ATV

Author: ATVLive

  • Reuters shkruan për blerjen e dronëve Bayraktar nga Kosova

    Reuters shkruan për blerjen e dronëve Bayraktar nga Kosova

    Agjencia e lajmeve Reuters ka shkruar për blerjen e dronëve Bayraktar nga Kosova.

    Në një artikull, Reuters ka shkruar se “Kosova ka blerë një grumbull dronësh Bayraktar të prodhimit turk”, derisa ka cituar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili lajmin e dha përmes një postimi në Facebook.

    Reuters shkruan se dronët u blenë në kohën që sipas kësaj agjencia, Kosova po përballet me trazira në veri.

    Agjencia citon postimin e Kurtit, duke shkruar se “shpenzimet e fundit të sigurisë po e bëjnë vendin më të sigurt”.

    “Ai nuk dha numrin apo koston e dronëve, të parët e Kosovës, as nuk tha se për çfarë do të përdoren. Dronët Bayraktar kanë fituar popullaritet global pasi u përdorën nga ushtria e Ukrainës kundër forcave ruse”, thuhet në këtë artikull.

    Reuters shkruan se “Republika 15-vjeçare po ndërton një ushtri që synon përfundimisht të ketë 5,000 ushtarë të rregullt dhe 3,000 rezervistë. Aleanca ushtarake e NATO-s ka gjithashtu më shumë se 4,500 paqeruajtës në vendin me 1.8 milionë banorë. Në muajt e kaluar, Kosova është përballur me dhunën e saj më të keqe etnike në veri, ku jetojnë rreth 50,000 serbë etnikë, të cilët mbështeten nga Beogradi”.

  • Futbollistet e Kosovës vazhdojnë serinë e fitoreve

    Futbollistet e Kosovës vazhdojnë serinë e fitoreve

    Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka shënuar fitoren e shtatë rresht. Futbollistet e Kosovës të dielën fituan 2:0 në miqësore ndaj Lihtenshtajnit. Ndeshja është luajtur paradite në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

    Kjo është seria më e suksesshme e Kosovës deri më tani. Por të gjitha shtatë fitoret janë në ndeshje miqësore. Në shkurt kishte fituar ndaj Estonisë, Hong-Kongut dhe Bullgarisë. Më pas në prill futbollistet e Kosovës fituan ndaj Letonisë dhe sërish ndaj Bullgarisë. Këtë javë, të përzgjedhurat e Anneli Andersen shënuan dy fitore ndaj Lihtenshtajnit.

    Tri ditë më parë Kosova fitoi 4:0 ndaj Lihtenshtajnit. Për ndeshjen e së dielës përzgjedhësja Andersen aktivizoi në përbërjen bazë lojtaret krejt tjera për dallim nga ndeshja e parë me Lihtenshtajnin. Kështu ajo ka aktivizuar të gjitha futbollistet që i kishte në grumbullim.

    “Edhe në ndeshjen e sotme Kosova e dominoi lojën që nga fillimi, por vapa e madhe ndikoi në paraqitjen e të dyja ekipeve”, ka njoftuar FFK-ja.

    Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e dytë, Kosova shënoi dy gola. Në minutën e 75-të Donjeta Halilaj shënoi me goditje nga zona për 1:0. Pesë minuta më vonë Rrezona Ramadani shënoi për 2:0.

    Ndeshjet me Lihtenshtajnin shërbejnë për ta përgatitur ekipin për edicionin e parë të Ligës së Kombeve. Kosova është në Ligën C, që i bie të jetë niveli i tretë. Në grup i ka Bullgarinë dhe Maqedonisë. Më 26 shtator luan në udhëtim ndaj Bullgarisë, ndërsa më 27 tetor prapa në udhëtim, përballet me MAqedonisë e Veriut. “Dardanet” e presin Maqedoninë e Veriut më 31 tetor, ndërsa më 1 dhjetor e presin Bullgarinë.

    Lihtenshtajni është përfaqësuese goxha e re. Me miqësore ka nisur në vitin 2021, ndërsa nuk ka ende ndeshje garuese. Vjet i ka humbur tri miqësore. Ndeshjet me Kosovën ishin të parat për këtë vit.

  • Evropa po përvëlohet nga vapa

    Evropa po përvëlohet nga vapa

    Temperaturat po u afrohen niveleve rekord në Itali, Spanjë dhe Greqi dhe vende të tjera. Metereologët parashikojnë temperatura të larta dhe për javët në vazhdim.

    Dhjetra qytete në të gjithë Evropën Jugore janë përfshirë nga valët e të nxehtit. Autoritetet paralajmërojnë për temperatura ekstreme që do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

    Në Itali shpallën alarmin “të kuq” për shkak të nxehtësisë të paktën 16 qytete, ndër to edhe Roma, Firence dhe Bolonja.

    Të paktën 16 qytete në Itali shpallën alarmin “të kuq” për shkak të nxehtësisë Të paktën 16 qytete në Itali shpallën alarmin “të kuq” për shkak të nxehtësisë

    Në ishujt e Siçilisë dhe të Sardenjës pritet që temperaturat të shkojnë deri në 48 gradë Celsius. Sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës, satelitët e së cilës monitorojnë temperaturat e tokës dhe detit, këto do ta ishin temperaturat më të larta të regjistruar ndonjëherë në Evropë.

    Edhe në Greqi Akropoli u mbyll pjesërisht për disa orë, sepse Shërbimi Kombëtar Metereoligjik i Greqisë paralajmëroi se pjesë të vendit mund të përballen me temperatura deri në 44 gradë Celsius.

    Akropoli u mbyll pjesërisht për disa orë për të mbrojtur turistëtAkropoli u mbyll pjesërisht për disa orë për të mbrojtur turistët

    Sipas Shërbimit Kombëtar Metereoligjik të Greqisë valët e të nxehtit do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme.

    Edhe Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Spanjës njoftoi se në lindje të Gadishullit Iberikdhe në ishujt Baleare temperaturat do të shkojnë mes 40 dhe 42 gradë Celsius.

    Sipas shkencëtarëve denduria dhe niveli i valëve të të nxehtit janë rritur në mënyrë të qëndrueshme për shkak të efekteve të ndryshimeve klimatike./DW

  • Bërnabiq: “Ballkani i Hapur” ka një të ardhme të ndritur, nuk besoj se Rama është kundër

    Bërnabiq: “Ballkani i Hapur” ka një të ardhme të ndritur, nuk besoj se Rama është kundër

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka folur për iniciativën “Ballkani i Hapur”, duke thënë se beson se edhe vendet e tjera do t’i bashkohen kësaj nisme.

    Bërnabiq ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Ballkanin e Hapur.

    Ajo ka thënë se Rama nuk është kundër nismës dhe se e ardhmja e Ballkanit të Hapur është e ndritur dhe e sigurt.

    “Pavarësisht disa deklaratave dhe nuk besoj se kryeministri shqiptar Edi Rama është kundër nismës “Open Balkans”, mendoj se ka folur për këtë në konferencën e fundit për shtyp me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ndaj besoj se e ardhmja e kësaj nisme është e ndritur dhe e sigurt.” – ka thënë Bërnabiq, e cila pritet të takohet nesër me Ramën në Tiranë, në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

    Këtë ajo e deklaroi në një fjalim të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me të cilin vizitoi pikën e shitjes mobile OPEN BALKAN – mbledhjen elektronike të tarifave, në stacionin e pagesës së Preshevës, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, raporton N1.

    Tutje, Bërnabiq ka thënë se edhe vendet si Kroacia e Greqia dëshirojnë t’i bashkohen nismës.

    Edhe kryeministri i Maqedonisë Veriore, ka thënë se ardhmja e Ballkanit të Hapur është e ndritshme.

    “E ardhmja e Ballkanit të Hapur është e ndritshme. Të gjithë do të jemi pjesë e Bashkimit Evropian një ditë, në një ceremoni si kjo sot.” – ka thënë Kovaçevski.

    Në anën tjetër, ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka shpallur të mbyllur “Ballkanin e Hapur”

    Kosova nuk është pjesë e kësaj nisme.

  • Mehaj njofton blerjen e dronëve Bayraktar: Kosova duhet të jetë vendi i 33 që anëtarësohet në NATO

    Mehaj njofton blerjen e dronëve Bayraktar: Kosova duhet të jetë vendi i 33 që anëtarësohet në NATO

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar për blerjen e dronëve Bayraktar ngs Turqia. Ai ka thënë se blerja e armatimit ka qenë prioritet i tij kryesor.

    “Dronat Bayraktar janë lloji më i fundit i armatimit të cilat i kemi blerë, posedimit i të cilave kam vlerësuar së është i domosdoshëm për mbrojtjen e vendit tonë.”

    Mehaj ka shkruar se procesi i blerjes së dronëve nuk ka qenë i lehtë, mirëpo shton se ka pasur përkrahjen e Kurtit dhe Qeverisë.

    “Ky proces nuk ka qenë i lehtë, por me mbështetjen e pakursyer të Kryeministrit Kurti, të Qeverisë dhe gjithashtu mbështetje të fuqishme ndërkombëtare me të cilë do të vazhdojmë të rrugëtojmë krahë për krahë gjithmonë, kemi arritur të përmbyllim me sukses edhe këtë projekt madhështor.”

    Ministri Mehaj ka përmendur edhe UÇK-në.

    “FSK-ja me shpirtin luftarak të trashëguar nga UÇK-ja dhe me pajisjet moderne që po i sigurojmë çdo ditë, bëhet ushtri e pathyeshme dhe garantuese e paqes.”

    Ai ka thënë se Kosova “duhet të jetë” vendi i 33 që anëtarësohet në NATO.

    Postimi i plotë:

    Ushtria jonë pajiset me dronë Bayraktar!

    Që nga dita kur kam marrë mandatin si ministër në Qeverinë Kurti -II-, prioriteti im kryesor ka qenë blerja e armatimit dhe pajisja e FSK-së me armatim modern të teknologjjsë së fundit, të cilat gjithnjë janë sipas standardeve të NATO-së.

    Dronat Bayraktar janë lloji më i fundit i armatimit të cilat i kemi blerë, posedimit i të cilave kam vlerësuar së është i domosdoshëm për mbrojtjen e vendit tonë.

    Ky proces nuk ka qenë i lehtë, por me mbështetjen e pakursyer të Kryeministrit Kurti, të Qeverisë dhe gjithashtu mbështetje të fuqishme ndërkombëtare me të cilë do të vazhdojmë të rrugëtojmë krahë për krahë gjithmonë, kemi arritur të përmbyllim me sukses edhe këtë projekt madhështor.

    Megjithatë, këto nuk janë pajisjet e vetme që kemi në posedim, në jemi furnizuar e vazhdojmë të furnizohemi çdo ditë për të ngritur kapacitetet tona, projektet në vazhdim do të jenë hapa të mëdhenjë drejt zhvillimit të forcës tonë.

    FSK-ja me shpirtin luftarak të trashëguar nga UÇK-ja dhe me pajisjet moderne që po i sigurojmë çdo ditë, bëhet ushtri e pathyeshme dhe garantuese e paqes.

    Republika e Kosovës duhet të jetë vendi i 33 që anëtarësohet në NATO, detyrat tona në këtë rrugë do t’i kryejmë me përkushtim dhe së bashku do ta realizojmë edhe këtë aspiratë.

    Ju faleminderit të gjithëve për mbështetje!

  • Kurti njofton për blerjen e dronëve Bayraktar

    Kurti njofton për blerjen e dronëve Bayraktar

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka njoftuar se janë blere dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia.

    Ndonëse nuk ka treguar për numrin e dronëve të blerë, Kurti ka vlerësuar se Kosova tash është edhe më e sigurt. Ai e ka përgëzuar oficerët të cilët kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.

    “Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, ka shkruar Kurti.

  • Çfarë janë dronët “Bayraktar TB2”, të cilët Kosova i bleu nga Turqia

    Çfarë janë dronët “Bayraktar TB2”, të cilët Kosova i bleu nga Turqia

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar sot (e dielë), dronët Bayraktar që Kosova i belu nga Turqia.

    Kurti tregoi sot se dronët e famshëm “Bayraktar” i janë shtuar arsenalit të FSK-së dhe se disa oficerë të ushtrisë tashmë e kanë kryer trajnimin për përdorimin e tyre.

    “Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia!”, shkroi Kurti në Facebook.

    Kryeministri theksoi se në dy vjet qeverisje, kanë shtuar “për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë”.

    Por çka janë dorënt Bayraktar dhe cilat janë specifikat e tyre?

    Dronët “Bayraktar TB2” bëjnë pjesë tek kategoria e dronëve më të mëdhenj.

    Droni “Bayraktar TB2” është zhvilluar në Turqi nga Selcuk Bayrakar, i diplomuar në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit.

    Ai krahasohet me amerikanin Elon Musk, për avionin unik ushtarak që ka zhvilluar dhe për një prani në rrjetet sociale, ku shpesh është i egër ndaj kritikëve të tij.

    Bayraktar, i cili është shef i teknologjisë në kompaninë e mbrojtjes Baykar, më 2016 është martuar me vajzën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

    “Bayraktar TB2” mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij.

    Kjo fluturake, po ashtu, mund të pajisjet me katër raketa të llojit të “mikro municioneve të mençura”, që janë mjaft të sakta për të shkatërruar automjete të blinduara nga disa kilometra distancë.

    Ky dron është zhvilluar në vitin 2014 nga firma Baykar.

    “Bayraktar TB2” është 6,50 metra i gjatë, 12 metra i gjerë dhe ka peshë 420 kilogram.

    Në modus autonom ai mund të ndizet pa drejtim të ndonjë koordinatori në tokë, mund të fluturojë drejt një objektivi të programuar, të bëjë zbulime, të kthehet mbrapsht dhe të ulet në tokë krejtësisht e pavarur.

  • “Rrnofsh sa malet” ekspozita që vjen në kuadër të Festivalit RLIOF

    “Rrnofsh sa malet” ekspozita që vjen në kuadër të Festivalit RLIOF

    RLIOF është duke shpalosë programin e edicionit të sivjetmë, dhe në kuadër të këtij edicioni do të prezantohet edhe një ekspozitë që ka për qëllim ruajtjen e natyrës.

    Kjo ekspozitë do të prezantohet në Galerinë e Fakultetit të Arteve dhe njoftimin e plotë mbi këtë ekspozitë mund ta lexoni më poshtë.

    Rrnofsh sa malet!

    Ç’të mbjellësh do të korrësh. “Kultura jonë e përçmon botën.” shkruan Michel Serres duke ju drejtuar qytetërimit perëndimor në veprën e tij të mirënjohur “Kontrata Natyrore”. Në të vërtetë, për shekuj me rradhë, natyra është përdorur si një burim i pashtershëm përfitimi ose si pronë për tu zaptuar dhe për tu këmbyer pastaj sërisht për përfitime. Pasojat nga kjo, shterimi i burimeve të ujit, tokat e ndotura, specie të florës dhe faunës që po zhduken, formësojnë jetën tonë. Bimët dhe kafshët kanë mbetur pothuajse pa frymë në hapësirat urbane të Kosovës. Shumica e peizazheve të bukura të natyrës së egër, janë të ndotura nga mbetjet plastike dhe mbeturinat. Po në këto territore, ka një sërë bimësh endemike si, Solenantë Krasniqi (solenanthus krasniqii) ose çaji i malit (sideritis scardica), të cilat janë në rrezik zhdukje për shkak të veprimtarisë njerëzore dhe zjarreve, përpara se për to, të mblidhen mjaftueshëm të dhëna për database-t botërore.

    Çfarë mund të propozojnë praktikat artistike për të ndryshuar këtë prespektivë të zymtë? Imagjinata e nxitur nga pikturat e peizazhit si gjini, mund të na frymëzojë të lidhemi me gjallesat përtej njerëzores nga të cilat rrethohemi dhe të mos nënçmojmë rëndësinë e tyre. Që në lashtësi, pikturat e peizazhit kanë ndikuar fort në mënyrën se si njerëzit vëzhgojnë, lidhen, përvetësojnë dhe imagjinojnë tokën. Qasjet e ndryshme të peizazhit Kosovar, të paraqitura në “Rrnofsh sa malet”, na zbulojnë përjetime herë të grysura e herë shumëngjyrëshe, të provokuara nga këto pamje. Shumë male të Kosovës vazhdojnë të magjepsin artistë të brezave të ndryshëm. Por mbi të gjitha, këto vizione artistike nxjerrin në pah atë çfarë duhet të kultivohet në të ardhmen, një kulturë që vlerëson bashkëjetesën e botës me të gjitha të mirat e saj. Prandaj, ekspozita jonë e Festivalit RLIOF, me tematikën “Opera për Liri” – duke mbështetur betejën e mbrojtjes së mjedisit krahas zgjidhjes së shumë konflikteve njerëzore – vjen me uratën, Rrnofsh sa malet!

  • Gjykata nuk e pranon kërkesën e Prokurorisë: Lirohet avokati Besnik Berisha

    Gjykata nuk e pranon kërkesën e Prokurorisë: Lirohet avokati Besnik Berisha

    Gjykata Themelore në Ferizaj e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për avokatin Besnik Berisha.

    Atij i është caktuar masa që të mos i afrohet personave të caktuar, në këtë rast dëshmitarëve të këtij rasti.

    Lajmin e ka konfirmuar për Nacionalen avokati i Berishës, Naim Rudari.

    “Gjykata e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë. I është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar personave të caktuar”, ka thënë Rudari.

    Berisha ishte në mesin e disa të arrestuarve që dyshohen për ushtrim të ndikimit, pengim i procedurës penale dhe dhënia e ndihmës në kryerjen e veprave penale.

  • Serbia nuk shfaqet në fushë, Kosova siguron finalen e Ballkanikut U22

    Serbia nuk shfaqet në fushë, Kosova siguron finalen e Ballkanikut U22

    Kombëtarja U22 e Kosovës, femrat, në Beach Volley ka siguruar finalen e madh të Kampionatit Ballkanik, pasi Serbia refuzoi të shfaqej në fushë për t’u ndeshur me “Dardanet” në përballjen gjysmëfinale.

    Ndeshja ishte paraparë të luhej sot me fillim nga ora 8:30 në mëngjes, mirëpo, ekipi serb nuk doli në fushë për përballje me vashat tona, të cilat tash kualifikohen në finale.

    Në finalen e madhe, Kosova do të ndeshet me Turqinë 1, sot, e dielë, me fillim nga ora 16:50.
    SHPËRNDAJE