ATV

Author: ATVLive

  • Ndihmon me dokumentacion të kërkuarin nga Interpoli, arrestohet zyrtari i MB-së

    Ndihmon me dokumentacion të kërkuarin nga Interpoli, arrestohet zyrtari i MB-së

    Policia e Kosovës e ka arrestuar një person, pasi që për të njëjtin dyshohet se ka ndihmuar me dokumentacion një person i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për vepra penale të narkotikëve.

    Personi në fjalë ka qenë duke punuar në zyrat e Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), në cilësinë e zyrtarit administrativ pranë kësaj Agjencie.

    “I lartcekuri dyshohet se më 15.10.2021, në Prishtinë, respektivisht në zyrat e Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), në cilësinë e zyrtarit administrativ pranë kësaj Agjencie, përgjegjës për aplikim dhe shpërndarjen e dokumenteve personale (letërnjoftim, patentë shoferë dhe pasaportë), me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo për tjetrin, me dashje dhe dijeni, i ka keqpërdorur autorizimet e tija ligjore, duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin për dokumentet personale, në atë mënyrë që, personit me inicialet M.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për vepra penale të narkotikëve, i sjellë dobi të kundërligjshme duke i ndihmuar që ta kompletojë, pranojë dhe vërtetojë dokumentacionin personal në emër dhe me të dhënat e të dëmtuarit A.N., kështu duke i mundësuar personit M.D., që të nxjerrë letërnjoftimin dhe pasaportën e Republikës së Kosovës me të dhënat e të dëmtuarit A.N”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

    Prokurori i Shtetit, lidhur me këtë çështje penale, në koordinim me Policinë është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të luftimit të këtyre raste.

  • Jabllanoviq: Lajçak e Petkoviq të kenë kujdes nga Bislimi, mos i jepni ujë

    Jabllanoviq: Lajçak e Petkoviq të kenë kujdes nga Bislimi, mos i jepni ujë

    Politikani serb dhe kryetari i partisë ‘kosovskih Srba’, Aleksandar Jabllanoviq ka ironizuar rreth takimit të sotëm në Bruksel, mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petkoviq, nën ndërmjetësimin e emisarit Lajçak.

    Jabllanoviq i ka paralajmëruar Lajçakun e Petkoviqin të jenë të kujdesshëm nga Bislimi.

    Ai ka shkruar se ata duhet ta marrin një ombrellë dhe të mos i japin ujë Bislimit.

    “I paralajmëroj z. Miroslav Lajçak dke Petar Petkoviq që të jenë “të kujdesshëm” në takimin e sotëm me Bislimin. Sigurohuni që të sillni një ombrellë dhe kurrë mos i jepni Bisljimit ujë, kurrë ujë, ai dhe lideri i tij e duan gazin lotsjellës të policisë.😷😷 Kosovë #demokraci“, ka shkruar ai.

  • “Superpuna” suspendon 20 biznese, ministri Murati tregon arsyet

    “Superpuna” suspendon 20 biznese, ministri Murati tregon arsyet

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se 20 biznese janë suspenduar nga platforma “Superpuna”, si rezultat i mos respektimit të Termeve dhe Kushteve të platformës, të cilat thuhet se janë vërejtur gjatë monitorimit në teren të përfitueseve.

    Nga kjo platformë kanë udhëzuar bizneset që t’u përmbahen detyrimeve të tyre, që të kenë mundësinë të përfitojnë.

    “Superpuna njofton se 20 biznese janë suspenduar nga platforma, si rezultat i mos respektimit të Termeve dhe Kushteve të platformës, të cilat janë vërejtur gjatë monitorimit në teren të përfituesëve.

    Monitorimi i bizneseve përfituese nga platforma superpuna është i rregullt dhe i vazhdueshëm. Andaj, udhëzojmë bizneset që t’u përmbahen detyrimeve të tyre, ashtu që në vazhdimësi të kenë mundësinë të përfitojnë nga politikat mbështetëse të Qeverisë”, thuhet në njoftim.

  • Idrizi: Mbi 1 milion euro për trajtimin e ujërave të zeza

    Idrizi: Mbi 1 milion euro për trajtimin e ujërave të zeza

    Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratën për trajtimin e ujërave të zeza në vlerë prej 1 milion euro.

    Ai më tej ka sqaruar se brenda dy vjetëve synojnë ta përmbyllin rrjetin për trajtimin e ujërave të zeza.

    “Pas kontratave për asfaltime, sot nënshkruam kontratat për trajtimin e ujërave të zeza (kanalizime) si kontrata me vlerën më të lartë për projekte kapitale, me çka brenda dy viteve synojmë ta përmbyllim rrjetin për trajtimin e ujërave të zeza”.

  • Osmani përkujton Masakrën e Rahovecit: Zëri ynë për drejtësi do të kumbojë

    Osmani përkujton Masakrën e Rahovecit: Zëri ynë për drejtësi do të kumbojë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar përvjetorin e Masakrës së Rahovecit.

    “Më 19 korrik të vitit 1998, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë mizorisht afro 150 gra, fëmijë e pleq, të strehuar në Teqen e Sheh Myhedinit në Rahovec, sikurse edhe në vendin e quajtur ‘Tuma’”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

    Sipas saj, përkujtimi i sotëm nuk është vetëm një mundësi për ta kujtuar këtë ditë të trishtë, për ta kujtuar të kaluarën dhe për t`i nderuar viktimat, por mbi të gjitha është thirrje për drejtësi.

    “Kujtimi për jetët e humbura e të pafajshme do të jetë i përhershëm, teksa zëri ynë për drejtësi do të kumbojë, deri në triumfin e saj”, ka shtuar ajo.

  • ORCA me aksion para MAShTI: Kthim i trurit s’po ndodh, po avancohen profesorë me publikime në dyqane për fotokopje

    ORCA me aksion para MAShTI: Kthim i trurit s’po ndodh, po avancohen profesorë me publikime në dyqane për fotokopje

    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) të mërkurën ka mbajtur aksion protestues para objektit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit me titull “Kthimi i trurit apo kapja e Universitetit?”, në lidhje me parregullsitë në avancime akademike dhe ndërhyrjet e grupeve të interesit në Universitetin e Prishtinës, raporton EO.

    Drejtori ekzekutiv i ORCA-s, Rron Gjinovci, u shpreh se proklamimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për kthimin e trurit në Kosovë me ardhjen e tij në qeverisje nuk po dalin të jenë të vërteta.

    Sipas tij, Kjo Qeveri, me arsye të pastra politike ka shkarkuar rektorin e UP-së dhe ka ndikuar edhe në zgjedhjen e rektorit të ri. Madje ai shton se deputetë e ministrat të VV-së pothuajse në baza ditore përfshihen në takime me rektorin e zyrtarë të tjerë për të ndikuar në procese të ndryshme të arsimit të lartë.

    Ai me këtë rast ka folur edhe për procesin e avancimeve akademike, duke përmendur rastin e kandidatit Ilir Murturit i cili ka kryer doktoraturë në Universitetin Teknik të Vjenës, por që është refuzuar nga UP-ja.

    Ndërkaq sipas tij, për këtë pozitë rekomandohet Besmir Sejdiu me doktoraturë në Universitetin e Evropës Juglindore dhe me të ashtuquajtura monografi të publikuar dyqanin për fotokopje “RICOH”.

    “Kthimi i trurit – është diçka që ma së shumti e kemi dëgjuar nga Kryeministri Albin Kurti. Proklamatat e tij dhe qeverisë së tij se me ardhjen e tyne në pushtet truni do të kthehet në Kosovë, diaspora ka me u kthyer në Kosovë, po dalin dita ditës të pavërteta. Kjo Qeveri, me arsye të pastra politike ka shkarkuar rektorin dhe me rastin e zgjedhjes së rektorit të ri në mënyrë të paprovokume Ministrja e Arsimit e ka postu në Facebook një biografi të elaborume mirë të rektorit të ri, të cilën nuk mund ta gjeje në internet. Kjo do me thënë se Ministrja e kishte të përgatituni biografinë e tij, se e dinte kush do të zgjedhej rektor dhe si rrjedhojë, tash do të duhet të mbajë përgjegjësi për secilin dështim të tij. Pra kjo Qeveri, ka ndërhyrë në zgjedhjen e rektorit të UP- së, prandaj na do ta mbajmë përgjegjëse për çdo dështim qoftë edhe minimal në Universitetin e Prishtinës”, tha Gjinovci.

    “Së fundmi në UP po ndodh procesi i avancimeve akademike. Siç duket, njerëzit që kanë dëgjuar për kthimin e trurit nga Kryeministri Arlbin Kurti, nga ministrja e tij dhe Qeveria e tij, kanë besuar se kjo është e vërtetë dhe kanë filluar me aplikuar për me u rasti i Ilir Murturit i cili ka kryer doktoraturë në Universitetin Teknik të Vjenës, universitetin numër 1 punësuar në Universitetin e Prishtinës. I tillë është në Austri për fushën e vet dhe ndër të 100-tët në botë. Ilir Murturi, me shumë ma shumë punime shkencore dhe shumë ma shumë kredenciale akademike refuzohet për pozitën e profesorit asistent, ndërkaq për këtë pozitë rekomandohet Besmir Sejdiu me doktoraturë në Universitetin e Evropës Juglindore dhe me të ashtuquajtura monografi të publikume dyqanin për fotokopje përballë nesh RICOH. Ju kërkoj vëmendje, kjo që thash për dyqanin për fotokopje RICOH nuk është as metaforë, as hajgare, kjo është çka komisioni vlerësues i kryesum nga Blerim Rexha, me anëtarë Avni Rexhepin dhe Kadri Sylejmanin kanë llogaritë si publikim, si monografi të kandidatit me doktoraturë nga Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë”.

    Për këtë rast, Gjinovci shtoi “Këta nuk kanë marre, aq janë të paturp saqë guxojnë publikisht me e tallë kandidatin nga Universiteti Teknik i Vjenës duke i thanë që ky i Tetovës i ka përgatitë letrat ma mirë. Pra me gjuhë të pokerit dhe të kazinove. Këta janë kaq të sigurt që kjo Qeveri nuk do t’ju bëjë asgjë saqë marrin guximin që në dokumente zyrtare të fusin këso budallallëqe, sepse kjo Qeveri, deputetët e saj, ministrat e saj dhe zyrtarët e tjerë të saj pothujse në baza ditore përfshihen në takime me rektorin e zyrtarë të tjerë për të ndikuar në procese të ndryshme të arsimit të lartë. Ka veç një mundësi për me kallxuar nëse proklamata për kthimin e trurit e qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti është e vërtetë. Pra vetëm atë ditë kur dëgjoni se në Universitetin e Prishtinës është zgjedhë profesor asistent Ilir Murturi dhe kur Blerim Rexha, Avni Rexhepi e Kadri Sylejmani të jenë ndëshkuar nga komisioni disiplinor e të ju jetë ndalu pjesëmarrja në komisione vlerësuese”.

    “Kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij, ashtu siç janë përfshi në zgjedhjen e rektorit Qerim Qerimi, tash le ta thërrasin në zyrë dhe le t’i thonë të marrë masa për kthimin e trurit. Imagjinoni, plagjiatori Bujar Dugolli rekomandon dikë për pozita akademike. Në ndërkohë që truri po do të kthehet, por nuk po e lënë, plagjiatori Bujar Dugolli është në Kandidati super i dobët Dorajet Ymeri, i cili nga gjithsej 100 pikë sa mundet me i pasë një kandidat për profesor asistent, i ka marrë 50 rekomandohet për profesor asistent. Në anën tjetër, Arian Janova i cili dikur ishte i arrestum për shitje e blemje të notave, të cilit krejt ia kemi lexuar mesazhet se si shiste e blinte nota, rekomandohet për asistent. Oktaj Hasani pasardhës i ktyne dy të tjerëve në organizatën famëkeqe studentore Reforma, propozohet asistent nga plagjiatori Bujar Dugolli”.

    “Qe pra kthimi i trurit i Qeverisë Kurti: Selim Bezeraj plagjiator në Këshill Drejtues bashkë me infamozin Rifat Krasniqi, kundërshtar i papepur i të gjitha reformave në UP, i cili tash është edhe anëtar i Vetëvendosje; Bujar Dugolli e Ardian Kastrati plagjiatorë me vërtetim nga Senati, që vazhdojnë me i mbajtur titujt akademikë e me vazhduar punën në Universitet, madje edhe me shti persona tjerë infamozë si profesorë e asistentë. Qeveri që favorizon kolegjet private duke ulë kriteret për akreditim duke lejuar akreditim të programeve me persona pa kualifikime superiore akademike. Ky nuk është kthim i trurit, kjo quhet kapje e arsimit të lartë, nëse jo bash nga ju, atëherë para hundëve tuja. Kush ka pushtet ka përgjegjësi. Dështimet në Universitetin e Prishtinës do t’ia faturojmë Kryeministrit Albin Kurti dhe vartësve të tij të cilët të papenguar nga ai, po veprojnë jo më ndryshe se regjimi i kalum që e ka sjellë arsimin në gjendje të mjerueshme”.

  • Loja me “chipsa” të Patos-it, cila ekipë u dorëzua para kohe

    Loja me “chipsa” të Patos-it, cila ekipë u dorëzua para kohe

    Emisioni veror “n’mal A n’det” ka filluar transmetimin në ATV. Ky emision, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten prej orës 21:10.

    Një ndër rubrikat më të veçanta të emisionit “n’mal A n’det” është se do të ketë lojëra të ndryshme, të cilat kanë karakter argëtues.

    Një ndër to është edhe loja me “chipsa” me sponsorin Patos.

    Kjo është një lojë ku garohet se cila ekipë arrin të hajë më shumë “chipsa”.

    Në emisionin e mbrëmshëm, gjatë kohës kur po zhvillohej kjo lojë, u krijuan disa situata mjaft komike, ku në fund, njëra ekipë u dorëzua para kohe. /atvlive.tv

    Për më shumë, shikoni videon më poshtë:

    Emisionin e plotë “n’mal A n’det” e gjeni në videon më poshtë:

  • “Dje e kena pasë një kanagjegj…”, mërgimtari tregon si e shfrytëzon pushimin në Kosovë

    “Dje e kena pasë një kanagjegj…”, mërgimtari tregon si e shfrytëzon pushimin në Kosovë

    Emisioni veror “n’mal A n’det” ka filluar transmetimin në ATV. Ky emision, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten prej orës 21:10.

    Si edhe është paralajmëruar, theks i veçantë në këtë emision do të jenë diaspora.

    Rexhë Kabashi, një mërgimtar nga Austria, i ftuar në këtë emision tregoi se si i shfrytëzojnë pushimet kur vijnë në Kosovë.

    “Unë kam ardhur pardje. Momentalisht e kam në plan veç dy javë, familja rrin katër javë, unë e kam disa vizita mjekësore atje edhe plani i im është dy javë me qendru njëherë, pastaj prapë me u kthy. Veç dje e këna pasë një kanagjegj te miqtë edhe.. jemi të angazhuar shumë me dasma. “Na (pushimin) e shfrytëzojmë në maksimum sa kemi mundësi, bile më mirë pak se sa hiq me shku, një orë-një orë, mjafton me e panjeriu të vetin, kështu që dëshira është me qendru në Ksoovë tana herë”, tregoi mërgimtari Rexhë Kabashi. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë “n’mal A n’det” e gjeni në videon më poshtë:

  • Tentoi të fuste 44 mijë euro të padeklaruara, një person u arrestua në portin e Durrësit

    Tentoi të fuste 44 mijë euro të padeklaruara, një person u arrestua në portin e Durrësit

    Policia e Shtetit informoi sot se u arrestua një 53-vjeçar në portin e Durrësit dhe u sekuestruan 44 mijë euro të padeklaruara në doganë, si dhe mallra të kontrabanduara.

    I arrestuari në kuadër të operacionit “Destinacioni”, është i dyshuari me inicialet N.A.

    “Në kuadër të operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin tip furgon të linjës Vlorë-Itali, që drejtohej nga shtetasi N. A. Gjatë kontrollit të ushtruar në furgon, në pjesën e tapicerisë, shërbimet e Policisë, duke përdorur metodat bashkëkohore të kontrollit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 44 000 euro, sasi e konsiderueshme pesticidesh, medikamente mjekësore dhe pije, të cilat shtetasi N. A. tentoi t’i kalonte pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. A., 53 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar”.”, informoi Policia.

    Po vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • “Mrizi i Zanave”, storje suksesi për agroturizëm

    “Mrizi i Zanave”, storje suksesi për agroturizëm

    “Mrizi i Zanave” është restorant e qendër agroturizmi në fshatin Fishtë, pranë Lezhës. Ky restorant është vendi me i frekuentuar nga turistë vendas e të huaj. Restorant është një vend i mahnitshëm, por mbi të gjitha me gatime nga më të mirat dhe me një kulturë shërbimi jashtëzakonisht cilësore.

    Tek “Mrizi i Zanave”, i cili ka marrë emrin e veprës poetike të Gjergj Fishtës, mblidhen vendas e të huaj që vijnë për të shijuar kuzhinën tradicionale të ngadaltë me produkte të zonës. “Mrizi i Zanave” ndodhet në fshatin Fishtë por vizitojeni që të kuptoni se përse është kthyer në destinacionin e çdo vizitori që vjen në Shqipëri.

    Ekipi i ATV-së ka pasur rastin të vëzhgojë nga afër këtë qendër agroturizmi, ku u pritën përzemërsisht nga pronari i restorantit “Mrizi i Zanave”, Altin Prenga, i cili ai njoftoi të ftuarit me historinë dhe gjithçka që ka të bëjë me këtë qendër agroturizmi.

    Reportazhin e plotë të ATV-së në fermën dhive dhe patave e gjeni në videon më poshtë:

    Emisionin e plotë “n’mal A n’det” e gjeni në videon më poshtë: