ATV

Author: ATVLive

  • ​A po rrezikohet zhvillimi i Lojërave Mesdhetare në Kosovë? Përgjigjet Kurti

    ​A po rrezikohet zhvillimi i Lojërave Mesdhetare në Kosovë? Përgjigjet Kurti

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka informacione nëse ka telashe në përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare që do të zhvillohen në Kosovë në vitin 2030.

    I pyetur nga media për këtë çështje, Kurti ka theksuar se është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që mund të jap përgjigje më të detajuara rreth kësaj çështje.

    “Për çështjen e Lojërave Mesdhetare, unë nuk kam kurrfarë informacioni që ka probleme, përkundrazi, dhe për këtë është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përkatësisht zëvendësministrja Daulina Osmani e cila mund t’iu jep përgjigje më të mirë”.

  • IKD-së i refuzohet monitorimi i konkursit për zgjedhjen e përfaqësuesit të sindikatave në FKP

    IKD-së i refuzohet monitorimi i konkursit për zgjedhjen e përfaqësuesit të sindikatave në FKP

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) njoftoi se i është refuzuar monitorimi i konkursit për zgjedhjen e përfaqësuesit të sindikatave në Fondin Pensional.

    IKD-ja ka thënë të martën se kërkesa ishte bërë me qëllim të monitorimit për të rritur nivelin e integritetit të procesit të përzgjedhjes së anëtarëve në Bordin e FKP-së.

    Kjo organizatë tha se s’ka marrë përgjigje në dy kërkesat e bëra.

    Në ndërkohë, sipas informacioneve tona, procesi i intervistimit për këto dy pozita do të fillojë sot.

    “IKD shpreh shqetësimin e thellë për qasjen mospërfillëse të institucioneve të lartpërmendura ndaj mungesës së transparencës dhe llogaridhënies, duke injoruar në heshtje kërkesën e shoqërisë civile. Andaj, vlerësojmë se qasja e tillë është tregues i qartë i refuzimit në heshtje për ta monitoruar këtë proces. Kjo mospërgjigje dëshmon qëllimin për të shmangur situatat ku duhet të promovohen parimet dhe praktikat e bazuar në meritë në këtë proces të rëndësishëm të rekrutimit. Kufizimi i qasjes për IKD-në, tregon mungesën e transparencës dhe llogaridhënies nga institucionet, e që në mungesë të mbikëqyrjes së nevojshme mund të dërgojë edhe në rritjen e rrezikut të abuzimit dhe mungesës së një procesi të bazuar në integritet dhe meritokraci. IKD vlerëson se bashkëpunimi i hapur dhe konstruktiv mes institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile, është vlerë që do ta përforconte demokracinë, transparencën dhe do të ndihmonte në ndërtimin e një administrate të qëndrueshme dhe efektive për të mirën e të gjithë qytetarëve. Në anën tjetër, për të përmirësuar situatën, është e nevojshme që institucionet shtetërore të zbatojnë standarde më të larta të transparencës dhe të lejojnë monitorimin e pavarur nga organizatat e shoqërisë civile, e që në situatën aktuale po ndodh e kundërta”, thuhet në komunikatë.

    Instituti ka thënë tutje se konkursi për pozitën e përfaqësuesit të sindikatave u bë vetëm pas reagimit të IKD-së.

  • 750 mijë euro investime në Kardiokirurgji, Kurti premton përmirësim të kushteve në QKUK

    750 mijë euro investime në Kardiokirurgji, Kurti premton përmirësim të kushteve në QKUK

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, kanë vizituar Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me ç’rast u përuruan renovimet në vlerë prej 750 mijë euro, raporton EO.

    Kurti tha se krahas renovimit të tërësishëm, janë shtuar edhe shtretërit dhe hapësira brenda kësaj klinike.

    “Ky investim është bërë në vlerën e 750 mijë eurove. Në kujdesin intensiv nga katër në 10 ndërkaq në repart nga 14 në 17, gjithashtu janë edhe zona e filtrimit të cilat ndalojnë infektimit, si dhe kemi arritur që gjatë renovimi të zbulojmë 200 metra katror hapësirë që nuk është përdorur më herët dhe që tash kemi vend edhe për arkiva dhe për zyrë dhe ka kushte të mira si për pacientë por edhe për mjekët. Siç themi klinikë pas klinike po rregullojë shëndetin, para meje kemi një aparaturë e cila shërben që gjatë operacioneve që kur ndalen zemra zëvendëson edhe zemrën edhe mushkëritë”, u shpreh Kurti.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha sfidë ka qenë vendi për t’i vendosur pacientët në kohën sa është rinovuar kjo klinikë.

    “Sot po e lansojmë edhe një klinikë me kushtet me moderne të mundshme, një klinikë si kjo kanë mundësi që t’i marrin shërbimet që nuk kanë mundur t’i marrin më herët. Sfida e vetme ka qenë ku t’i vendosin pacientët kur bëhen këto renovime. Në mënyrën më të mirë e kemi bërë zhvendosjen e pacientëve dhe nuk ka pasur mosndalje të shërbimeve. Të gjithë njerëzit vullnetmirë që kanë kontribuar në këtë renovim iu falënderojmë, iu garantojmë që të gjithë shërbimet do të kryhen në këtë klinikë”, u shpreh Vitia.

    E këto investime u panë të mirëseardhura nga drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, Shpejtim Shurdhiqi. Ai tha se do të jetë lehtësim për stafin e për pacientët.

    “Kemi arritur të bëjmë një ritransformim jashtëzakonisht të mirë të Kardiologjisë. Që nga hapja e tij në vitin 2013 ka pasur nevojë për një renovim sigurisht që do të jetë një lehtësim i madh për stafin dhe sigurisht edhe për pacientët dhe kjo aparaturë mundëson që të rriten numri i pacientëve dhe krijon mundësinë e kryerjes së operacioneve më komplekse. E cila ka një shpresë që brenda dy viteve vazhdojmë me procedura të tjera më specifike që ne i synojmë”, u shpreh ai.

  • ​Kurti pyetet për Faton Hajrizin, thotë se s’ka nevojë të merret me punët e ministrave

    ​Kurti pyetet për Faton Hajrizin, thotë se s’ka nevojë të merret me punët e ministrave

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur nëse dinë zyrtarisht se i vrari në Serbi, është Faton Hajrizi, por ai ka thënë se dy ministrinë e qeverisë që drejton po e trajtojnë këtë çështje.

    “Dy ministritë tona, e punëve të brendshme dhe të drejtësisë e trajtojnë këtë çështje, nuk kam nevojë ta bëjë edhe punën e ministrit, besoni kam shumë punë si kryeministër”, ka thënë ai.

    Lidhur me rastin e pretenduar nga ana e Serbisë të vrasjes së qytetarit të Kosovës në Serbi, Ministria e Punëve të Jashtme dje ka njoftuar që janë njoftuar nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor – ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe, më datë 22/07/2024, kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi dhe të njëjtat shenja së bashku me shenjat e gishtërinjve të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ku pas krahasimit nga AKF, ILECU ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë, Faton Hajrizi.

    “Duke lutur opinionin që të gjitha këto lajme nga Serbia të merren me rezervë deri në konfirmimin e plotë të tyre, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’iu mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim.

  • Nis intervistimi i Haxhiut nga Prokuroria Speciale për deklaratat rreth Faton Hajrizit

    Nis intervistimi i Haxhiut nga Prokuroria Speciale për deklaratat rreth Faton Hajrizit

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka vazhduar të martën intervistimin nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Haxhiu është parë së bashku me avokatin e saj, Tomë Gashi, teksa hyjnë në objektin e Policisë së Kosovë mbi deklarimet e saj për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës, raporton EO.

    Për të njëjtën temë, Haxhiu është intervistuar edhe të hënën.

    Ditë më parë, Haxhiu shkroi në Facebook se arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës – e mes të arratisurve ishte edhe Faton Hajrizi – janë lehtësuar dhe organizuar nga Serbia.

    “Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë. Ky organizim konsiston në dhënien e garancisë që për personat e tillë territori i Serbisë, grupet kriminale atje, e nivele të caktuara të pushtetit, u ofrojnë mburojë nga ndjekja penale e Republikës se Kosovës”, ka shkruar ministrja Haxhiu.

  • Hamasi bën marrëveshje për unitet me rivalët palestinezë

    Hamasi bën marrëveshje për unitet me rivalët palestinezë

    Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje në Pekin me organizatat e tjera palestineze, për të punuar së bashku për “unitetin kombëtar”.

    Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, i cili priti zyrtarin e lartë të Hamasit, Musa Abu Marzuk, të dërguarin e Fatahut, Mahmud al-Aloul, dhe emisarë nga 12 grupe të tjera palestineze, tha se ata kanë rënë dakord për të krijuar një “qeveri të përkohshme të pajtimit kombëtar”, për të qeverisur Gazën e pasluftës.

    “Sot, ne nënshkruam një marrëveshje për bashkim kombëtar. Jemi të përkushtuar për të dhe bëjmë thirrje për të”, tha Abu Marzuk pas takimit me Wangun dhe të dërguarit e tjerë.

    Njoftimi vjen më shumë se nëntë muaj pas shpërthimit të luftës në enklavën e Gazës – të kontrolluar nga Hamasi.

    Shkas për këtë luftë është bërë një sulm i Hamasit në Izrael, më 7 tetor, i cili ka lënë të vrarë afro 1.200 njerëz – shumica civilë.

    Atë ditë, grupi ka marrë peng edhe mbi 250 njerëz – prej të cilëve 116 mbeten në Gazë, ndërsa të tjerët ose janë liruar, ose janë vrarë.

    Sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë, sulmet hakmarrëse të Izraelit në enklavë kanë lënë të vrarë mbi 39.000 njerëz – kryesisht civilë – që nga nisja e luftës.

    Kina ka bërë përpjekje të luajë një rol ndërmjetësues në këtë konflikt, i cili është bërë edhe më i ndërlikuar për shkak të rivalitetit midis Hamasit, i cili kontrollon Gazën, dhe Fatahut, i cili qeveris pjesërisht Bregun e pushtuar Perëndimor.

    Në fund të takimit, Wang tha se grupet u zotuan për “pajtim”.

    “Pika më e spikatur është dakordimi për të formuar një qeveri të përkohshme në Gazën e pasluftës”, tha Wang pas nënshkrimit të marrëveshjes në Pekin.

    “Pajtimi është një çështje e brendshme për fraksionet palestineze, por, në të njëjtën kohë, ai nuk mund të arrihet pa mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar”, shtoi ai.

    Kina është mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez. /REL

  • ​Kurti komenton liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës me pasaportë të Serbisë

    ​Kurti komenton liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës me pasaportë të Serbisë

    Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se vendimi i djeshëm për liberalizimin e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë, është i padrejtë, i dëmshëm dhe dekurajuese për integrimin e serbëve.

    Kurti i bëri këto komente pas përurimit Përurohen renovimet në Klinikën e Kardiokirurgjisë.

    “E konsiderojmë të padrejtë ,të dëmshme dhe dekurajuese për integrimin e serbët, sidoqoftë Republika demokraitke dhe e pavarur e ka forcuar pasaportën e saj si asnjëherë më parë, ndërkaq, ne nuk kemi mundësi të mëdha që të ndikojmë në vendimet e Brukselit, japim qëndirmin tonë dhe nuk mund të jetë i ndryshëm, ajo çka ka thënë presidentja, Ministria e Punëve të Jashmte, është qëndrimi i përbashkët i institucioneve të republikës”, ka thënë ai.

    Raporti u përpilua nga deputeti slloven, Matjazh Nemec, dhe u votua me 34 vota pro. Në arsyetim thuhet se; zgjerimi i liberalizimit të vizavetë BE-së për banorët serbë të Kosovës është i rendësishëm për të parandaluar diskriminim ndaj këtyre qytetarëve të cilët rrezikojnë të trajtohen ndryshe nga banorët e tjerë.

    Këtë vendim e ka kundërshtuar edhe Qeveria e Kosovës.

    Klisman Kadiu, këshilltari i zëvëndëskryeministrit Besnik Bislimi, në një përgjigje për RTV21 ka shprehur keqardhje për vendimin e PE-së duke thënë se arsyetimi i raportit nuk reflekton realitetin e së drejtës për udhëtime pa viza te qytetarve nga komuniteti serb.

    “Qytetaret tanë nga komuniteti serb nuk janë të izoluar e as komuniteti i vetëm që nuk mund të udhëtojë drejt Evropës. Qytetarët tanë nga komuniteti serb, po vazhdon të pajisen me dokumente të shtetit tonë dhe të ketë interesim të lartë, e ne vazhdojmë t’i bejmë thirrje qytetarëve që të pajisen me to, në mënyre që ta shfrytezoinë të drejtën e lëvizjes se lirë pas arritjes së liberalizimit të vizave për shtetin tonë. Ne vijojmë te qëndrojme në gatishmëri e me kapacitete të plota për të përmbushur kërkesat e tyre. Ritheksojmë se pasaportat ilegale të lëshuara nga Serbia shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial te Republikës së Kosovës, andaj dhe nuk mund të njihen apo te jenë dokumente të vlefshme udhetimi. Ky qëndrim rrezikon të krijojë një precedent të rrëzikshem, kur vetëm para më shumë se një viti, një tentative e njëjtë për njohjen e dokumenteve ruse të udhëtimit të leshuara në Ukraine dhe Georgji, u dënua dhe nuk u pranua nga vetë institucionet e BE-se”, tha ai. /kp

  • ​Konfiskohen sasi e madhe e armëve në një fshat të Prishtinës

    ​Konfiskohen sasi e madhe e armëve në një fshat të Prishtinës

    Policia e Kosovës si rezultat i angazhimeve hetimore dhe operative në terren, të cilat kanë për qëllim identifikimin e personave të dyshuar kryes të veprave penale dhe parandalimin e kryerjes së aktivitetit të tyre, ka realizuar një operacion policor i cili ka rezultuar me sekuestrim të armëve dhe municionit.

    Sipas Policisë, më datën 23.07.2024 Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas dyshimeve se po kryhet vepra penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’, ka bërë kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse në fshatin Koliq të Prishtinë, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, kontroll i cili është kryer me urdhër të gjykatës kompetente.

    “Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi armatimi e municioni një armë (pistoletë) kal: 7.62mm, dy armë (pistoletë) kal: 9×19 mm, tetë karikatorë, 61 fishekë kalibër 7.62, dy armë gjuetie, kal: 12 GA, një pushkë me dylbi prodhim italian dhe 303 fishekë kalibrash të ndryshëm. Personi i dyshuar është arrestuar dhe rasti i nënshtrohet vijueshmërisë së procedurave të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

  • ​Zbulohet ‘Oksigjeni i Errët’: Gjysma e oksigjenit që thithim vjen nga oqeani

    ​Zbulohet ‘Oksigjeni i Errët’: Gjysma e oksigjenit që thithim vjen nga oqeani

    Shkencëtarët kanë zbuluar “oksigjenin e errët” që prodhohet në thellësi të oqeanit, me sa duket nga copa metali në fundin e detit.

    Rreth gjysma e oksigjenit që thithim vjen nga oqeani. Por, para këtij zbulimi, kuptohej se ai ishte bërë nga bimët detare duke fotosintezuar – diçka që kërkon rrezet e diellit.

    Këtu, në thellësi prej 5 km, ku nuk mund të depërtojë rrezet e diellit, oksigjeni duket se prodhohet nga “nyjet” metalike të natyrshme që ndajnë ujin e detit – H2O – në hidrogjen dhe oksigjen.

    Disa kompani minerare kanë plane për të mbledhur këto nyje, të cilat shkencëtarët detarë kanë frikë se mund të prishin procesin e zbuluar rishtazi – dhe të dëmtojnë çdo jetë detare që varet nga oksigjeni që ata prodhojnë.

    “E pashë për herë të parë këtë në 2013 – një sasi e madhe oksigjeni po prodhohej në fund të detit në errësirë të plotë,” shpjegon studiuesi kryesor Prof Andrew Sweetman nga Shoqata Skoceze për Shkencën Detare. “Unë thjesht e injorova atë, sepse më kishin mësuar se oksigjeni prodhohet vetëm përmes fotosintezës.

    “Përfundimisht, kuptova se për vite me radhë e kisha injoruar këtë zbulim potencialisht të madh,” i tha ai BBC News.

    Ai dhe kolegët e tij kryen kërkimet e tyre në një zonë të detit të thellë midis Havait dhe Meksikës – pjesë e një pjese të madhe të detit që është e mbuluar me këto nyje metalike. Nyjet formohen kur metalet e tretura në ujin e detit mblidhen në fragmente të guaskës – ose mbeturina të tjera. Është një proces që kërkon miliona vjet.

    Dhe për shkak se këto nyje përmbajnë metale si litium, kobalt dhe bakër – të gjitha këto të nevojshme për të bërë bateri – shumë kompani minerare po zhvillojnë teknologji për t’i mbledhur ato dhe për t’i nxjerrë në sipërfaqe.

    Por Prof Sweetman thotë se oksigjeni i errët që këto metale prodhojnë mund të mbështesë gjithashtu jetën në fund të detit. Dhe zbulimi i tij, i botuar në revistën Nature Geoscience, ngre shqetësime të reja në lidhje me rreziqet e sipërmarrjeve të propozuara të minierave në det të thellë.

    Shkencëtarët zbuluan se nyjet metalike janë në gjendje të prodhojnë oksigjen pikërisht sepse ato veprojnë si bateri.

    “Nëse vendosni një bateri në ujin e detit, ajo fillon të vlojë”, shpjegoi Prof Sweetman. “Kjo për shkak se rryma elektrike në fakt po ndan ujin e detit në oksigjen dhe hidrogjen [që janë flluskat]. Ne mendojmë se kjo po ndodh me këto nyje në gjendjen e tyre natyrore.”

    “Është si një bateri në një pishtar,” shtoi ai. “Nëse futni një bateri në elektrik ai nuk ndizet. Vendosni dy bateri dhe keni mjaftueshëm tension për të ndezur elektrikun. Pra, kur nyjet janë në fund të detit në kontakt me njëra-tjetrën, ato janë duke punuar njëkohësisht – si bateri të shumta.”

    Studiuesit e vunë këtë teori në provë në laborator, duke mbledhur dhe studiuar nyjet metalike të madhësisë së patates. Eksperimentet e tyre matën tensionet në sipërfaqen e çdo gungë metalike – në thelb fuqinë e rrymës elektrike. Ata zbuluan se ishte pothuajse i barabartë me tensionin në një bateri tipike të madhësisë AA.

    Kjo do të thotë, thonë ata, se nyjet që gjenden në shtratin e detit mund të gjenerojnë rryma elektrike mjaft të mëdha për të ndarë, ose elektrolizuar, molekulat e ujit të detit.

    Studiuesit mendojnë se i njëjti proces – prodhimi i oksigjenit me bateri që nuk kërkon dritë dhe asnjë proces biologjik – mund të ndodhë në hëna dhe planetë të tjerë, duke krijuar mjedise të pasura me oksigjen ku jeta mund të lulëzojë.

    Zona Clarion-Clipperton, ku u bë zbulimi, është një vend që po eksplorohet tashmë nga një numër kompanish minerare në shtratin e detit, të cilat po zhvillojnë teknologji për të mbledhur nyjet dhe për t’i sjellë ato në një anije në sipërfaqe.

    Administrata Kombëtare Oqeanografike dhe Atmosferike e SHBA-së ka paralajmëruar se ky gërmim në shtratin e detit mund të “rezultojë në shkatërrimin e jetës dhe habitatit të shtratit të detit në zonat e minuara”.

    Më shumë se 800 shkencëtarë detarë nga 44 vende kanë nënshkruar një peticion duke theksuar rreziqet mjedisore dhe duke bërë thirrje për një pauzë të aktivitetit minerar.

    Specie të reja po zbulohen gjatë gjithë kohës në thellësi të oqeanit – shpesh thuhet se ne dimë më shumë për sipërfaqen e Hënës sesa për detin e thellë. Dhe ky zbulim sugjeron se vetë nyjet mund të ofrojnë oksigjen për të mbështetur jetën atje.

    Prof Murray Roberts, një biolog detar nga Universiteti i Edinburgut është një nga shkencëtarët që nënshkroi peticionin e minierave të shtratit të detit.

    “Për shkak se këto fusha mbulojnë zona kaq të mëdha të planetit tonë, do të ishte çmenduri të vazhdonim me gërmimet në det të thellë duke ditur se ato mund të jenë një burim i rëndësishëm i prodhimit të oksigjenit” tha ai./BBC/

  • Guardiola zbulon vendimin për të ardhmen e De Bruyne

    Guardiola zbulon vendimin për të ardhmen e De Bruyne

    Pep Guardiola ka deklaruar se Kevin De Bruyne nuk do të largohet nga Manchester City këtë sezon. Reprezentuesi belg më parë ka qenë i lidhur me një lëvizje në Arabinë Saudite. Megjithatë, trajneri Guardiola tani ka thënë se 33-vjeçari “nuk do të largohte”.

    “Nëse dikush largohet, ne do të flasim për këtë,” tha ai. Skuadra e Premierligës së Arabisë Saudite, Al-Ittihad thuhet se synon belgun i cili ka ende një vit në kontratën e tij.

    Në qershor, De Bruyne i tha gazetës belge “Het Laatste Nieuës” se po luante me idenë e një rroge fitimprurëse në fazat e fundit të karrierës së tij. “Këto janë edhe biseda që po i bëjmë gjithnjë e më shumë si familje. Më ka mbetur edhe një vit nga kontrata ime, ndaj duhet të mendoj se çfarë mund të ndodhë”.

    De Bruyne nënshkroi për Cityn në verën e vitit 2015 .