ATV

Author: ATVLive

  • Nëna 26-vjeçare është diagonstikuar me leukemi, ka nevojë për ndihmë

    Nëna 26-vjeçare është diagonstikuar me leukemi, ka nevojë për ndihmë

    Qendresa Llapashtica-Ismajli, 26-vjeçe, nënë e dy fëmijëve, është diagonstikuar me leukemi akute dhe për shërimin e sëmundjes kërkohen 130 mijë euro, të cilat ajo dhe familja e saj nuk ka mundësi t’i përballoi.

    Bashkëshorti i saj, Erduan Ismajli, ka publikuar një thirrje për ndihmë në shërimin e Qëndresës.

    Ismajli, në një njoftim në rrjetin social Facebook, ka thënë se bashkëshortja e tij aktualisht ndodhet në një spital në Turqi.

    Ai ka publikuar diagnozën e sëmundjes me të cilën vuan Qëndresa, nënë e dy fëmijëve (dy vjeç dhe dy muajsh).

    “Familja jonë nuk i ka mundësitë financiare për përballimin e shpenzimeve të mjekimit të Qëndresës, ndaj apelojmë te të gjithë të vënë dorën në zemër që të na ndihmojnë me aq sa kanë mundësi që Qëndresa të ngrihet në këmbë dhe të vazhdojë jetën me familje”, tha ai.

    Numri i xhirollogarisë IBAN brenda dhe jashtë vendit:
    XK051501001029410783
    SWIFT code: RBKOXKPR
    Raiffaisen Bank Kosova

    Numrat kontaktues:
    +38348141120
    +38349402508

  • Marsh paqësor për solidarizim me familjen e Heroit Afrim Bunjaku

    Marsh paqësor për solidarizim me familjen e Heroit Afrim Bunjaku

    Me moton “Stop diskriminimit të qytetarëve, solidarizim me familjen e Heroit të Kosovës – Afrim Bunjaku, i vrarë në veri”, është paralajmëruar që sot do të organizohet takim motivues i një Marshi Paqësor.

    Bëhet e ditur se organizimi mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova”, me fillim nga ora 11.00.

  • Humaniteti i Policisë së Kosovës, kujdeset për qytetarët e Banjskës. U dërgon rreth 100 pako ushqimore!

    Humaniteti i Policisë së Kosovës, kujdeset për qytetarët e Banjskës. U dërgon rreth 100 pako ushqimore!

    Policia e Kosovës vazhdon të tregohet e kujdeseshme ndaj popullatës civile në Republikën e Kosovës, pa dallim etnike.

    Humaniteti i forcës së sigurisë është treguar edhe me kujdesin ndaj qytetarëve të Banjskës.

    Pjestarët e PK-së u kanë dërguar rreth 100 pako ushqimore banorëve të kësaj ane veriore.

  • Kjo është lista e plotë e konfiskimeve të deritanishme në veri

    Kjo është lista e plotë e konfiskimeve të deritanishme në veri

    Policia e Kosovës ka prezantuar mjetet dhe arsenalin e armëve të konfiskuara në veri të vendit.

    Në faqen e Facebookut, policia ka publikuar edhe listën e plotë të konfiskimeve të deritanishme.

    Ndër të tjera, në listë thuhet se është konfiskuar sasi shumë e madhe e municionit të kalibrit të ndryshëm.

  • Homazhe në Tiranë për heroin Afrim Bunjaku

    Homazhe në Tiranë për heroin Afrim Bunjaku

    Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të policit të vrarë më parë nga serbët në Veri.

    Homazhet janë mbajtur në sheshin “Nënë Tereza”, në orën 19:00, ku qytetarë të shumtë kanë ndezur qirinj pranë fotografisë së policit të ndjerë Afrim Bunjaku.

    Rreshteri Afrim Bunjaku, ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mengjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një grup të armatosur në Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe.

    Sulmuesit e armatosur, rreth 30 persona, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit.

    Autoritetet konfiskuan edhe një sasi të madhe armatimi. Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjës Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi fajësoi zyrtar serbët e Kosovës.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, i ka dhënë rreshterit Afrim Bunjaku urdhrin më të lartë të Kosovës, “Hero i Kosovës”.

    Osmani ka thënë se polici Bunjaku u vra në mbrojtje të rendit, ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës./euronews.al

  • Sulmi në veri, i dyshuari kryesor emër në listën e zezë të SHBA-ve

    Sulmi në veri, i dyshuari kryesor emër në listën e zezë të SHBA-ve

    Përgatiti: Nora Luta

    Ky është automjeti, në të cilin u gjetën dokumente që sipas autoriteteve kosovare dëshmojnë pjesëmarrjen e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, në sulmet e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

    Ministri i punëve të brendshme Xhelal Svecla tha një ditë pas se këto dokumente dëshmojnë rolin e njeriut që është në listë të zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në sulmin në Banjskë të Zveçanit.

    Radojçiq dyshohej për vrasjen e ish liderit serb Oliver Ivanoviqit, e për organizimin e barrikadave e sulmet ndaj Policisë së Kosovës. Së fundi kishte fletëarrest si i dyshuar edhe për përfshirjen në rastin Brezovica.

    Por në pranga të Policisë së Kosovës ranë gjashtë persona të nacionalitetit serbë.

    Nga gjashtë të arrestuarit, dy ishin të unifromuar, dhe katër të tjerë dyshohen se ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.

    Vladimir Toliq, i cili aktualisht po merr trajtim mjekësor në QKUK, ishte punësoj shëndetësor në Spitalin e Mitrovicës së Veriut.

    Ndaj tij Prokuroria Speciale tashmë ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, e ka konfirmuar për ATV, prokurori special Naim Abazi.

    Prokuroria Speciale ka dyshime të bazuara mirë edhe ndaj dy personave të tjerë B.S dhe D.M, ndaj të cilëve gjithashtu ka kërkuar masën e paraburgimit nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të terrorizmit.

    Por tre të tjerë të arrestuar, sipas Prokurorisë do të lirohen në procedurë të rregullt, megjithatë hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë.

    Në grupin e dyshuar prej mbi 30 personash për pjesëmarrje në sulm, Policia ka arritur të identifikoj edhe pesë persona pjesëtar të Mbrojtjes Civile.

    Ndërkohë sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme persona të tjerë arritën të largohen nga territorit i Kosovës, e të paktën gjashtë po trajtohen në Novi Pazar.

    Kosova i ka kërkuar Serbisë që t’ia dorëzojë personat që sulmuan Policinë e Kosovës, të dielën për siç është shprehur ministri Svecla për t’iu përgjigjur autoriteteve të drejtësisë për aktet terroriste.

  • Policia prezanton arsenalin ushtarak të konfiskuar, vazhdon punën

    Policia prezanton arsenalin ushtarak të konfiskuar, vazhdon punën

    Përgatiti: Fatlum Jashari

    Mes një arsenali armësh, municioni, uniformash e pajisjesh ushtarake të konfiskuara në Manastirin e Banjskës në Zvecan, Policia prezantoi edhe një automjet special tw blinduar, 24 automjete SUV apo ndryshe të njohura si “gjip” dhe dy motor me katër rrotë për terrene malore.

    Ne mesin e gjërave që grupi terrorist la pas, teksa iku në drejtim të Serbisë, janë edhe afër 120 uniforma ushtarake dhe një sasia e madhe armatimi të rëndë.

    Krahas veshjeve ushtarake me flamuj të Serbisë, u panë disa dhe me flamuj të shteteve tjera, si dhe stikerë me mbishkrimin KFOR – vendosur në automjete.

    Teksa tregoi se një pjesë e armatimit dhe municionit është i vitit 2021, të ushtrisë serbe, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla akuzoi Listën Serbe dhe presidentin e Serbisë për përpjekje për të destabilizuar Kosovën.

    Në një listim të gjatë, ende jo-final, drejtori i Policisë Gazmend Hoxha fillimisht përmendi armatimin e rëndë ushtarak.

    Për shkak të sasisë së madhe, kohës në dispozicion dhe konfiskimeve të reja sot, drejtori Hoxha tha se nuk mund të jepen numra për municionin.

    Në automjetet e konfiskuara Policia ka gjetur harta të zonave të caktuara në veri të Kosovës, e po ashtu janë gjetur letërnjoftime e dokumente tjera identifikimi.

    Krahas konfirmimit nga institucionet për përfshirje të anëtarëve të dy grupeve terroriste Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut, janë konfiskuara bluza që implikojnë grupin e të arrestuarit në qershor, Milun Milenkovic – Llune.

    Pasditen e së hënës, u konfirmua edhe gjetja e automjetit të dytë me armë e municione, blindë i llojit “pinzgauer” në afërsi të kufirit me Serbinë.

  • Ani pse çdo ditë janë të rrezikuar, qeveria i lë pa shtesa sigurie policët

    Ani pse çdo ditë janë të rrezikuar, qeveria i lë pa shtesa sigurie policët

    Përgatiti: Pranvera Krasniqi

    Sigurimi shëndetësor, ai jetësor dhe shtesat për rrezikshmëri, janë disa nga kërkesat e zyrtarëve policorë, që Qeveria duhet t’i plotësojë për këtë kategori.

    Madje, për këto kërkesa, tashmë është nënshkruar edhe një peticion për të cilin ishte planifikuar të diskutohej sot në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Peticione, por ai është shtyrë për një ditë tjetër, meqë kjo e hënë ishte ditë zie.

    “Definitivisht, Policia e Kosovës duhet të jetë prioritet për Qeverinë e Kosovës, duke treguar gjithë këtë profesionalizëm, gjithë këtë mund, gjithë aktivitet e gatishmëri, duke mos kursyer as jetën e vet”, tha kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, thotë se është momenti i fundit që këto kërkesa të policisë të plotësohen sa më shpejt.

    “Jemi në muajin e 9-të që nuk kanë marrë shtesa të sigurisë. Duhet ta shfrytëzojnë këtë moment të fundit të reflektimit, të marrin vendime konkrete për të garantuar së pari jetën e zyrtarëve policorë, por edhe për ta parë ata ndjenjën e mbështetjes shtetërore e cila deri më tash ka dështuar”, tha Shala.

    Njësoj mendon edhe avokati Anton Nrecaj.

    “Përderisa janë në rend të parë për sigurinë e shtetit, është situate e palakmueshme që të mos iu ekzekutohen shtesat e nevojshme të rrezikshmërisë, sigurimi shëndetësor, paga më e lartë…”, tha Nrecaj.

    Ata kanë bërë thirrje për përmirësim të kushteve, ndryshe, sipas tyre, këtë institucion të rendit mund ta braktisin shumë zyrtarë policorë.

  • Lansohet pako për mbrojtjen e fëmijëve

    Lansohet pako për mbrojtjen e fëmijëve

    Përgatiti: Sara Shehu

    Është lansuar Pakoja e moduleve për siguri dhe mbrojtje të fëmijëve.

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se Ministria që ajo udhëheq, ka parim kyç sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve ndaj çdo dukurie negative dhe ofrimin e një mjedisi të sigurt për ta.

    “Me anë të këtyre moduleve, MASHTI synon që asnjë fëmijë të mos e braktisë shkollimin, por të krijojë mësimin e sigurt dhe me kushte sa më të mira e me kënaqësi për ta. Sot po e shënojmë finalizimin e një pune të madhe e cila i ka në qendër më të vegjlit dhe më të dashurit tanë. Lansimi i pakove të moduleve tematike për mbrojtjen e fëmijës, është një ngjarje me rëndësi të veçantë, sepse shtron rrugën për mbështetje institucionale në mbrojtjen e secilit fëmijë”, tha Nagavci.

    Ndërsa, sipas Drejtorit të Organizatës “SIT”, Kadri Gashi, projekti ka për qëllim promovimin e jetesës së shëndetshme e të barabartë te të rinjtë.

    “Qëllimi i këtij programi, ka qenë programi i vitit 2007, kur është shënuar për herë të parë në Ballkan dhe ka vazhduar në Kosovë. Ajo që jemi mundu me bo në bashkëpunim me të gjitha institucionet, deri më tash ka qenë integrimi i edukimit për shkathtësi të jetës në korrikulat shkollore, në shkollat e mesme dhe shkollat fillore, në mënyrë që të mundësojmë që të rinjtë të promovojnë stile të shëndetshme të jetës, jo të dhunshme dhe të barabarta gjinore, të cilat kontribuojnë në një shoqëri paqësore”, tha Gashi.

    Projekti është financuar nga ndërkombëtarët dhe ka 12 module, ku përveç sigurisë, trajtojnë edhe çështjen e promovimit të barazisë gjinore, parandalimin e dhunës në familje, trafikimit të fëmijëve e martesave të hershme.

  • Opsionet si kanë ikur sulmuesit serbë nga manastiri i Banjskës

    Opsionet si kanë ikur sulmuesit serbë nga manastiri i Banjskës

    Përgatiti: Driton Sadiku

    Edhe dy të vdekur, pjesë e grupit sulmues ndaj policisë u gjetën të hënën në hapësirat përreth manastirit të Banjskës, në rrugë malore, në distancë rreth 1.5 kilometra larg manastirit.

    Të njëjtën rrugë, dyshohet se e përshkuan edhe sulmues të tjerë, që të dielën e 24 shtatorit u konfrontuan me Policinë e Kosovës, për të dalë më pas në territorin e Serbisë.

    Televizioni merr vesh nga burime të sigurta se autoriteteve të Kosovës u është kërkuar që sulmuesit t’iu dorëzohet autoriteteve ndërkombëtare, por kjo është refuzuar.

    Një gjë e tillë nuk u pohua e as u mohua nga Ministri i punëve të brendshme, kur u pyet se ku është edhe pjesa tjetër e sulmuesve që supozohej se ishin 30.
    Teksa konfirmoi vrasjen e 3 sulmuesve, Ministri Sfeçla la të hapur mundësinë që ky numër të jetë më i madh.

    Megjithatë, njohësit e fushës së sigurisë lënë hapur dy opsione se si mund të kenë ikur nga Manastiri disa nga sulmuesit e mbetur.

    Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani dihet fati i 12 prej sulmuesve. 4 nga ta tashmë është konfirmuar se janë të vdekur, dy janë të arrestuar dhe 6 të tjerë të ikur në Serbi.