ATV

Author: ATVLive

  • ​Spektakli i evropianit vazhdon sot me tri ndeshje

    ​Spektakli i evropianit vazhdon sot me tri ndeshje

    Nga dita në ditë, Kampionati Evropian i futbollit po bëhet gjithnjë e më i zjarrtë me ndeshjet tejet të paparashikueshme në fazën e grupeve.

    Tri sfida të tjera shumë të rëndësishme do të zhvillohen sot, e në mesin e tyre edhe njëra nga grupi ku bën pjesë edhe Shqipëria, raporton KP.

    Nga ora 15:00 në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih do të ndeshen Sllovenia dhe Serbia, sfidë e vlefshme për grupin C. Nga po i njëjti grup vjen edhe ndeshja e roës 18:00, ajo ndërmjet Danimarkës dhe Anglisë, dy skuadra që kryesojnë grupin C me nga tri, përkatësisht një pikë.

    Kryendeshja do të zhvillohet në orën 21:00, aty ku në stadiumin “Veltins Arena” ndeshen Spanja dhe Italia që kanë nga tri pikë pas ndeshjeve të para.

  • ​Lonely Planet: Shqipëria mes destinacioneve më të mira evropiane

    ​Lonely Planet: Shqipëria mes destinacioneve më të mira evropiane

    Vera në Evropë është madhështore – por gjithashtu është një nga muajt më të ngarkuar të turizmit, që do të thotë se ju do të ndani ‘madhështinë’ me shumë vizitorë të tjerë, sipas një artikulli të botuar në “Lonely Planet”.

    Ne ju rekomandojmë disa nga destinacionet më magjike të Evropës pa turma vizitorësh.

    Shqipëria është renditur mes gjashtë destinacioneve fantastike në Evropë për të kaluar pushimet në gusht.

    Riviera Shqiptare

    E quajtur ndryshe si perla e fshehur, ku plazhet janë mahnitëse dhe çmimet vërtet të përballueshme, bregdeti i lavdishëm i jugut të Shqipërisë mbetet një ‘kënaqësi’ për turistët që janë në kërkim të diellit, rërës dhe ushqimeve të detit.

    Saranda është një qytet bregdetar i gjallë, i mbushur me bare të shumtë.

    Për vendpushime më të qeta, shkoni në bregdet në Himarë, i rrethuar nga një shumëllojshmëri plazhesh magjepsëse – vizitoni plazhin e Potamit, në jug.

    Gushti iu garanton diellin, ujin e ngrohtë dhe temperaturën që arrin në 30°C.

    Çuditërisht, shezlongët dhe çadrat e plazhit ofrohen me një çmim premium, por ju mund të kërkoni plazhe të qeta me rërë në vende të tilla si, Palasa, Borshi, Buneci me guralecë dhe ishujt jashtë Ksamilit.

    Gjithashtu, ju mund të vizitoni Qafën epike të Llogorasë për në Gjirin e Vlorës, ku do të zbuloni më shumë vendpushime dhe bëni udhëtime me varkë në plazhet e izoluara në fund të Gadishullit të Karaburunit.

    Për një pushim larg bregdetit, vizitoni sitin arkeologjik të Butrintit, ku rrënojat greke, romake dhe bizantine, që datojnë 2500 vjet më parë, janë të grumbulluara në një kodër me gurë.

    Gjashtë vendet më të mira evropiane për të shkuar me pushime në gusht sipas “Lonely Planet”:

    1-Riviera Shqiptare

    2-Gadishulli i Pelionit, Greqi

    3-Minho, Portugali

    4-Austria Qendrore

    5-Belgjika bregdetare

    6-Arkipelagu i Stokholmit, Suedi

  • ​Dita Botërore e Refugjatëve

    ​Dita Botërore e Refugjatëve

    Sot shënohet Dita Botërore e Refugjatëve.

    Dita Botërore e Refugjatëve synon të tërheq vërejtjen për vuajtjet e dhjetëra milionë refugjatëve në mbarë botën.

    Në ditën Botërore të Refugjatëve shumë prej tyre nuk kanë shpresa për kthimin e në atdheun e tyre të mëparshëm. Miliona familje kanë humbur shtëpitë e tyre gjatë konflikteve të dhunës dhe luftës. Prandaj Asambleja e Përgjithshme vendosi që 20 qershori të shënohet si Dita Botërore e Refugjatëve.

    Dita Botërore e Refugjatëve është themeluar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e persekutimin, konfliktit dhe dhunës.

    Evropa aktualisht është duke kaluar në një krizë të refugjatëve e cila ka nisur kur fluksi i madh i njerëzve filluan të ikin nga konflikti në Lindje të Mesme dhe Afrikë.

    Të dhënat e fundit e Organizatës së Kombeve të bashkuara tregojnë se mbi 70 milionë njerëz kanë ikur nga vendet e tyre për shkak të luftërave në mbarë botën.

  • ​Dita kur Gjermania lëviz kryeqytetin nga Boni në Berlin

    ​Dita kur Gjermania lëviz kryeqytetin nga Boni në Berlin

    Bundestagu gjerman më 20 qershor të vitit 1991 miratoi Ligjin e vendosjes së kryeqytetit të ri të Gjermanisë në Berlin. Ky ligj vendoste zyrtarisht Berlinin si kryeqytetin e ri, duke ndryshuar statusin e Bonit (Bonn) si kryeqyteti i deritashëm. Kjo vendim u mor pas diskutimeve dhe debatit të gjerë politik.

    Pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ishte ndarë në dy shtete të ndara politikisht dhe ideologjikisht: Republika Federale e Gjermanisë (Gjermania Perëndimore) dhe Republika Demokratike Federale e Gjermanisë (Gjermania Lindore).

    Me rënien e Murit të Berlinit në 9 nëntor 1989 dhe proceset e bashkimit që pasuan, u krijua mundësia për t’u bashkuar dy shtetet dhe për të vendosur kryeqytetin e ri të Gjermanisë. Vendimi për të bërë Berlinin kryeqytet u mor gjatë bisedimeve dhe negociatave midis politikanëve gjermanë dhe vendimeve të marrë në nivel kombëtar.

    Një nga arsyet kryesore për zgjedhjen e Berlinit ishte fakti që qyteti kishte një rëndësi historike dhe simbolike të veçantë për gjermanët. Berlini ishte qyteti i themeluar i shtetit prusian dhe kishte qenë kryeqyteti i Prusisë dhe Gjermanisë së bashkuar për një kohë të gjatë. Nëse Berlini nuk do të kishte qenë kryeqyteti, kjo do të kishte shkaktuar ankesa dhe kontestime nga ana e banorëve të ish-Gjermanisë Lindore.

    Në mënyrë të veçantë, vendosja e Berlinit si kryeqyteti i Gjermanisë u bë për të përmbushur simbolikisht vizionin e bashkimit dhe unitetit të Gjermanisë. Për shumë gjermanë, Berlini ishte një simbol i ndarjes dhe ndërlikimeve të kaluar, kështu që vendosja e tij si kryeqyteti i bashkuar u pa si shenjë e bashkimit dhe rikthimit të Gjermanisë së bashkuar.

    Vendosja e Berlinit si kryeqyteti i Gjermanisë ishte rezultat i vendimeve politike dhe historike që i dhanë rëndësi simbolike Berlinit dhe e konsoliduan atë si qendër politike e Gjermanisë së bashkuar.

    Boni kishte qenë defakto kryeqytet i Republikës Federale Gjermane. Në njohje të kësaj, ish-kryeqyteti mban një lloj titulli të veçantë, atë të qyteti federal (Bundesstadt).

    Boni është vendlindja e kompozitorit Ludwig van Beethoven (1770). Bon rrjedh nga lashtësia dhe mban emrin e fisit gjermanik “Eburoni”.

  • ​Moti sot në Kosovë

    ​Moti sot në Kosovë

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të Troposferës, të cilat vende -vende mund të sjellin riga shiu.

    Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35gradë Celsius.

    Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

    “Rekomandohet që në intervalin kohorë 10-16h mundësisht mos të ju ekspozoheni rrezeve direkte të diellit ,sepse ky mot është i papërshtatshëm për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike. Të bartim masa mbrojtëse, syze dielli , rroba me ngjyra të lehta, kapelë ose ombrellë”, thuhet në njoftim.

  • Ish-menaxheri i Taynes flet për herë të parë në ‘The Elite Way’, kjo është e vërteta e krisjes së raporteve mes tyre

    Ish-menaxheri i Taynes flet për herë të parë në ‘The Elite Way’, kjo është e vërteta e krisjes së raporteve mes tyre

    Ka disa javë që në mediet rozë diskutohet raporti i krisur mes këngëtares Tayna dhe ish-menaxherit të saj Rinor Hykolli.

    Të dy protagonistët e kësaj ‘telenovele’ të javës kanë reaguar në rrjete sociale, duke e akuzuar njëri-tjetrin, por për herë të parë në edicionin e kësaj të diele të “The Elite Way” ka folur Rinor Hykolli dhe ka treguar versionin e tij.

    “Arsyeja që ka dashtë mu largu është veç me i marr paret vet se nuk ka asnjë arsye tjetër, po ka harru se krejt investimin e kom bo unë qysh prej kangës së pare, dmth i kam të fakturume qindra, mijëra investim që kom bo te ajo, e ajo e din këta. Ka qenë pjesë e dy-tre label-ave ma herët të cilët nuk kanë besu me ja bo as edhe një projekt. Ka harru se dy vjet ka qenë pandemi e vetëm kam investu, ato nuk po i llogariti hiç dmth, të gjithë mundin e kom jep bashkë me producentin, i cili i ka prodhu kangët që quhet ‘Cricket’, mundesh me i pyet krejt bashkëpunëtorët, dojnë me i dhez me të gjitha forcat e tani dojnë me i marr paret vet”, u shpreh Hykolli.

    Kjo është vetëm një pjesë e rrëfimit të Hykollit për krisjen e raporteve me Taynen.

    Rrëfimin e tij të plotë do të mund t’i ndiqni në edicionin e kësaj të diele duke nisur nga ora 21:30 vetëm në ekranin e ATV-së si dhe në kanalin zyrtar në YouTube. /atvlive.tv

  • Lajçak arrrin në Qeveri, do të takohet me Bislimin

    Lajçak arrrin në Qeveri, do të takohet me Bislimin

    Emisari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbërritur në objektin e Qeverisë së Kosovës.

    Aty ai pritet të takohet me zv/kryeministrin Besnik Bislimi.

    Ende është bërë e ditur se për çfarë tema do të diskutojnë Lajçak e Bislimi.

    Ndryshe, Lajçak më herët ka thënë për Kosovo Online ka thënë se hapja e Urës është objekt i marrëveshjeve të arritur anë Bruksel dhe se hapja duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar dhe dakorduar.

    Emisari sllovak ka thënë se asnjëherë s’është mirë që partnerët të befasohen.

    Ai ka shprehur gatishmëri që ta vendos në axhendë të takimit të radhës në Bruksel nëse Kosova dhe Serbia kanë gatishmëri.

  • Miq e bashkëpunëtorë e vlerësojnë veprën e Sylë Tahirsylajt: Ishte shembull!

    Miq e bashkëpunëtorë e vlerësojnë veprën e Sylë Tahirsylajt: Ishte shembull!

    Profesor doktor, Sylë Tahirsylaj, është vlerësuar lart nga miq e bashkëpunëtorë, në një mbledhje komemorative që është mbajtur të martën, raporton Ekonomia Online.

    Profesori, Bedri Dragusha, tha se profesor Tahirsylaj, nuk është fizikisht në mesin tyre, por puna, vepra dhe shkrimet e tij, do të jetojnë çdo herë.

    “Lajmi i hidhur për vdekjen e profesorit Sylë Tahirsylaj na preku të gjithëve. Të vetëdijshëm për këtë humbje të madhe, kolegët e të gjithë personeli i këtij institucioni, studentët, familja dhe miqtë e shumtë nga Kosova, nga të gjitha fiset shqiptare, diaspora, sot ndjejnë dhimbje dhe pikëllim të thellë për vdekjen profesorit Sylë Tahirsylaj. Është e vështirë për mua sot të mbaj këtë fjalë për profesorin Tahirsylaj që nuk është në mesin tonë, por njëkohësisht jam krenar dhe ndihem i privilegjuar që pata fatin të jem koleg dhe mik i ngushtë i profesorit Tahirsylaj”.

    “Ishte shembull për të tjerët se si dhe sa duhet të punohet me gjeneratat e reja. Profesori Tahirsylaj nuk është fizikisht në mesin tonë, por puna, vepra dhe shkrimet e tij do të jenë çdo herë në mesin tone”, tha Dragusha.

    Ndërkohë, Don Lush Gjergji, theksoi se profesori Sylë Tahirsylaj ka lënë shembull të jetës familjare, profesionale që ka qenë përshtypje, përjetime të paharrueshme, jo vetëm për familje, po edhe me gjerë për popullin.

    “Le një shembull të jetës familjare, profesionale të njeriut që ka lënë mbresa përshtypje, përjetime të paharrueshme jo vetëm për familje po edhe me gjerë për shoqërinë tonë, popullin tonë për Kosovën tonë. Ne familja jote, populli yt, Kosova jonë gjithmonë të kujtoftë dhe kurrë mos të harroftë, pusho në paqe”, theksoi ai.

    Ndërsa, kryetar i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se baçi Sylë, siç e quajti ai, do të kujtohet shumë gjatë.

    “Baci Sylë do të jetë i gjallë për ne dhe do te kujtohet shume gjatë. Ngushëllime për të gjithë që keni punuar dhe sidomos familjes së ngushtë”, tha Ramosaj.

    Edhe, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, i shprehu ngushëllime familjes dhe të gjithë të afërmeve të profesorit, Sylë Tahirsylaj.

    “Në momentet si këto kur bohemi bashkë për të dhënë lamtumirën e fundit, fjalë janë të paketa për të shprehur gjithë dhimbjen. Ne e vlerësojmë dhe shprehim mirënjohjen më të thellë të profesorit Tahirsylaj”, tha ajo.

    Meteorologu i njohur kosovar, vdiq të dielën.

  • Shtyhet për 7 ditë afati për rekrutimin e kadetëve të rinj, kjo është data e fundit

    Shtyhet për 7 ditë afati për rekrutimin e kadetëve të rinj, kjo është data e fundit

    Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se afati për konkurrim në konkursin e shpallur më 3 qershor, për rektrutimin e kadetëve për vitin 20224/2025 është zgjatur edhe për shtatë ditë tjera.

    Në njoftimin thuhet se data e fundit për aplikim është 24 qershor 2024 dhe se personat që kanë aplikuar nuk kanë nevojë të aplikojnë sërish.

    “Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë kandidatët e interesuar se afati për konkurrim në konkursin e shpallur më 3 qershor, për rekrutimin e kadetëve për vitin 2024/2025, vazhdohet edhe për shtatë ditë tjera dhe data e fundit për aplikim është deri më 24.06.2024. Të gjithë kandidatët të cilët kanë konkurruar nuk kanë nevojë për rikonkurrim.”

  • A jeni gati për të fituar me Rugove?

    A jeni gati për të fituar me Rugove?

    Të premten, më 21 Qershor, përgatituni për një ngjarje që do të ndryshojë rrjedhën e verës tuaj! Në TV Dukagjini, në emisionin Reload, prej orës 15:30, do të bëhet përzgjedhja e fituesëve të lojës së madhe shpërblyese të organizuar nga Korporata Rugove.

    Kjo lojë shpërblyese e jashtëzakonshme sjell me vete një varg shpërblimesh që do t’i bëjnë ëndrrat tuaja realitet.

    A jeni gati për të udhëtuar në disa nga qytetet më mahnitëse të botës? Nëse po, atëherë mbani frymën!

    Kjo lojë shpërblyese e jashtëzakonshme sjell me vete një varg shpërblimesh që do t’i bëjnë ëndrrat tuaja realitet. A jeni gati për të udhëtuar në disa nga qytetet më mahnitëse të botës? Nëse po, atëherë mbani frymën!

    Korporata Rugove ju mundëson të bëheni fitues i shumë udhëtimeve magjepsëse për çifte si:

    Udhëtim për 5 Çifte në Romë – Ndjeni magjinë e qytetit të përjetshëm dhe përjetoni historinë e lashtë të Romës.

    Udhëtim për 5 Çifte në Paris – Udhëtoni në qytetin e dashurisë dhe zbulojeni bukurinë e pafundme të Parisit.

    Udhëtim për 5 Çifte në Barcelonë – Shijoni arkitekturën madhështore të Gaudit dhe atmosferën e gjallë të Barcelonës.

    Udhëtim për 5 Çifte në Budapest – Përjetoni bukurinë e Danubit dhe madhështinë e Budapestit.

    Përpos shpërblimeve më lartë, juve ju presin edhe shumë dhurata tjera si:

    30x Trotinetë Birdie për fëmijë, për t’u dhuruar fëmijëve tuaj çastet e paharrueshme të lirisë dhe kënaqësisë me këto trotineta të shkëlqyera.

    10x Skuter Elektrik Yadea G5, për ta liruar veten nga trafiku dhe për të përjetuar udhëtimet e qeta dhe të shpejta me këta skuterë elektrikë të mahnitshëm.

    1x Mondial Pagani 1948 125cc, për të apasionuarit pas motorëve, ky është një shpërblim që do t’ju bëjë të ndiheni të pamposhtur në rrugë!

    Mos e humbisni këtë mundësi unike! Kush e di? Pikërisht ju mund të jeni fituesi që do ta shijojë një nga këto shpërblime fantastike.

    Me Rugove, çdo moment është një shans për të fituar dhe për të përjetuar diçka të jashtëzakonshme.

    Fito me Rugove!