ATV

Author: ATVLive

  • Mjeti i dyshuar nuk ishte shpërthyes, lëshohet për qarkullim rruga për Gërmi

    Mjeti i dyshuar nuk ishte shpërthyes, lëshohet për qarkullim rruga për Gërmi

    Rruga “Shpëtim Robaj” në Taukbahqe, për disa orë ishte e bllokuar mëngjesin e sotëm për shkak të dyshimeve për një mjet shpërthyes, tani është hapur për qarkullim.

    Kjo për shkak se mjeti i dyshuar, nuk ishte shpërthyes.

    Policia e Kosovës i tha ATV-së se mjeti në fjalë ishte një pajisje e veturës.

    “Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes. Bëhet fjalë për një pajisje të veturës. Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim”, thuhet në përgjigjen e Policisë për ATV-në.

  • Ministri i Jashtëm izraelit: Duhet ta ndalojmë menjëherë Iranin para se të jetë tepër vonë

    Ministri i Jashtëm izraelit: Duhet ta ndalojmë menjëherë Iranin para se të jetë tepër vonë

    Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz deklaroi se Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Hezbollah, Hassan Nasrallah ka “kërcënuar me sulm” Administratën qipriote greke të Qipros Jugore (GCASC), transmeton Anadolu.

    Në një postim nga llogaria e tij në median sociale X, Katz mbrojti idenë e tij se “Raketat e Iranit kërcënojnë vendet e Evropës dhe të gjithë botën e lirë”.

    “Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Hezbollah, Hassan Nasrallah në fjalimin e tij dje kërcënoi me sulm Qipron Jugore. Duhet ta ndalojmë Iranin menjëherë para se të jetë tepër vonë”, tha Katz.

    Ai në postimin e tij etiketoi llogaritë e medias sociale në X të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron dhe ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock si dhe llogaritë e ministrit të Jashtëm francez, Stephane Sejourne.

    Nasrallah tha se kanë informacione të inteligjencës se Izraeli do të përdorë aeroportet dhe bazat ushtarake të Administratës qipriote greke në një sulm të mundshëm gjithëpërfshirës ndaj Libanit. “Në një rast të tillë do ta konsiderojmë Administratën qipriote greke si pjesë të luftës”, ka thënë ai.

  • SHSKUK njofton zgjedhjen e kryesuesit të ri të bordit

    SHSKUK njofton zgjedhjen e kryesuesit të ri të bordit

    Bordi Drejtues i SHKUK-se në mbledhjen e 52 – të mbajtur me datë 20.06.2024 konform dispozitave ligjore; me 6 vota PRO, dhe një votë të pavlefshme, në mandat 1 vjeçar ka zgjedhur Kryesues të Bordit Drejtues, Dr. Dren Boshnjakun.

    Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast ka vlerësuar, dhe falënderuar, për kontributin e deritanishëm ish-Kryesuesin Dr. Naim Bardiqin dhe anëtarin e deritanishëm të Bordit Drejtues të SHSKUK-së Dr. Besim Demollin.

    Kryesuesi Dr. Boshnjaku në fjalën e tij falënderoj anëtarët e Bordit Drejtues për besimin e dhënë dhe premtoj angazhim maksimal në funksion të ngritjen e cilësisë të shërbimeve shëndetësore nga SHSKUK.

    Dr. Dren Boshnjaku
  • ​Të paktën 34 të vdekur nga konsumi i alkoolit toksik në Indi

    ​Të paktën 34 të vdekur nga konsumi i alkoolit toksik në Indi

    Të paktën 34 persona kanë vdekur pasi konsumuan alkool toksik në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu, thanë zyrtarët.

    Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kallakuruchi ku disa banorë janë sëmurë pasi kanë konsumuar pije alkoolike mbrëmjen e së martës.

    Të paktën 80 persona po trajtohen në spitale për sëmundje të tilla si diarreja e tepërt dhe zyrtarët thonë se numri i të vdekurve mund të rritet më tej.

    Deri më tani janë arrestuar dy persona dhe po vijon një hetim më i gjerë.

    Autoritetet kanë pezulluar gjithashtu një zyrtar të lartë të policisë dhe dhjetë anëtarë të krahut të zbatimit të ndalimit të shtetit, për neglizhencë.

    Alkooli, i prodhuar në mënyrë jo legale, shkakton vdekjen e dhjetërave njerëzve në Indi çdo vit.

    Në këtë alkool shpesh shtohet metanol – një formë shumë toksike e alkoolit që ndonjëherë përdoret si një antifriz – për të rritur ndikimin e tij.

    Nëse gëlltitet edhe në sasi të vogla, metanoli mund të shkaktojë verbëri, dëmtim të mëlçisë dhe vdekje.

    Ata që konsumuan alkool përjetuan simptoma si marramendje, dhimbje koke, të vjella, të përziera, dhimbje stomaku dhe acarim të syve dhe u dërguan në spital. /BBC/

  • Shpëlarja e parave e financimi i terrorizmit, rrezik nga Projektligji për kripto-asetet – BQK-ja do t’i mbikëqyr

    Shpëlarja e parave e financimi i terrorizmit, rrezik nga Projektligji për kripto-asetet – BQK-ja do t’i mbikëqyr

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të enjten ka mbajtur dëgjim publik për Projektligjin për kripto-asetet, me ç’rast u theksua nevoja për miratimin e ligjit në Kuvend, raporton EO.

    Anëtarja e Komisionit për Ekonomia, Mimoza Kusari-Lila, tha se ky projektligj ka filluar nismën me dëgjimin e parë publik në muajin gusht të vitit 2021, ndërsa ka vazhduar në korrik 2022, teksa shtoi se këtë projektligj e ka mbështetur edhe Këshilli i Evropës.

    “Janë bërë më shumë se dy vite kur nisma për kripto-asetet është filluar, deri më tani në këtë proces janë mbajtur dy dëgjime publike, i pari është mbajt në gusht 2021 për të diskutuar për idenë, i dyti është mbajt një vit më pas në korrik 2022-ës për një draft. KE-ja, përmes ekspertëve ka mbështetur grupet e punës, fokusi ka qenë të punohet kundër pastrimit të parave. Ky ligj ka për qëllim ruajtjen e kripto-aseteve”, tha Kusari-Lila.

    Përfaqësuesi i BQK-së, Ervin Mala, tha se kanë filluar diskutimet për organizimin dhe ndarjen e resurseve dhe akteve ligjore.

    “Banka Qendrore do të ketë rolin për monitorimin e të gjithë operatorëve që do të merren në këto asete”, tha ai.

    Deputeti nga AAK-ja, Pal Lekaj, tha se Qeveria duhet të ketë monitorimin e kësaj paraje në mënyrë që të mos keqpërdoret.

    “Sa i përket kriptove, janë globale dhe ne duhet patjetër t’i standardizojmë ligjet në fjalë, ne duhet të kemi një licencim të tyre e kontroll, nuk besoj se ka dikush kompetencë tjetër përveç BQK-së. Qeveria duhet të ketë monitorim të parasë, të mos ketë shpëlarje të parave dhe të mos financohet terrorizmi. Duhet të regjistrohen individët qe kanë të bëjnë me asetet të mbrohen të dhënat dhe të ruhen transaksionet”, tha Lekaj.

    Vyrtyt Ibrahimaga, avokat, tha se në draftin e parë janë përfshirë kushte që iu mungon rregullimi me akte nënligjore.

    “Drafti paraprak janë parapa dispozita, kushtet se në cilat raste operatorët duhet përmbush kushte që të marrin një autorizim dhe licencë, kriteret që janë më rëndësi të jenë transparente, ato duhet rregulluar me akte nënligjore. Nuk e rregullon emetimin, ky ligj nëse është për kripto-asete dhe nuk ka dispozita për emetim duhet detyrimisht me ndryshua emrin”, tha ai.

    Kusari Lila, tha se Projektligji ka nevojë për përmirësim, ndërsa shtoi se në rajon nuk ka projektligj më të detajuar.

    “Kemi pas rregullative e BE-së që është gjenerale dhe nuk ka specifika. Te pjesa e emetimit kemi nevojë për përmirësime”, shtoi ajo.

    Përfaqësues nga BQK-ja, Elvin Mala, tha se BQK-ja, ka përgjegjësi për kritere e monitorim.

    “Ky ligj e ndan rolin dhe përgjegjësitë, lidhur me aktet në ligjore përgjegjësia i bie BQK-së, që të vendosen kriteret. Sa i përket monitorimit, BQK-ja ka përvojë në mbikëqyrje, kjo është e re për ne por nuk do thotë se nuk mund të arrihet, po ashtu BQK-ja, ka qenë transparente dhe ka nda interesat”, tha Mala.

    Deputeti nga pushteti, Driton Hyseni, tha se sektori i kriptove ende përballet me sfida dhe të papritura, andaj është e rëndësishme përgjegjësia.

    “Sa të gatshëm jemi për implementim të ligjit që më vonë ne si deputet të futemi në monitorim dhe të shohim, duhet të punojmë bashkë sepse shumë qytetarë kanë investuar në kripto-asete dhe kemi përgjegjësi, këtë fushë duhet të rregullojmë, duke marrë edhe praktikat ndërkombëtare”, tha Hyseni.

  • E moshuara gjermane irritohet nga zhurma e tupanit, e përdor shkopin

    E moshuara gjermane irritohet nga zhurma e tupanit, e përdor shkopin

    “Euro 2024” që këtë vit po mbahet në Gjermani ka sjellë mjaft zhurmë në qytetet e këtij shteti me tifozët e zjarrtë që po bëjnë tifo për kombëtaret e tyre në të gjitha format.

    E zhurma e krijuar për futbollin po iu pengon disa vendasve atje.

    Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku një e moshuar acarohet nga zhurma e tupanit. Sipas pamjeve tifozët duket të jenë të kombëtares së Turqisë.

    @indikatori_ #deutschland #euro2024 #serbia #turkey🇹🇷 ♬ original sound – Indikatori

  • Presidentja Vjosa Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të at Antonio Belushit

    Presidentja Vjosa Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të at Antonio Belushit

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të at Antonio Belushit.

    “Me dhimbje të thellë mora lajmin për kalimin në amshim të at Antonio Belushit, veprimtarit të paepur të çështjes shqiptare, i cili përveç se kultivoi me pasion gjuhën arbëreshe, nga vitet ‘90, bashkë me Presidentin Rugova e veprimtarë të tjerë, e mbrojti të drejtën e shqiptarëve për liri.

    Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për familjen e miqtë, kishën arbëreshe, institucionet e popullin arbëresh të Kalabrisë e gjithë Italisë së Jugut”, shkruan në shkrimin zyrtar.

    Derisa u tha se kishte nderin ta takonte në bibliotekën e pasur të tij, të cilën e krijoi dhe e mbajti me aq përkushtim deri në vdekje.

    “Si Presidente e vendit, kur ia akordova shtetësinë e Kosovës, ishte i stërlumtur, sepse e iu plotësua dëshira e tij jetësore. I përhershëm qoftë kujtimi për at Antonio Belushin”, përfundoi Osmani.

  • Përkundër pakënaqësive, miratohen Projektligjet për Noterinë, KPK-në e të Këshillit për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj

    Përkundër pakënaqësive, miratohen Projektligjet për Noterinë, KPK-në e të Këshillit për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj

    Projektligji për Noterinë ka marrë dritën jeshile nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i cili të enjten u votua me shtatë vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, raporton Ekonomia Online.

    Ndryshe nga ky Projektligj, partitë opozitare patën pakënaqësi në raportet e Komisioneve kryesore për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Të njëjtin, e quan në kundërshtim me direktivat e Bashkimit Evropian.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se komisioni ka pranuar një letër nga Bashkimi Evropian por që kryetari Adnan Rrustemi nuk i ka njoftuar.

    “Nuk na keni tregu qe keni pranuar një letër nga BE-ja që e keni marrë më 15 maj, që thotë që ta rikonstruktoni të Komisionit të Venecias. Po beni shumë keq qe po miratoni ligje duke deformuar sistemin. Unë normalisht do ta votoj kundër”, tha Selmanaj.

    Por kryetari Rrustemi tha se nuk sheh asnjë pengesë dhe do ta procedojë për miratim në Kuvend, pas votimit në këtë komision.

    “Unë nuk po shoh asnjë pengesë ne i kemi shiku dhe po i trajtojmë përfundimisht i merr për bazë të gjitha. Vet mendojë që reformat të jenë më të thella”, tha Rrustemi.

    Por kjo mënyrë sipas Selmanajt është e gabuar.

    “LDK është e interesuar me pas reformë të mirëfilltë. Unë personalisht jam kundër, kjo mënyrë është gabim kur e kam parë qasjen e kam parë që kjo është fatkeqësi”, tha Selmanaj.

    Përkundër kritikave, raporti me amendamente është miratuar me gjashtë vota.

    Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, pyeti Rrustemin se pse Kosova për katër vite nuk ka kryeprokuror të shtetit.

    “Fazën që jemi nuk jam për me lëshu materie, unë e pata vërejtjen që letrat kur vijnë nga institucionet siç janë nga BE-ja është mirë me njoftu. Kjo letër ka kuptimin e vet dhe reflekton në të ardhmen dhe Gjykatën Kushtetuese. Që katër vite nuk kemi kryeprokuror tani thoni që e kemi hequr korrupsionin”, tha Beqa.

    E deputeti tjetër i pushtetit, Dimal Basha, deklaroi se nuk e ka parë letrën e dërguar nga BE-ja.

    “Unë nuk e kam parë atë letër, ka qenë një grup punues dhe është mirë që po na shkruajnë letra BE-ja dhe po e nënçmoni punën e grupit të tyre. Ne po duam vetëm një sistem të drejtësisë që punon mirë”, u shpreh Basha.

    Gjithashtu, aty u miratua edhe Projektligji i Këshillit për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj me nëntë vota pro e asnjë kundër.

    Votimet u realizuan pas më shumë se gjysmë ore diskutime.

  • Bislimi: Synojmë anëtarësimin në OKB e NATO, kemi besim në mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar

    Bislimi: Synojmë anëtarësimin në OKB e NATO, kemi besim në mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga ambasada britanike në Kosovë, me rastin e Ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III, raporton Ekonomia Online.

    Në fjalën e tij, ai shprehu se Mbretëria e Bashkuar mban një vend të veçantë në zemrat dhe mendjet tona, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

    “Në rrugëtimin tonë për liri, Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë një aleat i palëkundur – një komb që përkrah lirinë dhe vlerat demokratike, që na qëndruan pranë gjatë luftës dhe përpjekjeve tona për çlirim, dhe vitet pasuese të rindërtimit të vendit tonë. Javën e kaluar, pritëm ish-kryeministrin Tony Blair, për të shënuar së bashku 25 vjet nga çlirimi i Kosovës. Ne e vlerësojmë shumë dhe nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen e tij të palëkundur gjatë luftës.” tha zëvendëskryeministri.

    Më tej, ai shtoi se Kosova është tashmë një shtet i cili synon anëtarësimin në OKB, BE, NATO, Këshill të Evropës, dhe që po fuqizon themelet e demokracisë dhe lirisë, të drejtave civile dhe sundimit të ligjit.

    “Në aspiratat dhe rrugëtimin që kemi përpara, ne kemi besim se me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve tanë perëndimorë, do t’i arrijmë qëllimet tona, teksa marrëdhëniet tona diplomatike, vizitat dypalëshe, bashkëpunimi dhe lidhja ndërnjerëzore po forcohen dita-ditës. Një lidhje më e thellë në politikë, kulturë, ekonomi, siguri dhe shumë fusha të tjera”, përfundoi zëvendëskryeministri.

  • RIDEA prezanton sondazhin mbi dialogun, pak gra në përfaqësim e shumë pakënaqësi në rezultate

    RIDEA prezanton sondazhin mbi dialogun, pak gra në përfaqësim e shumë pakënaqësi në rezultate

    49 për qind e qytetarëve nuk janë të kënaqur në dialogun me Serbinë, ndërsa mbështetje nuk i dhanë as vazhdimësisë së këtij procesi për pesë vitet e ardhshme. Kështu u tha në prezantimin e rezultateve të sondazhit “Zëri i Popullit rreth ‘Shtegut të Paqes’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Shpalosja e Rolit të Grave”, të organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), raporton Ekonomia Online.

    Në këtë hulumtim, kanë marrë pjesë 1.108 respodentë, nga të gjitha komunat e Kosovës. Prej tyre, 89 për qind kanë qenë shqiptarë, 9 për qind serb dhe 2 për qind të grupeve tjera etnike. Ndërkaq, 43 për qind e respodentëve kanë qenë burra, ndërsa 57 për qind gra.

    E në grupin e dytë të gjetjeve për marrëveshjen e fundit të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë e lidhur me aneksin e Ohrit, 43 për qind të mostrave u ndanë te pakënaqur për gjendjen dhe rezultatin.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, ka thënë se pjesëmarrja e serbëve në këtë hulumtim nuk është i kënaqshëm.

    “Mendoj se ky hulumtim është bazë e mirë e perceptimit te opinionit publik por përfshirja e komunitetit serb në hulumtim është numër i vogël, pa dashur të kontestoj përgjigjet e këtij studimi, opinioni im është se numri serb është shumë i vogël duke marrë parasysh qe si temë ka qenë roli i grave në procesin e dialogut. Ky hulumtim është marrë edhe në aspektin politik, gjinor por edhe në operacionalizimin e aspektit të ndikimit politik tek asociacionin, andaj fokusi nuk ka qenë vetëm tek roli i gruas por në brendi ka edhe pika tjera, si marrëveshja e Ohrit në marsin e vitit 2023”, u shpreh Tishukaj, teksa përmend edhe përfshirjen e presidentes Osmani në Këshill të Sigurisë së OKB.

    “Sa i përket të kaluarës, përfaqësuese femër ka qenë Edita Tahiri por edhe tash me ligj e drejta i takon kryeministrit Albin Kurti, por nuk është që ka mbetur edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të gjithë e dimë përfaqësimin e saj në Këshillin e Sigurisë në OKB ku ia përplasi të vërteten presidentit serb Vuçiq, por edhe ministren e punëve të jashtme, Donika Gërvalla”, tha tutje ajo.

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se me kalimin e viteve ndryshimet politike janë pasqyruar mes këtij raporti.

    “Në vitin 2010 dialogu është parë si aspekt i fundit për ndërtimin e rrugës drejt anëtarësimit të BE-së. Dialogun e dimë se në fillim e kanë udhëhequr Edita Tahiri e cila ka pasur respektin e gjithë qeverisë, ajo e barti barrën e takimeve të renda me palën serbe. Kanë kaluar 13 vite, dje kanë ndodhur shumë ndryshime politike dhe ky raport qe po e diskutojmë sot jep drite mbi atë se çka ndodh në Kosovë dhe rreth saj”, u shpreh ajo.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se nuk ka pasur përfaqësim nga gratë në dialog, që nga koha e ish-kryenegociatorës, Edita Tahiri.

    “Prej kohës së Edita Tahirit nuk ka pasur gra në përfaqësim. Ka shumë arsye se gratë dinë dhe munden, përfshirja e grave në dialogun Kosovë-Serbi është e nevojshme kur për këto 4 vite të qeverisë nuk kemi pasur progres është edhe arsye mungesa e grave.

    Ndërkaq deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se Kosova ka pranuar dialogun pa pranuar kërkim falje nga Serbia për krimet e luftës. Sipas saj, dialogu me Serbinë është dashur të zhvillohet me parime.

    “Gjatë këtij rrugëtimi të dialogut kemi pasur marrëveshje por sa janë zbatuar ato. Disa po disa s’janë zbatuar fare. Më duket se jemi përballur me standarde të dyfishta. Në vitin 2018, Kosova ka marr miratim pozitiv dhe atë drejtë e gëzoi në vitin 2024. Kemi filluar me një dialog teknik i cili kaloi tutje në politik, me drejtim në Bruksel, e stërgjatët dialogu tash e 13 vjet, i cili është rezultati i këtij dialog, është dashur të ketë dialog me parime”, u shpreh ajo.

    E zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Mathias Conrad, tha se Kosova mund të mësoj shumë dhe se ky raport paraqet prezantim të mirë.

    “Dialogu është e vetmja rrugë, është proces i vështirë dhe as nuk kemi pritur të jetë i lehtë, për faktin se na është dashur shumë kohë për arritjen e marrëveshjeve te vogla. Sa i përket marrëveshjes e Ohrit, më duket interesante se 40 për qind nuk kanë mendim sepse unë mendoj se kjo marrëveshje e ka ndryshuar lojën, duhet implementuar”, u shpreh ai.