ATV

Author: ATVLive

  • Qeveria ndan 21 milionë euro dëmshpërblim kompanisë amerikane “Contour Global”

    Qeveria ndan 21 milionë euro dëmshpërblim kompanisë amerikane “Contour Global”

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i paguaj mbi 21 milionë euro dëmshpërblim kompanisë amerikane “Contour Global”, pas humbjes në Gjykatën Arbitrazhit Ndërkombëtar vitin e kaluar, raporton KP.

    Kryeministri Albin Kurti tha se kjo kontratë nuk do të duhej të nënshkruhej fare në vitin 2017, pasi pasojat kanë qenë të parapara qysh atëherë.

  • Merret vendim për shpronësimin e pronave për zgjerimin e rrugës Kijevë-Zahaq

    Merret vendim për shpronësimin e pronave për zgjerimin e rrugës Kijevë-Zahaq

    Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është miratuar propozim vendimi për shpronësim për interes publik të pronave të palujtshme të cilat preken nga realizimi i projektit zgjerimi i rrugës nacionale N9, Kijevë – Zahaq, segmenti Dollc..

    Këtë vendim e ka arsyetuar, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu qeveria e Kosovës më 18 prill të këtij viti ka miratuar vendim për shqyrtimin e kërkesës për shpronësim në interes publik të pronave të palujtshme të pronarëve dhe zotuesve të ineteresit të cilat prekin nga realzimi i projektit “Zgjerimi i rrugës nacioanle N9, Kijevë-Zahaq, segmenti Dollc… në zonën kadastrale Dollc, Zajm, Grabanicë, Drenoc.

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim edhe për shpronësimin e pronave të palujtshme të cilat preken nga realzimi i projketit “Konservimi, restaurimi dhe ndërtimi i Kompleksit Memorial Masakra e Reçakut”.

  • Qeveria emëron Bordin Mbikëqyrës të Ndërmarrjes “Trepça”

    Qeveria emëron Bordin Mbikëqyrës të Ndërmarrjes “Trepça”

    Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën propozim-vendimin për emërimin e Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça”, raporton EO.

    Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se procesi i rekrutimit është monitoruar nga organizatat jo qeveritare dhe se anëtaret e bordit janë Mentor Berisha kryesues, Fadil Bejat anëtar, Merita Gashi anëtare, Sadije Gashi anëtare, Alban Krasniqi anëtar.

    “Komisioni rekomandues ka rekomanduar listën përfundimtare me 18 kandidat. Ky proces është monitoruar nga organizata e shoqërisë civile. Sot po emërojmë pesë anëtarë të bordit, kjo mundëson që të kemi një bord funksion dhe që të nis punën menjëherë. Duke pasur parasysh këtë arsyetim për anëtar të bordit mbikëqyrës ‘Trepça’ propozoj të emërohen këtë kandidat: Mentor Berisha kryesues, Fadil Bejat anëtar, Merita Gashi anëtare, Sadije Gashi anëtare, Alban Krasniqi anëtar, mandati i tyre zgjatë katër vite”, ka thënë Kurti.

  • Muller pensionohet nga kombëtarja gjermane

    Muller pensionohet nga kombëtarja gjermane

    Thomas Müller, i cili është 34 vjeç dhe ka kontratë me Bayern deri në vitin 2025, e përfundon karrierën e tij në ekipin kombëtar gjerman sipas informacionit të BILD.

    Kështu që ndeshja e tij e 131-të me kombëtaren, e cila përfundoi me humbjen 1:2 pas kohës shtesë në çerekfinalen e Kampionatit Evropian kundër Spanjës, ishte ndeshja e fundit për ekipin e trajnerit Julian Nagelsmann.

    Pas eliminimit kundër Spanjës në Stuttgart, Müller kishte deklaruar: “Duke e parë në mënyrë realiste, është e mundur që kjo të ketë qenë ndeshja ime e fundit me kombëtaren.”

    Ylli i sulmit të Bayernit shtoi: “Unë do të ulem me trajnerin e kombëtares më vonë. Ne kemi një marrëdhënie shumë të besueshme. Por, siç thashë, në mënyrë realiste kjo është e mundur.”

    Një shikim mbrapa në një karrierë të madhe në ekipin kombëtar: Müller debutoi për ekipin gjerman në mars 2010 në një ndeshje miqësore kundër Argjentinës (0:1).

    Ai ka luajtur deri më sot 131 ndeshje (45 gola) dhe është në vendin e tretë në listën e përhershme. Vetëm Lothar Matthäus (63/150 ndeshje) dhe Miroslav Klose (46/137 ndeshje) kanë më shumë.

    Arritja më e madhe e Müller: Në vitin 2014 ai u bë kampion bote në Brazil, duke shënuar gjithsej pesë gola gjatë turneut.

  • Kosova e shpall 11 korrikun Ditë Përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë

    Kosova e shpall 11 korrikun Ditë Përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë

    Qeveria e Kosovës ka shpallur 11 korrikun si Ditë Përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë. Mbledhja e sotme e Qeverisë nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, raporton EO.

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shpallja e 11 korrikut si Ditë Përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë është veprim fisnik e i duhur në emër të Kosovës.

    “Këtë vit, shënuam 25-vjetorin e çlirimit. Kujtojmë masakrat e kryera, përkujtojmë viktimave e luftërave të viteve ‘90. Kujtojmë 8.372 burra e djem të Srebrenicës që u vranë nga forcat serbe në masakrën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Javën e kaluar, ushtria serbe kaloi në një paradë në Prijedor pa leje të shtetit të Bosnjës. Vetëm katër ditë para përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës. Po i bashkohemi memoralizimit bazuar në rezolutën që kemi miratuar në Kuvend që dënon gjenocidin në Srebrenicë, në vijim të rezolutës në Parlamentin Evropain dhe rezolutës së miratuar në Asamblenë e OKB-së gjatë prillit të këtij viti. Është veprim fisnik e i duhur në emër të Kosovës e të dëshirës sonë për drejtësi e paqe. Që të mos harrohet e të mos përsëritet gjenocidi as në Srebrenicë, as në Kosovë, as në rajonin tonë e askund në botë”, ka thënë Kurti.

  • ​KQZ-ja regjistron një parti politike dhe pezullon një tjetër

    ​KQZ-ja regjistron një parti politike dhe pezullon një tjetër

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pezulluar subjektin politik “Gradanska Inicijativa Gore”, kjo për shkak që ky subjekt politik nuk ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor me datën e paraparë, por, i është dhënë afat prej 45 ditësh që të mbajë të njëjtin, raporton EO.

    KQZ-ja në mbledhjen e mbajtur të mërkurën gjithashtu ka votuar pro regjistrimit të partisë politike, “Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës”.

    Drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike, Besnik Buzhala ishte ai që dha këtë rekomandim, duke thënë se Kuvendi është dashur të mbahej më 20 qershor.

    “Kuvendi i radhës për t’u mbajtur nga ky subjekt politik data e fundit ka qenë 20 qershor 2024. Meqenëse subjekti politik nuk e ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor më datën 20 qershor 2024 atëherë zyra rekomandon që të pezullohet subjekti politik Graðanska Inicijativa Gore, me akronimin GIG dhe KZQ-ja të merr vendim dhe ta obligojë që për 45 ditë prej momentit të pranimit të këtij vendimi të mbajë Kuvendin Zgjedhor të radhës. Ky është rekomandimi sa i përket vendimit për pezullimin e subjektit politik Graðanska Inicijativa Gore”, ka thënë Besnik Buzhala.

    Ndërsa, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tregoi që ky rekomandim u votua më 10 vota për, çka bëri që kjo parti politike të pezullohet.

    “Me 10 vota për miratohet, ashtu që partia politike Graðanska Inicijativa Gore, pezullohet. Ndërsa, i jepet afat shtesë prej 45 ditësh që të mbajë Kuvendin e saj”, ka thënë kryetari Kreshnik Radoniqi.

    Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, drejtori Besnik Buzhala rekomandoi regjistrimin e partisë politike, “Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës”.

    Besnik Buzhala potencoi se ky subjekt politik është subjekt parlamentar i cili gjithashtu përfiton edhe mjete financiare nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike.

    “Në lidhje me këtë subjekt politik sipas rregullores zgjedhore Nr.1/2024 është obliguar që të gjitha subjektet politike që janë si subjekte politike të certifikuara të regjistrohen si parti politike dhe në lidhje me këtë ky subjekt është liruar nga mbledhja e nënshkrimeve dhe pagesat e taksës dhe gjithashtu zyra i rekomandon KQZ-së që ta bëjë regjistrimin e këtij subjekti politik si parti politike e cila në rast të regjistrimit do të regjistrohet me numrin rendor 53”, ka shtuar Besnik Buzhala.

    Ndërsa, Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar të dijë nëse ka subjekte që nuk e kanë përfunduar procesin e regjistrimit.

    “Dëshiroj të di nëse ka subjekte të tjera të cilat nuk e kanë përfundu procesin e regjistrimit si parti politike e që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës e që marrin fonde nga Fondi për Mbështetje të partive politike”, shtoi Elshani.

    E, pas këtij diskutimi “Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës”, u regjistrua si parti me 10 vota për.

  • Vuçiq: Diçka janë kap me neve por askënd nuk do ta prekim

    Vuçiq: Diçka janë kap me neve por askënd nuk do ta prekim

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke iu referuar deklaratave se rrezikon stabilitetin në Kosovë dhe në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se nuk ka do prekin askënd, pasi e duan paqen.

    Vuçiq i bëri këot komente pasi është pyetur nga mediat gjatë vizitës që bëri në njërën nga rrugët e asfaltuara në Serbi.

    “Kam frikë se gjërat do të bëhen më keq dhe më të vështira dhe po shoh diçka janë kap për ne, që nga Wesley Clark sot dhe presidenti amerikan Biden, që flet për këtë dhe flet për Ballkanin dhe atë që ka ndodhur në vitet 99. E imja është vetëm t’u them që askënd nuk e prekim, se askënd nuk do ta prekim, por Serbia as nuk është e mundur dhe nuk do të jetë më kurrë pre e askujt siç ishte në vitin 1999. Dhe sot Serbia është serioze, përgjegjëse e donë paqen dhe nuk do të lejojë askënd në botë që ta rrezikojë lirinë e popullit tonë dhe lirinë e atdheut tonë”, ka thënë Vuçiq.

    Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, akuzoi Serbinë se i shërben interesave të Rusisë, shtet që ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës fqinje mbi dy vjet më parë.

    Clark që ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, që çoi në çlirimin e Kosovës – tha se Serbia dëshiron të marrë pjesën veriore të Kosovës dhe ta ndajë Bosnjë e Hercegovinën, për të krijuar “Serbinë e Madhe”.

    “Dora e Rusisë ndihet në Ballkan. Serbia është krahu i Rusisë në Ballkan. Serbia u shërben interesave të Rusisë. Presidenti [serb, Aleksandar Vuçiq është i mençur. Ai tenton të duket se po luan me dy porta, por kur të vijë momenti, ai do të bëjë çfarë i kërkon Putini. Dhe çfarë ai do nga Putini, sigurisht është autoriteti për të përdorur trupat e tij në Kosovë, të paktën të marrë gjysmën e pjesës veriore të Kosovës dhe ndoshta më shumë. Njëkohësisht, duan ta ndajnë Bosnjën, ta marrin Republikën Sërpska dhe ta bëjnë ‘Serbinë e Madhe’. E gjithë kjo ka të bëjë me spastrim etnik në Ballkan”, tha Clark në një intervistë për CNN, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

    Përndryshe, edhe krerët e institucioneve tona kanë ngritur alarmin se Serbia e pandëshkuar për sulmin terroristë në Banjëska, mund ta përsërit agresionin por në përmasa edhe më të mëdha.

  • ​Kabineti qeveritar një minutë heshtje për viktimat e Srebrenicës

    ​Kabineti qeveritar një minutë heshtje për viktimat e Srebrenicës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur mbledhjen e Qeverisë së Kosovës në kujtim të viktimave të masakrës së Srebrenicës me një minutë heshtje.

    Ai duke arsyetuar propozim vendimin për shpalljen e 11 korrikut, ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë, vendim ky që pritet të miratohet ka thënë se është më përputhje me rezuluten e miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe institucione tjera ndërkombëtare.

  • ​Zyrtare: Napoli transferon Spinazzolan dhe mban Di Lorenzon

    ​Zyrtare: Napoli transferon Spinazzolan dhe mban Di Lorenzon

    Napoli e ka konfirmuar transferimin e Leonardo Spinazzolas dhe këmbëngul se Giovanni Di Lorenzo do të mbetet kapiteni i tyre “për shumë vite”.

    Napoli i Antonio Contes po merr formë pasi Partenopei sapo ka konfirmuar transferimin e parë të merkatos së verës, raporton KosovaPress.

    Napoli konfirmoi nënshkrimin e Spinazzolas si lojtar të lirë.

    Raportime të shumta thonë se ish-mbrojtësi i Romës ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare në “Stadio Maradona”.

    Në një deklaratë të veçantë të publikuar në faqen zyrtare “X”, Napoli tha se kapiteni i tyre, Di Lorenzo, do të mbetet në klub edhe përtej verës.

    “Napoli lexoi në media të caktuara se ata ende duhet të pastrojnë ajrin me Di Lorenzo”, tha Napoli në një deklaratë.

    “Mesa duket, media të tilla janë të keqinformuara sepse ‘sqarimi’ pozitiv mes klubit dhe kapitenit ka ndodhur tashmë disa javë më parë. Është e qartë, pra, se Di Lorenzo do të vazhdojë të jetë kapiten i Napolit për shumë vite”, shkruante më tej në komunikatën e Di Lorenzos.

  • Akuza të rënda për sulm seksual në Euro 2024, FSHF pezullon zyrtarin

    Akuza të rënda për sulm seksual në Euro 2024, FSHF pezullon zyrtarin

    Akuza të rënda pas eliminimit të Kombëtares së Shqipërisë në Kampionatit Evropian. Një zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit bëhet e ditur se ka dhunuar një vajzë 18 vjeçare në kuzhinën e vendit ku ishin akomoduar kuqezinjtë.

    Punonjësja e hotelit të Shkollës Sportive Kaiserau në Kamen (NRW) kishte lajmëruar policinë pas sulmit më 23 qershor në orën 19:30, raporton KosovaPress.

    Zyra e Prokurorit Publik të Dortmundit konfirmoi një hetim përkatës.

    E reja ka pranuar në hetuesit e policisë Unna, se shqiptari e kishte shtyrë në kuzhinë, e kishte puthur dhe abuzuar seksualisht me të.

    Edhe pse prokuroria publike ka njoftuar menjëherë për shkeljen seksuale të raportuar, i akuzuari ka mundur të fluturojë të nesërmen në shtëpi pa u ngacmuar, pas humbjes 0:1 kundër Spanjës që nënkuptonte përfundimin e garës për Shqipërinë në atë ditë.

    Zëdhënësja e prokurorisë tha: “Duke qenë se deri më tani nuk ka dyshime urgjente për një krim, nuk është bërë kërkesa për urdhër arresti”.

    Sipas ligjit gjerman, një përdhunues duhet të mbajë të paktën dy vjet burg. Aktualisht është e paqartë se si do të vazhdojnë hetimet – ndoshta përmes një kërkese të ndërlikuar për ndihmë juridike.

    Dyshimi nuk është në futbollist

    Për çështjen e fajit, tani duhet të sqarohet se në çfarë mase burri ishte në gjendje të njihte refuzimin e gruas së re, tha ajo. Dyshohet se shqiptari i kishte dhënë lamtumirën me fjalët se duhet ta priste. Sulmuesi seksual thuhet se nuk është as futbollist dhe as zyrtar i rangut më të lartë.

    Federata e Futbollit e pezulloi burrin

    “Kujdesi ndaj punonjëses dhe mbrojtja e të drejtave të saj personale kanë prioritet kryesor”, tha një zëdhënëse e “SportCentrum Kaiserau”.

    Pasi u bë e ditur ngjarja, zyrtari i FSHF-së u pezullua menjëherë nga Federata Shqiptare e Futbollit.