimin e kryeministrit Hoti, me shumicë votash të kabinetit qeveritar u anuluan vendimet e qeverisë së mëparshme të miratuara më 20 mars dhe 30 maj për futjen graduale të reciprocitetit, në vend të taksës 100 për qind të mallrave nga Serbia.

    Anëtarët e Qeverisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës së Ramush Haradinajt votuan kundër këtij vendimi, i cili si kryeministër në dhjetor 2019, futi taksat 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

    Pas seancës së qeverisë, kryeministri Hoti tha se shfuqizimi i vendimit të mëparshëm për futjen e reciprocitetit heq pengesën për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

    Ai theksoi se heqja e pengesave nga pala e Kosovës do të jetë e vlefshme për një kohë të caktuar në mënyrë që të sigurojë një shans për dialog, ndërsa partnerët ndërkombëtarë pritet të bëjnë presion ndaj Serbisë. Ai shtoi se në rast se dialogu nuk jep rezultate, Qeveria e Kosovës ruan të drejtën e kthimit të masave.

    Serbia kishte ndërprerë dialogun kur Kosova futi taksat 100 për qind për importin e mallrave të tyre, ndërsa bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, insistuan në heqjen e tyre në mënyrë që të krijojnë kushte për vazhdimin e dialogut.

    Në të njëjtën kohë, nga Serbia u kërkua që t’i jep fund fushatës së saj agresive për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si UNICEF dhe INTERPOL, që ishte arsyeja e futjes së taksës.

    Më pas, ish-kryeministri dhe drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vendosi të zëvendësojë taksat me reciprocitet, me të cilin nuk u pajtua Lidhja Demokratike e Kosovës, partner i koalicionit në qeverinë e kaluar, dhe kjo çoi në rrëzimin e Qeverisë Kurti pas vetëm 50 ditësh.

  • Ministria e drejtësisë: Femicidi të trajtohet me ligj të veçantë

    Ministria e drejtësisë: Femicidi të trajtohet me ligj të veçantë

    Përgatiti: Driton Sadiku

    Në asnjërin rast të vrasjes së grave, femicidi nuk është përmendur si rrethanë rënduese ndaj të akuzuarve. Andaj Ministria e Drejtësisë, këtë po planifikon ta rregullojë me ligj të veçantë për femicidin, meqë siç është thënë vetëm Kodi penal është i pamjaftueshëm.

    “Kemi vlerësuar që e kemi jo një nen të veçantë në kodin penal si femicid, por që ta hartojmë një ligj i cili në detaje i ka të specifikuara çështjet që lidhen me këtë aspekt, konsideroj që është tepër e rëndësishme që të kemi një bazë të fortë ligjore”, tha ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Arsye shtesë për këtë, ministrja tha se është edhe një hulumtim mbi dhunën në familje e femicidin, gjetjet e të cilit tha se janë shqetësuese, megjithëse detajet ajo i la për një herë tjetër.

    “Të dhënat që kanë dalë si rezultat i këtij studimi janë, por për këtë nuk po flas më tepër sepse shumë shpejt do ta kemi publikimin e këtij raporti”, tha Haxhiu.

    Sidoqoftë, sipas njohësve të çështjeve juridike, Kosova ka kod penal të mirë, por mungon realizimi në praktikë duke shtuar se ligji i posaçëm zor që mund të ndryshojë diçka.

    Në Kosovë nuk është problematike se nuk kemi legjislacion, apo nuk kemi ligje që rregullojnë ose adresojnë krimet e kryera kundër grave apo edhe krimet e dhunës në familje. Kodi penal dhe ligji për dhunë në familje besoj që e përcaktojnë në mënyrë të qartë sanksionimin e kësaj vepre penale, ajo çka mbetet sfidë dhe është problematikë, është fakti që gjyqtarët dhe prokurorët, ose të themi ashtu, që në praktikë nuk zbatohen dhe nuk adresohen mjaftueshëm”, tha Vullnet Bugaqku, hulumtues në KDI.

    Kosova është e para në vendet e rajonit që inicion hartimin e një ligji që trajton femicidin.