ATV

Author: ATVLive

  • ​Giresse pritet të bëjë ndryshime në formacion sonte ndaj Bjellorusisë

    ​Giresse pritet të bëjë ndryshime në formacion sonte ndaj Bjellorusisë

    Tri ndeshje, tri barazime, kjo është statistika jo e këndshme e Kombëtares së Kosovës në futboll në kualifikimet për në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.

    Me vetëm tri pikë të mbledhura deri më tani në grupin I, “Dardanët” janë të detyruar që sot ta marrin vetëm fitore për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në këtë kompeticion, raporton KosovaPress.

    Nga ana tjetër, edhe rivali i sotëm është në një formë shumë të dobët. Ata kanë tri humbje në tri ndeshjet e para dhe pozicionohen në vendin e fundit në këtë grup me zero pikë.

    Para ndeshjes, trajneri Alain Giresse dhe qendërmbrojtësi Betim Fazliji në konferencë për media theksuan faktin se kanë udhëtuar në Budapest vetëm për të marr tri pikë të plota.

    Kosovës do t’i mungojë Elbasan Rashani në këtë ballafaqim për këtë ndeshjes, kurse në dyshim është sulmuesi i krahut, Milot Rashica.

    Grupi I kryesohet nga Zvicra me nëntë pikë, e ndjekur nga Rumania me shtatë, Izraeli është i treti me katër pikë, kurse Kosova është e katërta me tri pikë.

    Sa i përket formacionit, për dallim nga ndeshja me Rumaninë, nga minuta e parë në sulm pritet të luajë Edon Zhegrova së bashku me Muslijin dhe Muriqin, ndërsa në bankë do të mbetet Milot Rashica.

    “Dardanët” pritet që sonte të luajnë me këtë formacion:

    Kosova: Muric, Paqarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Kryeziu, Fazliji, Celina, Muslija, Zhegrova, Muriqi

  • Vuçiq: Nëse nuk mund t’i mbrojmë njerëzit nga dëbimi, atëherë do të reagojmë

    Vuçiq: Nëse nuk mund t’i mbrojmë njerëzit nga dëbimi, atëherë do të reagojmë

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në një fjalim të jashtëzakonshëm drejtuar kombit se Serbia do të reagojë “nëse nuk mund t’i mbrojmë njerëzit nga masakrat”.

    Ai ka shtuar se pret që “kryetarët e rremë” të japin dorëheqje dhe njësitë speciale të Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës. Sipas tij, deri atëherë nuk dëshiron të takohet dhe të bisedojë me Kurtin.

    “Vendimet do t’i marrim vetë, nuk do të konsultohemi me askënd. Nuk kemi asnjë detyrim ndaj askujt tjetër. Sa i përket dialogut, ai është krejtësisht i pakuptimtë”, ka pretenduar Vuçiq.

    Ai ka thënë se për shumë vjet “është përpjekur të ruajë paqen dhe stabilitetin” në çdo mënyrë.

    “Vendi ynë ka dhënë gjithçka që të bëhet ashtu. Pavarësisht nëse dikujt i pëlqen apo jo, këto janë fakte dhe të dhëna. Sado të mundohemi të jemi një partner serioz dhe i përgjegjshëm, jemi në rrugën evropiane, por asnjëherë nuk na kanë parë kështu. Nëse nuk vepronim në kërkesën e tyre pa kushte dhe pa diskutim, ne ishim fajtorë. E shihni edhe vet se nuk ka rrugëdalje, nuk e kemi më. Që nga fillimi i vitit asnjë shqiptar nuk është qëlluar apo plagosur. Ka pasur “incidente të vogla” të të rinjve serbë dhe shqiptarë kur shqiptarët po kalonin urën në Mitrovicë”, ka pretenduar Vuçiq, transmeton Paparaci

    Vuçiq ka zbuluar se Zyra e Petkoviqit “ka grabitur” një dokument të EULEX-it.

    “E dini se çfarë thotë atje? Epo asgjë. Ata vetëm e kanë ndjekur formën burokratike. Atyre vërtet nuk i interesojnë serbët. Kurti po krijon një situatë kriminale, mendova se po e bënte i vetëm, por tani e di që po e bën me mbështetjen e disa partnerëve perëndimorë. Ai keqtrajton të gjithë qytetarët e kombësisë serbe”, ka thënë Vuçiq.

    “Dhe pastaj na thonë të mos ndërhyjmë, EULEX-i po monitoron. Çfarë po monitoroni, ju gënjeshtarë?”

    Ai ka pretenduar se në pesë ditët e fundit ka qenë nën presion të madh për shkak të kidnapimit të policëve të Kosovës, siç thotë ai “në territorin e Serbisë”.

    “Njerëzit duan të ruajnë paqen, por ata nuk e dinë se si”, vazhdon Vuçiq.

    “Jam i sigurt se do të ndërmarrin hapa aktivë për Vidovdanin i cili është një ditë e rëndësishme në historinë serbe. Në Vidovdan, serbët në mënyrë paqësore do të ndërmarrin hapa në rrugën e lirisë së tyre. Ne nuk do të informojmë më askënd për asgjë, përveç asaj që është në përputhje me Rezolutën 1244. Ne do të përpiqemi ta ruajmë paqen, por i paralajmërojmë të gjithë ata që do të dëbojnë serbët nga veriu i Kosovës se kjo nuk do të ndodhë” ka thënë presidenti serb dhe ka shtuar se “le të mendojnë ose le të pretendojnë se është bllof, nuk më intereson fare”.

    Sa i përket sjelljes sonë politike, siç theksoi ai, “është krejtësisht e pakuptimtë të flasësh me një njeri që nuk ka dashur të flasë kurrë”.

    “Dhe ne nuk kemi çfarë të themi, derisa serbët e arrestuar të lirohen, derisa të tërheqin këto norma të pakuptimta. Do t’i lini të lirë serbët e arrestuar, do t’i tërhiqni masat me të cilat nuk po i lejoni të hyjnë kamionët me mallra, që dikë ta mundoni me uri, kjo nuk do t’ju funksionojë. Dhe kjo është shkelje si e CEFTA-s, ashtu edhe e të gjitha marrëveshjeve të mundshme. Është e kotë derisa “kryetarët e rrejshëm” të japin dorëheqjen dhe të tërhiqen nga veriu i Kosovës. Nëse teknikisht do të paraqitemi në ndonjë bisedë, do t’ju njoftoj 24 orë herët. Por nga kjo punë nuk përfitohet asgjë dhe teknikisht është çështje e taktikave tona”, ka thënë Vuçiq.

    Sipas tij, situata është shumë e ndërlikuar dhe komplekse.

    “Populli ynë është nën sulm të ashpër nga vrasësit, hajnat dhe mashtruesit. E di mjaft mirë se sa të vegjël jemi në krahasim me vendet e NATO-s, e di që politika jonë duhet të jetë zhvillimi dhe progresi ekonomik, por jam i vetëdijshëm se sa e kërcënuar është mbijetesa e popullit tonë”, përfundoi Vuçiq.

    I pyetur për vazhdimin e dialogut, presidenti serb ka thënë se “Kurti dëshiron luftë me çdo kusht”.

    “Çdo bisedë është e pakuptimtë, dialogu i krizës nuk ka kuptim sepse të gjithë janë të njëjtë dhe bazohen në “Vuçiq jep diçka”, nuk kam çfarë të jap më shumë. A do të vendos teknikisht të paraqitem apo jo, do të vendos për këtë, do të jetë vendimi ynë taktik”, ka thënë ai.

    Sipas tij, Serbia është në rrugën evropiane dhe nuk do të veprojë vullnetarisht dhe të krijojë incidente.

    “Nëse nuk mund t’i mbrojmë njerëzit nga masakrat, atëherë do të reagojmë”, ka thënë Vuçiq.

  • Për 5 muaj në QKUK u kryen mbi 3 mijë e 200 lindje, kaq është numri i foshnjave sipas gjinisë

    Për 5 muaj në QKUK u kryen mbi 3 mijë e 200 lindje, kaq është numri i foshnjave sipas gjinisë

    3 mijë e 216 lindje janë kryer nga 1 janari deri në fund të muajit maj të vitit 2023, në kuadër të Klinikës Gjinekologjike- Obstetrike.

    SHSKUK njofton se prej tyre, 1 mijë e 200 janë kryer me operacion, kurse të tjerat përmes procesit normal të lindjes.

    “Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 1 mijë 629 janë femra dhe 1 mijë e 688 të gjinisë mashkullore. Ka pasur 97 raste të binjakëve dhe 2 raste të trinjakëve”, thuhet në njoftim.

  • BIK: 285 haxhinjë nga tri komuna të Kosovës janë nisur sot drejt vendeve të shenjta

    BIK: 285 haxhinjë nga tri komuna të Kosovës janë nisur sot drejt vendeve të shenjta

    Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se 285 haxhinjë të tjerë janë nisur sot nga Kosova drejt vendeve të shenjta.

    BIK njofton se ky është aeroplani i pesë me besimtarë nga Kosova që udhëtuan për të kryer haxhin.

    “285 haxhinjë nga Dragashi, Vushtrria dhe Peja udhëtuan sot për ta kryer haxhin. Deri më tani, të gjitha grupet e besimtarëve nga Kosova kanë pasur udhëtim të mirë, ku menjëherë pas arritjes janë akomoduar në hotele dhe kanë filluar ritualet e umres”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

    BIK shton se gjatë ditës së sotme pritet të udhëtoj edhe grupi i fundit i haxhilerëve kosovarë, duke përmbyllur fluturimet sa i përket këtij viti.

    Gjithsej 1,597 besimtarë nga Kosova do ta kryejnë haxhin këtë vit.

  • Policia mohon të jetë penguar nga KFOR-i në Leposaviq

    Policia mohon të jetë penguar nga KFOR-i në Leposaviq

    Sot është raportuar se ushtarët e KFOR-it, kanë ndaluar njësinë speciale për të shkuar në Leposaviq. Megjithatë, në Policinë e Kosovës thonë se të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe të caktuara, janë duke kryer detyrat e tyre në terren.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i ka thënë KosovaPress-it, se të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe të caktuara në detyrë zyrtare, janë duke kryer detyrat e tyre në terren.

    Ndërkohë, është raportuar se KFOR-i ka vendosur një bllokadë tek baza e “Nothing Hill”, në hyrje të Leposaviqit dhe njësitet e policisë deri më tani nuk po i lejon të futen në Leposaviq dhe në pikat kufitare.

    Madje për këtë vendim flitet se është njoftuar edhe kryeministri Kurti.

  • “Ma la amanet djalin”, rrëfimi i trishtë i të moshuares që ia dha Kosovës dy djem për liri

    “Ma la amanet djalin”, rrëfimi i trishtë i të moshuares që ia dha Kosovës dy djem për liri

    Nëna Azize një heroinë e vërtetë që ia fali Kosovës dy djemtë e saj ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani e Ismet Uka, nga fshati Ticë e Komunës së Skenderajt.

    Pavarësisht dhimbjeve që ndjeu për tërë këto vite ajo ende mbahet e fortë dhe krenare që djemtë e saj u bënë themel i lirisë që sot po e gëzojmë.
    Gjatë një bisede për ATV-në, nënë Azize rrëfen ditët me të rënda për të kur humbi djemtë në luftë.

    Ajo thotë se ka qenë shumë e vështirë kur e ka kuptuar se i kanë vdekur të dy djemtë, por më e vështirë ka qenë kur i ka mbetu djali dy muajsh, të cilit tregon se ia ka përtërirë emrin e djalit të saj dëshmor, Ismetit.

    Bisedën e plotë të ATV-së me nënën Azize e gjeni në videon më poshtë:

  • Kurti: Qeveri po punon për krijimin e mundësive të barabarta, me fokus punësimin e shkollimin

    Kurti: Qeveri po punon për krijimin e mundësive të barabarta, me fokus punësimin e shkollimin

    Zyra për Çështje të Komuniteteve, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, ka organizuar tryezë ku do të diskutohet për sfidat dhe mundësitë për komunitetin ashkali, raporton Ekonomia Online.

    Kurti, ka thënë se si Qeveri janë të përqendruar që të krijojnë një shoqëri me mundësi të barabartë. Ai shtoi se Qeveri po punon për krijimin e mundësive të barabarta, me fokus punësimin e shkollimin.

    “Është kënaqësi që jemi së bashku e të flasim për mundësitë e komuniteti ashkali për sfidat dhe bashkëpunimit. Për të përparua si shoqëri është e domosdoshme që përparimi të jetë për të gjithë qytetarët pa dallim. Me pakon për ringjallje ekonomi kemi ndihmuar mbi 800 mijë qytetarë. Qeveri po punon për krijimin e mundësive të barabarta, me fokus punësimin e shkollimin”.

    “Arsimin e lartë e kemi pa pagesë për të gjithë që t’i inkurajojmë që të mos ndalen tek shkolla e mesëm. Për t’i ndihmuar studentët rom ashkali dhe egjiptian kemi ndarë bursa 300 mijë euro, me bursa po i mbështesin studentë ashkali në Fakultetin e Edukimit. Zyra për çështje të komunitete ka mbështetur organizata dhe mediat e komuniteteve”.

    “Nga kjo zyre kemi thirrje të hapur për grande 300 mijë euro për organizata dhe 100 mijë për media, bëjë thirrje që sa më shumë të aplikojnë. Gjatë këtyre muajve të fundit kam pasur takime të veçanta me komunitetin ashkali. Kemi shumë të arritura dhe na duhen më shumë rezultate. Do të kemi vështirësi e sfida, por me qëllim të mirë e më vullnet bashkë i’a dalim”, tha ai.

    Deputeti nga radhët e komunitetit shakli, Bekim Arifi, tha se kryeministri po e dëshmon që ky komunitet është i rëndësishëm për Kosovën, raporton EO.

    “Falënderoj organizata që na kanë mundësuar këtë takim. Kryeministri vazhdimisht po e dëshminë që komuniteti ashakli është i rëndësishme për Kosovën me prezencën e tij në çdo event të organizuar”.

    “Sot jemi ardhur këtu më shumë të dëgjojmë nga ju ide se çka do të mund të bëjmë së bashku”, tha ai.

  • Sërish gjuajtje me shok-bombë në Zveçan, nuk raportohet për të lënduar

    Sërish gjuajtje me shok-bombë në Zveçan, nuk raportohet për të lënduar

    Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Zveçan persona të dyshuar kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok-bombë.

    Rasti sipas policisë ka ndodhur rreth orës 19:50.

    “Raportohet se person/a të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok bombë. Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

    Policia ka shtuar se lidhur me rastin janë angazhuar njësitë kompetente policore për procedura të mëtejme hetimore.

    Kujtojmë se tensionet në veri të Kosovës janë rritur qysh më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, me asistimin e Policisë së Kosovës, kanë hyrë në ndërtesat komunale.

    Tensionet kulmuan më 29 maj, kur protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarë e KFOR-it në Zveçan. Nga përleshjet mbetën të plagosur dhjetëra persona nga të dyja palët.

  • Shqipëri, 30 mijë maturantë zhvillojnë sot provimin e fundit

    Shqipëri, 30 mijë maturantë zhvillojnë sot provimin e fundit

    Sot do të zhvillohet provimi i fundit nga Matura Shtetërore 2023 në Shqipëri, atë të lëndëve me zgjedhje.

    30 mijë maturantë do bëjnë testin i cili është caktuar në nisë në orën 10 dhe do zgjasë 2 orë e 30 minuta.

    Ditën e djeshme kanë dalë dhe rezultatet e maturantëve në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.

    Këtë vit ata që kanë shkëlqyer me rezultate të larta, janë më shumë se vitin e kaluar. Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve.

    Konkretisht, janë 1591 nxënës që janë vlerësuar me notën 10 e nga këta, vetëm 15 kanë arritur të marrin 10 absolute. Nga ana tjetër, janë 1602 maturantë mbetës, të vlerësuar me notën 4.

  • Kështu s’e keni parë asnjëherë: Macron pi një shishe birrë “eks”

    Kështu s’e keni parë asnjëherë: Macron pi një shishe birrë “eks”

    Një anë të tij që nuk e kishim parë më parë e prezantoi të shtunën presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

    Ai ndoqi finalen e ligës së ragbit midis Toulouse dhe La Rochelle dhe pas ndeshjes vizitoi dhomën e zhveshjes së kampionëve, skuadrën e Toulouse, për t’i uruar ata.

    Atje me duartrokitje nga lojtarët, presidenti piu një shishe të tërë birrë Corona me një gllënkë.