ATV

Author: ATVLive

  • ​Sot dita e fundit për rekrutimin e kadetëve të rinj

    ​Sot dita e fundit për rekrutimin e kadetëve të rinj

    Sot është dita e fundit për rekrutimin e kadetëve të rinj. Kështu është bërë e ditur nga ministria e Mbrojtjes.

    Konkursi ishte shpallur më 3 qershor, për rekrutimin e kadetëve për vitin 2024/2025 derisa ishte vazhduar deri më 24 qershor.

    Sipas njoftimit të ministrisë data e fundit për aplikim është deri më 24 qershor 2024.

    “Të gjithë kandidatët të cilët kanë konkurruar nuk kanë nevojë për rikonkurrim”, thuhej në njoftim.

  • ​“Viti i Llapit”, Batatina me synime të mëdha për Ligën e Evropës e Superligën

    ​“Viti i Llapit”, Batatina me synime të mëdha për Ligën e Evropës e Superligën

    Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka komentuar shortin e raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës.

    Llapjanët aventurën në fazën kualifikuese për në Ligën e Evropës e nisin kundër skuadrës polake, Wisla Krakow.

    Në një intervistë për KosovaPress, trajneri Batatina e cilësoi “gjigant në shtetin e vetë”, por që edhe skuadra polake do të përballet me një kundërshtar shumë të fortë siç është Llapi.

    “Përballemi ndaj një skuadre shumë të fortë, por edhe ajo skuadër do të përballet ndaj një skuadre shumë të fortë siç është Llapi. Mendoj dy skuadra të cilat të dyja kanë traditë në futbollin në vendin e tyre, edhe Llapi edhe skuadra e Krakow. E dimë që është një skuadër që ka qenë gjigant në shtetin e vet dhe fitues i Kupës dhe tregon që me të vërtetë ka skuadër të mirë…(01:25) Nuk do të jetë e lehtë, do të jetë e vështirë, sepse përballemi me një skuadër shumë të fortë, një skuadër me emër të madh, por gjithmonë mendoj që bëhesh skuadër e madhe nëse luan me skuadra të mëdha. Asnjëherë nuk bëhesh skuadër e mirë dhe e fortë kur ballafaqohesh me kundërshtarë të dobët”, tha Batatina.

    Batatina ka shprehur bindjen e tij se Llapi do të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

    “Gjëja më e rëndësishme për neve është ta bëjmë maksimumin ta kalojmë ndeshjen e parë. Nëse e kalojmë ndeshjen e parë ju garantoj që gjasat janë për me hy në fazën e grupeve në Ligën e Evropës… (05:44) Nuk kanë diçka ndonjë cilësi, ndonjë kualitet më shumë skuadra kundërshtare që ne do të luajmë, në asnjë aspekt. Kemi analizuar menjëherë kundërshtarin, me vlerën të cilën e ka, me vlerën e lojtarëve të cilën e ka, me moshën e lojtarëve të cilën e ka dhe mendoj që jemi dy skuadra të cilat jemi të përafërta me cilësi, jemi të përafërt edhe me vlera në treg, por jemi edhe të përafërt edhe me kontingjentin e lojtarëve që i kemi”, tha Batatina.

    Duke folur për kampionatin e Kosovës në futboll, trajneri Batatina thotë se ky do të jetë viti ku Llapi do të shpallet kampion.

    “Gjithmonë vetë organizimi i klubit edhe lojtarët që ka klubi me kontingjentin të cilin e ka krijuar, mendoj që nuk të lë të mendosh ndryshe përveç luftës për titull të kampionit. Ne kot mund të themi se s’po luftojmë për titull, por Llapi gjithmonë do të luftojë për kreun e tabelës. Llapit iu ka nevojitur të paktën të bëjë një hap tutje që të jetë në hap më shumë se skuadrat në elitën e futbollit të Kosovës. Mendoj që Llapi ka bërë një hap të jashtëzakonshëm, duke e ditur se është kampion me infrastrukturë sportive, që është gjëja bazike për një skuadër. Nëse e ke infrastrukturën sportive sikurse e ka Llapi dhe organizimin të cilin e ka krijuar Llapi, mendoj që nuk ka dyshim se Llapi do të luftojë për titull të kampionit… (12:03) Pasi kemi qenë shumë afër këtë vit, ndoshta me një hap për t’u bërë kampion, besoj se ky do të jetë vit i Llapit”, tha Batatina.

    Batatina ka dalë edhe me një mesazh për skuadrat e Superligës së Kosovës.

    “Para se të mendoni për ta fituar titullin, mendoni për ta bërë shtëpinë. Disa skuadra ende pa e bë shtëpinë, po mendojnë të arrijnë titullin. Duhet ta kesh shtëpinë, infrastrukturën të paktën që skuadrat tona nuk mund të bëhemi të mira, të bëjmë transferime të mira. Llapi nuk kishte pasur mundësi të bëjë një transferim të Valmir Veliut, as të Mirlind Dakut, as të Muhamet Hysenit, pa e pasur një infrastrukturë sikurse e ka… Prandaj rivalëve apo skuadrave iu them që të mendojnë më shumë tek infrastruktura. Në momentin që e bëjnë infrastrukturën e mirë sportive dhe e kemi të gjithë 10 skuadrat një infrastrukturë çfarë e ka Llapi, do të rritet niveli, kualiteti, shikueshmëria që është shumë me rëndësi të kemi shikues në tribuna, sepse futbolli luhet për shikues, atëherë do të jetë një rivalitet shumë i fortë”, tha Batatina.

    Ndeshjen e parë në raundin e parë kualifikues së Ligës së Evropës kundër Wisla Krakow skuadra e Llapit do ta zhvillojë si vendas më 11 korrik, kurse ndeshjen e kthimit më 18 korrik. Nëse Llapi e eliminon skuadrën polake, në raundin e dytë do të përballet me skuadrën e njohur austriake SK Rapid Wien.

  • ​Votohet qeveria e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut

    ​Votohet qeveria e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut

    Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 77 vota pro dhe 22 kundër ka zgjedhur të dielën Qeverinë e re, kryetar i së cilës është Hristijan Mickoski.

    Koalicioni qeveritar përbëhet nga VMRO-DPMNE, partitë nga koalicioni VLEN dhe ZNAM. Deputetët e LSDM-së dhe të majtës votuan kundër Qeverisë, ndërsa Fronti Evropian e la seancën pak para përfundimit të saj./AlsatM/

  • Mustafa: Prishtina i vetmi vend në botë që vërshohet pa lumë

    Mustafa: Prishtina i vetmi vend në botë që vërshohet pa lumë

    Sizmologu Shemsi Mustafa, e ka kritikuar pushtetin lokal në Prishtinë lidhur me mënyrën e menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore.

    Reagimi i tij vjen pasi në kryeqytet ra një sasi e madhe e shiut, që shkaktoj vërshime në shumë zona.

    Mustafa tha se “Prishtina ka mungesë totale profesionale të rregullimit të planeve urbanistike sipas kritereve”.

    “Në takimet që i mbajmë për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore me vendas dhe ndërkombëtarë, para disa viteve kam ngritur këtë problem për kryeqytetin tonë Prishtinë, që është i vetmi vend në rajon dhe në botë që vershohet pa lumë”, tha ai.

  • Ishte në kërkim nga Policia e Kosovës, arratiset për në Serbi

    Ishte në kërkim nga Policia e Kosovës, arratiset për në Serbi

    Një person pasi kishte qenë në kërkim policor, me veturë ka ikur në drejtim të Serbisë.

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 02:00, në pikë kalimin kufitar në Merdarë, Podujevë.

    Tutje bëhet e ditur se është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale.

    “I dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte qenë në kërkim policor me veturë ka ikur në drejtim të Serbisë. Është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale”, thuhet në raport.

  • Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës

    Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës

    KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa vende nuk do të ketë rrymë.

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    NS 110/10 [kV] Prishtina 3

    Nga Dalja 10[kV] Nr.28 Sigurimi social do të ndërprehen:

    TS 10/0.4[kV] TS Gjyqi 1 (kodi: 12000020087) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

    TS 10/0.4[kV] TS Gjyqi 2,3 (kodi: 12000020128) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

    Vendet: rr. Meto Bajraktari dhe rr. Ilaz Agushi.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, premontimi i shtyllave 0.4kV

    Nga TS 35/10kV Badovci do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Mramor-Slivovë (kodi: 10014001) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

    Vendet: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit dhe Mareci.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, shtrëngimi i përçueseve dhe ndërrimi i konzollave në shtylla 10kV.

    Nga TS 35/10kV Drenasi do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Llapushnik (kodi: 16100028) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

    Vendet: Berisha, Novosella, Kleçka.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

    Nga TS 35/10kV Koliqi do të ndërprehen:

    TS 10/04kV TS Bellopoëj Kadriovit (kodi: 14016003011) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

    TS 10/04kV TS Bellopojë Raqët 2 (kodi: 14016003009) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

    Vendet: Bellopojë.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, instalimi kabllos ABC, 0.4kV.

    Punime nga palët e treta

    Nga TS 110/10 kV Prishtina 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10 kV Dalja nr.7 (kodi: 11000078) nga ora 09:00-09:15 dhe nga ora 16:45-17:00

    Vendet: Lagjja e Spitalit te Banesat e Bardha, rr.Sali Nivica, rr. Ismail Dumoshi Princesha-III/17, Mati 1, rr. Rifat Berisha Hy -6/A, Ndue Përlleshi, A 7, Rukolli objekti A1, Safari Hyrja A,Shaqir Igrishta, Ndue Përleshi Obj/1.

    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulimi me ndarësit e tensionit të mesëm.

    Nga TS 110/10 kV Prishtina 2 do të ndërprehet:

    TS 10/04 kV Ts prona Union (kodi: 11000078209) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

    TS 10/04 kV Ts Sabri Hasani “BTP Holding Sh.P.K (kodi: 11000078286) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

    Vendet: 342.Ndue Përlleshi, Obj/1 MT. Construction.

    Arsyeja: Për realizimin e punimeve sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

    Pejë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga TS 110/35/10 kV Peja 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Fusha e Pejës (kodi: 50000009) prej orës 11:30 deri në ora 14:30

    Vendet: Bajraktarëet, Kulla e Ministrit, Treboviq, Qunguri, Elsa, Nabergjan, Lluga, LLabjan dhe Bllagaj

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, kontrollimi i ndarësit të zbarave në stabilimentin shpërndarës.

    Nga TS 110/10(20)kV Istogu do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Istogu 1 (kodi: 54000008) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

    Vendet: Istogu i Poshtëm, Muzhevinë Arifaj, Muzhevinë Blakaj, Muzhevinë Gateri, Muzhevinë 1, Ukaj, Dragolevc i Ulët, Lugë Kulla, Dragolevc Gateri, Shpatoll, Muzhevinë Balaj, Kabashët Tomoc, Sylaj Balaj LLuga, Istogu ETC, Muzhevinë Jahaj Dragolevc e Reja, si dhe HC” Burimi” Istog.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i bazave të sigurisë të tensionit të mesëm, pastrim traseje, lokacioni Tomoc, Lluga.

    Prizren

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga TS 35/10 kV Dragash do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Restelica (kodi: 30036002) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

    Vendet: Lubovishtë, Kukjan, Vranishtë, Restelicë, Mlikë, Glloboqicë, Krushevë, Zlipotok dhe Orqushë.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, mirëmbajtje preventive e daljes 10kV (shtrëngimi i përçuesve, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar).

    Ferizaj

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga TS 35/10 KV Shtime do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Rashinca (kodi: 41046001) prej orës 09:30 deri në ora 14:30

    Vendet: fshatrat: Davidovc, Gjugjaj (Gjurkoc) (një pjesë), Gjurkoc, Rashincë, Vojnoc dhe një pjesë e rrugës Komandant Kumanova.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

    Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Gaçkës (kodi: 40042002) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

    Vendet: Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhancë, Kashtanjevë, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatinë dhe bizniset private.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, pastrim i trasesë.

    Mitrovicë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

    Dalja 20kV Runiku (kodi: 74000005) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

    Vendet: Klinë e Epërme dhe Lagjet Mecini dhe Berani, Qubrel, Kotorr, Vitak, Kastriot, Runik, Banjë, Surigan, Qitakët, Leqinë dhe Terrnovë.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, pastrimi i trasesë.

    Punime në projekte investive

    NS 110/10(20) kV Vushtrria 2

    Nga Dalja 10kV Maxhunaj do të ndërprehet në NS 10/0.4kV Stabilimentin shpërndarës Maxhunaj-Drejtimi i Samadrexhës, këto nënstacione mbesin pa tension nga ora 09:00 deri 15:00.

    1.NS 10/0.4kV Maxhunaj ish mulliri(kodi:73000011017)

    2.NS 10/0.4kV Maxhunaj (Sadikaj)(kodi:73000011019)

    3.NS 10/0.4kV Maxhunaj (Zekollt)(kodi:73000011020)

    4.NS 10/0.4kV Maxhunaj Mulliri(kodi:73000011021)

    5.NS 10/0.4kV TSK Maxhunaj(kodi:73000011022)

    6.NS 10/0.4kV Përball KFOR-it (kodi:73000011055)

    7.NS 10/0.4kV Te Xhamia(kodi:73000011056)

    8.NS 10/0.4kV Tsshb Maxhunaj(kodi:73000011023)

    9.NS 10/0.4kV Dumnicë e Ulët (Zenovit)(kodi:73000011045)

    10.NS 10/0.4kV TSSH Mekaniku(kodi:73000011050)

    11.NS 10/0.4kV Dumnicë e Ulët-1(Danovitë)(kodi:73000011041)

    12.NS 10/0.4kV Dumnicë e Ulët (Bekteshi)(kodi:73000011044)

    13.NS 10/0.4kV Dumnicë e Ulët (Shkolla)(kodi:73000011043)

    14.NS 10/0.4kV Maxhunaj (Kadrija)(kodi:73000011024)

    15.NS 10/0.4kV Vilancë(kodi:73000011025)

    16.NS 10/0.4kV Vilancë(kodi:73000011054)

    17.NS 10/0.4kV Bajram Maxhuni(kodi:73000011046)

    18.NS 10/0.4kV Vilancë-2(kodi:73000011002)

    19.NS 10/0.4kV Ll. Dumnicë-3 (Ahmetaj)(kodi:73000011036)

    20.NS 10/0.4kV Dumnicë e Ulët-1(Qokollt)(kodi:73000011042)

    21.NS 10/0.4kV Dumnicë (Latifaj)(kodi:73000011051)

    22.NS 10/0.4kV TSSH Dumnicë L.Abazi(kodi:73000011053)

    23.NS 10/0.4kV Ropicë (kodi:73000011026)

    24.NS 10/0.4kV Ropicë (Rezhant)(kodi:73000011034)

    25.NS 10/0.4kV Ropicë (Malokt)(kodi:73000011052)

    26.NS 10/0.4kV Ropice lagjja Gashi(kodi:73000011057)

    27.NS 10/0.4kV Bashollët(kodi:73000011027)

    28.NS 10/0.4kV Samadregjë (kodi:73000011028)

    29.NS 10/0.4kV Sopjanët (kodi:73000011029)

    30.NS 10/0.4kV TSSH Shalakët (kodi:73000011030)

    31.NS 10/0.4kV Samadrexhë (Shkolla)(kodi:73000011031)

    32.NS 10/0.4kV Gurthyesi (Ceceli)(kodi:73000011047)

    33.NS 10/0.4kV Samadrexhë (Malokët)(kodi:73000011048)

    34.NS 10/0.4kV Ceceli(kodi:73000011032)

    35.NS 10/0.4kV Sllakovcë (kodi:73000011033)

    36.NS 10/0.4kV Zagori (kodi:73000011035)

    37.NS 10/0.4kV Ll. Dumnicë-1(Rrustollt) (kodi:73000011037)

    38.NS 10/0.4kV Ll. Dumnicë-2 (Balovit) (kodi:73000011038)

    39.NS 10/0.4kV Dumnicë e Epërme (Shkolla)(kodi:73000011039)

    40.NS 10/0.4kV Dumnicë e Epërme(kodi:73000011040)

    41.NS 10/0.4kV TS Naim Haradinaj(kodi:73000011058)

    42.NS 10/0.4kV TS Faton Syla(kodi:73000011059)

    Vendet: Maxhunaj, Dumnicë e Ulët, Vilancë, Ropicë, Brezhnicë, Samadrexhë dhe Dumicë e Mesme.

    Arsyeja: Projekte investive, montimi i shtyllave te reja te betonit për projektin LOT2 Mitrovica-Maxhunaj-22 MV1-02/701.

    Gjakovë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga TS 35/10 kV Xërxa do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Denji (kodi: 82081007) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

    Vendet: fshatrat: Çifllak, Denjë, Dobidol, Guri Kuq, Kaznik, Kramovik, Polluzhë, Rakovinë dhe Ratkoc (një pjesë).

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

    Gjilan

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Nga TS 110/20(10) kV Kamenica do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Rogana (kodi: 62000012) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

    Vendet: Roganë, Hodonovc, Novosellë dhe Karaqevat.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, dhe pastrimi i trasesë.

  • Kryesia e Kuvendit mban mbledhje, në rend dite edhe votimi për themelimin e një Komisioni hetimor

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhje, në rend dite edhe votimi për themelimin e një Komisioni hetimor

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban sot mbledhjen e radhës, ndërkaq në rend dite janë disa pika që do të shqyrtohen, e ndër to edhe themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    Mbledhja e Kryesisë mbahet në ora 11:00.

    Rendi i ditës:

    Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

    Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024:

    Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

    Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024:

    Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.

    Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

    Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,

    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    Pyetjet parlamentare,

    Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

    Votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë,

    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,

    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,

    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt,

    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-277 për Sport,

    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-264 për Rininë

    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,

    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-256 për falimentimin,

    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes,

    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,

    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin,

    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-304 për bankat,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-305 për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror,

    Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,

    Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,

    Shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,

    Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

    Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,

    Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,

    Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,

    Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.

  • Pas Deçanit, Begaj do të shpallet qytetar nderi edhe në Drenas

    Pas Deçanit, Begaj do të shpallet qytetar nderi edhe në Drenas

    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, po qëndron për një vizitë në Kosovë.

    Ai të dielën u shpall “Qytetar Nder” nga komuna e Deçanit.

    Ndërkaq sot, shefi i shtetit shqiptar pritet të qëndrojë në Shqipëri ku do të marrë të njëjtim vlerësim.

    Begaj do ta vizitojë edhe Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në këtë komunë.

    Po ashtu, ai do të bëjë homazhe në Gllanasellë.

  • Ministrat e BE-së takohen sot në Luksemburg me kryediplomatët e gjashtëshes ballkanike

    Ministrat e BE-së takohen sot në Luksemburg me kryediplomatët e gjashtëshes ballkanike

    Sot në Luksemburg do të mbahet takimi i ministrave të jashtëm të BE-së, ku në agjendën e tij është edhe takimi me kryediplomatët nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Në agjendën e Këshillit të Punëve të Jashtme të publikuar ditë më parë thuhet se kryediplomatët e vendeve evropiane takohen nga ora 08:30 dhe se takimi do të drejtohet nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

    “Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të diskutojnë agresionin rus kundër Ukrainës, pas një shkëmbimi jozyrtar të pikëpamjeve me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës ,Dmytro Kuleba, nëpërmjet videokonferencës”.

    “Këshilli do të ketë më pas një diskutim mbi situatën në Lindjen e Mesme, në dritën e zhvillimeve të fundit”, thuhet në agjendën e KiE-së.

    “Takimi do të vazhdojë me një shkëmbim mendimesh për Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë”.

  • Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperatura deri në 33 gradë Celsius

    Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperatura deri në 33 gradë Celsius

    Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës parashihen të intensifikohen duke krijuar mundësi për riga shiu, ndersa në vende të izoluara parashihet reshje breshëri.

    IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 33 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

    Gjatë mbrëmjes të së dielës, në Kosovë pati sasi të mëdha të të reshurave.

    Një nga qytetet më të prekura ishte Prishtina, ku në shumë zona pati edhe vërshime.