ATV

Author: ATVLive

  • ​Protestë e dhunshme në ambientet e jashtme të Kuvendit të Shqipërisë

    ​Protestë e dhunshme në ambientet e jashtme të Kuvendit të Shqipërisë

    Me tensione është shoqëruar protesta e thirrur nga opozita e Republikës së Shqipërisë jashtë Kuvendit ditën e sotme.

    Kur në Kuvend po zhvillohet seanca plenare, protestuesit u kanë vënë zjarrin gomave jashtë ambienteve të Kuvendit.

    Protesta me mbështetësit e opozitës agravoi deri në përplasje fizike dhe hedhje molotovësh ndaj policisë.

    Fillimisht protestuesit kanë shtyrë policinë, e më pas kanë hedhur përveç molotovëve, edhe gurë në drejtim të tyre.

    Gjatë tubimit është kërkuar vazhdimisht që të hyjnë në ambientet Kuvendit, aty ku po mbahet seanca plenare, po ashtu e shoqëruar me tensione./TopChannel/

  • Remi: Koha që të hiqen pengesat nga ura e Ibrit e të çmontohen mbetjet e propagandës serbe

    Remi: Koha që të hiqen pengesat nga ura e Ibrit e të çmontohen mbetjet e propagandës serbe

    Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Rrustem Mustafa tha se “është e domosdoshme” që të rihapet për qarkullim ura e Ibrit në Mitrovicë.

    Pengesat mbi urë, Komandant Remi tha se duhet të hiqen “së bashku me çmontimin e mbetjeve të propagandës së shërbimit serb”, ndërsa bën thirrje për “vigjilencë, liri dhe siguri” për të gjithë qytetarët.

    “Ura që bashkon dy brigjet e Ibrit-Mitovicën. Në çdo cep të globit, ura simbolizon unitet dhe jo ndarje. Narrativa serbe se ura e Ibrit paraqet një kërcënim për sigurinë e popullsisë lokale serbe në veriun e Kosovës është bërë e pavlefshme. Sot, serbët në veri të vendit, së bashku me të gjitha komunitetet e tjera, janë dhe ndihen të sigurt”, shkroi fillimisht Mustafa në një postim në Facebook.

    Sipas tij, “është e qartë se kufizimet e mëparshme mbi lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës në këtë rajon ishin orkestruar nga shërbimet serbe”.

    “Fatkeqësisht, kjo propagandë, qoftë qëllimisht apo pa dashje, gjeti njëfarë besueshmërie brenda komunitetit ndërkombëtar”, shkroi ai.

    Tash, ai thotë se ka ardhur koha që të hiqen të gjitha pengesat nga ura e Ibrit.

    “Ndërsa të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht prejardhjes etnike, tani gëzojnë liri dhe siguri të plotë në veri, është e domosdoshme që të heqim të gjitha pengesat fizike nga ura e Ibrit, së bashku me çmontimin e mbetjeve të propagandës së shërbimit serb. Bëjmë thirrje për vigjilencë, liri dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës në të gjithë territorin tonë. Ka ardhur koha që ura të përmbushë qëllimin e saj të vërtetë: të simbolizojë dhe lehtësojë unitetin fizik dhe social”, shkroi Remi.

  • ​Hoti: Biseda mes Kusarit e Radoiçiqit në koordinim me Kurtin, të hapet rruga për zgjedhje

    ​Hoti: Biseda mes Kusarit e Radoiçiqit në koordinim me Kurtin, të hapet rruga për zgjedhje

    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur i bindur se bisedat telefonike të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radoiçiqi janë bërë me dijeninë dhe koordinimin e plotë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hoti ka thënë për KosovaPress se këtë situatë e rëndon edhe më shumë fakti që biseda është bërë në kohën kur Radoiçiq tashmë ishte në kërkim sipas legjislacionit në Kosovë.

    “Me shqetësim edhe për nga përmbajtja e këtyre bisedave, por edhe për mënyrën se si është qas mazhoranca atyre përgjimeve. Në kohën kur është bërë ajo bisedë, ai person ka qenë i ndjekur sipas ligjit, pra është biseduar me një person që është në kërkim sipas legjislacionit në Kosovë. Bisedat që janë bërë me atë person, nuk janë me një zyrtar të thjeshtë ose të një qytetari privat, janë të shefes së Grupit Parlamentar të mazhorancës në Kuvend, dhe nuk ka si të interpretohet ndryshe, sepse Kusari-Lila, si shefe e grupit parlamentar të mazhorancës vepron dhe koordinon agjendën legjislative në emër të kryeministrit. Pra, ajo atë bisedë nuk ka logjikë ta ketë bërë pa dijeninë paraprake të kryeministrit, dhe pa informuar pas bisedës atë, nuk ka si të kuptohet ndryshe. Por duke parë mënyrën si i kanë menaxhuar këta njerëz proceset, nuk pret reagim tjetër prej këtyre”, deklaroi Hoti.

    Në lidhje me pretendimet e kryeministri Kurti se këto biseda janë të montuara, Hoti i ka bërë thirrje të parit të ekzekutivit që të kërkojë hetime për t’i sqaruar këto pretendime.

    “Nëse kryeministri ka një fije integriteti, dhe beson se përgjimet janë të montuara, duhet të kërkojë nga prokuroria që të angazhohet për të ndjekë personat që po montojnë këto. Ndryshe, mbesin fjalë vetëm për publikun pa asnjë mbulesë”, thotë Hoti.

    Në anën tjetër, deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hoti ka këmbëngulur që Kurti duhet të jap dorëheqjeje, pasi, sipas tij, ai tashmë është dorëzuar dhe nuk është në gjendje të çoj mandatin e tij deri në fund.

    “Duket që nuk ka disponim politik për të shpërndarë Kuvendin. Më vjen keq edhe për mënyrën si interpretohet shpërndarja e Kuvendit, duke e fut në lojë edhe opozitën në këtë aspekt. Në momentin që kryeministri rreth dy muajve ka dalë publikisht dhe ka thënë që është i gatshëm që të shpërndahet Kuvendi dhe të shkojë vendi në zgjedhje, ai praktikisht ka dhënë dorëheqje, është dorëzuar në një mënyrë, nuk është në gjendje të çoj mandatin e tij deri në fund. Tash një person që ka integritet politik për fjalën e dhënë karshi publikut, do duhej të jepte dorëheqje, dhe ta pranonte përgjegjësinë për dështimin në proceset kapitale që po shkon vendi. E vërteta e kësaj është se kryeministri efektivisht ka dhënë dorëheqje, ai duhet ta materializojë këtë përmes aktit të dorëheqjes, në mënyrë që të hapet rruga për zgjedhje të parakohshme. Ndryshe, në vjeshtë futemi në afate të rregullta kohore për zgjedhje”, thotë Hoti në fund. /kp

  • Kosovarët shpenzuan një miliard euro në Shqipëri në vitin 2023

    Kosovarët shpenzuan një miliard euro në Shqipëri në vitin 2023

    Kryetar i AKB-së, Agim Shahini, ka deklaruar se kosovarët shpenzuan rreth një miliard euro në Shqipëri në turizëm, investime dhe import në vitin 2023.

    “Këtë vit po mungon një ofertë konkurse për pushuesit tone ndonëse Greqia, Turqia, Spanja dhe Kroacia kanë oferta interesante për pushuesit kosovarë. AKB vitin e kaluar ka paralajmëruar se pas liberalizimit të vizave orjentimishte janë vendet e BE qe do thithin pushuesit kosovarë”.

  • Paralajmërimi i ministrit gjerman të Mbrojtjes: Duhet të jemi gati për luftë deri më 2029

    Paralajmërimi i ministrit gjerman të Mbrojtjes: Duhet të jemi gati për luftë deri më 2029

    Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka thënë se vendi i tij duhet të përgatitet për luftë për shkak të kërcënimeve në rritje nga Rusia.

    “Ne duhet të jemi gati për luftë deri në vitin 2029”, ka thënë Pistorius në Parlamentin gjerman të mërkurën, sipas “Der Spiegel”.

    Komentet e tij vijnë mes frikës së shtuar midis vendeve evropiane, veçanërisht atyre në Evropën Lindore, rreth agresionit të mundshëm rus që shtrihet përtej Ukrainës.

    “Ne nuk duhet të besojmë se Putini do të ndalet në kufijtë e Ukrainës kur të arrijë kaq larg”, ka thënë Pistorius.

    Ditët e fundit, kryeinspektori i ushtrisë gjermane, gjeneral Carsten Breuer ka thënë se do të duheshin pesë deri në tetë vjet që Rusia të rikuperojë forcat e armatosura nga lufta në Ukrainë – duke i dhënë afat NATO-s të përgatitet deri në vitin 2029 për një luftë të mundshme.

    “Në rast urgjence, ne kemi nevojë për të rinj dhe burra që mund ta mbrojnë këtë vend”, ka shtuar ai.

    Gjatë një vizite në qytetin lituanez të Pabrades – ku ushtarët gjermanë kryejnë të ashtuquajturat stërvitje ushtarake Quadriga së bashku me trupat lituaneze, holandeze dhe franceze – ministri gjerman i Mbrojtjes u shpreh se “bota është ndryshe nga ajo që ishte para 24 shkurtit 2022”, kur Rusia urdhëroi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

    “Për ne si Bundeswehr [ushtria e Gjermanisë], kjo do të thotë se misioni ka ndryshuar; mbrojtja kombëtare dhe aleanca është fokusi”, ka thënë ai.

  • Kurti: Me Vuçiqin s’kam përdorur asnjë fjalë që s’është e përshtatshme, e njëjta s’mund të thuhet për të

    Kurti: Me Vuçiqin s’kam përdorur asnjë fjalë që s’është e përshtatshme, e njëjta s’mund të thuhet për të

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar diçka për diskutimet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    I pyetur se si ka qenë komunikimi ndërmjet tyre, Kurti tha se nuk ka përdorur ndonjë fjalë që s’është e përshtatshme edhe për fëmijët dhe shtoi se kjo nuk mund të thuhet për palën tjetër.

    “Po u bënë shumë aso tryezash më. Në ato takime që i kemi zhvilluar unë kam respektuar gjithmonë rregullat e negociatave. Gjuha e dialogimit është anglishtja dhe gjatë këtyre tri viteve me këso takimesh, nuk mund të gjeni asnjë moment të vetëm ku unë kam përdorurur ndonjë fjalë që nuk është e përshtatshme edhe për fëmijët, e që nuk mund të thuhet për fjalën tjetër”, tha ai mbrëmë në një intervistë për A2CNN.

    Kurti tha se Vuçiqi me ndërkombëtarët është tjetër dhe prandaj, sipas tij, ata “janë sjellur butë me të”.

    “Besoj që ajo çfarë thotë publikisht dhe ajo çfarë ka deklaruar nuk janë të ndryshme, mirëpo ajo çfarë u thotë ndërkombëtarëve në takimet ndaras me ta duket që ata e shohin një Vuçiq tjetër, dhe prandaj janë sjellur edhe më butë me të”, tha Kurti.

    Kryeministri i Kosovës tha se “nuk ka veç një Vuçiq”.

    “Një është kundër Kosovës, që është më i vërteti”, tha ai.

  • Rritja e numrit të inspektimeve prodhon rezultat, asnjë aksident me fatalitet në punë nga janari deri më tani

    Rritja e numrit të inspektimeve prodhon rezultat, asnjë aksident me fatalitet në punë nga janari deri më tani

    Inspektorati i Punës ka bërë të ditur se në periudhën janar – qershor të këtij viti fatmirësisht nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet në vendin e punës. Gjatë vitit 2022, kanë ndodhur gjashtë aksidente me fatalitet, ndërsa vitin e kaluar ishin nëntë.

    Sipas IP-së, kjo është bërë falë rritjes së numrit të inspektimeve në vendin e punës për të siguruar zbatimin e rregulloreve të sigurisë.

    “Rritja e numrit të inspektimeve: Kemi trefishuar numrin e inspektimeve në vendin e punës për të siguruar zbatimin e rregulloreve të sigurisë. Prania në sektorët me rrezik të lartë: Inspektorët tanë të punës kanë mbajtur një prani të fortë në sektorët me rrezik të lartë, duke ofruar udhëzime dhe duke zbatuar standardet e sigurisë. Këto përpjekje kanë dhënë rezultat, duke krijuar një mjedis pune më të sigurt për të gjithë”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.

    2022: 6 aksidente me fatalitet

    2023: 9 aksidente me fatalitet

    2024: 0 aksidente me fatalitet

  • Shqipëria e gatshme për Euro 2024

    Shqipëria e gatshme për Euro 2024

    Kombëtarja shqiptare po vijon me përgatitjet në Austri, teksa ditën e djeshme e gjithë skuadra ka qenë e plotë dhe ka kryer seancën e radhës stërvitore. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i gjithë grupi është stërvitur nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik.

    Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe në ndeshjen e të premtes ndaj Azerbajxhanit do të jenë të gatshëm edhe Berat Gjimshiti, Taulant Seferi, Amir Abrashi, Ylber Ramadani dhe Simon Simoni, të cilët u lanë pushim në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit.

    Kombëtarja vijon me përgatitjet intensive në kuadër të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”, ndërsa të premten Shqipëria do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Azerbajxhanit, në stadiumin “Haladás Sportkomplexum”, në orën 19:00. /Atsh

  • ​Konfiskohen armë e gazmaska ushtarake në shtëpitë e të dyshuarve për spiunazh

    ​Konfiskohen armë e gazmaska ushtarake në shtëpitë e të dyshuarve për spiunazh

    Bedri Shabani e Muharrem Qerimi u arrestuan dje nën dyshimin për spiunazh, ku dyshohet se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe. Policia e Kosovës sot ka dhënë disa detaje të reja për këtë rast. Në raportiin e policisë thuhet gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska dhe gasmaska ushtarake.

    “Ferizaj – Viti 2023. Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Prokurorinë Speciale, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për veprën penale spiunazhi me datë 05.06.2024 kanë realizuar operacion një policor për kontrollin e dy lokacioneve në qytetin e Ferizajit. Gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gasmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë.

  • Hoxhaj në Akademinë e Mbrojtjes së Austrisë: Kosova është duke u sfiduar edhe nga vet BE-ja

    Hoxhaj në Akademinë e Mbrojtjes së Austrisë: Kosova është duke u sfiduar edhe nga vet BE-ja

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një ligjeratë për Kosovën në Akdeminë e Mbrojtjes së Austrisë.

    Hoxhaj, ish-ministër i jashtëm, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ai ka treguar për ligjeratën e mbajtur në Akademinë e Mbrojtjes në Austri dhe për fjalën e tij atje.

    “Në Vjenë, kisha nderin të mbaj një ligjeratë në Akademinë e Mbrojtjes së Austrisë, rreth temës “Sfidat e Kosovës në marrëdhëniet e saj me Ballkanin dhe botën”. “, ka shkruar Hoxhaj.

    “Si shembull i shtetndërtimit të suksesshëm në Evropë dhe më gjerë, Kosova e pavarur dhe shtetet e tjera të rajonit janë duke u kërcënuar nga politika hegjemoniste serbe në Ballkan, e cila edhe më tutje është “në kërkim të fatit të saj” jashtë kufinjve të Serbisë, gjë që historikisht ishte fatkeqësi për gjithë rajonin dhe mund të shndrrohet edhe sot!”, ka shkruar tutje ai.

    Hoxhaj, në Akademinë austriake ka thënë se Kosova është duke u sfiduar edhe nga vet BE-ja, “e cila me politikën e saj të blerjes së Kosovës, mjerisht ka hequr dorë nga politika e zgjerimit evropian në Ballkan. Kjo ka bërë që kohëve të fundit më shumë të fitojnë zgjedhjet partitë politike me platforma anti-evropiane sesa ato pro-evropiane!”.

    “BE jo vetëm që ka dështuar t’i japë Kosovës statusin e kandidatit, por dështimi i përpjekjes për anëtërsimin e Kosovës në Këshill të Evropës është dështim edhe i qeverisë së Kosovës, si dhe i vet shteteve udhëheqëse të BE-së! Është e habitshme të shohësh se edhe pas 16 vitesh, pesë vende të BE ende nuk e njohin Kosovën. Në politikën e tyre të jashtme, si brenda BE-së dhe globalisht, ato janë rreshtuar më shumë në anën e qëndrimit të Rusisë ndaj Kosovës sesa me shumicën e anëtarëve të BE-së dhe NATO-s. Madje, në rastin e njohjes së Palestinës, e jo të Kosovës, këto shtete anëtare të BE-së, treguan moralin e tyre të dyfisht.”, ka thënë Hoxhaj në Akademinë e Mbrojtjes së Austrisë.