ATV

Author: ATVLive

  • Autori i masakrës në shtëpinë e pleqve në Kroaci del para gjykatësit, e pret paraburgimi prej një muaji

    Autori i masakrës në shtëpinë e pleqve në Kroaci del para gjykatësit, e pret paraburgimi prej një muaji

    I dyshuari për masakrën në shtëpinë e të moshuarve ku vdiqën gjashtë persona në Daruvar, Kresimir Pahoki, ka dalë para Gjykatës për t’u marrë në pyetje për rastin e rëndë.

    Sipas mediave kroate, Pahokit iu shqiptua një muaj paraburgim për shkak të rrezikut për të ndikuar mbi dëshmitarët dhe për të përsëritur krimin.

    Intervistimi i mbrëmshëm ka qenë shumë i shkurtër, ndaj supozohet se është mbrojtur në heshtje, ashtu si në hetimin policor.

    Po ashtu, marrja në pyetje e dëshmitarëve të masakrës po zhvillohet dhe duhet të bëhen disa ekspertiza.

    Kujtojmë se Pahoki akuzohet për 11 vepra penale, përfshirë edhe vrasjen e femrës. U vranë kujdestari dhe pesë plaka, banore të shtëpisë, përfshirë edhe nënën e tij. Pas sulmit, ai shkoi në një kafene aty pranë, ku u arrestua me shpejtësi.

    Për shkak të krimit të paprecedentë në Shtëpinë e të Moshuarve në Daruvar, në qarkun Bjelovar-Bilogora është shpallur Ditë zie.

  • Qeveria ndryshon Projektligjin që dërgon FSK-në në operacione jashtë vendit

    Qeveria ndryshon Projektligjin që dërgon FSK-në në operacione jashtë vendit

    Qeveria e Kosovës, ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë Vendit, raporton EO.

    Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ky projektligj bënë rregullimin e dërgimit të FSK-së jashtë vendit për të marrë pjesë në operacione të paqes dhe ndërkombëtare.

    “Ky projektligj bënë rregullimin e proceduat e dërgimit të FSK-së jashtë vendit si dhe marrjen pjesë në operacionet e paqes dhe operacioneve ndërkombëtare dhe aktivitete tjera”, u shpreh Kurti.

    E ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se ky projektligj është i rëndësishëm për shkak se sipas tij, FSK-ja është e gatshme që të kryej operacione ndërkombëtare.

    “Duke marrë për bazë aksionin aktual të FSK-së që është e gatshme që të merr pjesë në operacionet ndërkombëtare. Procesi i zhvillimit te FSK-së që është e gatshëm që të marrin pjesë në operacionet e ndërkombëtare dhe rritjen e interesimit është e nevojshme që të bëhet ndryshimi sipas ligjit të mbrojtjes. Plotësim ndryshimi që është bërë në këtë ligj ka të bëjë në disa ndryshim që kanë të bëjnë me nenin 10 të këtij projektligji”, ka thënë Maqedonci.

  • Qeveria miraton udhëzimin administrativ “Edukimi për Mbrojtjen e Fëmijës”

    Qeveria miraton udhëzimin administrativ “Edukimi për Mbrojtjen e Fëmijës”

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e ka quajtur të rëndësishëm projekt-udhëzimin administrativ “Edukimi për Mbrojtjen e Fëmijës”, i cili u miratua të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë, raporton EO.

    E para e arsimit ka treguar edhe qëllimin e këtij udhëzimi administrativ.

    “Qëllimi i këtij udhëzimi Administrativ është funksionimi e bashkëpunimi në përgjithësi në të gjithë institucionet edukativo-arsimore, në ‘Edukimin e Mbrojtjes së Fëmijës’. Ky udhëzim garanton që të gjitha veprimet dhe vendim që i marrin institucionet edukativo-arsimor udhëhiqen nga parimet e konventës për të drejtat e njeriut. Në tërësi ky udhëzim qartëson rolin e të gjitha institucioneve edukativo-arsimore duke përfshirë shkollat dhe të gjitha institucionet në kuadër të arsimit. Për realizmin e aktivitete edukuese për fëmijët në funksion te edukimi të mbrojtjes së fëmijës”, ka thënë Nagavci.

  • Qeveria emëron Bordin e Drejtorëve të “Telekomit të Kosovës”

    Qeveria emëron Bordin e Drejtorëve të “Telekomit të Kosovës”

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar Bordin e ri të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”, raporton EO.

    Kryeministri Kurti gjatë mbledhjes njoftoi se të emëruarit janë: Petrit Nahi- kryesues, Rrezarta Pllana- anëtare, Sajmie Thaçi- anëtare dhe Lindita Toçi- anëtare.

    Kurti tha se nga 70 kandidatë, në listë të ngushtë kishin hyrë 29, ndërsa në listën përfundimtare 15 kandidatë. Mandati i tyre në këtë ndërmarrje është trevjeçar.

  • Abdixhiku, Kurtit: Të kalosh një mandat duke ndarë e përçarë kur ka aq shumë punë, është marrëzi

    Abdixhiku, Kurtit: Të kalosh një mandat duke ndarë e përçarë kur ka aq shumë punë, është marrëzi

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku duke iu referuar Qeverisë Kurti ka thënë se të kalohet një mandat i plotë duke ndarë e përçarë kur ka aq shumë punë e aq shumë nevojë është marrëzi.

    Abdixhiku në një postim të Facebook ka shpërndarë një video të kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti i cili flet për ndërtimin e çerdheve në këtë komunë.

    “Në vend ushqimit popullist përplot frustrim e urrejtje, në vend të sulmeve propaganduese parapartiake, ne kemi zgjedhur që kohën tonë t’ia dedikojmë gjërave që kanë rëndësi!

    Ndër tjerash, edhe ndërtimin e një çerdhe tjetër në Lipjan, e 5-ta tashmë! Shtëpi edukimi për 100 fëmijë! Model në plot kuptimin e fjalës!”, shkruan Abdixhiku.

    Kryetari i LDK-së tutje thotë se Kosova ka aq shumë potencial e ka aq pak kohë.

    “Të kalosh një mandat të plotë duke ndarë e përçarë kur ke aq shumë punë e aq shumë nevojë, është marrëzi. Në ‘Rrugën e Re’ do të ndërtojmë plot 80 çerdhe të tilla nëpër Kosovë”, shkruan ai.

  • Konfirmohet përbërja e Ligës së Parë të Kosovës, tri skuadra nga Mitrovica në Grupin A

    Konfirmohet përbërja e Ligës së Parë të Kosovës, tri skuadra nga Mitrovica në Grupin A

    Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka konfirmuar përbërjen ekipore të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, për të dy grupet A dhe B.

    Interesante është fakti që tri skuadra nga qyteti i Mitrovicës (Trepça, Trepça ’89 dhe Mitrovica) janë në Grupin A të Ligës së Parë, raporton KosovaPress.

    Po ashtu, pjesë e Grupit A është edhe skuadra Besa Peja.

    Ndërkaq, në Grupin B gjenden skuadrat si 2 Korriku, KEK-u, Prishtina e Re, Ramiz Sadiku, Vjosa e Vushtrria.

    Më poshtë e gjeni përbërjen e plotë të Grupit A dhe B të Ligës së Parë të Kosovës.

  • Rama thotë se ofrohen çadrat falas për pushuesit në plazhin publik në Vlorë

    Rama thotë se ofrohen çadrat falas për pushuesit në plazhin publik në Vlorë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook ka shpërndarë pamje të plazhit publik në Vlorë.

    Ai është shprehur se aty ofrohet hapësirë e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit.

    “Me sistemimin e plazhit publik në Vlorë, ku nuk ofrohet vetëm hapësira e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të shijojnë bregdetin”, ka shkruar Rama.

  • OEA:Të ndërpritet menjëherë praktika e favorizimit të ndërmarrjeve publike

    OEA:Të ndërpritet menjëherë praktika e favorizimit të ndërmarrjeve publike

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përmes një komunikate për media shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me vazhdimin e trajtimit të favorizuar të ndërmarrjeve publike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilat cenojnë, sipas OEAK-së, parimet e konkurrencës së lirë dhe ekonomisë së tregut, në kundërshtim me aktet juridike të shtetit.

    Në komunikatë po ashtu thuhet se përgjatë viteve të kaluara – specifikisht në 2016, 2019 dhe 2020 – Oda Amerikane ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me diskriminimin që u është bërë ndërmarrjeve private në favor të ndërmarrjeve publike, respektivisht aplikimin e gabueshëm të dispozitave për blerjet “brenda shtëpisë” përmes të cilave autoritetet publike blejnë shërbime nga ndërmarrjet publike në kundërshtim me dispozitat kushtetuese dhe Ligjin e Prokurimit Publik.

    Sipas tyre shqetësues vazhdon të jetë promovimi direkt i shërbimeve dhe produkteve të operatorit shtetëror të telefonisë mobile, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

    “Oda Amerikane rikujton hisedarët shtetërorë se Neni 13 i këtij Ligji, respektivisht paragrafi 13.1 e thotë në mënyrë të qartë se të gjitha ndërmarrjet publike si dhe zyrtarët dhe drejtorët e tyre, pa asnjë përjashtim, u nënshtrohen ligjeve, rregulloreve dhe akteve nënligjore të cilat i rregullojnë shoqëritë tregtare në pronësi private”.

    “Oda Amerikane ka përcjell veprimet e zyrtarëve më të lartë të Qeverisë, përfshirë kryeministrin, të cilët qartazi kanë promovuar produktet e kësaj ndërmarrje publike para qytetarëve të Kosovës dhe pjesëtarëve të diasporës, në kundërshtim direkt me dispozitat e ligjit që rregullon funksionimin e ndërmarrjeve publike. Favorizimet direkte dhe indirekte të kësaj ndërmarrje publike kundrejt operatorit privat, respektivisht një investitori të huaj, në një treg të rregulluar, përbëjnë shkelje jo vetëm të dispozitave të ligjit të sipërcekur, por edhe të aktit më të lartë juridik – Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila parasheh që bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës është ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë”, thuhet në komunikatë.

    Tutje nga Oda Amerikane thonë se brengosës është edhe mosveprimi i Autoritetit të Konkurrencës dhe organeve të tjera ligjzbatuese në Kosovë, për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë në Republikën e Kosovës.

    Në përmbyllje, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, u bënë thirrje edhe një herë të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, që të ndërpresin menjëherë praktikën e favorizimit të ndërmarrjeve publike dhe diskriminimit të ndërmarrjeve private dhe investitorëve të huaj në vend, në kundërshtim me dispozitat kushtetuese e ligjore.

    “Secili veprim ndryshe i autoriteteve publike të cilat kanë përgjegjësi për ofrimin e mjedisit të barabartë për të gjithë operatorët ekonomik, privatë dhe publikë, do të rëndojë më tej klimën e të bërit biznes në vend dhe do të cenojë prospektet e Kosovës për tërheqjen e investimeve të huaja direkte”, përfundon komunikata.

  • Fofana, Milani shqyrton opsionet pasi Monaco rrit çmimin për objektivin e Manchester United

    Fofana, Milani shqyrton opsionet pasi Monaco rrit çmimin për objektivin e Manchester United

    Monaco ka rritur çmimin e tyre për Youssouf Fofana pas shfaqjes së interesimit të Manchester United dhe Atletico Madrid, duke e detyruar Milanin të shqyrtojë opsionet e tij.

    Milani ka bërë presion për të arritur një marrëveshje për francezin 25-vjeçar prej javësh. Tashmë gjiganti italian ka rënë dakord për kushtet personale me mesfushorin dhe ishte i sigurt se një marrëveshje ishte në prag të marrëveshjes me skuadrën e Ligue 1, raporton KosovaPress.

    Milani ishte gati të paguante një tarifë fikse prej 14 milionë euro për Fofanan dhe po diskutonte shtesat me Monacon, por interesi i papritur i Manchester United dhe Atletico Madrid i ndërlikoi gjërat, duke e lënë klubin italian në një vend të vështirë.

    Gianluca Di Marzio dhe “Tuttosport” detajojnë se si Monaco tani ka vendosur të rrisë çmimin e Fofanas në 30-35 milionë euro, duke e detyruar Milanin të rrisë ofertën e tij ose të kalojë në një objektiv tjetër.

    Idetë aktuale të kuqezinjve janë Adrien Rabiot, i cili është një agjent i lirë pasi u largua nga Juventusi në fillim të këtij muaji, dhe ylli i Palmeiras, Richard Rios.

  • ​Taremi krahasohet me Klosen e Dzekon pas golave të parë me Interin

    ​Taremi krahasohet me Klosen e Dzekon pas golave të parë me Interin

    Mehdi Taremi po krahasohet me ish-sulmuesit e Serisë A, Miroslav Klose dhe Edin Dzeko nga anëtarët e shtypit italian, pasi shënoi tre gola në dy paraqitjet e tij të para për klubin gjatë përgatitjeve të tyre parasezonale.

    “La Gazzetta dello Sport” sugjeroi se Taremi posedon karakteristika të ngjashme si Klose ashtu edhe Dzeko, të cilët të dy u drejtuan nga Simone Inzaghi; i pari te Lazio dhe i dyti në “Giuseppe Meazza”, raporton KosovaPress.

    Ata gjithashtu sugjerojnë që Taremi arrin në Serie A në një kohë të ngjashme me atë sikurse Klose dhe Dzeko.

    Klose ishte 33 vjeç në momentin e ardhjes së tij dhe vazhdoi të shënonte 55 gola të rëndësishëm për Lazio në Serie A. Dzeko ishte pak më i ri kur nënshkroi fillimisht për Romën në formë huazimi, 29 vjeç për të qenë më të saktë, por vazhdoi me 107 gola në Serie A me “Giallorossi” dhe “Nerazzurri”.

    “Gazzetta” gjithashtu konfirmon se Taremi do të udhëheqë sulmin për Interin edhe në miqësoret e ardhshme, ndërsa Inzaghi pret që sulmuesit e tjerë të tij të lartë të kthehen nga detyra ndërkombëtare.

    Lautaro Martinez, Marcus Thuram dhe Marko Arnautovic ishin të gjithë në Kupën e Amerikës dhe Euro 2024 për Argjentinën, Francën dhe Austrinë respektivisht.