ATV

Author: ATVLive

  • Rriten shtesat për fëmijë

    Rriten shtesat për fëmijë

    Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se skema e shtesës për fëmijë është ridizajnuar.

    Për ata që kanë dy fëmijë, Qeveria e Kosovës do të paguajë nga 20 euro shtesa për secilin, nga 10 euro sa ishte në të kaluarën.

    Për ata që kanë mbi tre fëmijë, shtesat do të jenë 30 euro për secilin.

    Ky ridizajnim do të hyjë në fuqi nga muaji i ardhshëm.

  • Paralajmërimet për motin ekstrem mbeten në fuqi për disa shtete të Evropës Jugore

    Paralajmërimet për motin ekstrem mbeten në fuqi për disa shtete të Evropës Jugore

    Disa vende të Evropës Jugore kanë paralajmëruar për kushte ekstreme të motit për shkak të nxehtësisë potencialisht të rrezikshme.

    Bëhet e ditur se Ministria greke e Kulturës ka urdhëruar mbylljen e Akropolit për disa orë gjatë ditës.

    Meteorologët thanë se ajri i nxehtë që vjen nga Afrika do të vazhdojë të mbizotërojë në vendet evropiane deri të dielën.

    Ndërkohë, të enjten temperaturat pritet të arrijnë deri në 43 gradë Celsius, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

    Në Kroaci, autoritetet kanë raportuar temperaturat më të larta në detin Adriatik.

    Në Dubrovnik mijëra turistë kërkojnë hije për t’u fshehur nga dielli flakërues ndërsa eksplorojnë qytetin.

    Në Rumani, një person ka vdekur dhe një tjetër është në gjendje shumë të rëndë pas një periudhe të nxehtësisë ekstreme.

    Ndryshe, në të gjithë Evropën mjekët thonë se është thelbësore të kuptohen simptomat e hipertermisë dhe dehidrimit dhe të veprohet sa më shpejt që të jetë e mundur për të shmangur probleme serioze shëndetësore.

    Greqia, Kroacia dhe Rumania kanë përjetuar të gjitha vapë të forta dhe kjo do të vazhdojë edhe për ditë të tjera.

  • Blerja e re e Juventusit zbarkon në Torino

    Blerja e re e Juventusit zbarkon në Torino

    Mbrojtësi i Hellas Veronas, Juan Cabal, ka mbërritur në Torino për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore me Juventusin dhe për të përfunduar një transferim të përhershëm në “Allianz Stadium”.

    Mbrojtësi kolumbian Cabal është gati të bëhet nënshkrimi i katërt i verës së Juventusit, përcjellë KosovaPress.

    “Bianconerët” kanë siguruar nënshkrimin e tij duke i ofruar Veronës 10 milionë euro plus 2 milionë euro shtesa dhe duke i mposhtur rivalët e tyre, Interin në këtë garë.

    Juventus ka postuar fotot e Cabal në stacionin stërvitor të Torinos mëngjesin e sotëm, me lojtarin gati për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e tij me Zonjën e Vjetër.

    Sot, Juventus do të prezantojë Thiago Motta-n si trajnerin e ri të tyre në një konferencë shtypi në “Allianz Stadium”.

  • OEAK i bën thirrje Qeverisë që të adresojë çështjet e cekura në Deklaratën për Klimën e Investimeve të Departamentit të Shtetit

    OEAK i bën thirrje Qeverisë që të adresojë çështjet e cekura në Deklaratën për Klimën e Investimeve të Departamentit të Shtetit

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh vlerësimin e saj pozitiv lidhur me konfirmimin së fundmi të kushtetueshmërisë së Ligjit për Investimet e Qëndrueshme. Ky akt legjislativ, së bashku me përpjekjet e tjera për thjeshtimin e procedurave të regjistrimit dhe reduktimit të ngarkesave burokratike, do të duhej të ndikonin në lehtësinë e të bërit biznes në vend.

    Megjithatë, ndërhyrjet politike në ekonomi, politikat tekanjoze ekonomike dhe dialogu i kufizuar publiko-privat lënë në hije, përpjekjet e kufizuara reformuese, ashtu siç ceket edhe në Deklaratën e Klimës së Investimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën. Prandaj, Oda Amerikane përsërit thirrjen e saj për shmangie të ndërhyrjeve arbitrare të pushtetit, me qëllim të respektimit të parimeve të sundimit të ligjit dhe promovimit të lirive ekonomike, e kjo duhet të përfshijë edhe shmangien nga sulmet verbale ndaj institucioneve të drejtësisë. Sulmet si këto, të bëra edhe ndaj Gjykatës Komerciale, e themeluar dhe fuqizuar edhe më ndihmën e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pashmangshëm ndikojnë në aftësinë e institucioneve të drejtësisë për të kryer punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe objektive. Veprimet e tilla por edhe masat ndëshkimore ndaj disa përmbaruesve privatë, minojnë përpjekjet e gjithëmbarshme për rritjen e sigurisë juridike, e rrjedhimisht edhe tërheqjen e investimeve të huaja në asete produktive.

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj edhe me vazhdimin e masave që ndalojnë importet e produkteve finale nga Serbia, për aq kohë sa lëndët e para dhe materialet gjysmë të gatshme lejohen të importohen pa pengesë, në kundërshtim me frymën e promovimit të lëvizjes së lirë të mallrave ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe në kundërshtim me zotimet që Kosova ka pranuar në rrugën e saj integruese në Bashkimin Evropian. Ashtu siç ceket në Deklaratën e Klimës së Investimeve të Departamentit të Shtetit, ndalesa e importit ka ndikuar negativisht në kompanitë që janë në pronësi të huaj dhe ashtu siç është thënë në mënyrë të përsëritur nga Oda Amerikane se ndalesa e tillë godet direkt interesat komerciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe shteteve të tjera partnere brenda Bashkimit Evropian. Barrierat e tilla çrregullojnë zinxhirët e furnizimit, trazojnë tregjet dhe kanë ndikim direkt tek konsumatori fundor.

    Oda Amerikane dëshiron të theksojë se dokumentet si ky i Departamenti të Shtetit janë me peshë gjatë marrjes së vendimeve nga ana e investitorëve seriozë amerikanë dhe investitorëve të tjerë të jashtëm. Edhe shqetësimet lidhur me tentimet e revokimit arbitrar të certifikatave të biznesit të disa ndërmarrjeve, janë serioze dhe si të tilla edhe dëshmi të lehtësisë së të bërit biznes në vend. Oda Amerikane beson fuqishëm se çështjet si këto duhet të jenë subjekt i vendosjes së institucioneve gjyqësore, e verdiktet e tyre nuk mund të konsiderohen të drejta, për aq kohë sa mbi to ushtrohet presion nga ana e drejtuesve më të lartë të pushtetit ekzekutiv e legjislativ, si cenim i parimit demokratik të ndarjes së pushteteve.

    Oda Amerikane thekson edhe renditjen shqetësuese të Kosovës në Indeksin e Lirive Ekonomike të organizatës Heritage Foundation në tri vitet e fundit, si vend me liri mesatare ekonomike, respektivisht i 37-ti në mesin e 44 shteteve të Evropës, me 60.6 pikë në vitin 2024 kundrejt 67.9 në vitin 2017.

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bënë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të adresojë me prioritet shqetësimet e sipërcekura që burojnë nga Deklarata e Klimës së Investimeve e Departamentit të Shtetit Amerikan, përfshirë edhe çështjet strukturore të cilat pengojnë rritjen ekonomike dhe produktivitetin, ndërsa dialogu dinamik dhe i sinqertë me sektorin privat është imperativ në arritjen e këtyre synimeve.

  • Shala: Në Gjykatat në nivel vendi është duke u zvogëluar numri i lëndëve të vjetra

    Shala: Në Gjykatat në nivel vendi është duke u zvogëluar numri i lëndëve të vjetra

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) të enjten ka mbajtur mbledhjen e 329-të, me ç’rast kryetarët e Gjykatave raportuan për periudhën tremujore të punës, raporton EO.

    Fejzullah Rexhepi, kryetari i Gjykatës Supreme ka thënë se për tre mujorin e dytë, prill-qershor, ka thënë se numri i lëndëve qenë 814, prej të cilave janë përfunduar 559 lënde.

    Ai ka thënë se shkalla e efikasiteti për tre mujorin e dytë ka qenë 109.39.

    “814 lëndë prej tyre 511 lëndë të reja, janë përfunduar 559 lënde, shkalla e efikasiteti për tre mujorin e dytë ka qenë 109.39. Mbajtja e konferencës së 14-të, të kryetarëve të Gjykatave të Evropës Juglindore që kanë marrë pjesë 8 shtete”, ka thënë Rexhepi.

    Kryetari i Komisionit për Monitorim, Vlerësim dhe raportim të planit strategjik, Afrim Shala, prezantoi raportin për këtë periudhë.

    “Gjatë kësaj periudhe Komisioni ka punuar vazhdimisht, komunikimet dhe takimet individuale me kryetarët, administratorë. Komisioni ka pas komunikim me gjyqtarët e divizionit, komisioni kanë kërkuar sqarim për lëndet e vjetra, të dorëzohen sa më shpejt. Komisioni ka realizuar vizita për të parë gjendjen në Gjykata. Komisioni do të monitorojë vazhdimisht punën e tyre, janë mbajtur tryeza me gjyqtarë, punëtorë që kanë pas rezultat. Ka hartuar njoftime dhe raporte për KGJK-në që ka dalë me vlerësime dhe rekomandime sipas planeve strategjike. Në Gjykatë janë pranuar 6 lëndë 5 janë zgjedhur. 335 lëndë të mbetura, 208 lëndë të mbetura i ka Gjykata Themelore. 2661 lëndë të mbetura për vitin 2014”, ka thënë Shala.

    Qerim Ademi, anëtarë nga KGJK-ja, shtroi pyetjen drejt Shalës së janë të sakta taë dhënat në këtë raport.

    “Meqenëse përmendët se vazhdimisht keni pas vizita me kryesues kur shikojmë përqindjen e disa lëndëve disa Gjykata e kane reduktuar në masë të madhe lëndët e vjetra. Raporti lidhur me lëndët e vjetra a është i saktë si shifër se nuk qëndron saktësisht ai numër i lëndëve të vjetra a është i sakte e konfirmuar kjo shifër”.

    “Cila është ngecja e disa Gjykatave përkatësisht degët që nuk i kanë reduktuar lëndët. Dhe kur sheh numrin që kanë trajtuar me numrin e gjyqtarëve nuk del të jetë zgjidhje e madhe e lëndëve”, ka shtuar Ademi.

    Shala ka thënë se se të dhënat e prezantuara në parim janë të sakta dhe se sipas tij numri i lëndëve të vjetra është duke u zvogëluar në të gjitha gjykata në nivel vendi.

    “Ne konsiderojmë se të dhënat e prezantuara në parim janë të sakta, vlerësimin e kemi bërë bazuar nga të dhënat qe kemi marr nga departamenti për statistika e në veçanti që e ka paraqit kryetari i Ferizajt, dhënat të ketë dallime plus minus pak po të dhënat janë të sakta dhe përfaqësuesit e departamentit statistikë na kane sqaruar se se janë të saktat lëndët”.

    “Gjitha Gjykatat në nivel të Republikës së e se Kosovës janë tejet aktive për kryerjen e lëndëve të vjetra dhe mundem me thënë me përgjegjësi se është ka zvogëlohet numri i lëndëve të vjetra. Në Prishtinë është prurja e numrit të madh të lëndëve në Prishtinë ku edhe kemi dhënë rekomandime konkrete”.

    Ademi nga KGJK-ja , ka thënë se Gjykata Themelore në Gjakovë e ka shkallën e zvogëlimit 45.6 rezultat i jashtëzakonshëm sepse nuk ka pas gjyqtar shumë që kanë punuar në civile.

    “Si ka qenë dhe si është e kemi paraqitur situatën dhe kemi pa se në disa lënë ka zvogëlim të natyrës së lëndëve të vjetra”, ka thënë Shala.

  • Opozita proteston sërish para Bashkisë së Tiranës

    Opozita proteston sërish para Bashkisë së Tiranës

    Protesta e opozitës, në orën 11:00 para bashkisë së Tiranës do të sjellë edhe bllokimin e përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin kryesor.

    Si shkak edhe i incidenteve të ndodhura në protestat e mëparshme, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton se, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

    Duke nisur prej orës 09:30 e deri në përfundim, bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve ka në bulevardin kryesor pranë bashkisë së Tiranës.

    Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

    Protestat e opozitës vijojnë prej muajsh, ku dhe kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut, Erion Veliaj, kjo edhe pas publikimit të dosjes “5D” që çoi në pranga disa drejtore të bashkisë së kryeqytetit./RTSH/

  • Vrasja e policit në Serbi, vjen reagimi i Vuçiqit

    Vrasja e policit në Serbi, vjen reagimi i Vuçiqit

    Presidenti i serb, Aleksandar Vuçiq, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes dhe kolegëve të policit të vrarë Nikolla Kërsmanoviq të enjten në Loznicë.

    “Isha jashtëzakonisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e policit Nikolla Kërsmanoviq, i cili u vra në një sulm tinëzar duke kryer me nder detyrën e tij të vështirë. Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të djalit dhe vëllait tuaj, policit trim Nikolla Kërsmanoviq. Përkushtimi i tij ndaj shërbimit kontribuoi pa masë në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në vendin tonë. Humbja e tij është e pariparueshme, jo vetëm për ju, familjen e tij, por për mbarë vendin tonë. Nikolla ishte hero i vërtetë, i cili ia kushtoi jetën mbrojtjes së të tjerëve dhe guximi dhe profesionalizmi i tij e udhëhoqën në të gjitha sfidat dhe rreziqet që kishte shërbimi i tij. Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ju ngushëlloftë forca dhe guximi që tregoi Nikolla në jetën e tij në këto kohë të vështira. Serbia nuk do ta harrojë kurrë sakrificën dhe përkushtimin e tij vetëmohues ndaj detyrës”, thuhet në telegramin e Vuçiqit.

    Ndryshe, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se në vendin e ngjarjes ku është vrar polici është gjetur një pasaportë e lëshuar nga institucionet e Kosovës në emër të Artan Hajzirit, të lindur më 1991.

    I dyshuari është në kërkim nga policia ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një polic tjetër.

  • Helikopterë e dronë në kërkim të dyshuarit që vrau policin serb – cili është versioni i autoriteteve në Beograd për ngjarjen

    Helikopterë e dronë në kërkim të dyshuarit që vrau policin serb – cili është versioni i autoriteteve në Beograd për ngjarjen

    Një polic në Serbi është vrarë mbrëmë pas mesnate dhe një tjetër është plagosur rëndë, sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

    Policia serbe thotë se në vendngjarje ka gjetur “pasaportën e lëshuar nga Kosova e të dyshuarit me emër të Artan Hajziri, 33 vjeç dhe një letërnjoftim gjerman”.

    Tutje, janë dhënë detaje si ka ndodhur incidenti.

    “Sonte, rreth orës 12:55 në Loznicë, gjatë kontrollit të automjeteve në pikën e kontrollit në Lipnički Šor, policët e stacionit kufitar të Trbushnicës ndaluan një Mercedes me targa të Tutin [qytet në rajonin e Rashkës në Serbi], në të cilin ndodheshin dy persona”, tha Daçiq.

    “Kur ka dalë nga vetura, një person ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur policin Nikolla Krsmanoviq (34) në gjoks dhe polici Vjekoslav Iliq (50) në shpatull, pas së cilës ka ikur”, ka thënë policia serbe.

    Të dy policët u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Loznicës, ku Krsmanoviç u nënshtrua plagëve të marra.

    Siç raporton mediumi serb “Kurir”, forca të shumta policore janë në kërkim intensiv të sulmuesit, policët e Departamentit të Policisë së Shabacit, si dhe Drejtoria e Policisë Kriminale, Drejtoria e Policisë Kufitare dhe pjesëtarët e Njësisë Speciale Antiterroriste ndodhen në terren, janë ngritur dronë dhe helikopterë, transmeton Express.

    Hetimet nga Prokurori i Lartë Publik nga Shabac dhe pjesëtarë të policisë janë duke vazhduar.

    “I dërgoj ngushëllimet më të thella familjes së policit të vrarë në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në emrin tim”, tha Daçiq.

  • Hodhën një armë zjarri me fishekë nga vetura, arrestohen një burrë dhe një grua

    Hodhën një armë zjarri me fishekë nga vetura, arrestohen një burrë dhe një grua

    Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Prishtinë pasi që nga vetura në të cilin gjendeshin dhe ishin në lëvizje, kanë hedhur një armë zjarri me një karikator dhe katër fishekë.

    Policia bën me dije se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    “Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovare, pasi që nga vetura në të cilën gjendeshin dhe ishin në lëvizje kanë hedhur një armë zjarri me një karikatorë dhe katër fishekë, të cilat janë konfiskuar. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

  • Gërvalla: Opozita do të pësojë humbje fatale në zgjedhje

    Gërvalla: Opozita do të pësojë humbje fatale në zgjedhje

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se sivjet nuk ka zgjedhje parlamentare në Kosovë.

    Gërvalla ka theksuar se opozita është e vetëdijshme që humbja e zgjedhjeve të ardhshme do të jetë më fatale se ato të kaluarat.

    “Prandaj nuk ka zgjedhje as në shtator dhe ato do të mbahen në afatin e rregullt, pra në shkurt të vitit të ardhshëm. Vjeshta do të jetë pak më e nxehtë politikisht seç ka qenë vera, sepse do të tregojmë edhe ne pak më tepër seç kemi bërë deri më tash, e para arritjet tona, e dyta vizionin tonë dhe e treta që duhet të përgatitemi për zgjedhje”, ka thënë Gërvalla.