ATV

Author: ATVLive

  • KRU ‘Prishtina’ del me njoftim pas problemeve me ujin në Fushë-Kosovë

    KRU ‘Prishtina’ del me njoftim pas problemeve me ujin në Fushë-Kosovë

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” njofton se ka disa probleme teknike në pusin numër një te fabrika e Kronit në Fushë-Kosovë.

    Pusi numër 1 furnizon direkt fshatin Bardhi i Madh, Grabovc dhe një pjesë të fshatit Pomozotin, edhe pse ekipi është dërguar, KRU “Prishtina” ka njoftuar problemi qëndron te një nga valvolat e pompës në Kroni.

    “Siç kemi biseduar me shefin e fabrikës së Kronit, Nexhat Kabashin, problemi është te një nga valvulat e pompës. Shpresojmë që së shpejti do të gjendet një zgjidhje teknike”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

  • MPJD apelon të qytetarët t’i shmangin kalimet nëpër Serbi

    MPJD apelon të qytetarët t’i shmangin kalimet nëpër Serbi

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes gjatë kalimit nëpër Serbi ose t’i shmangin lëvizjet përmes territorit serb.

    Ky reagim ka ardhur një incidenti që ndodhu në mesnatë në Serbi.

    Përmes reagimit, MPJD ka shprehur shqetësim për pretendimet e Serbisë për vrasjen e një polici serb ku i dyshuar është një kosovar, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me pretendimet e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq për një incident në magjistralen afër Loznicës në Serbi, ku pretendon që ka mbetur i vrarë një polic serb dhe i përfshirë në këtë rast sipas tij është një shtetas i Republikës së Kosovës.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar opinionin publik për këtë rast dhe apelon te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb”, thuhet në njoftim.

  • Mediat serbe: Arrestohet shoferi i veturës në të cilën ndodhej autori i vrasjes së policit serb, i dyshuari ende në arrati

    Mediat serbe: Arrestohet shoferi i veturës në të cilën ndodhej autori i vrasjes së policit serb, i dyshuari ende në arrati

    Shoferi i automjetit në të cilin ndodhej i dyshuari për vrasjen e policit serb, në Loznicë të Serbisë, është arrestuar raportojnë mediat atje.

    Sipas Ministrisë së Brendshme Serbe, i dyshuar për vrasjen e policit serb është Artan Hajrizi, 33 vjeçar, shtetas i Kosovës. Sipas raportimeve, në vendin e ngjarjes është gjetur një pasaportë e Kosovës dhe një letërnjoftim i Gjermanisë, transmeton Reporteri.net.

    Prokuroria e Lartë Publike në Shabac ka njoftuar se shoferi i automjetit është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “kalim ilegal i kufirit shtetëror dhe kontrabandë me njerëz”.

    Forca të shumta policore janë në kërkim intensiv të autorit. Kërkimet sipas mediave serbe janë duke u bërë edhe me dronë.

    Siç po raportohet të shtënat kanë ndodhur pasi autori ka refuzuar që policia ta kontrollojë çantën që ai e kishte me vete.

    Siç raportohet, gjithçka nisi një orë pas mesnate kur efektivët e policisë, të cilët ishin në detyrë në një postbllok, ndaluan një taksi që u dukej e dyshimtë dhe në të cilën ndodhej autori.

    Njëri prej policëve, siç thotë raportimi, i ka kërkuar njërit prej personave që ndodheshin në veturë t’u tregonte se çfarë ka në çantë.

    Ai refuzoi dhe më pas qëlloi në drejtim të policisë.

    Në mediat në Serbi, Artan Hajrizi është prezantuar si i burgosur, i cili dy javë më parë ka ikur nga një burg në Kosovë.

    Ndërkohë, në disa media në Kosovë, ai po prezantohet si vëllai i Faton Hajrizit, i arratisur tash e disa ditë, e i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës,

    Loznica është afër kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës. Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura ende. Polici i vrarë është 34 vjeçar.

  • Deklarohet babai i Artan Hajrizit: Fatoni ia ka vjedhë pasaportën vëllait të tij

    Deklarohet babai i Artan Hajrizit: Fatoni ia ka vjedhë pasaportën vëllait të tij

    Mustafë Hajrizi, babai i Artan e Faton Hajrizit ka thënë se Artan Hajrizi nuk ndodhet në Kosovë por është në Gjermani

    Aii ka thënë se Faton Hajrazi ka marrë pasaportën e vëllait të tij, Artanit, e cila nga autoritet serbe po pretendohet se është gjetur në Loznicë të Serbisë, ku u vra një polic serb.

    “Fatoni i ka bërë ato punë, pasaportën e tij (Artanit) ia ka marrë, u shku në Gjermani atje ia ka marrë. Unë jam babai i tij.” – ka thënë ai fillimisht në një deklaratë për Nacionalen.

    Pyetur se si është marrë kjo pasaportë, Mustafë Hajrizi deklaron se nuk kanë informacione rreth kësaj.

    “Jo, jo. Qysh u shku nuk kemi informata, ia ka vjedh, se di hiç cka ka bërë, pasaportën e tij e ka pasë.”

    Tutje, ai është shprehur se i biri, Artani, është në Gjermani duke punuar.

    “Artani në Gjermani, t’u punu është që tetë vjet. Po po (kemi folë me të).” – tha ai.

    Ai është pyetur edhe nëse ka qenë në dijeni se me kë ishte në veturë Faton Hajrizi, ku ai u përgjigj:

    “Jo jo nuk di kurgjo, ai u kanë t’u punu atje, nuk kanë pushim as kerkun”.

  • FIFA publikon renditjen e re të kombëtareve

    FIFA publikon renditjen e re të kombëtareve

    Argjentina vazhdon të jetë kombëtarja më e mirë edhe në renditjen e re të publikuar nga FIFA dhe kjo veç se është përforcuar pasi ata triumfuan në Kupën e Amerikës.

    Kampioni i ri i Evropës, Spanja renditet në vendin e tretë, ndërsa Franca është e dyta. Pas Spanjës në vendin e katër vjen Anglia, kurse top pesëshja mbyllet me kombëtaren e Brazilit.

  • Autoritetet e Serbisë në kërkim të shtetasit të Kosovës për vrasjen e policit, Kurti bën thirrje për mospolitizim

    Autoritetet e Serbisë në kërkim të shtetasit të Kosovës për vrasjen e policit, Kurti bën thirrje për mospolitizim

    Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiq, ka thënë se një zyrtar policor është vrarë në Lloznicë – qytetin perëndimor në Serbi, në kufi me Bosnje e Hercegovinën – në orët e para të së enjtes, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

    Policia serbe është në kërkim të sulmuesit.

    Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajzirit – i lindur më 1991 – dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

    E pyetur nga Radio Evropa e Lirë, ministria e Brendshme gjermane nuk e ka komentuar këtë rast.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së policit të vrarë, të cilin e ka përshkruar si hero.

    “Jam jashtëzakonisht i tronditur me lajmin për vdekjen e zyrtarit policor, Nikolla Kërsmanoviq, i cili është vrarë në një sulm tinëzar derisa ka qenë duke kryer detyrën e tij të vështirë”, ka thënë Vuçiq përmes një komunikate të lëshuar nga Presidenca serbe.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka për të shtuar asgjë përveç asaj që është publike për këtë rast dhe që organet e sigurisë në Kosovë po grumbullojnë informacione.

    Ai ka bërë thirrje që të mos politizohet ky rast.

    “Autoritetet tona kompetente, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Policia, do ta informojnë publikun për gjendjen aktuale se ku jemi dhe çfarë duhet bërë në të ardhmen. Edhe unë pres që të japin deklaratat e tyre profesionale, sepse ne besojmë se kjo çështje nuk duhet të politizohet, por të trajtohet si e tillë, nga pikëpamja e sigurisë, ligjore dhe profesionale”, ka thënë Kurti në një konferencë për media në mëngjes.

    Ministria e Jashtme e Kosovës ka thënë se po ndjek nga afër zhvillimet përmes Zyrës së saj Ndërlidhëse në Beograd.

    Çfarë tha Ministria e Brendshme serbe?

    Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Brendshme, Daçiq ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 00:55, kur zyrtarët policorë, teksa kanë qenë duke kontrolluar makinat në një pikë kontrolli në Lipniçki Shor, e kanë ndaluar një makinë të llojit Mercedes, me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën kanë qenë dy persona.

    Sipas Ministrisë, njëri prej personave, më pas, ka shtënë me armë duke e goditur zyrtarin policor Nikolla Kërsmanoviq në gjoks, dhe zyrtarin policor Vjekosllav Illiq në shpatull, dhe më pas ka ikur.

    Të dy zyrtarët policorë janë transportuar në Spitalin e Llozninës, dhe Kërsmanoviq ka vdekur prej plagëve të marra.

    Në operacionet e kërkimit janë përfshirë dronë dhe helikopterë./rel

  • Familja Ibishi kthehet në banesën e saj pas 25 vitesh në Mitrovicën e Veriut

    Familja Ibishi kthehet në banesën e saj pas 25 vitesh në Mitrovicën e Veriut

    Mbi dy dekada i janë dashur familjes Ibishi që të kthehet në banesën e saj në Mitrovicën e Veriut, prej nga ishin larguar pas presioneve që i bënin serbët pas luftës.

    Prej asaj kohe, kjo familje nuk kishte reshtur përpjekjet që të kthehej në vendbanimin e tyre.

    Kjo u bë e mundur nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, e cila sot i dorëzoi çelësat e banesës së tij, kryefamiljarit Beqir Ibishi, raporton ATV.

    Ibishi është qytetari i tetë deri tash, të cilit i është rikthyer prona në veri të vendit. /atvlive.tv

  • Kurti për ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së: MD është në komunikim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

    Kurti për ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së: MD është në komunikim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani nga Policia e Maqedonisë së Veriut, me flatarrest të Serbisë.

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Ministria e Drejtësisë është në komunikim me Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që të mos ketë nënshtrim ndaj agresivitetit të Serbisë kundër Kosovës.

    “Ministria e Drejtësisë dhe autoritet tona janë në komunikim me qeverinë e Maqedonisë së Veriut me sektorët përkatës në mënyrë që të marrim vesh më shumë për shtetasin e Kosovës i cili po mbahet në paraburgim aje që të mos ketë nënshtrim ndaj agresivitetit të Serbisë kundër Kosovës që reflektohet edhe në fletarreste të tilla për qytetarët tonë”, ka thënë Kurti.

  • Dhunoi dy ditë më parë shtatzënën, paraqitet kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarit

    Dhunoi dy ditë më parë shtatzënën, paraqitet kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarit

    Një 15-vjeçare shtatzënë është dërguar në QKUK dy ditë më parë, nën dyshimin se është dhunuar nga një burrë.

    Lidhur me rastin, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Gjokaj, për Klankosova.tv, ka thënë se është paraqitur kërkesa për paraburgimin e të dyshuarit.

    “Është paraqitur kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarit në rastin e dhunimit të 15-vjeçares”, tha Gjokaj.

    Rasti, sipas Policisë së Kosovës, ka ndodhur në Obiliq.

  • Gërvalla fton diasporën të regjistrohet

    Gërvalla fton diasporën të regjistrohet

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla i ka bërë thirrje diasporës që të marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

    Më anë të një videoje të postuar në rrjetin social ‘Facebook’ Gërvalla bën me dije se 600 mijë qytetarë të Kosovës anëkënd botës kanë shfrytëzuar mundësinë për t’u regjistruar, por që sipas saj numri i qytetarëve në diasporë është më i madh.

    “Duke e ditur që numri i qytetarëve tanë jashtë vendit është shumë më i madh, ju inkurajojmë që ju dhe familjet tuaja të regjistroheni sa më parë përmes platformës ‘E-Diaspora’. Regjistrimi nuk zgjat më shumë se 10 minuta”, shprehet Gërvalla në videon e publikuar.

    Kujtojmë se procesi i regjistrimit të qytetarëve jashtë vendit do të vazhdojë deri më 31 gusht.