ATV

Author: ATVLive

  • 18-vjeçarja në Fushë Kosovë denoncon për dhunë personin me të cilin bashkëjetoi – s’ia di mbiemrin

    18-vjeçarja në Fushë Kosovë denoncon për dhunë personin me të cilin bashkëjetoi – s’ia di mbiemrin

    Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, ku shpesh herë konfliktet mes familjarëve kalojnë muret e shtëpive duke u dashur intervenimi i Policisë për të zgjidhur problemet. Por shpesh herë mosmarrëveshjet kalojnë në sulme të rënda fizike ndaj njëri-tjetrit, raporton Gazeta Sinjali.

    Në Polici ka përfunduar së fundi një vajzë e re nga Fushë Kosova, e cila ka deklaruar se është viktimë e dhunës nga personi me të cilin bashkëjetoi për një muaj.

    Sinjali mëson se 18-vjeçarja ka deklaruar se personit me të cilin bashkëjetoi ia di vetëm emrin dhe si rrjedhojë nuk ka arritur që ta identifikojë përmes të dhënave personale.

    Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj saj.

    Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

    Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

  • Moti sot me diell dhe vranësira, maksimalja 27 gradë celsius

    Moti sot me diell dhe vranësira, maksimalja 27 gradë celsius

    Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

    Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë celsius.

    Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

  • Brenda tetë minutave gjenden dy persona të vdekur në rrugë në Mitrovicë

    Brenda tetë minutave gjenden dy persona të vdekur në rrugë në Mitrovicë

    Dy persona janë gjetur të vdekur sot në Mitrovicë.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

    Ai tha se personat janë të moshës së shtyrë.

    Zahiti tha se fillimisht u raportua për një person të pajetë në rrugën “Fadil Deliqi”, ndërsa një tjetër në atë “Ali Zeneli”.

    Trupat e dy viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    “Hetim i vdekjes Mitrovicë, 12, gusht 2023, Sot , rreth orës 17:12, është raportuar se në rrugën ‘ Fadil Deliqi” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 56 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.

    “Mitrovicë, 12 gusht 2023, Hetim i vdekjes Rruga “Ali Zeneli” Mitrovicë, Sot , rreth orës 17:20, është raportuar se në rrugën ‘ Ali Zeneli” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 77 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.

  • Sulmi ndaj gazetarit Krasniqi, IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor

    Sulmi ndaj gazetarit Krasniqi, IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor

    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e rreshterit policor, pas sulmit ndaj gazetarit të Nacionales, Vullnet Krasniqi, gjatë protestës së djeshme në Prizren.

    Sinjali mëson se bëhet fjalë për rreshterin, Sali Elezkurtaj.Kujtojmë që sipas disa pamjeve të publikuara nga momenti i sulmit, prezentë janë rreth katër policë nga të cilët gazetari Krasniqi ka kërkuar që të reagojnë, por ata nuk kanë marrë masa në mbrojtje të tij.

    Ndryshe, Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar personin, i cili dyshohet se ka sulmuar gazetarin e Nacionales dhe kameramanin.

    Incidenti ka ndodhur dje pas faljes së namazit të xhumasë në Prizren, ku është mbajtur një protestë në kundërshtim ndaj Dokufest-it.

  • Haxhiu fton prokurorinë për ta hetuar mënyrën se si u pranuan infermierët në QKUK

    Haxhiu fton prokurorinë për ta hetuar mënyrën se si u pranuan infermierët në QKUK

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka publikuar disa fakte sipas të cilave pretendon se ka pasur manipulim në konkursin për infermierë në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).

    Haxhiu, thotë se manipulime ka pasur edhe në testin me gojë, konkretisht në poentim të kandidatëve.

    Përveç dërgimit të pyetjeve me telefon për kandidatët e tyre të preferuar të LVV-së në testin me shkrim, manipulime kanë ndodhur edhe në testin me gojë në poentim të kandidatëve. Shiko fakte ku kandidati që nuk ka qenë i preferuar i LVV-së në test me shkrim ka pasë 55 pikë , në testin me gojë për ta eleminuar i janë dhënë minimumi i pikëve, 6.40 pikë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

    Tutje, ai thotë se kandidatëve të preferuar që në test me shkrim kanë pasur minimumin e pikësve 42,44 në testin me gojë i janë dhënë maksimumi i pikëve 28,29.

    Haxhiu ka bërë thirrje që prokuroria të merret me këtë keqpërdorim dhe mënyrën se si janë pranuar infermierët në QKUK.

  • Murati: Në muajin korrik norma e inflacionit ka rënë në 2.4%, në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri

    Murati: Në muajin korrik norma e inflacionit ka rënë në 2.4%, në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se sipas shifrave të publikuara nga ASK këtë javë, në muajin korrik norma e inflacionit në Kosovë ka rënë në 2.4 për qind.

    “Edhe në muajin korrik norma e inflacionit ka vazhduar ngadalësimin duke rënë në 2.4%, sipas shifrave të publikuara nga ASK këtë javë”, ka shkruar Murati.

    Murati ka thënë se në krahasim me vendet e rajonit, Kosova qëndron më së miri.

    “Përkundër sfidave të vazhdueshme, në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri”, ka thënë tutje Murati.

  • Hovenier sheh nga afër punën në Parkun Arkeologjik të Ulpianës

    Hovenier sheh nga afër punën në Parkun Arkeologjik të Ulpianës

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka qëndruar sot, për vizitë në Parkun Arkeologjik të Ulpianës.

    Hovenier, theksoi se aty një super ekip po punon për të dokumentuar trashëgiminë kulturore të Kosovës.

    “Kisha privilegjin të vizitoja Parkun Arkeologjik të Ulpianës sot, ku një ekip mahnitës po shton faktet dhe po dokumenton trashëgiminë kulturore të Kosovës në këtë lokacion të klasit botëror”, shkroi Hovenier në rrjetin social Twitter.

  • Kurti: S’është racionale të insistohet kundër Kosovës me masa

    Kurti: S’është racionale të insistohet kundër Kosovës me masa

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova ka qenë parimore dhe jo kokëfortë në menaxhimin e situatave në vend. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian “është mirë që këtë ta pranoj, vlerësoj e mirëkuptoj sa më parë”.

    Kurti ka shtuar se BE-ja duhet sa më parë t’i tërheq masat që ka ndërmarrë ndaj Kosovës, teksa ka përmendur se është Serbia ajo që nuk po respekton marrëveshjet për të cilat janë dakorduar.

    “Nuk e di se kur do të tërhiqen, besoj se duhet të hiqen sa më parë sepse Kosova është konstruktive, qeveria e Kosovës ka qenë kreative me ide dhe të përkushtuar në dialog, që ka rezultuar me marrëveshjen bazike. Me 27 shkurt ne në Bruksel e kemi realizuar marrëveshjen bazike, që është njohje reciproke de facto. Në marrëveshjen e Ohrit ia bashkëngjitëm edhe një aneks implementimi me 12 pika, por është Beogradi që e ka shkelur këtë. Ne kemi thënë le ta zbatojmë në plotni dhe pa kushte”, ka theksuar ai në një intervistë për televizionin lokal të Tetovës, “TV Koha”.

    Kurti ka deklaruar se kundërshtimet për marrëveshjet nuk vinë nga Kosova, duke shtuar se edhe depërshkallëzimi në veri tashmë në masë të konsiderueshme ka ndodhur, e gatishmëri edhe për zgjedhje të parakohshme ka.

    “Nuk është e logjikshme, as racionale të insistohet kundër Kosovës me masa, prej atyre financiare deri te vizitat e nivelit të lartë. Do duhej të hiqeshin dhe letra e mbi 50 parlamentarëve perëndimorë është hapi i duhur në drejtimin e duhur që të përmirësohet qasja ndaj Kosovës dhe të ashpërsohet ndaj Serbisë që nuk distancohet as nga Millosheviqi, as nga Putini”, ka theksuar tutje.

    I pyetur nëse vizitat e tij në Komunën e Tetovës dhe Çairit në Maqedoninë e Veriut ishin ndonjë mesazh i fshehtë politik, Kurti ka thënë se ka shkuar vetëm sepse është ftuar e jo për diçka tjetër.

  • Presidentja Osmani e ministri Ejupi flasin për avancimin e FSK-së

    Presidentja Osmani e ministri Ejupi flasin për avancimin e FSK-së

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur dje në takim njoftues ministrin e sapoemëruar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

    Me këtë rast, Presidentja Osmani e uroi ministrin Maqedonci duke i dëshiruar suksese në punë, raporton KosovaPress.

    “Presidentja Osmani vlerësoi lartë arritjen e deritanishme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa theksoi rëndësinë e angazhimit të mëtutjeshëm në avancimin e FSK-së në zhvillimin e plotë të kapaciteteve profesionale e operacionale në përputhje me standardet e NATO-s”, citohet në komunikatë Osmani.

    Në këtë kontekst, në funksion të përmbushjes së synimeve si shtet, Presidentja Osmani siguroi se Ministria e Mbrojtjes do ta ketë gjithmonë përkrahjen e pakursyer të saj.

    “Nga ana tjetër, ministri Maqedonci e falënderoi Presidenten Osmani për mbështetjen dhe u zotua se do të angazhohet maksimalisht në përmbushjen e detyrave”, thuhet të njoftim.

  • Paralajmërimi i OKB: Ngrohja globale do ketë ndikim negativ në furnizimin me ushqime

    Paralajmërimi i OKB: Ngrohja globale do ketë ndikim negativ në furnizimin me ushqime

    Ngrohja globale ka të ngjarë të ketë një ndikim negativ në furnizimin me ushqim në botë, paralajmëroi presidenti i Konferencës së OKB-së për Shkretëtirëzimin, Alain-Richard Donvay, duke shtuar se mungesa e ujit është bërë një kërcënim për bujqësinë më shpejt se sa pritej.

    Bota ka të ngjarë të përballet me një ndërprerje të madhe në furnizimet me ushqime shumë kohë përpara se temperaturat të rriten me 1.5 gradë Celsius, paralajmëroi Donvay.

    Ai vuri në dukje se efektet e krizës klimatike janë të kombinuara me mungesën e ujit dhe praktikat e këqija bujqësore, të cilat kërcënojnë bujqësinë globalisht, raporton Guardian.

    Donvay, një ish-ministër i mbrojtjes, i cili kryesoi samitin e vitit të kaluar të OKB-së për shkretëtirëzimin, tha se efektet e thatësirës po zhvillohen më shpejt se sa pritej.

    “Ndryshimi i klimës është një pandemi që ne duhet ta luftojmë shpejt. Shikoni se sa shpejt po shkon degradimi i klimës – mendoj se po shkon edhe më shpejt nga sa parashikuam”, tha ai.

    Problemet e rritjes së temperaturave, valët e të nxehtit, thatësirat dhe përmbytjet më intensive kërcënojnë sigurinë ushqimore në shumë rajone të botës, paralajmëroi Donvay.