ATV

Author: ATVLive

  • Reagimi i federatës rumune pasi u ndërpre ndeshja me Kosovën: Ne s’bëjmë luftëra, s’kemi armë

    Reagimi i federatës rumune pasi u ndërpre ndeshja me Kosovën: Ne s’bëjmë luftëra, s’kemi armë

    Drejtor teknik i Federatës së Futbollit në Rumani, Mihai Stoichita, thotë se ishte i frikësuar e mund të ndërpritet ndeshja të martën mes Kosovës dhe Rumanisë, për shkak të një banderole të shpalosur në shkallët e stadiumit nga tifozët rumunë ku shkruhej se “Kosova është Serbi”, si dhe thirrjeve raciste ndaj shqiptarëve.

    “Mbrëmë po mendoja, Zot, nuk ka mundësi të kemi këtë fat të keq. Po shikoja, ishin zhdukur të gjithë në dhomat e zhveshjes, po mendoja nëse duhet të shkoja edhe unë”, tha ai për mediumin Fanatik në Rumani.

    “Plumbi na kaloi drejt veshit. Ne nuk bëjmë luftëra, nuk kemi armë. Jemi kundërshtarë për 90 minuta, dhe duhet ta respektojmë njëri-tjetrin”, tha ai.

    Ai mendon se mesazhe të tilla nuk kanë vend në stadium, aq më tepër që me anëtarësimin në FIFA dhe UEFA, “jemi pajtuar me rregullat e vendosura nga këto organizata”.

    “Jetojmë në një demokraci. Demokraci nuk do të thotë kaos. Nëse UEFA dhe FIFA i kanë bërë këto ligje, duhet t’i respektojmë”.

    Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht u ndërpre për rreth një orë të martën, pasi tifozët vendas bënë thirrje dhe e shpalosën një baner “Kosova është Serbi”.

    Rumania është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, bashkë me Spanjën, Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

  • ​Specialja pranon edhe një person që pretendon se është viktimë në procesin gjyqësor

    ​Specialja pranon edhe një person që pretendon se është viktimë në procesin gjyqësor

    Gjykata Speciale ka pranuar edhe një person që pretendon se është viktimë në çështjen Thaçi dhe të tjerët.

    Trupi Gjykues II nxori vendimin e shtatë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët.

    Një parashtrues i kërkesës u pranua si viktimë pjesëmarrëse në proces gjyqësor dhe do t’i shtohet grupit ekzistues të viktimave në këtë çështje (grupi 1 i cili numëronte 140 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohet nga i njëjti mbrojtës i viktimave.

    Sipas një njofitmit të Gjykatës Speciale, në vendimin e tij Trupi Gjykues theksoi se afati për paraqitjen e kërkesave për pranimin e viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje ka skaduar më 15 shkurt 2023, por, meqenëse ekziston një arsye e vlefshme për të marrë parasysh informacione shtesë, ka vendosur të rivlerësojë këtë kërkesë të ridorëzuar nga një parashtrues i refuzuar më herët.

    “Bashkë me të, numri i gjithsejtë i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 141. Më shumë detaje në vendim, versioni i redaktuar publik i të cilit u dorëzua më 11 shtator”, thuhet një njoftim.

  • Goli i më i bukur i raundit, Asani pretendenti për ta fituar

    Goli i më i bukur i raundit, Asani pretendenti për ta fituar

    UEFA ka publikuar gjatë mbrëmjes një video me 4 golat më të bukur të raundit që kali në ndeshjet eliminatore për kualifikueset e Euro 2024.

    Katër lojtarët të cilët kandidojnë me golat e tyre janë Asani, Joao Felix, Trossard dhe Smorodov. Padyshim që goli i yllit tonë të kombëtares, Jasir Asani, është ai gol që spikat më tepër, pasi pozicioni i vështirë dhe një disatancë shumë e largët, e bën këtë gol tepër të veçantë.

    UEFA ka hapur votimin për të vlerësuar golin më të bukur sipas ndjekësve dhe gjasat janë se lojtari ynë i Shqipërisë ta marrë këtë çmim.

  • Kurti premton ndërtimin e stadiumit nacional

    Kurti premton ndërtimin e stadiumit nacional

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në vazhdën e ndërtimit të infrastrukturës sportive për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030, është paraparë edhe ndërtimi i stadiumit nacional.

    Kështu bëri të ditur Kurti në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës, duke e cilësuar organizimin e Lojërave Mesdhetare si ngjarjen më të madhe ndërkombëtare në historinë e vendit tonë.

    “Me mobilizimin e të gjithë kabinetit qeveritar dhe në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, i kemi sjellë Republikës së Kosovës mundësinë për organizimin e ngjarjes më të madhe ndërkombëtare në historinë e vendit tonë. Koncepti me të cilin e kemi shënuar këtë fitore është shumë i veçantë dhe në linjë me vizionin e qeverisë sonë për zhvillimin e sportit në vend. Në partneritet me Shqipërinë, po shënojmë edhe herën e parë që kjo ngjarje të organizohet në një shtet që nuk ka dalje në det”, tha Kurti.

    Kurti shtoi se në programin për ndërtimin e infrastrukturës, janë të parapara të ndërtohen e rinovohen 24 objekte sportive, si stadiumi nacional, pishina olimpik, poligoni i shenjtërisë e të tjera.

    “Përmirësimi dhe ngritja e infrastrukturës sportive fizike është në qendër të aplikimit dhe fitores së Republikës së Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Numri total i objekteve sportive të cilat përfshihen në konceptin fillestar të këtij projekti është 24… Katër objekte sportive do të rinovohen, duke përfshirë edhe Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, katër ndërtime të reja që përfshijnë stadiumin nacional, kompleksin e pishinave olimpike, kompleksin e tenisit dhe poligonin e shenjtërisë… Pesë investime infrastrukturore të përkohshme dhe pesë projekte të tjera të cilat janë në ndërtim apo përfundim e sipër, në mesin e të cilave edhe stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë dhe stadiumi i qytetit të Gjilanit”, tha ai.

    Të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare Kosova e fitoi më 8 shtator në mbledhjen e zakonshme të Asamblesë së Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.

  • Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi

    Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi

    Qeveria e Kosovës të mërkurën ka ndarë 500 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi i ndodhur më 6 shkurt nga i cili kishin humbur jetën mijëra njerëz, raporton EO.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se kjo bëhet për të treguar solidaritetin e vazhdueshëm me tërmetin vdekjeprurës në Turqi.

    Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka thënë se këto mjete vijnë si mbështetje për qytetarët në Turqi që kanë pësuar nga tërmeti.

  • Dora e hekurt e UEFA-s, ja dënimi që pritet të marrin rumunët pas thirrjeve nacionaliste

    Dora e hekurt e UEFA-s, ja dënimi që pritet të marrin rumunët pas thirrjeve nacionaliste

    Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës ka zgjatur rreth tre orë, pasi është ndërprerë që në minutën e 18-të.

    Tifozët vendas shpalosën banderola të shkruara ‘Kosova është Serbi’ dhe bënin thirrje të tilla në kor.

    Kjo ka bërë që gjyqtari kryesor të ndërpresë ndeshjen dhe t’i dërgojë futbollistët në zhveshtore ku qëndruan për 50 minuta.

    Megjithatë ndeshja vazhdoi në fund dhe rumunët ndalën pikët e plota në Arena Nacionala në Bukuresht pasi fituan me rezultat 2-0.

    Por rumunët nuk pritet të shpëtojnë lehtë pasi shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA do t’i dënojë ata pasi nuk bëjnë tolerime në raste të tilla.

    Rumania rrezikon një dënim me të holla nga 20 mijë deri në 100 mijë euro, por jo vetëm kaq.

    UEFA në raste të tilla kur politika është përzierë në sport vepron me duar të hekurta dhe njësoj duhet të veprojë edhe tani. Rumunët përveç dënimit me të holla pritet t’iu mbyllet edhe stadiumi për një ose dy ndeshje ku ata luajnë ndaj Andorrës dhe Zvicrës.

  • Kurti e quan arritje të jashtëzakonshme organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

    Kurti e quan arritje të jashtëzakonshme organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka quajtur arritje të jashtëzakonshme faktin që Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, raporton EO.

    Para fillimit të mbledhjes së Qeverisë, Kurti tha se Kosova është përfituese e madhe për organizimin e këtyre lojërave.

    “Republika e Shqipërisë do të na mundësojë shfrytëzimin e bregdetin e Durrësit për sportin e lundrimit i cili kërkon qasje në det. Do të mirëpresim mbi 5 mijë sportistë nga 25 shtete anëtare, duke përfshirë 18 shtete nga Evropa, 2 nga Azia dhe 5 nga Afrika”, tha Kurti.

    “Përmirësimi dhe ngritja e infrastrukturës sportive është në qendër të aplikimit dhe fitores së Kosovës për organizimin e këtyre lojërave. Numri total i objekteve që përfshihen në këtë projekt është 24”, tha Kurti.

  • Mitrovicë, burri sulmon fizikisht gruan

    Mitrovicë, burri sulmon fizikisht gruan

    Mbrëmjen e së martës është raportuar për një rast në dhune në familje në Mitrovicë.

    Sipas Raportit të Policisë së Kosovës, viktima femër ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor, dhe me vendim të prokurorit rasti është proceduar në mënyrë të rregullt.

  • Ambasadori rus në Beograd: Problemi i Kosovës s’do të zgjidhet nesër, por në kushte të reja gjeopolitike

    Ambasadori rus në Beograd: Problemi i Kosovës s’do të zgjidhet nesër, por në kushte të reja gjeopolitike

    Ambasadori rus në Serbi, Aleksander Botsan-Kharchenko ka deklaruaar se “problemi i Kosovës mund të zgjidhet dhe do të ndodhë – jo nesër, por për një kohë, por me kthimin e çështjes në kuadër të Rezolutës 1244 dhe duke marrë parasysh interesat e Beogradit”.

    Siç deklaroi ai për mediat ruse, kjo do të ndodhë në kushte të reja gjeopolitike.

    I dërguari i Moskës në Beograd theksoi mes tjerash se Perëndimit i duhet një siç e quajti “zgjidhje imituese” për Kosovën dhe shtoi se “asgjë e re nuk po propozohet” dhe, sipas tij, “nuk mund të propozohet”.

    Kjo deklaratë e tij vjen një ditë para takimit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut mes dyja vendeve.

  • Karateistja 13 vjeçare që numëron rreth 100 medalje

    Karateistja 13 vjeçare që numëron rreth 100 medalje

    87 medalje dhe 90 mirënjohje në sportin e karatesë është përshkrimi më i mirë i suksesit në këtë sport për 13 vjeçaren nga Podujeva.

    Vlera Salihu, hapat e parë i mori në klubin “Podujeva” nga ku u antarësua në moshën 5 vjeçare.

    “Kur i kam pasë 5 vjet, prindërit me kanë çu me ushtru në klubin e karates “Podujeva”. Kam pasë vështirësi në fillim, ndërsa me kalimin e kohës, jam mësu aty. Aq shumë që kam pasë qejf me hy në klub, nuk ka pas ndonjë moment që kam thënë se nuk po mundem me e vazhdu më”, thotë Vlera.

    Krahas suksesit të jashtëzakonshëm, shkollimin nuk e ndali asnjëherë.

    Testi ‘Atom’ ka vërtetuar përkushtimin e 13 vjeçare në shkollë.

    Secila fitore ka ndjesinë e vet, por për Vlera Salihun më e veçanta mbetet paraqitja dhe fitorja e parë.

    Frymëzimi e inspirim për të mos u ndalur me kaq, janë fytyrat kampione të Kosovës.

    E ardhmja e saj do të jetë e ndritur, rruga për të ka filluar, e Vlera premton të punojë vazhdimisht që të sjell edhe të tjera çmime në vendin e saj. /atvlive.tv

    Bisedën e saj të plotë për ATV-në e gjeni në videon më poshtë: