ATV

Author: ATVLive

  • ​Vojvoda kërkon reagimin e FIFA-së pas provokimeve në Rumani

    ​Vojvoda kërkon reagimin e FIFA-së pas provokimeve në Rumani

    Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ishte ai që pati reagimin më të fuqishëm pas ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës e cila përfundoi me humbjen e “Dardanëve” me rezultat 2-0, humbje e cila shuan pothuajse të gjitha shpresat për kualifikim në Euro 2024.

    Tifozët rumun shpalosën banerin “Kosova është Serbi” në pjesën e parë, gjë e cila solli ndërprerjen e ndeshjes për 40 minuta dhe për këtë Vojvoda i ka bërë thirrje FIFA-së që të reagojë për të mos lejuar gjëra të tilla në lojën e futbollit.

    Ai përmes një reagimi në “Istagram” ka thënë se Rumania duhet të ndihet e turpëruar për atë që ndodhi në Bukuresht, ndërsa shprehi krenarinë e tij që është shqiptar.

    “Rumani, turp për ju dhe për mënyrën se si mendoni. FIFA të reagojnë në mënyrë që respekti të dominojë në lojë. Krenaria jonë më e madhe është që jemi shqiptar.”, ka shkruar Vojvoda.

  • Qyteti i bukur evropian ku nuk shkon askush

    Qyteti i bukur evropian ku nuk shkon askush

    Nëse jeni duke kërkuar për një destinacion jo shumë të njohur, por të mahnitshëm, me arkitekturë të bukur, çmime të ulëta, ushqim të mirë dhe një grusht gjërash për të parë, ky vend është me të vërtetë perfekt.

    Me mbi 600.000 banorë, Wroclaw është qyteti i katërt më i madh në Poloni.

    Wroclaw ka deri në 12 lumenj, 21 ishuj dhe më shumë se 300 ura, dhe për shkak të klimës së këndshme dhe çmimeve miqësore, është një nga qytetet e preferuara për të jetuar në Poloni, nëse jo më gjerë.

    Qyteti i vjetër është një nga më të bukurit në Evropë dhe ka ndërtesa të bukura, katedrale dhe pamje të mrekullueshme.

    Shumë nga ndërtesat në qytetin e vjetër piktoresk janë të lyera me ngjyra të ndezura që pasqyrojnë atmosferën rinore dhe krijuese të qytetit, duke e bwrw Wroclaw një nga qytetet më shumëngjyrëshe në botë.

    Wrocław ka ishullin e tij ‘Ostrow Tumski’ kushtuar adhurimit fetar. Është një shëtitje e lehtë nga Qyteti i Vjetër dhe është shtëpia e Katedrales më domethënëse në qytet dhe një nga ikonat e saj më të qëndrueshme: Katedralja e Shën Gjon Pagëzuesit.

    Ky qytet është një nga qendrat kryesore akademike të Polonisë dhe është shtëpia e një numri universitetesh, më i madhi prej të cilëve është Universiteti 300-vjeçar i Wroclaw. Studentët shkojnë jo vetëm për shkak të standardit të shkëlqyer të arsimit që ofron, por edhe për shkak të mënyrës së tij të gjallë dhe të kulturuar të jetesës.

    Ushqimi polak është një nga më të mirët në Evropën Lindore, ku duhen provuar pierogi-t e famshëm polakë të mbushura tradicionalisht me lakër turshi, patate, mish të bluar, djathë ose fruta, dhe bigos një zierje shumë tradicionale e gjahtarit e bërë me lakër turshi dhe copa mishi dhe salqice.

    Ndërsa ecni nëpër qytet, mund të shihni edhe qindra banorë të pazakontë, 300 skulptura xhuxhësh tw shpwrndarw kudo.

    Një nga vendet që duhet parë është tregu i qytetit, që u rindërtua pothuajse tërësisht pas luftës së vitit 1945, ku mund të ndjeni frymën e qytetit, si dhe të provoni disa specialitete lokale, madje edhe të mësoni pak polonisht. /Përgatiti: Beatrisa Culaj

  • Serwer: Vuçiq është i interesuar ta pushtojë veriun e Kosovës

    Serwer: Vuçiq është i interesuar ta pushtojë veriun e Kosovës

    Pritjet nga takimi i radhës në Bruksel për profesorin dhe analistin e njohur, Daniel Serwer, janë të ulëta dhe nuk sheh përgatitje për një rezultat të suksesshëm nga të dyja palët, arsyeja, sipas tij, është se nuk shihet ndonjë reflektim të madh.

    “Nuk shoh diçka të madhe nga ana e Beogradit, por as ndonjë veprim serioz sa i përket Asociacionit, thjeshtë nuk shoh ndonjë përpjekje për ndonjë kompromis”, deklaroi Daniel Serwer në RTK.

    Për telefonatat që kryeministri Kurti pranon nga përfaqësues dhe emisarë ndërkombëtarë, analisti Server tha se është një dozë e madhe e trysnisë e presionit mbi kryeministrin Kurti.

    “Kemi parë disa nga pasojat, tashmë, dhe do të mund të kishte akoma,por nuk mendoj se do të funksionojnë, ngase as Prishtina e as Beogradi nuk janë të gatshëm për kompromis”, deklaroi Server.

    Sipas tij, Beogradi është duke gëzuar mbështetje të madhe nga SHBA dhe BE pa pasoja, sidomos për sulmin ndaj trupave të NATO-s, apo për kidnapimin e zyrtarëve policorë. Sjellja e Serbisë, tha ai është konsistente dhe nuk ka gatishmëri për kompromis, derisa shtoi se ka nevojë për zgjidhje të shumë çështjeve.

    “Vuçiq e ka bërë të qartë se nuk është i gatshëm ta njohë Kosovën dhe në mënyrë të qartë thekson se është i interesuar për ta mbajtur veriun për të pushtuar atë dhe unë mendoj se ka mundësi ta bëjë”, ka deklaruar analisti Serwer.

  • Kosova nuk ia del me dhjetë lojtarë në fushë – zbehet ëndrra për Euro 2024

    Kosova nuk ia del me dhjetë lojtarë në fushë – zbehet ëndrra për Euro 2024

    Kosova ka pësuar humbjen e dytë në kampanjën kualifikuese për Euro 2024, pasi u mposht në Bukuresht nga Rumania me rezultat 2-0.

    Ka qenë një ndeshje që ka zgjatur thuajse tre orë për shkak të ndërprerjes që ndodhi në fillim të saj.

    Fillimisht ndeshja u ndërpre në minutën e 18-të për shkak të thirrjeve nacionaliste dhe banderolave të llojit ‘Kosova është serbi’.

    Megjithatë pas gati një orësh që gjyqtari i dërgoi futbollistët në zhveshtore ndeshja ka vazhduar.

    Kosova ka pasur dy raste të arta për shënim, me Vedat Muriqin që ishte i pafat pasi topi duke shkuar drejt portës nga vija e largoi një mbrojtës rumun.

    Një rast të artë e kishte edhe Edon Zhegrova në minutën e 40-të, por që goditja e tij shkoi jashtë portës.Megjithatë në minutën e 43-të Dardanët kanë mbetur me një futbollist më pak në fushë pasi Vedat Muriqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

    Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultatin baras 0-0.

    Në pjesën e dytë Dardanët u rikthyen në mbrojtje për ta ruajtur rezultatin dhe në minutën e 59-të vendasit fituan një penallti.

    Megjithatë portieri i Kosovës, Arijanet Muric priti penalltinë e kapitenit të vendasve Christian Stanciu.

    Por në minutën e 83-të ndeshja u zhbllokua, kur Stanciu me një goditje të fuqishme mposhti Aro Muric për epërsinë e vendasve 1-0.

    Kosova kishte dy raste të mira shënimi me Loshajn dhe Muslijën, por goditjet e tyre shkuan jashtë.

  • Xhaka e Shaqiri ia sigurojnë fitoren Zvicrës, heshtin kritikët

    Xhaka e Shaqiri ia sigurojnë fitoren Zvicrës, heshtin kritikët

    Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka kanë shënuar sot gola në fitoren e Zvicrës ndaj Andorës, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian.

    Pas kritikave që morën pas ndeshjes ndaj Kosovës, Xhaka e Shaqiri kanë heshtur kritikët më golat e tyre.

    Xhaka shënoi një supergol në minutën e 84-të, për 2:0, ndërkaq Shaqiri shënoi nga penalltia në minutat shtesë.

    Zvicra shënoi fitore me rezultat 3:0 ndaj Andorrës, duke forcuar pozitën e parë në Grupin I.

  • Kosova mbetet me një futbollist më pak, Muriqi ndëshkohet me karton të kuq

    Kosova mbetet me një futbollist më pak, Muriqi ndëshkohet me karton të kuq

    Pas një ndërprerje për shkak të një grup i tifozëve rumun kanë vendosur në tribuna mesazhin politik “Kosova është Serbi”, ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është duke vazhduar, tani në përfundim të pjesës së parë.

    Por, pak minuta para se të përfundojë pjesa e parë, sulmuesi kosovar Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të kuq.

    Ai kishte një karton të verdhë në fillim të ndeshjes, ndërsa një ndërhyrje ndaj futbollistit rumun, bëri që të ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

    Aktualisht rezultati i ndeshjes vazhdon të jetë 0:00. Kosova do të përballet me Rumaninë me një futbollist me pak në fushë. /atvlive.tv

  • Ish-komandant Remi lirohet pas arrestimit

    Ish-komandant Remi lirohet pas arrestimit

    Është liruar Rrustem Mustafa, ish-komandant Remi, i cili para pak orësh ishte arrestuar. Familjarët e tij kanë bërë të ditur se Mustafa është lirurar pas një intervistimi potesues.

    Ish-komandanti i UÇK-së ishte dërguar në bazën e misionit të EULEX-it në Fushë Kosovë për t’u intervistuar, raporton RTK.

    Më herët u raportua për arrestimin e tij.

  • Zyrtare: Vazhdon loja Rumani – Kosovë

    Zyrtare: Vazhdon loja Rumani – Kosovë

    Konfirmohet zyrtarisht, ndeshja vazhdon sonte.

    Këtë e konfirmoi drejtuesi i emisionit CONTEXT në ATV, Leart Hoxha, i cili tha se tani ka marrë konfirmimin zyrtar.

    Gjyqtari ka tërhequr vrejtjen që në rast kjo gjë përsëritet, ndeshja do të përfundojë.

    LEXO EDHE:

    Ndeshja mund të vazhdojë pa tifozë, Çeku: Edhe nëse vazhdon, do të kërkojmë përgjegjësi për këtë skandal

  • Ndeshja mund të vazhdojë pa tifozë, Çeku: Edhe nëse vazhdon, do të kërkojmë përgjegjësi për këtë skandal

    Ndeshja mund të vazhdojë pa tifozë, Çeku: Edhe nëse vazhdon, do të kërkojmë përgjegjësi për këtë skandal

    Zyrtarisht ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është suspenduar. Kjo për shkak se një grup i tifozëve rumun kanë vendosur në tribuna mesazhin politik “Kosova është Serbi”.

    Ende nuk është marrë ndonjë vendim nëse ndeshja do të vazhdojë, por nëse merret një vendim për vazhdim, duhet të bëhet që të jetë pa tifozë.

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se edhe në rast se vazhdon kjo lojë sonte, së bashku me organizatat sportive në vend, do të kërkojnë përgjegjësi për këtë skandal që ndodhi në stadiumin rumun.

    “Edhe nëse kjo lojë vazhdon sonte, unë besoj që nuk mundet me u nënçmu kjo që ka ndodh. Edhe, ne gjithsesi ne duhet të konsiderojmë, bashkë me organizatat tona sportive që të kërkojmë përgjegjësi për këtë skandal. Kjo nuk mundet vetëm me kalu dhe me u reflektu në një vonesë të zhvillimit të kësaj ndeshje”, tha Çeku.

  • Po mbahet ende takim me dyer të mbyllura mes përfaqësuesve të dy ekipeve, nuk ka ende vendim

    Po mbahet ende takim me dyer të mbyllura mes përfaqësuesve të dy ekipeve, nuk ka ende vendim

    Zyrtarisht ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është suspenduar, pasi tifozët vendas shfaqën parulla nacionaliste kundër Kosovës, transmeton atvlive.tv.

    Gjyqtari i nxori të dy ekipet nga stadiumi derisa po pritet vendimi final.

    Aktualisht po mbahet ende takim me dyer të mbyllura mes përfaqësuesve të dy ekipeve dhe zyrtarëve të UEFA-s derisa ende nuk ka vendim.