ATV

Author: ATVLive

  • ‘Na bojm gara kush e bën dasmën më të mirë’ – Ky është fshati në Kosovë që harxhon shuma marramendëse për dasma

    ‘Na bojm gara kush e bën dasmën më të mirë’ – Ky është fshati në Kosovë që harxhon shuma marramendëse për dasma

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Një prej rubrikave eksploruese në këtë emision është rubrika “Ku me shku n’mal”, në të cilën çdo ditë për shikuesit sjellin nga një reportazh nga fshatrat e ndryshëm të Kosovës.

    Në emisionin e mbrëmshëm, ekipi i ATV-së transmetoi një reportazh për fshatin Gushavc të Mitrovicës.

    Ky fshat, pos bukurive të shumta natyrore që ka, njihet edhe për organizime të veçanta të dasmave.

    Nazmi Beka, drejtor i shkollës “Abdullah Shabani”, në një bisedë për ATV-në, tregoi se fshati iu ka dhënë një rëndësi të veçantë organizimit të dasmave dhe ahengjeve familjare, gjithmonë duke i respektuar traditat kombëtare.

    “Fshati iu ka dhënë shumë rëndësi dasmave, ahengjeve familjare. Kjo traditë e dasmave vazhdon, madje lirisht mundem me thanë se çdo ditë e më shumë rritet. Njerëzit e këtij vendi bëjnë përpjekje me i respektua traditat kombëtare, do të thotë çdo herë në çdo dasmë ka risi e është një lloj gare mes njerëzve këtu se kush po e bën një dasmë më të mirë ose kush e bën një ceremoni më të pa harrueshme kushtimisht me thënë. Prej muzikës, vallëzimit, zgjatjes së ceremonisë nivelit sa investojnë në dasmë e kështu me radhë”, tregon Nazmiu. /atvlive.tv

    Emisioni n’mal An’det, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten prej orës 21:10.

    Në videon e më poshtme e gjeni emisionin e plotë “n’mal A n’det” që u transmetua mbrëmë:

  • Trump deklarohet i pafajshëm për akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020

    Trump deklarohet i pafajshëm për akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020

    Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat federale për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020.

    Trump u akuzua të martën si pjesë e hetimit të këshilltarit special Jack Smith, mbi përpjekjet e Trumpit për të ndryshuar zgjedhjet që çuan në sulmin e 6 janarit 2021 në Capitol.

    Ai u akuzua për këto katër pika:

    • Komplot për të mashtruar Shtetet e Bashkuara
    • Komplot për të penguar një procedurë zyrtare
    • Pengim dhe tentativë për të penguar një procedurë zyrtare
    • Komplot kundër të drejtave

    Prokurorët nuk kanë kërkuar paraburgim për Trumpin, raportoi CNN.

    Ish-presidenti do të lirohet me disa kushte, që përfshijnë moslejimin e komunikimit me këdo që dihet se është dëshmitar i çështjes, përveç nëpërmes një avokati.

    Trumpi është ngritur dhe është zotuar para trupit gjykues të gjykatës federale në Washington se do të veprojë sipas kushteve të lirimit.

    Seanca e radhës gjyqësore është caktuar të mbahet më 28 gusht.

  • Shefi i zyrës së BE’së takon Goran Rakiqin, i kërkon Listës Srpska të marrë pjesë në zgjedhje

    Shefi i zyrës së BE’së takon Goran Rakiqin, i kërkon Listës Srpska të marrë pjesë në zgjedhje

    Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka njoftuar se dje është takuar me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci, dhe përfaqësues të Listës Serbe.

    Ai e ka falenderuar Pecin për “kontributin e kryetarit të komunës për shtensionimin e situatës në veri”, ndërsa Goran Rakiqit i ka kërkuar që serbët të marrin pjesë në zgjedhje.

    “Jam takuar me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci, në zyrën e tij provizore në fshatin Lipë. Diskutuam sfidat me të cilat përballen në ofrimin e shërbimeve komunale për popullatën lokale. Shpreha mirënjohjen time për kontributin e kryetarit të komunës për shtensionimin në veri të Kosovës.”

    “Ambasadori Szunyog theksoi rëndësinë e de-përshkallëzimit, pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme lokale dhe angazhimit të plotë në Dialogun e lehtësuar nga BE”.

  • Bislimi njofton për reduktimin e mëtejmë të Policisë, ia përmend BE-së punën e sanksioneve

    Bislimi njofton për reduktimin e mëtejmë të Policisë, ia përmend BE-së punën e sanksioneve

    Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, ka deklaruar se janë duke e respektuar Marrëveshjen e Bratislavës me Bashkimin Evropian, teksa ka treguar për reduktimin e forcave të Policisë së Kosovë për 25 për qind rreth komunave veriore, gjë që do të ndodh që nga nesër.

    Këtë të enjten e ka konfirmuar edhe Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme të cilit postimin në Twitter ia shpërndau Bislimi dhe dha sqarime për këtë proces.

    ”Pas Marrëveshjes së Bratislavës, ka një proces të besueshëm drejt de-përshkallëzimit. Situata është e qetë tash e disa javë – konfirmuan dje bashkërisht PK-ja, KFOR-i dhe EULEX-i.Kosova po respekton plotësisht angazhimet e saj nga arrng. & beson se pala tjetër do të bëjë të njëjtën gjë”, ka thënë ai.

    Për shkak të zhvillimeve në Veri që kaluan në tension që nga maji i këtij viti, Bashkimi Evropian ka marrë masa ndëshkuee ndaj Kosovës.

    Por Bislimi thotë se masat janë të përkohshme e të kthyeshme, duke nënkuptuar se këto veprime të Qeverisë në planin e deskalimit do të ndikojnë në largimin e atyre masave.

    ”Marrëveshja e 10 korrikut është ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe ka për qëllim të zbatojë deklaratën e BE27 nga 3 qershori. Masat e BE-së kundër Republikës së Kosovës deklarohen të përkohshme, të kthyeshme dhe në varësi të një përkushtimi të besueshëm për deeskalim”, ka thënë ai.

  • Kurti njoftoi se sot hapet konkursi për inspektorë të tregut

    Kurti njoftoi se sot hapet konkursi për inspektorë të tregut

    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se nga sot do të jetë i hapur konkursi për 27 inspektorë të rinj të tregut dhe i ka ftuar të interesuarit me kualifikimet e nevojshme që të aplikojnë.

    Kurti ka thënë se deri tani kanë qenë 15 inspektorë të tregut dhe me këtë konkurs ky numër do të shkojë në 42.

    “15 ka qenë numri i inspektorëve deri të tani. Me thirrjen që po e hapim sot, këtë numër po e ngrisim në 42, duke e rritur për gati 3-fish ose 180% numrin e përgjithshëm të inspektorëve të tregut. Angazhimi në fushën e inspektimit bartë përgjegjësi të lartë dhe kontribut të veçantë për vendin, prandaj i inkurajojmë të gjithë të interesuarit me kualifikimet e nevojshme që të aplikojnë”, ka shkruar Kurti.

  • Shefi i Zyrës së BE takon kryetarin e Zveçanit, Ilir Pecin

    Shefi i Zyrës së BE takon kryetarin e Zveçanit, Ilir Pecin

    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, njofton se ka zhvilluar takim me kryetarin e Zveçanit Ilir Peci, në zyrën e tij në fshatin Lipë.

    Szunyog tha se në takim u diskutuan sfidat me të cilat po përballen në ofrimin e shërbimeve komunale për popullatën lokale.

    Gjithashtu ka shprehur mirënjohje ndaj kryetarit Peci për kontributin për de-përshkallëzim në veri.

    “Shpreha mirënjohjen time për kontributin e kryetarit të komunës për de-përshkallëzimin në veri të Kosovës”, u shpreh ai.

  • Ministria e Mbrojtjes: FSK ka 1836 ushtarë më shumë për 2 vjet

    Ministria e Mbrojtjes: FSK ka 1836 ushtarë më shumë për 2 vjet

    Ministria e Mbrojtjes ka treguar se Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), për dy vjet kanë 1 mijë e 836 ushtarë më shumë.

    Kjo ministri ka publikuar një video ku tregon për rekrutimet në ushtri.

    Në këtë video FSK-ja quhet ushtria e Adem Jasharit.

    Po ashtu, ministria që udhëhiqet nga Armend Mehaj vazhdimisht krenohet se kanë rritur buxhetin për ushtri.

    Së fundmi janë krenuar edhe me blerjen e dronëve “bayraktar” nga ana e Turqisë.

  • Plagoset rëndë me thikë një pushues nga Kosova në Shëngjin

    Plagoset rëndë me thikë një pushues nga Kosova në Shëngjin

    Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Kune të Shëngjinit.

    Një 50-vjeçar i identifikuar si Selim Bllaca me origjinë nga Kosova ka mbetur i plagosur nga një person tjetër H. B. 66 vjeç, po nga Kosova, i cili është arrestuar.

    I plagosuri ka marrë plagë në zemër dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lezhës, ndërsa mësohet se gjendja e tij është rënduar.

    Thika është sekuestruar, ndërsa vijojnë veprimet nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

  • Vdes një 18-vjeçare në Prishtinë, dyshohet se ra nga lartësia

    Vdes një 18-vjeçare në Prishtinë, dyshohet se ra nga lartësia

    Gjatë natës së sotme ka ndodhur një ngjarje tronditëse, ku një 18-vjeçare dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur për Insajderin se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica”, dhe se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjekët emergjent.

    “Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete.” – ka bërë të ditur Borovci

    Ai tutje ka njoftuat se policia ka nisur hetimet për të zbardhur rastin.

    “Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.” – ka përfunduar Borovci.

  • Ngarkohet Emergjenca në QKUK për shkak të pacientëve të referuar nga QKMF

    Ngarkohet Emergjenca në QKUK për shkak të pacientëve të referuar nga QKMF

    Për një injeksion, qytetarët nganjëherë udhëzohen në Emergjencën e QKU-së.

    “Ç’ka s’pi bojn në QKMF po duhet këtu me ardh me i bo. Me udhëzim ma kan dhënë , e kom ardhë e kom marr injeksionin”, thotë një pacient.

    Por, janë mbi 350 pacientë të tjerë të cilët vetë, brenda një dite kërkojnë trajtim mjekësor në Emergjencë.

    Përpos motit të nxehtë, sipas drejtorit të Klinikës, Naser Syla, në shtimin e numrit të pacientëve ndikuan edhe rastet jourgjente, të cilat po referohen nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

    “Është e vërtetë që gjatë sezonit kemi rritje të fluksit të pacientëve. Gjatë qershorit dhe korrikut, numri është rritur pasi brenda një dite kemi mbi 350 raste e më shumë. Ndërkohë, kemi vetëm 20 shtretër, jo që jemi të ngarkum por jemi të stërngarkuar. Çka është më shqetësuese është se nga kujdesi primar po vijnë shumë raste, mundemi me thënë që prej rasteve rreth 40% janë raste jourgjente. Është një çështje që duhet të diskutohet nga MSh-ja e SHSKUK-ja, me drejtorinë e mjekësisë primare”, tha drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

    Por, kryeshefi i mjekësisë familjare në QKMF thotë se përqindja e pacientëve të cilët referohen në Emergjencë është shumë e ulët.

    “Sipas hulumtimit tonë të realizuar për përqindjen e referimit në kujdesin tretësor, ne referojmë vetëm 12,8 % derisa e kemi të lejuar në 20%. Numri i rasteve që shkojnë në emergjencë mund të jetë nga ata të cilët shkojnë nga shtëpitë e tyre, pa udhëzim të mjekut familjar. Gjithashtu numri që rezulton nga Prishtina në QKUK në klinikën emergjente është si pasojë e mungesës së spitalit regjional në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e kryeshefit të Mjekësisë Familjare të QKMF-së në Prishtinë, Valdet Hashani.

    Vetëm brenda 6 muajve të këtij viti në Klinikën e emergjencës, trajtim mjekësor kanë marrë rreth 50 mijë pacientë, ndërkohë aty punojnë vetëm 5 specialistë të mjekësisë. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë: