ATV

Author: ATVLive

  • Tifozët Ludogorets të mahnitur me lojën e Ballkanit

    Tifozët Ludogorets të mahnitur me lojën e Ballkanit

    Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka fituar me rezultat 2:0, ndeshjen e rrethit të parë në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

    Të drejtuarit e trajnerit Ilir Daja, kanë shënuar fitore me dy golat e realizuara nga Meriton Korenica dhe Qëndrim Zyba.

    Paraqitja fantastike e lojtarëve të Ballkanit ka rënë shumë në sy edhe tek tifozët bullgarë, të cilët janë habitur nga cilësia që ka klubi nga Suhareka.

    “E pashë të gjithë ndeshjen dhe mund të them, një bravo e madhe për ekipin Ballkanit luajnë me zemër! Për Ludogorets, mund të them se loja e tyre ishte tragjike pothuajse gjatë gjithë ndeshjes! Ludogorets nuk tregoi kreativitet nuk meritoi asgjë”, shkruan një tifoz i quajtur Valentin Jankov, në faqen zyrtare të klubit.

    “Humbje plotësisht e pritshme duke pasur parasysh çfarë ka ndodhur në këtë merkato! Kjo skuadër me këta lojtarë kanë pasur me fat gjatë gjithë gjysmësezionit dhe playoff-it dhe tani është një arsye! Këta njerëz në menaxhim duhet të kuptojnë se nuk e kanë fajin trajnerët, por lojtarët që marrin paga të mëdha”, shkruan Kaloyan Kirilov.

    “Problemi është 67% e pasimeve ishin të dështuara. Numëroni sa pasime të paplota ose të gabuara bëri Ludogorets në këtë ndeshje dhe do të zbuloni pse u mposhtum. Përveç kësaj, disa futbollistë si Sergio Padt Nonato dhe të tjerë janë mbipeshë”, shkruan Tedor Angleov.

    Këto ishin vetëm disa nga komentet e tifozëve bullgar.

    Kujtojmë që edhe mediat kryesore në Bullgari e kanë vlerësuar jashtëzakonisht skuadrën Kampione të Kosovës. /atvlive.tv

  • Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së raporton në Komision me dyer të mbyllura

    Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së raporton në Komision me dyer të mbyllura

    Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Kujtim Shala, ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, lidhur me Platformën Vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë (PVPIS), raporton EO.

    Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit. Përderisa pas mbledhjes kryetarja e Komisionit Ganimete Musliu do të mbajë konferencë për medie.

  • Pyetet për Hashim Thaçit dhe Njësitin BIA, detaje nga dëshmia e Remit në Hagë

    Pyetet për Hashim Thaçit dhe Njësitin BIA, detaje nga dëshmia e Remit në Hagë

    Komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka thënë se Njësiti BIA i UÇK-së, i udhëhequr nga Salih Mustafa, ka mundur t’i raportojë atij dhe shtabit të tij.

    Në dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të mërkurën, Remi ka deklaruar se Njësiti BIA i UÇK-së është ndarë nga UÇK-ja në një moment të caktuar.

    “Zonja prokure, njësia BIA dhe brigada 153 është një shoqëri. Por, njësia BIA ka qenë e themeluar para brigadës. Unë besoj se kjo njësi ka ndihmuar në formimin e Brigadës 153. Ka qenë me ndikim nga LKÇK-ja. Ne kemi pasë kujdes me propozimet që vinin nga LKÇK-ja sepse donim t’i mirëmbanim brenda UÇK-së”, ka thënë ai.

    Prokurorja e ka pyetur Remin: “Pra, ju nuk ju kujtohet që Njësia BIA është ndarë nga Brigada 153?”.

    “Janë ndarë por nuk e di momentin kur janë ndarë. E di që Njësia BIA ka qenë njësi e veçantë që ka mundur t’i raportojë Zonës Operative të Llapit, mua dhe Shtabit tim”, është përgjigjur Komandant Remi.

    Mustafa është pyetur edhe për Hashim Thaçin. Ka thënë se atë e ka takuar në Likovc.

    “Ju keni thënë e njihja Hashim Thaçin sepse e kisha takuar njëherë më përpara, kur Kadri Kastrati, zëvendësi im u kyç në luftë. Ne kemi parë njëri tjetrin në Drenicë. A është e saktë kjo? A ju kujtohet se kush tjetër ka qenë i pranishëm në atë rast?”, e ka pyetur prokurorja, Remin.

    Remi ka thënë se në Likovc, përveç Hashim Thaçit, kishte takuar edhe bashkëluftëtar të tjerë.

    “Likovci ka qenë qendër e UÇK-së. Aty ka pasur shumë bashkëlkuftëtar. Ka mund të jetë edhe ndonjë tjetër. Por e rëndësishme që unë objektiv e kam pasur takimin e Kadri Kastratit dhe marrjen e tij në zonën time”, ka thënë Remi.

  • Arrestohet Fero, dyshohet për përdorim të dhunës në familje

    Arrestohet Fero, dyshohet për përdorim të dhunës në familje

    Reperi i njohur, Fero raportohet se është arrestuar gjatë ditës së djeshme (e martë).

    Rap-artisti nga Gjilani dyshohet për përdorim të dhunës në familje, sulm fizikisht dhe kanosje ndaj gruas së tij, Arbenita Ismajli, transmeton Telegrafi.

    Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërgua në mbajtje.

    “Gjilan 11.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

    Theksojmë që ky nuk është rasti i parë që reperi ndalohet nga policia, ai edhe në disa raste të tjera kishte vuajtur dënimin me paraburgim.

    I fundit ishte rasti i arrestimit të tij në pikën kufitare në Kosovës, me akuzën për ‘shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’.

  • E mitura nisi bashkëjetesën me një mashkull, Policia e kthen në shtëpi

    E mitura nisi bashkëjetesën me një mashkull, Policia e kthen në shtëpi

    Policia e Kosovës ka kthyer në shtëpi një të mitur nga Rahoveci, e cila kishe nisur bashkëjetesën me një mashkull.

    Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se ishte raportuar se vajza kishte dalë nga shtëpia dhe se e njëjta ishte duke bashkëjetuar me të dyshuarin.

    “Palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit viktima është rikthyer tek familja e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

  • Gjeologët propozojnë vitin 1950 si fillimin zyrtar të Epokës së Njeriut

    Gjeologët propozojnë vitin 1950 si fillimin zyrtar të Epokës së Njeriut

    Gjeologët kryesorë kanë propozuar vitin 1950 si fillimin zyrtar të të ashtuquajturës “Epoka e Njeriut” ose Antropocene.

    Gjeologët e ndajnë historinë e Tokës në epoka të ndryshme.

    Aktualisht jetojmë në Holocen, që filloi më pak se 12.000 vjet më parë, pas epokës së fundit të madhe të akullit.

    Megjithatë, meqenëse kohët e fundit njerëzimi ka ndryshuar masivisht Tokën, përmes emetimeve të gazeve serrë, shkatërrimit të ekosistemeve dhe mjeteve të tjera, ekspertët besojnë se nevojitet një epokë e re.

    “Një sekuencë sedimentare shkëmbi nga një liqen i vogël në Kanada duhet të shërbejë si referencë për fillimin e epokës”, njoftoi sot Grupi i Punës Antropocene AWG.

    Konkretisht, studiuesit favorizojnë një shtresë sedimentare nga viti 1950.

    Ekspertët vunë në dukje fillimin e epokës njerëzore duke dalluar gjeomarkera në mostrën e shkëmbinjve kanadezë, veçanërisht pasojat radioaktive nga testet e armëve bërthamore pas Luftës së Dytë Botërore.

    Këto izotope të plutoniumit janë të zbulueshëm në mbarë botën.

    Në mënyrë që të konsiderohet një standard gjeologjik universal, 3 organe të nivelit më të lartë duhet ende të votojnë për propozimin e AWG-së, shkruan ATSH.

    Një vendim pritet deri në gusht të vitit të ardhshëm.

  • Vuçiq për sanksionet amerikane ndaj Vulinit: “Kokaina nuk u gjet në xhepin e Vulinit, por në Shtëpinë e Bardhë”

    Vuçiq për sanksionet amerikane ndaj Vulinit: “Kokaina nuk u gjet në xhepin e Vulinit, por në Shtëpinë e Bardhë”

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur pas vendosjes së shefit të BIA-s, Aleksandar Vulin, në listën e zezë të Amerikës.

    Vuçiq ka thënë se sanksionet ndaj Vulinit nuk u venodsën për ndonjë krim apo për korrupsion, por për shkak të marrëdhënieve të tij me Rusinë.

    Më tej, ai ka thënë se kokaina nuk është gjetur në xhepat e Vulinit, por në Shtëpinë e Bardhë.

    “Kokaina nuk u gjet në kabinetin e Vulin, por në Shtëpinë e Bardhë, ata kanë disa hetime për t’u marrë.” Por është shumë e rëndësishme të bëhet një hetim, mendoj se ka ndonjë anëtar të përgjithshëm që e përdorin për të shkruar diçka,” – tha Vuçiq i pyetur nëse Vulin do të mbetet në pozitën e kreut të BIA-s dhe a do të merren organet kompetente pas akuzave ndaj tij, raporton mediumi serb, Danas.

    Tutje, Vuçiq ka paralajmëruar se: “nesër ai do të diskutojë thellësisht të gjitha këto, qëndrimin e tij dhe qëndrimin e shtetit të Serbisë”.

    Kujtojmë se Vulin është futur në listën e zezë të Amerikës për shkak të përfshirjes në “krimin e organizuar ndërkombëtar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe abuzimin me postet publike”.

  • Remi vazhdon edhe sot dëshminë në Speciale

    Remi vazhdon edhe sot dëshminë në Speciale

    Rrustem Mustafa i njohur si Komandant Remi do të vazhdojë edhe sot dëshminë në Gjykatën Speciale.

    Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka filluar dje dëshminë para Gjykatës Speciale, në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ky është gjykimi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

  • Kusari-Lila tregon si e ka mësuar gjuhën serbe

    Kusari-Lila tregon si e ka mësuar gjuhën serbe

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ditëve të fundit ka qenë një ndër temat kryesore në media, për shkak të publikimit të përgjimeve nga gazeta Nacionale të bisedave të saj me ish-deputetin e Listes Serbe Slavko Simiq.

    Në këto audio incizime, ajo dëgjohet duke folur në gjuhën serbe.

    E ftuar në emisionin CONTEXT në ATV, ajo ndër të tjera, ka treguar edhe historikun se si e ka mësuar gjuhën serbe.

    “Unë në Kuvendin e Kosovës kam mbajtur fjalim në gjuhën serbe. Unë nuk turpërohem se flas gjuhën serbe. Në fakt e kam përvetësuar gjatë fëmijërisë time që jam rritur në pjesë, nuk jam rritur në Gjakovë. Si fëmijë jemi transferuar për shkak të punës së babit në Pejë. E kam mësuar gjuhën, në fakt pa vetëdije në komunikim me fëmijët që kemi jetu në një bllok banesor që kanë qenë të komunitetit malazez, një vajzë me të cilën kemi shku edhe në shkollën e njëjtë, dhe prej aty e kam ripërseritë, e kam rimësu gjuhën kur kam fillu punën në institucione, për arsye të nevojës së komunikimit dhe vlerës që ka një gjuhë, pa marrë parasysh gjuhë e kujt është dhe ky komunikim nuk është ndalë tek unë”, ka treguar ajo.

    Kusari-Lila thotë se nuk ndihet e turpëruar që flet gjuhën serbe dhe se për të, njohja e një gjuhe është vlerë.

    “Në mënyrën dhe formën se si unë komunikoj, është për arsyen se unë mendoj se njohja e një gjuhe është vlerë, nuk është turp edhe anatemomi në këtë mënyrë i formës së gjithçka që del, unë e kuptoj që vjen prej një procesi që është i ushqyer fillimisht me krejt atë që kemi pasur si traumë të luftës dhe pastaj me manipulim të asaj sipas tekeve. Do me thënë, nëse ne na pëlqen, nëse ne kemi bashkëpunëtorë dikën, mundemi me komuniku, ndërsa për publik flasim diçka tjetër. Unë besoj në vlerat liberale, individuale të respektimit të vlerave të secilit njeri, por gjithashtu edhe në përgjegjësinë e secilit në veprimet që i bëjnë”, është shprehur Kusari Lila. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Javën e ardhshme takimi i Bislimit dhe Petkoviqit në Bruksel

    Javën e ardhshme takimi i Bislimit dhe Petkoviqit në Bruksel

    Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të takohen në Bruksel javën e ardhshme, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë në Bruksel.

    “Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, ftoi negociatorët kryesorë në Bruksel javën e ardhshme për të vazhduar diskutimet mbi zbatimin e Marrëveshjes së re për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit për zbatimin e saj”, ka thënë një zëdhënës i BE-së në një përgjigje me shkrim për REL në gjuhën serbe.

    Pritet që palët të pajtohen për hapat e ardhshëm që do të mundësojnë zbatimin e plotë të këtyre marrëveshjeve pa vonesa të mëtejshme, ka shtuar ky zyrtar.

    Duke iu referuar takimit joformal që Miroslav Lajçak ka pasur me Besnik Bislimin në Bratislavë të hënën më 10 korrik, burimi i REL ka thënë se është arritur një marrëveshje për hapat e parë prioritar të Kosovës në të tri fushat.

    Sipas zëdhënësit, kjo do të thotë se Kosova menjëherë zvogëlon praninë e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës, se rregullisht kryen vlerësime të përbashkëta të sigurisë me EULEX-in dhe KFOR-in dhe, nëse është e nevojshme, vlerëson mundësinë e reduktimit të mëtejshëm të pranisë së tyre.

    Kjo gjithashtu nënkupton që Kosova nuk ndërmerr asnjë hap që mund të përshkallëzojë situatën, si dhe të punojë për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale dhe të vendosë kornizën e nevojshme ligjore që ato të ndodhin.

    Takimi i paralajmëruar për javën e ardhshme do të jetë i pari që nga përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës dhe tensionet e reja mes Kosovës dhe Serbisë.