ATV

Author: ATVLive

  • Meghan Markle ka një emër tjetër?

    Meghan Markle ka një emër tjetër?

    U bë e ditur se Meghan Markle nuk e prezanton veten me emrin e saj të parë, i cili është Rachel dhe se para se të ishte gruaja e Princit Harry, ajo në disa intervista e kishte treguar këtë.

    Por një burim nga familja e saj ka thënë se meqë emri Rachël është shumë i popullarizuar në Amerikë, për të, Meghan tingëllon më mirë.

    Realisht është një numër i madh i njerëzve të famshëm kanë emra krejtësisht ndryshe nga ata që prezantohen.

    Si psh: emri i modeles Gigi Hadid është Jelena, Bruno Mars quhet Peter, Lana Del Rey-Elizabeth, e shumë të tjerë.

  • Diddy zbulon të vërteten rreth këngës I’ll be missing you

    Diddy zbulon të vërteten rreth këngës I’ll be missing you

    Reperi Diddy përmes Twitter shkroi se i paguan këngëtarit Sting 5000 dollarë në ditë për marrjen e mostrës së këngës ,Every Breath You Take, këngë që ishte publikuar nga Sting në vitin 1983, kurse I’ll be missing you në vitin 1997.

    Sting në një intervistë kishte thënë se kjo pagesë do të zgjas gjatë gjith jetës.

    Sting kishte deklaruar se reperi i kishte marrë leje për këngën , por vetëm atëherë kur është publikuar do të thot nuk ka qenë në dijeni me fillim.

    Diddy publikoi “I’ll Be Missing You” për të nderuar mikun dhe bashkëpunëtorin e tij B.I.G., i cili u vra në mars 1997 në Los Angeles. Këna pati arritur në vendin e parë në Billboard’s Hot 100 më 14 qershor 1997 dhe i dha Diddy çmimin e tij të parë Grammy.

    Kjo këngë në platformën Youtube ka gjithsej 74 milionë klikime.

    Pasi u komentua mjaft shumë se si Diddy e paguan cdo ditë këngëtarin Sting, ai u detyrua të shkruaj një tjetër deklaratë duke shkruajtur se ai kishte bërë shaka dhe se nuk është e vërtetë.
    Tutje shtoi se ai dhe Sting janë miq shumë të mirë prej shumë vitesh.

  • Dënohet personi që vrau reperin Pop Smoke

    Dënohet personi që vrau reperin Pop Smoke

    Personi i cili ishte i akuzuar për vrasjen e reperit Pop Smoke, u deklarua që është fajtor për vrasjen.

    Gjithashtu ai pohoi që kishte grabitur në shtëpinë e Pop Smoke dhe aty ndodhi vrasja.

    I pandehuri në atë kohë ishte 17 vjecar, tani është 20 dhe u dënua për katër vjet e dy muaj në një institucion për trajtimin e të miturve, për shkak të statusit të tij si i mitur në kohën e krimit.

    Të akuzuar të tjerë janë edhe tre persona të tjerë.

    Pop Smoke u qëllua për vdekje më 19 shkurt të vitit 2020.

    Në atë vit dyshohej se vrasja ndodhi shkak i një lidhje të mundshme të reperit me një bandë, por pastaj u zbulua se disa ditë para se ai të vritej, kishte publikuar fotografi në Instagram duke prezantuar për ndjekësit gjëra të shtrentja dhe me vlerë që kishte në shtëpi.

  • Çfarë ishte Rruga e Mëndafshit dhe çfarë ndodhi me të?

    Çfarë ishte Rruga e Mëndafshit dhe çfarë ndodhi me të?

    Dinastia kineze Han e mirëpriti tregtinë me Perëndimin që rreth 2000 vjet më parë. Por oborrtarët e saj nuk mund ta imagjinonin se ishin duke krijuar themelet e njërit prej sistemeve më të vjetra, më të mëdha dhe më jetëgjata të tregtisë në botë. Gjatë gjithë ekzistencës së tij 1600-vjeçare, sistemi i lashtë i Rrugës së Mëndafshit i rezistoi ngritjes dhe rënies së kulturave dhe qytetërimeve të panumërta, duke dalë edhe më e fortë nga cilado përvojë e tillë. Po cilat ishin ngjarjet që e përcaktuan historinë e Rrugës së Mëndafshit dhe pse mori fund ky sistem?

    Një koleksion i ngatërruar rrugësh që ndryshonin vazhdimisht, kjo rrugë i zhvendosi mallrat nëpër Azi dhe Evropë nga viti 130 Para Krishtit deri në vitin 1450 Pas Krishtit. E quajtur zakonisht Rruga e Mëndafshit, ky sistem tokësor dhe ujor shtrihej në një gjatësi prej 9600 km dhe lidhte shumë territore, nga Kina, India dhe Irani deri në Itali.

    Duke kaluar nëpër terrenet më të vështira si malet, shkretëtirat, stepat dhe detet, sistemi nisej nga kryeqyteti i lashtë i Kinës Xian në Azinë Qendrore dhe Perëndimore dhe mbaronte në Mesdhe. Rruga e Mëndafshit transportonte të gjitha llojet e artikujve si kripën, erëzat, gurët e çmuar, metalet e çmuara, letrën dhe porcelanin.

    Por në fillim ai u bazua në eksportin e pëlhurës së mëndafshtë që prodhohej ekskluzivisht në Kinë. Në atë kohë, oborrtarët e mbretërisë së Kinës e kuptuan se mëndafshi vlente shumë në shoqërinë e tyre ndaj ata i cilësuan si një sekret shtetëror metodat e prodhimit të tij.

    Por ata nuk ishin plotësisht të vetëdijshëm mbi vlerën e pëlhurës së mëndafshit në Perëndim, pasi tregtia e vetme e jashtme e tekstilit ishte pjesë e diplomacisë së tyre. Për shembull kur fiset e popullit Xiongnu plaçkitën kufijtë e Kinës rreth vitit 200 Para Krishtit, dinastia Han u siguroi fiseve sasi të mëdha mëndafsh si pjesë e lutjes për paqe.

    Dhe kur fiset e popullit Xiongnu ishin ende duke plaçkitur kufijtë e Kinës rreth vitit 130 Para Krishtit, dinastia Han u dha rivalëve të fiseve mëndafsh në këmbim të një lloji të veçantë kali më të shpejtë dhe më të fortë, i cili ishte i rëndësishëm në humbjen e popullit Xiongnu disa dekada më vonë.

    Këto ndërveprime, përveç një sërë misionesh të dërguara në kërkim të aleatëve të huaj, zbuluan për herë të parë dëshirën e madhe për mëndafsh të popujve në Perëndim. Dhe sapo u zbulua kjo gjë, oborrit mbretëror i Kinës krijoi një grup të madh tregtarësh të pëlhurave dhe i dërgoi ata drejt perëndimit në një përpjekje për të nxitur marrëdhëniet e ardhshme tregtare dhe për të zyrtarizuar rrugët e ardhshme tregtare.

    Ishin pikërisht këta tregtarë që filluan krijimin e Rrugës së Mëndafshit, edhe pse nuk ishin të vetmit udhëtarë që u bënë pjesë e atij sistemi. Tregtarët nga e gjithë Azia Qendrore dhe Perëndimore nxituan drejt kësaj rruge, duke ia transferuar mallrat e tyre tregtarëve kinezë përpara se këta t’ua shisnin të tjerëve.

    Udhëtimi i tyre ishte i vështirë. Tregtarët përballeshin me kërcënimet e terrenit të ashpër, kushteve atmosferike ekstreme apo grupet e hajdutëve që silleshin rreth Rrugës së Mëndafshit. Por për shkak se mallrat e tyre ishin shumë të kërkuara, tregtia vazhdoi për shekuj, duke i mbijetuar disa prej ngjarjeve më të zymta të asaj kohe.

    Historianët flasin zakonisht për 3 faza të tregtisë në këtë rrugë, ku që të gjitha dallojnë nga përzierja e tyre e dallueshme e tregtarëve, mallrave dhe sfidave politike. Faza e parë e kësaj tregtie u zhvillua rreth vitit 200 Para Krishtit deri në vitin 220 Pas Krishtit dhe u përqendrua në lëvizjen e mëndafshit nga Kina në Romë, ku njerëzit ishin të ndarë në lidhje me këtë tekstil.

    Disa romakë mendonin se veshja me mëndafsh ishte një simbolike e përshtatshme e vlerës, pasurisë dhe autoritetit të tyre, ndërsa të tjerë e shihnin mëndafshin si një kënaqësi të pahijshme dhe u përpoqën të ndalonin importimin e tij. Pavarësisht këtij debati, importet romake të mëndafshit u rritën gjatë gjithë kësaj faze, të mundësuara nga paqja dhe prosperiteti që siguruan perandorët e hershëm të Romës. Faza e dytë nisi në 220 Pas Krishtit, kur Kina u zhyt në një periudhë trazirash politike, gjë që solli një tërheqje të saj të përkohshme nga tregtia e Rrugës së Mëndafshit. Për shkak të trazirave, sekretet e prodhimit të mëndafshit u nxorën jashtë shtetit, duke i dhënë fund monopolit kinez mbi materialin.

    Pasi dinastia Tang e Kinës riktheu normalitetin rreth vitit 600 Pas Krishtit, prodhuesit e mëndafshit po shfaqeshin tashmë në Bizant, që ndodhej në gadishullin e Anadollit, dhe që shërbeu si një pasardhës i shtetit në rënie të shpejtë të Romës. Për shkak se cilësia e mëndafshit kinez ishte ende superiore, një fazë e re e tregtisë së mëndafshit u ngrit nga rreth 620-910 pas Krishtit, këtë herë nga Kina në Bizant dhe më gjerë.

    Duke filluar nga Azia Qendrore dhe duke përparuar në Kinë, Indi, Iran dhe Anadoll, pushtimet e mongolëve nën Genghis dhe Kublai Khan e stabilizuan të gjithë kontinentin, duke lehtësuar komunikimin dhe tregtinë në të gjithë Euroazinë. Ndërsa qendrat e ndryshme tregtare të Azisë dhe Evropës ranë nën kontrollin e unifikuar të Mongolëve, filloi një lulëzim i tretë dhe i fundit i tregtisë së mëndafshit, që zgjati rreth vitit 1210 deri në vitin 1360 pas Krishtit.

    Ndërsa mëndafshi ishte ende një nga produktet kryesore që udhëtonte në Rrugën e Mëndafshit, tekstili u dërgua në Perëndim së bashku me perlat, gurët e çmuar, erëzat, qeramikën, qilima etj. Përveç këtyre mallrave, hapja e mongolëve ndaj të huajve dhe ideve të huaja lehtësoi gjithashtu lëvizjen e njerëzve, filozofive dhe patogjenëve nëpër shtrirje të mëdha të Rrugës së Mëndafshit.

    Pavarësisht se mbijetoi dhe ndonjëherë lulëzoi, tregtia e Rrugës së Mëndafshit filloi të binte rreth vitit 1360 pas Krishtit. Kjo për shkak të pasojave të murtajës bubonike gjatë Vdekjes së Zezë rreth 20 vjet më parë por edhe ndarjes së Perandorisë së madhe Mongole.

    Goditja vendimtare ndodhi rreth vitit 1450 pas Krishtit, kur taksat e vendosura nga Perandoria Osmane në lulëzim e sipër, e penguan pothuajse të gjithë tregtinë e mbetur përgjatë rrugëve tradicionale të Rrugës së Mëndafshit. Kjo i detyroi tregtarët evropianë të kërkonin rrugë alternative drejt qendrave tregtare të Azisë.

    Duke nisur një epokë të re të tregtisë dhe kontaktit ndërkulturor, në të cilin udhëtarët do të kërcejnë midis “Botës së Vjetër” dhe “Botës së Re” me pasoja dramatike dhe shkatërruese, kërkimi për rrugët detare vetëm sa e përshpejtoi zhvendosjen e vëmendjes nga Rruga e Mëndafshit.

  • Dodë Gjergji bën apel për paqe dhe pajtim në mes Kosovës dhe Serbisë

    Dodë Gjergji bën apel për paqe dhe pajtim në mes Kosovës dhe Serbisë

    Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji ka deklaruar se të gjithë duhet të lutemi që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë dhe pajtimi në mes shqiptarëve dhe serbëve të mund të fitoj që të gjithë të bashkuar të mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

    Gjergji në meshën solemne të Pashkës, e cila është mbajtur në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë, tha se në këtë ceremoni lexuan pjesë të biblës, pasi çdo iniciativë e shpirtit është vepër e Zotit, derisa u tha atyre që u pagëzuan se shpirti i tyre do të shkëlqej në paqe, lumturi dhe gëzim.

    “Andaj kjo natë ka kaq zjarrin që ngroh, kjo natë ka dritën që shkëlqen, kjo këngën, kjo natë ka Zotin e pranishëm në ne e bashkë me ne në Kishë. Andaj ju që pagëzoheni sane në këtë natë kaq të shenjët dhe në këtë moment kaq të bukur të fesë tonë mos harroni kurrë se kthimi juaj në fe të të parëve tuaj nuk është gabim, është zgjidhje e zgjuar dhe mundësi e madhe që ju ta njihni Krishtin i cili ju donë me gjithë zemër,…që do të dini ta duani Zotin i cili na mëson ta duam çdo krijesë. Zotin i cili na mëson të falim, të falim dhe të duam njëri tjetrin, të falim armikun, deri në atë më zemërftohtin që nuk dinë të kërkon falje.. ju që do të pagëzoheni sot do të iu mbuloj jeta e Krishtit, shpirti i juaj do të shkëlqej në paqe, lumturi dhe gëzim sepse gëzimi dhe lumturia e juaj nuk është më e mbështetur në lakminë e botës, as në ambicjet për lakmi, as në iniciativat për pushtet“, tha ai.

    Ipeshkëvi Gjergji të gjithë duhet të lutemi që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë dhe pajtimi në mes shqiptarëve dhe serbëve të mund të fitoj që të gjithë të bashkuar të mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

    “Mos të hezitojmë që këtë natë t’i lutemi Zotit tonë për të gjithë popujt, për të gjithë njerëzit, edhe për ata që besojnë ndryshe e do të festojnë Bajramin, edhe për ata që do të festojnë pashkët më vonë që janë ortodoksët dhe që adhurojnë Krishtin, të gjithë të bashkohemi në lutje Zotit krijues për paqe në mes nesh, për paqe në vendin tonë për paqen dhe pajtimin në mes popujve, ashtu që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë dhe pajtimi në mes shqiptarëve dhe serbëve të mund të ngallënjejë që të gjithë të bashkuar të mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë sepse toka nuk na takon vetëm neve, as e ardhmja nuk na takon vetëm ne, u takon të gjithëve të gjithëve fëmijëve të hyjit“, tha ai.

    Mesha përfundojë me pagëzimin e disa personave.

  • Rita dhe Taika ishin miq, para se të lidheshin

    Rita dhe Taika ishin miq, para se të lidheshin

    Në një intervistë për revistën “Glamour”, Rita Ora foli se si ajo dhe Taika Waititi, nga miq të mirë , përfunduan të martuar me të.

    Ajo tregoi se gjithçka ndodhi spontanisht pa asnjë përpjekje për diçka më tepër se miq.

    Rita tha se që të dy, janë shumë pasionant dhe të njëjtë në shumicën e mendimeve dhe kjo ka bërë që ata të kenë ndjenja për njëri tjetrin.

    Ndërsa Taika tha: “Ne filluam të bisedonim dhe për tre vitet e gjysmë ne ishim thjesht shokë të mirë. Ne kishim marrëdhënie me njerëz tjerë, të dy’’. “Më pëlqen fakti që të dy punojmë shumë, të dy kemi punët tona dhe jemi të pavarur dhe jemi miqtë më të mirë’’,– shtoi ai.

    Sa i përket martesës me regjisorin, Rita tha se ishte siç gjithnjë e kishte paramenduar, bukur dhe gjithçka perfekte.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Këta janë pasardhësit e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, të cilët flasin nga 3 gjuhë dhe ju sfidojnë me mençurinë e tyre

    Këta janë pasardhësit e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, të cilët flasin nga 3 gjuhë dhe ju sfidojnë me mençurinë e tyre

    Stilistja e njohur Blerina Kllokoqi-Rugova, përveç punës së saj në fushën e modës, ajo njihet si nusja e madhe e familjes së presidentit tashmë të ndjerë Ibrahim Rugovës, e cila foli në një intervistë ekskluzive për familjen e saj, në LIBERO.

    Ajo është e martuar me djalin e ish-presidentit historik, Mendim Rugovën dhe së bashku kanë dy fëmijë Evën dhe Anijanin.

    Blerina mes tjerash, foli për jetën e saj personale, ku prezantoi familjen e saj të vogël, ku dy fëmijët e saj janë pasardhësit e ish-presidentit Ibrahim Rugovës.

    “Jemi të bekuar që i kemi. Është një fotografi që na plotëson dhe na bënë që të punojmë më shumë e me e dhënë maksimumin kur i shohim fëmijët tanë duke u rritur”, u shpreh Blerina.

    Ndërkohë, daja i tyre, i cili është emër i njohur për publikun, Petrit Kllokoqi tha se ata janë fëmijë që të kompleksojnë, flasin nga tri gjuhë të huaja dhe janë të mençur, e për këtë gjë padyshim u shpreh krenar.

    Ndiqeni emisionin e plotë:

  • Kjo është historia e Petrit Kllokoqit se si e bullizua veç pse mbante syze

    Kjo është historia e Petrit Kllokoqit se si e bullizua veç pse mbante syze

    Kryetari i Gastronomëve të Kosovës dhe pronari i disa bizneseve mjaft të suksesshme në Kosovë, Petrit Kllokoqi, ishte i ftuar të premten në “LIBERO”, në një rrëfim të veçantë bashkë me motrën e tij, dizajneren e njohur Blerina Kllokoqi-Rugova.

    Petriti kujtoi kohën kur ishte fëmijë, teksa ndau historinë se si e bullizuan për faktin që mbante syze dioptrie, kohë sigurisht shumë e vështirë për një fëmijë.

    “…Kur kam qenë fëmijë, në shkollë të mesme, kam mbajtë syze me dioptri, kanë qenë disa problematikë që dilnin para rrugës, më thanë ‘A po i largon syzet’, në kuptim që donin me më rrahë, e nuk donin me më i thye syzet…”, u shpreh Petriti.

    Ndërkohë, ai përmendi edhe raste të tjera kur ishte ndjerë i bullizuar, në shkollë dhe në lagjen ku jetonte si fëmijë, në Prishtinë.

    “… U mësova duke më thënë, ‘qorr’, krejt shkolla dhe lagjja…Një herë hyra në market dhe punëtori më tha: Le që je ‘qorr’ por edhe shumë kryt e madh e ki”, tha mes tjerash Petriti.

    Megjithatë Petriti këto ngjarje i rrëfeu duke qeshur në emision, edhe pse në atë kohë ishte në gjendje jo të mirë emocionale nga pasojat e bullizmit.

    Kujtojmë, se sipas një studimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ku u përfshinë studiues evropianë dhe shqiptarë, në 141 shkolla nga klasa e katërt deri në të mesmen, u konstatua se një në pesë nxënës janë të prekur nga simpomat e bullizmit.

    Për ta shikuar intervistën e Petrit Kllokoqi, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Kjo është shuma marramendëse që mund të fitohet në turneun ku u kualifikua BNE-ja

    Kjo është shuma marramendëse që mund të fitohet në turneun ku u kualifikua BNE-ja

    Bad News Eagles ka vazhduar me sukses të jashtëzakonshëm, duke u kualifikuar në turneun e madh CS:GO Blast Paris Major që do të mbahet nga 8 deri më 21 maj në kryeqytetin francez.

    Ekipi shqiptar mposhti 2:0 në harta brazilianët e FaZe, që renditen si skuadra e dytë më e mirë në botë. BNE-ja ka pozitën e 31-të.

    Fituan në Inferno, hartë që u zgjodh nga FaZe, me rezultat 16:10. Fituan edhe në Mirage 16:14.

    BNE-ja arriti kualifikimin me rekord 3:1 (tre fitore, një humbje).

    Në Majorin në Brazil vitin e kaluar, BNE-ja pati shkruar historinë duke e mposhtur FaZe dhe duke i eliminuar nga gara në Rio, në kohën kur ishte ekipi më i mirë në botë.

    Majori në Paris ka vlerën e 1.2 milionë dollarëve.

  • “Me Plis për Paris”, Kurti uron fitoren e Bad News Eagles

    “Me Plis për Paris”, Kurti uron fitoren e Bad News Eagles

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar djemtë e ekipit “Bad News Eagles” për kualifikimin tutje në Paris Major.

    Teksa ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “Me Plis për në Paris”, kryeministri Kurti thotë se tashmë të gjitha shtetet me ekipet e tyre i njohin djemtë e BNE-së.

    “Bad News Eagles përsëri pjesë e Majorit. Sonte ata mposhtën ekipin e dytë më të mirë në botë. Tashmë të gjitha shtetet me ekipet e tyre i njohin djemtë tanë. Jam i lumtur për potencialin e rinisë sonë. Shumë suksese e përpara për fitore të reja”- ka shkruar Kurti në rrjetin social Instagram.