ATV

Author: ATVLive

  • Si të përkujdeseni për veshkat në stinën e verës

    Si të përkujdeseni për veshkat në stinën e verës

    Në stinën e nxehtë të verës, trupi i njeriut është shumë i brishtë dhe goditet në disa fronte.

    Këputja fizike nga vapa dhe dehidratimi janë dy probleme që shkaktojnë shumë stërmundim për shumë organe në trupin e njeriut. Në përkujdesjen ndaj shëndetit në stinën e verës, njeriu duhet të jetë veçanërisht i vëmendshëm ndaj veshkave.

    Roli i veshkave në organizëm

    Veshkat ruajnë ekuilibrat e lëngjeve në trup. Ato filtrojnë mineralet dhe mbetjet ushqimore apo ato të medikamenteve nga gjaku.

    Për këto funksione bazë, veshkat kanë nevojë për shumë lëngje që të pastrojnë organizmin nga toksinat dhe infeksionet e mundshme.

    Si të përkujdeseni për veshkat në stinën e verës

    Nga rrjedha e përditshme e jetës, mund të harrojmë shumë hapa bazë për mbrojtjen e shëndetit, sidomos në ditët përvëluese të verës.

    Në verë të tregoheni të vëmendshëm ndaj shëndetit të veshkave i cili përkeqësohet si pasojë e temperaturave të larta. Këto të fundit mund të nxisin formimin e gurëve në veshka ndërkohë që dehidratimi mund të shkaktojë një dështim akut të tyre.

    Konsumoni më shumë lëngje

    Konsumi i pakët i lëngjeve dhe ujit mund të nxisë infeksionet e veshkave dhe ato urinare sepse veshkat nuk e pastrojnë organizmin dhe toksinat mbeten brenda nesh.

    Ekspertët sugjerojnë konsumin e 1.5 deri në 2 litra ujë në ditë për të mbajtur infeksionet larg. Uji me limon dhe dhalla janë dy mënyra të mira jo vetëm për tu hidratuar por edhe për më shumë shëndet.

    Kujdes me medikamentet

    Tregoni durim me dhimbjen dhe përpiquni të frenoni dëshirën për të konsumuar një ilaç kundër dhimbjes. Konsumi i tepruar i këtyre ilaçeve mund të shkaktojë probleme në funksionin e veshkave.

    Një prej këtyre ilaçeve që i bën dëm veshkave është ibuprofeni i cili nuk duhet konsumuar rregullisht dhe pa u konsultuar me mjekun.

    Shmangni kafeinën

    Kafeina ju dehidraton dhe ky i fundit i stërmundon veshkat. Përpiquni të hani sa më shumë perime dhe fruta të cilat e mbajnë trupin të freskët.

    E fundit por jo nga rëndësia, ekspertët këshillojnë shmangien e qëndrimit afatgjatë në diell që të mos dehidratoheni.

  • Putin takohet me Assadin në Moskë

    Putin takohet me Assadin në Moskë

    Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me presidentin sirian, Bashar al-Assad në Kremlin, njoftoi zyra për media e presidentit rus më 25 korrik.

    “Jam shumë i interesuar për mendimin tuaj se si situata në rajon në tërësi”, citohet t’i ketë thënë Putini Assadit.

    “Fatkeqësisht ka një tendencë drejt përshkallëzimit. Ne po e shohim këtë. Kjo po ashtu vlen drejtpërdrejt edhe për Sirinë”, tha Putin, sipas njoftimit të Kremlinit.

    Kremlini tha se takimi mes Putinit dhe Assadit u zhvillua të mërkurën, më 24 korrik.

    “Duke pasur parasysh të gjitha ngjarjet që po ndodhin sot në botë dhe në rajonin e Euroazisë, takimi ynë duket shumë i rëndësishëm për të diskutuar të gjitha detajet e zhvillimit të këtyre ngjarjeve, për të diskutuar perspektivat dhe skenarët e mundshëm”, i tha Assadi liderit rus.

    Ky është takimi i parë mes dy liderëve që nga marsi i viti të kaluar dhe u zhvillua në kohën kur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, përmendi mundësinë që tre liderët të takohen dhe të tentojnë të normalizojnë raportet mes Ankarasë dhe Damaskut.

    “Tani kemi ardhur në një pikë që sa më shpejt që Bashar al-Assadi të ndërmarrë hapa drejt përmirësimit të raporteve me Turqinë, ne do t’i tregojmë atij të njëjtën qasje”, tha Erdogan.

    Fillimisht, Turqia synoi të rrëzonte regjimin e Assadit kur nisi konflikti sirian me shtypjen e dhunshme të protestave paqësore më 2011 dhe Ankarja mbështeti rebelët që kërkonin rrëzimin e tij.

    Por, së fundi, Ankaraja ka zhvendosur fokusin në parandalimin e hapjes së asaj që Erdogan në vitin 2019 e quajti “korridor terrorist” në Sirinë veriore.

    Erdogan ka thënë se mund të rishqyrtojë raportet me Assadin dhe Qeverinë e tij me qëllim që të punohet në kthimin e sigurt dhe vullnetar të refugjatëve sirianë.

    Turqia ka kryer një sërë ofensivash në Siri që nga viti 2016 duke shënjestruar militantët kurdë, ekstremistët e Shtetit Islamik dhe forcat besnike ndaj Assadit.

    Forcat proturke në Siri tani kontrollojnë dy rripe të mëdha të territorit përgjatë kufirit mes Sirisë dhe Turqisë.

  • Aeroporti i Frankfurtit anulon fluturimet

    Aeroporti i Frankfurtit anulon fluturimet

    Demonstratat e aktivistëve për klimën janë bërë shkak për ndalimin e fluturimeve në aeroportin më të ngarkuar në Gjermani, atë të Frankfurtit.

    Protesta e aktivistëve u organizua pranë aeroportit duke bllokuar kështu pistat e fluturimeve. Ata mbanin në duar pankartat ‘Nafta vret’ duke i bërë thirrje qeverisë gjermane që të ndalojë ndaloj përdorimin e naftës, qymyrit dhe gazit.

    Aktivistët kërkojnë që qeveria gjermane të ndjekë një marrëveshje globale për të ndaluar deri në vitin 2030 përdorimin apo tregtimin e lëndëve djegëse që shkaktojnë ndotje të mjedisit dhe kanë ndikim negativ në kushtet klimatike.

    Aktivistët kanë listuar gjithashtu disa vende në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut ku janë planifikuar demonstrata të ngjashme si pjesë e një fushate që filloi të mërkurën

    Ndërkaq me anë të një postimi në “X” aeroporti i Frankfurtit lajmëroi të gjithë qytetarët për ndërprerjen e fluturimeve, por më pas njoftoi se fluturimet kishin nisur gradualisht me ritme të ngadalta si pasojë e protestave.

  • Holanda dhe Danimarka gati të dorëzojnë 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë

    Holanda dhe Danimarka gati të dorëzojnë 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë

    Holanda dhe Danimarka janë gati të dorëzojnë 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë, ka njoftuar Ministria holandeze e Mbrojtjes.

    Bëhet e ditur se të dy vendet në prill të vitit të kaluar deklaruan se do t’i blinin tanket nga një palë e tretë dhe do t’i bënin gati për betejë në Ukrainë.

    Tanket janë rinovuar plotësisht nga prodhuesi gjerman i armëve, Rheinmetall dhe pas muajsh testimi janë gati për t’u dorëzuar, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

    Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes nuk e dha datën e dërgesës.

    “Tanket Leopard mund ta ndihmojnë Ukrainën të fitojë në fushën e betejës”, thuhet në një deklaratë të saj.

    “Ato kanë fuqi të madhe zjarri, ofrojnë mbrojtje të mirë për ekuipazhin dhe janë të shpejta”.

    Ndryshe, Danimarka dhe Holanda së fundmi i kanë dhuruar ushtrisë ukrainase edhe aeroplanë F-16.

    Ata aeroplanë pritet të fluturojnë në qiellin e Ukrainës këtë verë për t’u siguruar që ukrainasit mund të vazhdojnë të mbrohen në mënyrë efektive kundër agresionit rus.

  • Policia vazhdon afatin e konkursit për minoritetet që do të angazhohen në Drejtorinë në Veri

    Policia vazhdon afatin e konkursit për minoritetet që do të angazhohen në Drejtorinë në Veri

    Policia ka vazhduar afatin e konkursit për të gjitha minoritetet për Drejtorinë Rajonale në Mitrovicë të Veriut.

    “VAZHDIMIN E AFATIT TË KONKURSIT – Policia e Kosovës për të gjitha minoritet shpall:

    K O N K U R S

    Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet (serbë, boshnjakë, turq, goranë, romë, ashkalinj, egjiptianë, kroatë, malazezë, maqedonas).

    Vendi i punës: Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri.”

  • Argjentinë-Marok, ja pse u vonua dy orë vendimi i VAR-it për vlefshmërinë e golit

    Argjentinë-Marok, ja pse u vonua dy orë vendimi i VAR-it për vlefshmërinë e golit

    Fitorja e Marokut ndaj Argjentinës me rezultat 2-1 në Lojërat Olimpike bëri bujë të madhe, por jo për shkak të rezultatit, por për shkak të asaj që ndodhi në fushë në minutat shtesë të ndeshjes.

    Në fakt, Argjentina barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 16’ shtesë me golin e Medinas, moment ky kur tifozët marokenë sulmuan lojtarët e Argjentinës dhe pushtuan fushën gjë e cila detyroi gjyqtarin ta ndërpres ndeshjen, derisa goli po shqyrtohej nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

    Por, për shkak të trazirave nga tifozët, ndërprerja e ndeshjes zgjati për 90 minuta, kohë gjatë së cilës nuk erdhi as vendimi për golin nëse ishte pozicion jashtë loje apo jo, transmeton KosovaPress.

    Kjo bëri që shumë njerëz të besonin se kishte marrë kaq shumë kohë për të marrë një vendim për golin.

    Tani besohet se verifikimet nga gjyqtarët ishin bërë dhe do të kishin arritur në një përfundim menjëherë falë teknologjisë gjysmë të automatizuar offside dhe vendimi u vonua për shkak të frikës për probleme të mëtejshme të turmës.

    Raportet nga ESPN sugjerojnë se gjyqtarët menduan se një vendim në ato momente vetëm sa do t’i hidhte benzinë zjarrit dhe mund të shkaktonte trazira edhe më të mëdha.

    Loja rifilloi përfundimisht rreth orës 19:00 me orën lokale, në mënyrë efektive pas dyerve të mbyllura pas dy orësh.

  • Qeveria e Maqedonisë ka ndryshuar të gjithë drejtorët nëpër burgje

    Qeveria e Maqedonisë ka ndryshuar të gjithë drejtorët nëpër burgje

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndryshuar drejtorët e të gjitha burgjeve. Pas raportit që drejtori për zbatimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov e dorëzoi te kryeministri, Hristijan Mickoski, organi ekzekutiv ka shkarkuar nga pozita e drejtorit në burgun e Shutkës, Filip Andovin dhe në vend të tij e ka emëruar Filip Utkovskin.

    Në burgun e Idrizovës, zëvendësdrejtor për pavijonin e hapur në Veles është caktuar Ibrahim Elezi.

    Në Shtip me burgun do të udhëheq Dejan¬ço Zdravkov, ndërsa zëvendës i tij do të jetë Gjorgji Hubrev. Në burgun e Prilepit për ushtrues i detyrës drejtor është emëruar Emil Janevski ndërsa zëvendës i tij Dime Naumçevski. Me burgun e Strugës do të udhëheq kuadër shqiptar. Atë do të drejtoj Ardit Mustafai ndërsa zëvendës i tij është emëruar Aleksandar Mojsov.

    Me burgun e Manastirit do të udhëheq Aleksandar Jovkovski, ndërsa me burgun e Gjevgjelisë, Sllagjana Stamenkovska. Oliver Cvetkovski do të jetë drejtor i burgut të Kumanovës, ndërsa zëvendës i tij do të jetë Hamid Aliti. Kliment Sofkovski do të drejtoj burgun e Ohrit, ndërsa zëvendës i tij është emëruar Mile Kosteski. Ndërkohë Zoran Ristov do të drejtoj burgun e Strumicës, Igor Dodevski atë të Tetovës.

    Vendimet e Qeverisë për ndryshimin e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve nëpër burgje vjen pas vizitave të jashtëzakonshme që i nisi nëpër këto institucione ndëshkuese, drejtori i zbatimit të sanksioneve, Aleksandar Pandov. Ai ditë më parë vizitoi burgun e Shutkës nga ku konstatoi shkelje të shumta dhe mungesë të burgosurve, ndërsa sot ka vizituar burgun e Idrizovës. Raporti për vizitën e fundit pritet të jetë gati deri në fund të javës. Procesverbali nga vizitat e jashtëzakonshme do t’i dorëzohet Qeverisë, policisë dhe Prokurorisë Publike. Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski sot deklaroi se ajo që po ndodh në burgjet e vendit është për të ardhur turp dhe se do të ketë përgjegjësi ligjore për të gjithë shkelësit e ligjit në strukturat e deritanishme udhëheqëse nëpër burgje. /Alsat.mk/

  • Arrestohet një person në Prishtinë, e mori të miturin dhe i dha subtanca narkotike

    Arrestohet një person në Prishtinë, e mori të miturin dhe i dha subtanca narkotike

    Një person është arrestuar në Prishtinë nga Policia e Kosovës.

    I njëjti dyshohet se ka marrë me veturën e tij një të mitur dhe i ka dhënë për të konsumuar substancë narkotike.

    “Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, e kishte marr me veturën e tij djalin e saj viktimën mashkull kosovar të mitur dhe i kishte dhënë për të konsumuar substancë narkotike. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

  • Broja asiston në barazimin e Chelseat me skuadrën uellsiane

    Broja asiston në barazimin e Chelseat me skuadrën uellsiane

    Armando Broja ishte protagonist në barazimin 2-2 të Chelseat me skuadrën nga Uellsi, Wrexham, ndeshje kjo që ishte e karakterit miqësor.

    “Blutë” e Londrës kaluan në avantazh në minutën e 35’ me golin e realizuar nga Nkunku pas asistimit të Guiu dhe me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë, raporton KosovaPress.

    Në pjesën e dytë, Wrexham barazoi rezultati me golin e Bolton në minutën e 58’, derisa në minutën e 71’ përmbysën rezultatin me Marriott që shënoi për 2-1.

    Gjithsesi, tetë minuta para përfundimit të ndeshjes, Chelsea barazoi rezultatin me golin e Ugochukëu që shënoi pas asistimit nga Armando Broja.

    Sulmuesi shqiptar hyri në lojë si zëvendësues në fillim të pjesës së dytë. Ndryshe, e ardhmja e Brojës është ende e pa qartë, derisa gjiganti italian, Milani është shumë e interesuar për shërbimet e tij dhe mediat italiane raportojnë se dy skuadrat janë në bisedime për kartonin e tij.

  • Pse Zvicra po shpenzon 300 milionë franga për të mbrojtur kufijtë e Schengenit?

    Pse Zvicra po shpenzon 300 milionë franga për të mbrojtur kufijtë e Schengenit?

    Nga 1 gushti 2024 Zvicra do të kontribuojë financiarisht në përpjekjet evropiane për të forcuar mbrojtjen e kufijve të jashtëm të zonës Shengen.

    Megjithëse Zvicra nuk është anëtare e BE-së, ajo i përket zonës Shengen – jo vetëm duke përfituar nga qasja në zonën pa kufij të Evropës, por edhe duke marrë pjesë në financimin e saj.

    Mbështetja financiare është veçanërisht e nevojshme në vendet e Shengenit me kufij veçanërisht të gjerë tokësor dhe detar ose aeroporte të mëdha ndërkombëtare në territoret e tyre, sepse ato mbajnë një barrë të rëndë financiare për sigurimin e kufijve të jashtëm të zonës, për të mirën e të gjithë anëtarëve të tjerë.

    Si do të përdoret kontributi prej 300 milionë frangash i Zvicrës?

    Gjatë shtatë vjetëve të ardhshme do të shkojë drejt programit të quajtur Instrumenti për Mbështetjen Financiare për Menaxhimin e Kufirit dhe Politikën e Vizave (BMVl), i cili është pjesë e fondit që siguron menaxhim efikas të kufijve të BE-së.

    BE-ja tashmë ka ndarë 6.24 miliardë euro për BMVI-në për një periudhë shtatëvjeçare dhe 300 milionë franga është pjesa e Zvicrës.

    Në mënyrë të veçantë, këto fonde do të përdoren për përmirësimin e kontrolleve të kufijve të jashtëm, investimin në sisteme të përbashkëta të TI-së në shkallë të gjerë në fushën e menaxhimit të kufijve dhe politikës së vizave, financimit të infrastrukturës dhe pajisjeve, si dhe vendosjes së oficerëve ndërlidhës të imigracionit, ndër detyra të tjera.

    Pse Zvicra po kontribuon me 300 milionë franga?

    Qëllimi i BMVl është të “përmirësojë mbrojtjen e kufijve të jashtëm të zonës Shengen dhe, për rrjedhojë, të rrisë efektivitetin e kontrolleve kufitare dhe të parandalojë imigracionin e paligjshëm”, tha Këshilli Federal.

    Kjo, së bashku me menaxhimin efektiv dhe të integruar të kufijve të jashtëm, “është gjithashtu në interesin e Zvicrës”.

    Gjithashtu, Zvicra ka të ngjarë të marrë grante nga BMVl prej rreth 50 milionë frangash që do të ndahen kryesisht për krijimin e sistemeve të reja të informacionit të BE-së (Sistemi i hyrjes dhe daljes EES, dhe Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit ETIAS) në territorin e saj.

    Për më tepër, një pjesë e këtyre burimeve është planifikuar të përdoret për të financuar zgjerimin e infrastrukturës së kontrollit kufitar në aeroportin e Cyrihut.

    Përfitimet për Zvicrën

    Nuk ka dyshim se qytetarët zviceranë përfitojnë shumë nga aksesi në zonën Shengen.

    E thënë thjesht, ai i lejon këdo që ndodhet në Zvicër ligjërisht të shijojë udhëtimin pa probleme për në dhe nga 26 shtetet e tjera të Shengenit, nëse lejojnë limitet kohore të vizave.

    Udhëtarët që mbërrijnë në Zvicër për herë të parë nga një shtet jo-Shengen si Britania e Madhe ose SHBA-ja do të duhet të qëndrojnë në radhë për të kontrolluar pasaportat e tyre, por pas kësaj ata mund të lëvizin lirshëm.

    Kjo do të thotë se shtetasit zviceranë, shtetasit e BE-së, rezidentët ndërkombëtarë jashtë BE-së në Zvicër, turistët, studentët e shkëmbimit ose njerëzit që udhëtojnë për biznes mund të udhëtojnë në një shtet tjetër anëtar të Shengenit, ndoshta fqinjët e Francës ose Gjermanisë me makinë ose tren, pa pasur nevojë të tregojnë pasaportat e tyre. (Edhe pse herë pas here çeqet kthehen.)

    Ky është një “plus” i caktuar për këdo që udhëton brenda Evropës. Për shkak se Zvicra ka kaq shumë kufij tokësorë me vendet e tjera të Shengenit, do të kishte qenë jashtëzakonisht problematike të mos anëtarësohej./albinfo.ch