Pesë persona u vranë dhe gjashtë u plagosën nga të shtënat në masë në qytetin amerikan të Luisvill, në Kentaki, konfirmoi policia. Ajo raportoi se sulmuesi është neutralizuar.
Nuk ekziston më “kërcënimi aktiv i agresorit”, tha në Twitter Policia e Metrosë së Luisvillit.
Kryetari i bashkisë së Louisvillit, Craig Greenberg i quajti të shtënat “tragjike”.
Policia, së bashku me agjentët e FBI-së, konfirmoi se të shtënat ndodhën në Bankën e Vjetër Kombëtare, më e madhja në shtetin e Kentakit.
Nuk ka ende informacione lidhur me gjashtë personat e plagosur që u dërguan në Spitalin e Universitetit të Luisvillit.
Nga qytetarët u kërkua të qëndrojnë larg zonës kryesore lindore të qytetit./REL
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23.48 është plagosr një person me armë zjarri në veri të vendit.
Sipas njoftimit, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore lidhur me hetimin dhe verifikimin e informacionit të pranuar, duke përfshirë edhe dërgimin e një njësie policore në spitalin e Mitrovicës Veriore.
“Nga aty kanë pranuar informacione se gjendet duke u trajtuar një person, i cili dyshohet se është plagosur në krahror nga arma e zjarrit, por që deri më tani ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e plagosjes së tij”, thuhet në njoftimim e PK-së.
Po ashtu u tha se Policia e Kosovës, është duke kryer hetime intensive, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti.
“Vlen të potencojmë dhe njëherit të sqarojmë se, Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë rast të shkëmbimit apo të gjuajtjes me armë zjarri ndaj asnjë grupi apo personi të caktuar.
Andaj edhe shkrimet, apo pyetjet e adresuara Policisë së Kosovës nga disa mediume serbe, se kinse Policia e Kosovës është përfshirë, apo në formën e pyetjes se a është përfshirë në gjuajtje me armë dhe plagosje të një personi te ura e Bistricë në komunë të Leposaviqit, ju informojmë dhe njëherit ritheksojmë se Policia e Kosovës, nuk është përfshirë në asnjë rast të shkëmbimit apo gjuajtjes me armë zjarri, në asnjë lokacion në veri të Kosovës, përfshirë edhe lokacionin e apostrofuar”, vijon tutje komunikata e Policisë.
Mes tjerash u tha se bazuar në informacionet zyrtare, vërtetohet se Policia e Kosovës nuk është përfshir në asnjë rast të gjuajtjes me armë zjarri dhe “mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndriçimin sa më parë të rastit të personit të plagosur i cili gjendet duke u trajtuar në qendren spitalore në Mitrovicë Veriore, ku sipas mjekëve është jasht rrezikut për jetë”.
“Po ashtu ftojmë edhe mediat që për informacione zyrtare t’i adresohen Policisë së Kosovës”.
Fekir Tahiri, që ka 50 vjet që jeton në lagjen “Gezim Sahiti” të Ferizajt, po ndihet i detyruar të largohet nga shtëpia e tij. Ndërtimi i një ndërtese prej 13 katesh në afërsi të shtëpisë së tij, po e obligon atë dhe shumë banorë të tjerë ta mendojnë largimin nga vendi ku jetuan brez pas brezi.
“Para dy vitesh ka filluar të ndërtohet një objekt 13 katësh në një sipërfaqe prej 8ari, duke pasur parasysh faktin që jemi të kufizuar me parcela, familja e jonë dy familjet prapa, tri andej d.m.th. diku 5-6 familje një objekt 6 katesh ndërtohet me një lagje ku është ndërtimi i ulët, de facto neve nuk na mbetet të jetojmë këtu, i pamundëson kushtet e jetesës, mbyllen dritaret komplet të zonave të shtëpive ekzistuese qe janë ndërtua para 50 vitesh dhe kanë leje ndërtimi dhe ka pas plan urbanistik kjo lagje”, tha Fekir Tahiri, banor.
Banorët, përmes ankesave drejtuar institucioneve komunale e shtetërore kanë arritur t’i ndërpresin punimet përkohësisht.
“Duke filluar që nga drejtoria e urbanizmit, kryetarit të komunës ju kemi drejtua edhe prokurorisë së shtetit dhe të gjitha organeve kompetente edhe të komunës edhe te republikës së Kosovës” “Deri më sot e kemi marr vetëm një përgjigje, përgjigja ka qenë ndërpriten punimet dhe i pezullohet leja e ndërtimit”, tha Tahiri.
Shqetësim të njëjtë kanë edhe banorët e tjerë të kësaj lagjeje.
“Po na pengojnë vallah shumë, po çka me bo se neper rrugë të ngushta ndërtimet e nalta nuk duhet me i lejua. Rrugët e ngushta edhe banimet e nalta, punimet e nalta kur të ndërtohet duhet me pas hapësire të madhe për me pas vende për parking fëmija ni lodër s’ka ku del”, tha Hysnije Shabani, banore.
Arbër Bytyqi, drejtor i Urbanizmit dhe Mjedisit, thotë se në bazë të planit urbanistik, kjo zonë është paraparë të jetë ndërtim i lartë.
“Edhe banorët i kemi takuar disa herë, i kemi mirëkuptuar dhe e mirëkuptojmë çdo herë shqetësimin e tyre mirëpo kjo tashme është e definuar pasi që zona që është e paraparë, është e paraparë për ndërtim të lartë, për banim kolektiv dhe fatkeqësia tjetër është se zona përballë për ndërtim të ulët gjegjësisht banim individual”, tha Byryqi.
Ndërkaq, avokati i kompanisë që po e ndërton këtë objekt, ka treguar se investitori i ka ndjekur të gjitha procedurat për ndërtimin e këtij objekti.
“për investitorin ka qenë e pamundshme të bëjë ndonjë zgjidhje për shkake se i njëjti para se të kërkojë lejen për ndërtim të lartë ka kërkuar lejen për ndërtimin e shtëpisë duke qenë se ka qenë prona e tij, por që komuna i është përgjigje dhe i ka thënë se nuk mundesh me bo ndërtim të ultë për shkak se është zonë e ndërtimit të lartë, dhe në këtë mënyre i njëjti e ka pas të pamundur të veproj diçka tjetër aty, dhe vija e planit ndërtimor e miratuar në vitin 2011 është pikërisht deri në atë rrugë”, Fitim Shabani, avokat.
Punimet në këtë objekt janë pezulluar, deri në një përgjigje nga Komuna e Ferizajt për situatën e krijuar. /atvlive.tv
Një javë pasi filloi procesi gjyqësor ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të martën do të dëgjohen dëshmitarët e parë të Prokurorisë.
Zyra e Prokurorit të Specializuar do t’i paraqesë edhe provat e para materiale kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Identiteti i shumicës së dëshmitarëve pritet të mbrohet, e seancat të jenë të mbyllura për publikun.
Dëshmitarët në një proces gjyqësor për krime lufte konsiderohen të jenë kyç, e verifikimi i tyre, sipas juristëve është vendimtar në një gjykim të madh.
“Sipas asaj që është parë në aktakuzë e njëjta mbështetet në dëshmitarë, është jetike dhe vendimtare verifikimi i dëshmitarëve, e veçanërisht kredibiliteti i tyre. Për shkak se ka dilema, dyshime e nevoje që të behet verifikimi I dëshmitarëve”, tha Florim Shefqeti, avokat.
Pa dëshmitë e tyre, sipas monitoruesve, Prokuroria do të ketë vështirësi për të dokumentuar rolin apo përgjegjësinë komanduese të ish-krerëve të UÇK-së.
Fondi për të Drejtën Humanitare pret që të ketë dëshmitarë të njëjtë në këtë proces, sikurse në proceset për krime lufte që janë zhvilluar në Tribunalin e Hagës.
“E vetmja formë për ta vërtetuar pretendimet e aktakuzës janë dëshmitarët. Nëse kemi dëshmitarë të mjaftueshëm të cilët do të shëmojmë mbi strukturat e UCK, atëherë mbi këto prova do të thirret prokuroria. Ndërlidhja mes provave material dhe dëshmive”, tha Amer Alija nga fondi për të Drejtën Humanitare.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka paraqitur 312 dëshmitarë dhe ka kërkuar më shumë se 600 orë kohë për ta.
ZPS-ja pretendon se u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës krime kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.
Sipas aktakuzës Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale individuale, për krimet e kryera dhe sulmet sistematike kundër personave që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së.
Mbrojtja e ish-eprorëve të UÇK-së në deklaratat hyrëse ka kundërshtuar pretendimet e ZPS-së dhe ka vënë në dyshim besueshmërinë e dëshmitarëve dhe verifikimin e tyre.
Mbrojtja e ish presidentit Thaçi deri tash ka përmendur disa emra publikë që do të mund të dëshmojnë në këtë proces, sikurse gjenerali amerikan Wesley Clark, William Walker, ambasadorët Bernard Kouchner e Daan Everts. /atvlive.tv
Të gjithë minatorët kanë dalë nga miniera e Stantërgut përmes ashensorit alternativ, ndërsa inxhinierët e Trepçës po punojnë për ta ndrequr ashensorin e stafit.
Këtë e ka konfirmuar për ATV-në edhe drejtori i prodhimit në Trepçë, Bujar Jashari. Ai tregoi se me 40 minatorët që kishin mbetur të ngujuar që nga ora 2:00 e mëngjesit, kishin pasur komunikim të vazhdueshëm dhe se gjendja e tyre shëndetësore kishe qenë e mirë.
“Mbrëmë rreth orës 2 të mëngjesit ka ndodhur një defekt elektrik, ku kemi pasur problem me stabilimente bartëse, më konkretisht me liftin, kanë mbetur gjithsej 42 punëtorë, kanë qenë të shpërndarë nëpër horizontin e 11, 9 dhe në horizontin e 5-të, ku pas një angazhimi nga të gjithë stafi inxhinierik dhe të gjithë, kemi arritur ta bëjmë një zgjidhje për tërheqjen e minatorëve përmes një daljes së dytë. Gjatë gjithë kohës, kemi pasur qasje telefonike me minatorë dhe gjatë gjithë kohës, shëndeti dhe gjendja e tyre ka qenë e mirë, kanë pasur ujë dhe ushqime, nuk është që kanë pasë dhe sa i përket oksigjenit, ka qenë gjithçka në rregull”, ka treguar Jashari.
Ai tha se tani është angazhuar ekipa e energjetikës e cila po vazhdon me punën e riparimit të dalës kryesore të minierës. /atvlive.tv
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është i bindur se Rusia po izolohet edhe më shumë nga bota dhe nga njerëzimi pasi goditi një shtëpi në Zaporizhzhia me raketa të ”Dielën e Palmës Ortodokse’ dhe vrau një burrë dhe vajzën e tij.
“Mbrëmë, ushtria ruse qëlloi në Zaporizhzhia, duke goditur një ndërtesë banimi dhe duke vrarë” një 50-vjeçar dhe vajzën e tij 11-vjeçare”, shtoi ai.
“Kështu e kalon shteti terrorist këtë të dielë Pashkësh. Kështu Rusia izolohet edhe më shumë nga bota, nga njerëzimi”, saktësoi ai. /ANSA/
Të gjithë minatorët kanë dalë nga miniera e Stantërgut përmes ashensorit alternativ, ndërsa inxhinierët e Trepçës po punojnë për ta ndrequr ashensorin e stafit.
Kështu ka njoftuar Ministria e Ekonomisë, e cila thekson se gjendja e minatorëve është e mirë.
“Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ndodhet në hyrje të minierës, bashkë me kryeshefin ekzekutiv të ndërmarrjes “Trepça” ShA, Enis Abdurrahmani, dhe anëtarët e bordit mbikëqyrës. Mjeku ka falënderuar xehetarët dhe inxhinierët e Trepçës për angazhimin e tyre në punë, dhe ka theksuar përkushtimin e Qeverisë për investime kapitale për të zëvendësuar makineritë e vjetruara. Ekipi mjekësor i ndërmarrjes, ekipi emergjent i mjekësisë familjare dhe komandanti rajonal i policisë kanë qëndruar në vend të ngjarjes gjatë gjithë ditës:, thuhet në njoftim.
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq reagoi pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniq për lidhjet e tij me klanin kriminal të Skaljar, pasi Katniq tha se donte ta arrestonte, por nuk mundi ta bënte këtë për shkak të pengesave të pretenduara në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Abazoviq tha se gabimi më i madh i Katniqit ishte që nuk e arrestoi dhe “gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau mua”, shkruan Vijesti.
“Regjimi që e mbështeti Katniqin dhe fakti që ai mund të ishte GST për një kohë të gjatë e lejoi atë të arrestonte të gjithë, dhe këta mashtrues dhe të poshtër të vrasin të gjithë.
“Unë pretendoj se këto ishin qëllimet e tyre. Unë nuk kam frikë nga asgjë dhe jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë kur them diçka publikisht… i thashë në seancën e Qeverisë – nëse nuk më arrini më shpejt, më falni’.
Si ka punuar Katniqi, dëshmia më e mirë është se krahu i tij i djathtë Sasha Çagjenoviq është në burg, sipas pozicionit tim politik, ai e ka shtyrë që të nënshkruajë gjërat në emër të tij”, u tha Abazoviç gazetarëve në vilën “Gorica”.
Drejtori i Policisë, por u shkarua për shkak të lidhjeve të tij të pretenduara me grupe të krimit të organizuar, ndërsa Radoje Zvicer është lider i klanit Kavaçki, i njohur si një nga më të pushtetshmit në rajon që ka tentuar edhe vrasjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Vedat Muriqi shkëlqeu mbrëmë me dy gola në barazimin e Mallorcas ndaj Real Valladolidit.
Sulmuesi kosovar ishte protagonist në ndeshjen që përfudoi 3:3 duke shënuar dy herë në pjesën e dytë.
Me këtë rast, prizrenasi u ngrit në kuotën e 12 golave të realizuara deri tash në këtë sezon në La Liga.
Kështu, ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes dhe Lazios iu afrua në dy gola Karim Benzemas, i cili është i dyti, ndërsa e sheh veten pesë gola prapa Robert Lewandowskit, i cili prin në listën e golashënuesve më të mirë në kampionatin spanjoll, respektivisht në garën për “Pichichi”.
Krahas 12 golave, Muriqi i ka bërë edhe dy asistime në 25 ndeshje të zhvilluara deri tash.
Përfaqësuesi kosovar e ka një mesatare prej 0,5 goli për ndeshje, respektivisht ai shënon çdo 181 minuta në kampionatin spanjoll.
Ai i ka bërë 48 gjuajtje në portë, prej tyre 25 për qind kanë përfunduar në rrjetën e portave kundërshtare, shkruan “Gazeta Express”.
Ndërkaq, saktësinë e gjuajtjes, “Pirati” e ka 50 për qind, në bazë të statistikave të nxjerra nga gjiganti britanik mediatik “BBC”.
Pra, Muriqi është duke e kaluar një sezon fenomenal dhe është bërë lojtari vendimtar i Mallorcas, të cilën synon ta shpëtojë pa rënë nga liga, njëjtë siç bëri në edicionin e kaluar.
Një numër rekord i pasurve në Norvegji po largohen nga Oslo për në vendet me taksa të ulëta pasi qeveria e qendrës së majtë rriti taksat e pronës në 1.1%. Më shumë se 30 miliarderë dhe multimilionerë norvegjezë do të largohen nga Norvegjia në vitin 2022, sipas një sondazhi të gazetës Dagens Naeringsliv.
Shumë prej tyre janë shpërngulur në Zvicër, ku taksat janë shumë më të ulëta. Ato përfshijnë miliarderin Kjell Inge Røkke, i cili u zhvendos në Lugano. Røkke, 64 vjeç, është norvegjezi i katërt më i pasur, me një pasuri të vlerësuar prej rreth 1.7 miliardë euro.
“Kam zgjedhur Luganon si rezidencën time të re, nuk është as më e lira dhe as taksat më të ulëta por në këmbim, është një vend i mrekullueshëm me një vendndodhje të mirë në Europë,” tha ai.
Ole Gjems-Onstad, profesor emeritus në Shkollën Norvegjeze të Biznesit, tha se ata që ishin larguar nga vendi kishin një pasuri totale prej të paktën 600 miliardë NOK.
Tord Ueland Kolstad, një investitor i pronave të paluajtshme dhe kultivimit të salmonit me një pasuri prej rreth 1.5 miliardë NOK, është zhvendosur nga Bodø në Lucern, Zvicër.
Kolstad tha se rritja e taksës së pronës nënkuptonte se ai do të paguante pak më shumë se 6 milionë krona.
“Për fat të keq, ky është realiteti i politikës së sotme tatimore. Është e pajustifikuar t’i imponosh kompanisë kosto të tilla kur dëshiron të hapësh vende të reja pune”, tha ai.
Kolstad i tha gazetës norvegjeze Aftenposten se kur mbërriti për herë të parë në Zvicër nuk kishte miq atje. Erlend Grimstad, nënsekretar në ministrinë e financave, tha për The Guardian se shpresonte që norvegjezët e pasur do të ktheheshin sërish. /abcnews.al