ATV

Author: ATVLive

  • Si reagoi ish bashkëshorti i Diola Dostit, pasi që ajo e tregoi historinë e saj në Big Brother

    Si reagoi ish bashkëshorti i Diola Dostit, pasi që ajo e tregoi historinë e saj në Big Brother

    Nutricionistja dhe ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Diola Dosti, gjatë qëndrimit brenda, pati dhe ato momentet kur tregoi historinë e saj të dashurisë, divorcin si dhe vështirësitë që ka kaluar si një nënë beqare e tre vajzave të saj.

    Ajo ishte e ftuar të premten si mysafire speciale në “LIBERO”, ku mes tjerash, tregoi edhe se si kishte reaguar ish-bashkëshorti i saj pasi kishte dalë nga ky reality show.

    “Nuk ka pasur asnjë lloj reagimi, asnjë lloj gjëje dhe kjo tregon se kemi pasur një divorc shumë qytetar”, ka treguar Diola.

    Madje, ajo ka thënë se i ka bërë reklamë pa lekë dhe se nuk ka asnjë arsye që t’i mbesë hatri se është përmendur brenda shtëpisë. /atvlive.tv

    Për të shikuar intervistën e plotë të Diola Dostit, klikoni në linkun më poshtë:

  • ​Prokuroria për vrasjen në Pejë: Hetime intensive, një rast i tillë s’ka ndodhur më parë

    ​Prokuroria për vrasjen në Pejë: Hetime intensive, një rast i tillë s’ka ndodhur më parë

    Prokuroria Themelore e Pejës është duke vijuar hetime intensive në lidhje me rastin e rëndë që ndodhi pasditen e së premtes në lagjen “Kapeshnicë” të Pejës ku djali 30-vjeçar vrau të ëmën për arsye ende të paditura.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, deklaroi për KosovaPress se i pandehuri është në ndalim prej 48 orësh, ndërsa prokurorja e rastit do të kërkojë paraburgim prej një muaji.

    Ai tha se hetimet janë në fazën konfidenciale dhe deri më tani nuk mund të bëjnë publike asgjë.

    “I pandehuri është rreth moshës 30 vjeçare… Një rast i tillë është rast që nuk ka ndodhur më parë… Ne me Policinë e Kosovës jemi duke bërë hetime intensive që të ndriçohet në plotni kjo çështje e rëndë penale. Në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës, është përgjigjur në afat shumë të shpejtë dhe ka arritur ta lokalizojë personin e dyshuar më pas dhe ta arrestojë. I njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë… Ne nuk mund t’i bëjmë hetimet publike, ku hetimet janë në fazën konfidenciale. Prokurori i shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që kjo çështje të ndriçohet”, potencoi ai.

    Nikçi shtoi se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, ndërkaq tashmë po presin raportin e mjekut ligjor.

    “Trupi i pajetë i viktimës është dërguar t’i bëhet autopsia në Institutin të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe jemi në pritje të raportit nga mjeku ligjor lidhur me këtë çështje… Një rast i tillë është rast që nuk ka ndodhur më parë. Rasti është shumë i ndjeshëm dhe duhet t’i kursejmë anëtarët e familjes, që mos t’i lëndojmë më shumë”, u shpreh ai.

    Prokurorja e rastit, Sahide Gashi, ka kërkuar që i pandehuri të vijojë qëndrimin në paraburgim për një muaj ndërsa seanca është mbajtur gjatë ditës së sotme (e shtunë).

    “Sipas procedurës penale i njëjti duhet të qëndrojë 30 ditë paraburgim. Prokurori në koordinim me gjyqtaren paraprake do të kërkojnë që të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit derisa të përfundojë i gjithë procesi hetimor, më pas do gjykohet me veprën penale, ku prokurori i shtetit do kërkojë nga gjyqtari që i njëjti të shpallet fajtor dhe të marrë dënimin e merituar”, theksoi ai.

    Vrasja që tronditi të gjithë Kosovën ndodhi rreth orës 16:00 të premtes.

  • A e dini që në Kosovë është një lagje që e ka emrin Shangai?

    A e dini që në Kosovë është një lagje që e ka emrin Shangai?

    Lagjia Shangai në Trepçë të Mitrovicës aktualisht duket pothuajse e zbrazët, ani pse vite më parë, ishte ndër lagjet me më së shumti banorë. Kjo ishte edhe arsyeja që kjo lagje e mori emrin lagjia Shangai.

    “Njihet si Shangai, nuk ka të bëjë me Shangai të Kinës, por quhet kësisoj se ka qenë e mbi populluar, kanë qenë baraka shumë afër mes veti. Përndryshe kanë qenë banorët, punëtorë të hapjes së minierës së Trepçës, që ndryshe janë quajtur në atë kohë ‘Llogorasha’”, tregon Naser Dedia, ish-banor i kësaj lagjeje.

    Ai, për ATV-në thotë se në këtë lagje kanë ardhur punëtorët prej krejt ish-Jugosllavisë, kryesisht nga shtetet më të varfra që kanë qenë në atë kohë. /atvlive.tv

    Për më shumë, ndiqeni reportazhin e ATV-së në videon e më poshtme:

  • Myslimanët hanë iftar në “Times Square”

    Myslimanët hanë iftar në “Times Square”

    Amerikanët myslimanë, si të gjithë amerikanët, përfaqësojnë kultura dhe tradita të ndryshme që gjenden në mbarë botën. Ramazani e shfaq këtë diversitet në shumë mënyra, duke përfshirë ushqimin e përgatitur për syfyr herët në mëngjes dhe iftarin në perëndim të diellit.

    Nga rreth 3.45 milionë amerikanë myslimanë të të gjitha moshave që jetojnë në Shtetet e Bashkuara në vitin 2017, 58 për qind kanë lindur në një vend tjetër, sipas Qendrës Kërkimore Pew.

    Sot, myslimanët zezakë përfaqësojnë 20 për qind të myslimanëve në Shtetet e Bashkuara. Gati 70 për qind e myslimanëve zezakë kanë lindur në Shtetet e Bashkuara dhe 49 për qind identifikohen si të konvertuar në Islam.

    Për të festuar fillimin e Ramazanit të këtij viti, qindra myslimanë u mblodhën në Times Square më 2 prill në qytetin e Nju Jorkut për të bërë iftar dhe për t’u lutur së bashku.

    Organizatorët shpërndanë 1,500 vakte dhe theksuan mesazhet e paqes, bamirësisë dhe unitetit në intervistat në media, shkruan ShareAmerica, transmeton Klankosova.tv.

    Njëri i tha CBS News, “Ne jemi këtu për t’ua shpjeguar fenë tonë të gjithë atyre që nuk e dinë se çfarë është Islami”, tha ai. “Islami është fe e paqes.”

    Në Kaliforni, Rida Hamida përqafon identitetin e saj mysliman dhe latin me iniciativën e saj #TacoTrucksInEveryMosque.

    Në Oregon, Sahla Denton – e cila e përshkruan veten si gjysmë xhamajkane dhe gjysmë meksikane – thotë se familja e saj ka përshtatur pjatat për t’i bërë ato hallall.

    Këtë Ramazan familja e saj do të hajë një pjatë të preferuar të quajtur escovitch, një pjatë xhamajkane e bërë me peshk dhe e mbushur me qepë, karrota dhe speca.

    Ajo tha se një kujtim i preferuar i Ramazanit ishte shkuarja në xhami për iftar kur ishte e re.

    “Ushqimi ishte i gjithi shumë i mirë, sepse zakonisht kishte shumë ushqim, kështu që kishte ushqim meksikan, kishte ushqim pakistanez, kishte ushqim nga e gjithë vendi në një tavolinë”.

    Islami është feja me rritjen më të shpejtë në Amerikë. Deri në vitin 2050, popullsia myslimane amerikane pritet të dyfishohet, nga 3.5 milionë sot në 8.1 milionë.

    Kjo rritje do t’i bënte myslimanët grupin e dytë fetar më të madh në Shtetet e Bashkuara.

    Myslimanët latinë janë komuniteti i konvertuar në rritje më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara.

  • Sot i jepet lamtumira e fundit gruas nga Peja, që dyshohet se u vra nga djali i saj

    Sot i jepet lamtumira e fundit gruas nga Peja, që dyshohet se u vra nga djali i saj

    E premtja e 14 prillit ishte e kobshme për familjen Hyseni nga lagja Kapeshnicë e Pejës, pasi ndodhi një krim makabër brenda mureve të shtëpisë së tyre pasi dyshohet se djali privoi nga jeta nënën e tij.

    I dyshuar për këtë krim makabër është Urim Hyseni nga Peja ndërsa viktima është Hyrije Broqi-Hyseni.

    Familjarët kanë njoftuar se sot do t’i jepet lamtumira e fundit viktimës të krimit.

    Sipas njoftimit, tashmë e ndjera do të varroset sot, ndërsa funerali do të niset nga shtëpia e 58-vjeçares në ora 17:00.

  • Rinor Kastrati, në bashkëpunim me B1uan nga SHBA-ja dhe Oster nga Belgjika, publikon këngën “Falling”

    Rinor Kastrati, në bashkëpunim me B1uan nga SHBA-ja dhe Oster nga Belgjika, publikon këngën “Falling”

    Karakteristikë e realizimit të këngës më të re të DJ dhe Producentit nga Kosova, i cili jeton në Gjermani, Rinor Kastrati, të quajtur “Falling”, është se, përveç që ka bashkëpunuar me dyshen më dinamike, me B1uan nga SHBA-ja dhe Oster nga Belgjika, në këtë këngë ka bërë ndërthurjen e muzikës Afro-House dhe Deep House dhe këndohet në dy gjuhë, në anglisht dhe frëngjisht.

    Përmbajtja e “Falling” është që të dëgjuesit do të sjellë ngrohtësinë, plazhet me diell dhe vendet më atraktive për të rinjtë, udhëtime emocionale, dashuri, romancë, etj.

    Sipas konceptit dhe ritmit të parezistueshëm, “Falling” nuk është vetëm një këngë dashurie, ajo është himni i pistës së vallëzimit, që rininë e mban gjallë gjatë gjithë kohës.

    Vlen të theksohet se pas një pauze dyvjeçare, Rinori është rikthyer me këngën në fjalë “Falling” dhe ka premtuar se nuk do të ndalet më.

  • Bëri bujë të madhe se si u dashurua në 77 vjeçarin, Diola Dosti zbulon se kush është ai

    Bëri bujë të madhe se si u dashurua në 77 vjeçarin, Diola Dosti zbulon se kush është ai

    Nutricionistja dhe ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Diola Dosti, ishte e ftuar të premten si mysafire speciale në “LIBERO”, për të shpalosur shumëçka sa i përket eksperiencës së saj në këtë reality show.

    Ajo në këtë emision sqaroi sërish një deklaratë të saj sa ishte brenda Big Brother se ishte e “dashuruar” në një 77-vjeçar.

    Në një bisedë me Dean, ajo i kishte thënë asaj se kishte rënë në dashuri me një 77-vjeçar.

    “Unë kam folur për një person që s’e kam takuar asnjëherë dhe është një person që ka qenë mentori i im. Ne kemi komunikuar vetëm online, ashtu siç kanë komunikuar siç e njohim është Bob Proctor, me të cilin ka komunikuar një botë e tërë. Ia dua trurin, se kur më thoshin vajzat si ka mundësi, unë iu thosha ‘o ia dua trurin’ Vërtetë është plan, por është kaq i zgjuar sa që ka lexuar kaq shumë. Kjo ishte e gjitha. Ishte një keq kuptim dhe më e bukura është se ai ishte 80 e ca vjeç, aty memoria e bën të veten dhe ia futa 77”, tregon Diola.

    Në fakt Diola i referohej një dashurie platonike, pasi personi për të cilin ajo po fliste është Bob Proctor, mentor dhe autor librash, shumë i njohur në botë.

    Bob Proctor

    Ai është një folës motivues, autor dhe sipërmarrës kanadez i njohur për ekspertizën e tij në fushat e suksesit, krijimit të pasurisë dhe zhvillimit personal. Bob Proctor është më i njohur për shfaqjen e tij në filmin popullor të vetë-ndihmës “The Secret” dhe autor i disa librave duke përfshirë “You Were Born Rich” dhe “The ABCs of Success”. Proctor gjithashtu ka themeluar Institutin “Proctor Gallagher”, i cili ofron programe zhvillimi personal dhe shërbime këshilluese për individë dhe biznese në të gjithë botën. Mësimet e Proctor nënkuptojnë fuqinë e mendjes dhe rëndësinë e ndërmarrjes së veprimeve për të arritur sukses dhe pasuri në të gjitha fushat e jetës. /atvlive.tv

    Për të shikuar intervistën e plotë të Diola Dosti, klikoni në linkun më poshtë:

  • “Njerëzit nuk vdesin kurrë, ashtu siç bima mbillet edhe njerëzit mbillen e transformohen”

    “Njerëzit nuk vdesin kurrë, ashtu siç bima mbillet edhe njerëzit mbillen e transformohen”

    Nutricionistja dhe ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Diola Dosti, ishte e ftuar të premten si mysafire speciale në “LIBERO”, ku pos që shpalosi shumëçka sa i përket eksperiencës së saj në këtë reality show, ajo foli edhe për besimin e saj për jetën pas vdekjes.

    Diola tha se beson që njeriu nuk vdes asnjëherë, por trupi i tij transformohet.

    “Ne nuk vdesim asnjëherë, ne thjeshtë transformohemi. Energjia nuk humbet asnjëherë, ajo transformohet nga një formë në formën tjetër”, tha ajo.

    Për të shikuar intervistën e plotë të Diola Dosti, klikoni në linkun më poshtë:

  • ​Osmani priti kryeministrin Abazoviq, diskutime për zhvillimet e fundit

    ​Osmani priti kryeministrin Abazoviq, diskutime për zhvillimet e fundit

    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë vlerësuar të shkëlqyeshme, teksa të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për thellimin e tyre.

    Në këtë kontekst, Osmani ka përshëndetur marrëveshjen për shërbime ajrore të Kosovës dhe Malit të Zi, të nënshkruar dje.

    Sipas komunikatës së lëshuar nga Presidenca, Osmani ka theksuar se Kosova me Malin e Zi ndajnë pikëpamjet e njëjta mbi rëndësinë e integrimit euroatlantik të shteteve të rajonit si garanci për paqe e prosperitet në rajon.

    Sipas presidentes Osmani, Mali i Zi është shtet mik dhe partner i Kosovës, ndaj ka shfaqur besimin se do ta mbështesë Kosovën edhe më tej në përpjekjen për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar duke përfshirë anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, për të cilën gjë ka marrë mbështetjen e kryeministrit Abazoviq.

    Në takim u tha se është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon dhe dialogun me Serbinë.

    Presidentja Osmani ka potencuar se Marrëveshja e Brukselit, e trajton Kosovën dhe Serbinë si palë të barabarta në kontekstin e raporteve ndërshtetërore, megjithëse ka theksuar se Serbia po vazhdon me obstruksione sa i përket zbatimit të marrëveshjes së arritur.

    Pavarësisht kësaj, presidentja Osmani theksoi se Kosova do të vazhdojë të koordinohet me aleatët ndërkombëtarë rreth zbatimit të marrëveshjes dhe se është e përkushtuar për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm.

    Ndër të tjera, në takim, nga të dy palët u tha se komuniteti shqiptar në Mal të Zi dhe ai malazez në Kosovë janë urë e fuqishme lidhëse ndërmjet të dy shteteve.

    Presidentja Osmani dhe kryeministri Abazoviq diskutuan edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit ekonomik, tregtar, turizëm, arsim dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

  • Arrestohet anesteziologu që publikoi video të pacienteve nga Gjinekologjia

    Arrestohet anesteziologu që publikoi video të pacienteve nga Gjinekologjia

    Policia e Tetovës e ka arrestuar të premten pasmesnate një mjek anesteziolog në Spitalin e Tetovës, pasi kishte xhiruar një video nga Reparti i Gjinekologjisë, të cilën më pas e kishte postuar në rrjetin e videove të shkurtra TikTok.

    Arrestimi i mjekut është bërë pas denoncimit të bërë nga drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Pëllumb Vela.

    Ai e ka cilësuar publikimin e videos si “të papranueshme”.

    “Ky veprim për ne është i pakuptueshëm. Dënojmë çdo sjellje joprofesionale të stafit mjekësor ndaj pacientëve”, ka thënë për TV21, drejtori i spitalit, Vela.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, anesteziologu (V.D) 43 vjeç, është ndaluar në fshatin Odër të Tetovës.

    “Për rastin është njoftuar prokurori publik, dhe pas dokumentimit të tij do të merren masa adekuate”, është thënë në njoftimin e Policisë.

    Oda e Mjekëve e Maqedonisë së Veriut, e ka dënuar ashpër incidentin me anesteziologun dhe ka kërkuar marrjen e masave nga institucionet përkatëse.

    “Kërkesa për respektimin e të drejtave personale nis nga respektimi i të drejtave të të tjerëve, në këtë rast të të drejtave të pacientëve. Në një kohë sa më të shkurtër do të thirren organet e Odës për shqyrtimin e rastit, dhe marrjen e veprimeve dhe masave”, është thënë në reagim.

    “Mjekët janë të obliguar ta kryejnë profesionin e tyre me ndërgjegje dhe përgjegjësi, të respektojnë dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e të sëmurëve dhe të ruajnë besimin e tyre”, ka thënë mes tjerash Oda.

    Ky rast ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, pasi qytetarët kanë kërkuar masa urgjente nga institucionet përkatëse, por edhe masa tjera për parandalimin e publikimeve të tilla që cenojnë privatësinë e njerëzve./REL