ATV

Author: ATVLive

  • City i afrohet Arsenalit, mposht me lehtësi Southamptonin

    City i afrohet Arsenalit, mposht me lehtësi Southamptonin

    Manchester City i është afruar Arsenalit në pesë pikë në tabelë, duke e mbajtur të gjallë garën për titull në Premier Ligë.

    Pas plot 90’ minutash lojë të zhvilluara në stadiumin “St.Mary’s”, Manchester City e ka mposhtur Southamptonin si mysafir me rezultat 4:1, raporton KosovaPress.

    Golat për kampionin anglez i shënuan Erling Haaland (minuta e 45’ dhe minuta e 68’), Grealish (minuta e 58’) dhe Julian Alvarez (minuta e 75’).

    Ndërkaq, golin e nderit për Southamptonin e shënoi Sekou Mara në minutën e 72’ të ndeshjes.

    Me këtë fitore, City ngjitet në kuotën e 67 pikëve në vendin e dytë, kurse Southamptoni zë vendin e fundit me vetëm 23 pikë të arkëtuara.

    Rezultati final i ndeshjes, 4:1 në favor të Cityt.

  • Shqiponjat zbarkojnë në Paris, mposhtin ekipin më të mirë në botë

    Shqiponjat zbarkojnë në Paris, mposhtin ekipin më të mirë në botë

    Bad News Eagles janë kualifikuar për të tretin vit me radhë në Major që këtë vit mbahet në Paris.

    BNE mposhti ekipin e dytë më të mirë në botë, Faze Clan me rezultat 2:0 në harta.

    Hartën e parë BNE e fitoi me rezultat 16:10, kurse të dytën me rezultat 16:14.

  • ​I riu nga Komorani humb jetën në vendin e punës

    ​I riu nga Komorani humb jetën në vendin e punës

    I riu Kujtim Ibriqi nga fshati Komoran i Drenasit, ka humbur jetën sot në vendin e punës.

    Lajmin e bën të ditur familja, e cila njoftoi se më 9 prill, në ora 15:00, behet varrimi i Kujtimit.

    Varri i të ndjerit bëhet në varrezat e Komoranit 2.

  • ​Ukraina do të eksportojë sërish energji elektrike pas muajsh nën pushtimin rus

    ​Ukraina do të eksportojë sërish energji elektrike pas muajsh nën pushtimin rus

    Ukraina është në gjendje të eksportojë energji elektrike për herë të parë në gjashtë muaj pasi infrastruktura e saj energjetike po rimëkëmbet pas muajve të tërë të sulmeve të përsëritura ruse.

    Rusia filloi sulmin e saj të gjatë dhe të qëllimshëm ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës tetorin e kaluar. Kjo çoi në ndërprerje të energjisë elektrike dhe ndërprerje të planifikuara, duke i lënë qytetet dhe qytetet në errësirë gjatë dimrit.

    Ukraina u detyrua të ndalonte eksportet e energjisë elektrike – por tani do të jetë në gjendje të shesë sërish fuqinë e saj të tepërt.

    Ministri i Energjisë Herman Halushchenko nënshkroi një urdhër ekzekutiv që autorizon eksportet, megjithëse klientët vendas mbeten në përparësi. Ai tha se sistemi kishte prodhuar kapacitet shtesë për gati dy muaj dhe se ukrainasit nuk po përballeshin me kufizime.

    “Dimri më i vështirë ka kaluar,” tha z. Halushchenko të premten.

    “Hapi tjetër është fillimi i eksportit të energjisë elektrike, i cili do të na lejojë të tërheqim burime financiare shtesë për rindërtimin e nevojshëm të infrastrukturës energjetike të shkatërruar dhe të dëmtuar”, shtoi ai.

    Ai vlerësoi gjithashtu “punën titanike” të inxhinierëve dhe partnerëve ndërkombëtarë për të rivendosur sistemin.

    Muajin e kaluar, banorët në të gjithë Ukrainën i thanë BBC-së se furnizimet me energji elektrike po bëheshin më të besueshme. “Qyteti është transformuar,” tha Inna Shtanko, një nënë e re në Dnipro. “Më në fund, dritat e rrugëve janë kthyer dhe nuk është më e frikshme të ecësh nëpër rrugët e qytetit”.

    Rusia ka lëshuar më shumë se 1200 raketa dhe drone në objektet e saj energjetike deri më tani gjatë luftës. Kompania e përshkroi sulmin si përpjekjen më të madhe për të shkatërruar sistemin energjetik të një vendi evropian.

    Kievi ka humbur gjithashtu kontrollin e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë në Zaporizhzhia, i cili është në duart e Rusisë.

    Në qershor 2022, Ukraina kishte thënë se shpresonte të sillte 1.5 miliardë euro nga eksportet e energjisë elektrike në BE – tregu kryesor i saj i eksportit për energji që nga fillimi i luftës – deri në fund të vitit.

  • Ish pjestarët e UÇK-së me uniforma vizitojnë babain e Thaçit në Burojë

    Ish pjestarët e UÇK-së me uniforma vizitojnë babain e Thaçit në Burojë

    Ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga treva të ndryshme shqiptare, përfshirë edhe nga Maqedonia e Veriut, kanë vizituar sot në Burojë babain e ish-presidentit Hashim Thaçi.

    Vizita nga ish-pjesëtarët e UÇK-së, në odën e familjes së Thaçit në vendlindjen e ish-presidentit, është realizuar në shenjë solidarizimi me ish-presidentin Thaçi, gjatë kohës sa ai po gjykohet në Hagë.

    Në fotografitë nga ky takim shihen ish-anëtarët e UÇK-së në uniforma të Ushtrisë Çlirimtare, në prani të Haxhi Thaçit.

    Ata janë parë edhe me ecje ushtarake me flamuj të UÇK-së, duke hyrë në shtëpinë e familjes Thaçi në Burojë.

  • Kardiologu: Njerëzit që kanë jetuar më gjatë ishin 60% duhanpirës

    Kardiologu: Njerëzit që kanë jetuar më gjatë ishin 60% duhanpirës

    Njerëzit mund të arrijnë moshën 140-vjeçare para se të mbarojë ky shekull, thonë shkencëtarët.

    Ekspertët shprehen se të jetosh mbi 120 mund të bëhet normë, me kufirin e jetëgjatësisë “ende larg”.

    Kardiologu Taulant Gishto tha në Euronews Albania nga statistikat ka rezultuar se 60 për qind e atyre që kanë thyer disa herë kufijtë e moshës kanë qenë duhanpirës.

    “Duhet të jemi optimistë se në të ardhmen mund të ketë më shumë jetëgjatësi. Çështja është a lidhet ajo me gjenet tona apo me stilin e jetesës. Studimet, në mënyrë kontradiktore treguan se individët që jetuan më gjatë nuk ishin puritanë, 60 për qind e tyre ishin duhanpirës gjatë jetës, 35 për qind e tyre ishin obezë. Pra, ata nuk ishin individët më puritanë por jetonin më gjatë. Ndaj u zbulua se komponenti gjenetik ishte më vendimtar në këtë pjesë”, tha kardiologu.

  • Hill: Një nga çështjet më të rëndësishme është nevoja për themelimin sa më të shpejtë të Asociacionit

    Hill: Një nga çështjet më të rëndësishme është nevoja për themelimin sa më të shpejtë të Asociacionit

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christoher Hill në një intervistë për euronews ka thënë se marrëveshja e Ohrit është padyshim e mirë për Serbinë dhe se po shkohet drejt arritjes së një momenti kyç për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

    Hill ka përsëritur edhe një herë thirrjen e tij që Kosova të krijojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se është një nga cëshjtet më të rëndësishme që themelimi të bëhet sa më shpejtë.

    “Një moment kyç është duke u arritur në procesin e dialogut në Bruksel për Marrëveshjen e ardhshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Marrëveshja është padyshim e mirë për Serbinë. Një nga çështjet më të rëndësishme është nevoja për themelimin sa më të shpejtë të Asociacionit të Komunave Serbe”, ka thënë Hill.

    Ai në këtë intervistë ka përmendur edhe investimet e kompanive amerikane në Serbi duke thënë se një gjë e tillë s’ka të bëjë me dialogun por me raportet në mes të Serbisë dhe SHBA-së

    “Kompanitë më të mira dhe më moderne amerikane po investojnë në Serbi, të ardhmen e saj dhe të rinjtë. Kjo nuk ka të bëjë me dialogun e Brukselit, por me marrëdhëniet gjithnjë e më të suksesshme ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së. Dy vendet tona kanë shumë për t’i ofruar njëri-tjetrit”, ka thënë Hill.

  • 24 vjet nga Beteja e Koshares

    24 vjet nga Beteja e Koshares

    Janë bërë 24 vjet nga Beteja e Koshares e cila konsiderohet si një ndër betejat më të përgjakshme dhe heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Të shtunën e 9 prillit janë bërë 24 vjet nga Beteja e Koshares.

    Kjo betejë konsiderohet si një ndër betejat më të përgjakshme dhe heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Beteja e Koshares është zhvilluar më 9 prill 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta” në brigadën 138, në krye të së cilës ishte Agim Ramadani.

    Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në Kosovë.

    Kjo betejë kishte rëndësi të veçantë jo vetëm në marrjen dhe pastrimin e kufirit, por edhe krijimit të prapavijës së qëndrueshme për mbështetje dhe operacione logjistike.

    Beteja e Koshares mbetet një nga përballjet më të suksesshme të forcave të UÇK-së për bilancin e të vrarëve nga pala e armikut, dhe me efektin që pati ky sukses në forcimin e besimit të popullsisë së zonës tek UÇK-ja dhe aleatët e saj.

    Më pas kjo betejë u bë motiv për shtimin e radhëve të vullnetarëve që i bashkoheshin UÇK-së në front.

  • 15 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kosovës

    15 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kosovës

    Sot janë bërë 15 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008. Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

    Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani i Martti Ahtisaarit, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë – neni 8. Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

    9 prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë që do të thotë se institucionet sot e kanë ditë pushimi.

  • ​Hovenier: Mbetet për t’u bërë më shumë për romët e Kosovës

    ​Hovenier: Mbetet për t’u bërë më shumë për romët e Kosovës

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka shkruar se në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, festojnë trashëgiminë e pasur të komunitetit rom, duke pranuar sfidat dhe diskriminimin me të cilin ata vazhdojnë të përballen.

    Hovenier ka shkruar në Facebook se mbetet për t’u bërë më shumë për të siguruar që romët e Kosovës të kenë qasje të barabartë në arsim, punësim dhe shërbime qeveritare.