ATV

Author: ATVLive

  • Publikohet agjenda e Procesit të Berlinit në Tiranë

    Publikohet agjenda e Procesit të Berlinit në Tiranë

    Më 16 Tetor në Tiranë do të mbahet samiti i Procesit të Berlinit. Kjo është hera e parë që ky samit zhvillohet jashtë vendeve të Bashkimit Europian.

    Samiti do të zhvillohet në ambientet e Piramidës. Më 16 Tetor do të bëhet edhe inaugurimi përfundimtar i kësaj godine të rikonstruktuar dhe transformuar.

    Pritet që të ketë edhe nënshkrime marrëveshjesh sa i përket kualifikimeve profesionale. Më pas do të ketë takime bilaterale, deri në orën 17:45. Rreth orës 18:00 është parashikuar edhe konferenca për shtyp.

    Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë pritet që të mbyllet zyrtarisht pas inaugurimit të Piramidës.

    Ndërkohë më 17 Tetor do të zhvillohet vizita e parë zyrtare e një Presidenti francez ku Emmanuel Macron pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama. Deri më tani nuk ka një agjendë zyrtare sa i përket këtij takimi.

  • Ambasadorja e Izraelit: Faleminderit Kosovë për mbështetjen e paepur

    Ambasadorja e Izraelit: Faleminderit Kosovë për mbështetjen e paepur

    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë ka shprehur falënderimin ndaj institucioneve të Kosovës për mbështetjen pas sulmit mbi këtë shtet nga grupi i Hamasit.

    “I nderuar kryeministër, edhe një herë, faleminderit për mbështetjen e paepur personal dhe të Kosovës për Izraelin në këtë ditë të errëta dhe të vështira”, ka shkruar, Ziv në X.

    “Kohët e vështira i tregojnë miqtë e vërtetë”.

  • Hoti takohet me Josephin: Marrëveshja gjithëpërfshirëse është zgjidhja e vetme që siguron paqe

    Hoti takohet me Josephin: Marrëveshja gjithëpërfshirëse është zgjidhja e vetme që siguron paqe

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti është takuar me njohësin e zhvillimeve në Ballkan, Edward Joseph, ku kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend.

    Hoti. theksoi se marrëveshja gjithëpërfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve është zgjidhja e vetme që siguron paqe të përhershme në këtë pjesë të Evropës

    “Zhvilluam një bisedë shumë përmbajtësore për zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe rëndësinë për stabilitet në rajon”, shkroi Avdullahu.

    “Z.Joseph është njohës shumë i mirë i zhvillimeve politike në Ballkan. I dëgjova me shumë interes pikëpamjet e tij lidhur me situatën aktuale”.

    “Theksova se, Kosova duhet të jetë promovuese dhe kontribuese e stabilitetit rajonal. Tregova pikëpamjet e LDK-së për dialogun dhe zhvillimet aktuale politike. Për LDK-në, zgjidhja e vetme është dialogu dhe koordinimi me aleatët tanë”.

    “Marrëveshja gjithëpërfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve është zgjidhja e vetme që siguron paqe të përhershme në këtë pjesë të Evropës”.

    Ai ka treguar se ka falënderuar për kontributin e tij ndër vite që ka bërë për Republikën e Kosovës.

  • Ish-reporteri i Tanjugut thotë që s’e kanë ditur se Adem Demaçi lëshonte autorizime për mediet kur dëshironin të vizitonin zonat e UÇK-së

    Ish-reporteri i Tanjugut thotë që s’e kanë ditur se Adem Demaçi lëshonte autorizime për mediet kur dëshironin të vizitonin zonat e UÇK-së

    Ish-reporteri i Tanjugut, dëshmitari Nebojsha Radosheviq, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, tha se nuk kanë ditur se Adem Demaçi lëshonte autorizime për mediat, kur dëshironin të vizitonin zonat e kontrolluara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

    Këtë deklarim, ai e bëri duke u përgjigjur në pyetjen e avokatit të Thaçit, Gregory Kehoe se pse nuk kanë kërkuar autorizim nga Adem Demaçi për të vizituar atë zonë ku janë ndaluar, e që kontrollohej nga UÇK-ja, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Po ashtu, dëshmitari u ballafaqua me deklaratat e tij kundërthënëse të dhëna në hetuesi dhe dje gjatë dëshmisë, lidhur me atë se sa metra kanë lëvizur dhe nuk janë ndalur pas urdhrit të parë të UÇK-së për t’u ndalur.

  • Një avion me dhjetëra udhëtarë, përfshirë nga Kosova, mbërrin nga Izraeli në Podgoricë

    Një avion me dhjetëra udhëtarë, përfshirë nga Kosova, mbërrin nga Izraeli në Podgoricë

    Një avion i kompanisë ajrore Air Montenegro me dhjetëra udhëtarë në bord, përfshirë nga Kosova, është ulur në Podgoricë pas fluturimit nga Izraeli të martën në mëngjes.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi njoftoi në rrjetin social X se “101 pasagjerë mbërritën në Podgoricë nga Izraeli, nga vende si Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sllovenia, Serbia dhe Suedia”.

    Më 9 tetor, avioni embraer 195 i kishte dërguar në Izrael 116 turistë izraelitë që po qëndronin në Mal të Zi.

    Fluturimi i evakuimit për në Podgoricë u krye në orën 03:17 të mëngjesit të sotëm.

    Pas përcaktimit të listës së shtetasve malazezë që aplikuan për kthim, lista e pasagjerëve u zgjerua duke përfshirë pasagjerët që prisnin evakuimin nga disa vende të tjera dhe në komunikim me autoritetet e atyre vendeve.

    Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme, për gjashtë shtetas malazezë që ndodhen në qytetin Eilat, në jug të Izraelit, dhe të cilët për arsye sigurie nuk kanë mundur të udhëtojnë në Tel Aviv dhe të hipin në këtë fluturim, Ministria i ka lejuar kalimin e kufirit me Jordaninë dhe transferimi në aeroportin më të afërt atje.

    Izraeli shpalli gjendje lufte pasi u sulmua nga militantët palestinezë të Hamasit më 7 tetor. Si kundërpërgjigje, ushtria izraelite filloi të bombardonte Rripin e Gazës.

    Më shumë se 1.600 njerëz u vranë nga të dyja anët. /rel

  • ​“1500 trupa” të palestinezëve të armatosur janë gjetur në Izrael, tha zyrtari i ushtrisë

    ​“1500 trupa” të palestinezëve të armatosur janë gjetur në Izrael, tha zyrtari i ushtrisë

    Një zyrtar i ushtrisë izraelite tha të martën se ushtria ka gjetur rreth “1500 trupa” të palestinezëve të armatosur në vendbanimet përreth Gazës.

    “Në ditët e kaluara, ushtria izraelite gjeti jo më pak se 1,500 trupa të armatosur palestinezë brenda territoreve izraelite”, tha zyrtari i ushtrisë izraelite, në kushte anonimiteti, për Anadolu.

    Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje të tjera për këtë çështje.

    Pala palestineze, veçanërisht grupi Hamas, ende nuk ka komentuar mbi pretendimin e ushtrisë izraelite.

    Gjatë tre ditëve të fundit, krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Al-Qassam publikoi disa video të luftëtarëve të saj që hynë në objektet ushtarake izraelite rreth Gazës, të cilat gjithashtu treguan ushtarë izraelitë që vriteshin dhe arrestoheshin.

    Grupi palestinez i Hamasit nisi operacionin ‘Al-Aksa Flood’ kundër Izraelit herët të shtunën, duke lëshuar një breshëri raketash dhe duke depërtuar në Izrael nga toka, ajri dhe deti. Ai tha se sulmi i befasishëm ishte në përgjigje të sulmit ndaj Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar, dhe rritjes së dhunës kundër palestinezëve.

    Si hakmarrje, ushtria izraelite nisi operacionin ‘Shpatat e Hekurta’ kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

    Numri i palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite në Gaza është rritur në 704, përfshirë 143 fëmijë dhe 105 gra, tha Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza të martën herët. Sipas ministrisë numri i të plagosurve është rritur në rreth 4,000.

    Të paktën 900 izraelitë janë vrarë dhe mbi 2600 të tjerë janë plagosur në luftime, sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë.

  • ​Pociej: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës duhet të hetohet dhe përgjegjësit të dënohen

    ​Pociej: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës duhet të hetohet dhe përgjegjësit të dënohen

    Në diskutimin për situatën në Kosovë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, përfaqësuesi i Polonisë, Aleksander Pociej, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës duhet të hetohet dhe përgjegjësit të dënohen.

    Anëtari i grupit të Konservatorëve Evropianë dhe Aleancës Demokratike, ka thënë se dhuna nuk mund të tolerohet apo justifikohet.

    “Sulmi i forcave paramilitare paralele serbe ndaj Policisë së Kosovës duhet të hetohet plotësisht dhe përgjegjësit të dënohen. Përshkallëzimi i kësaj dhune, siç thashë më parë, mund të jetë i dobishëm vetëm për Vladimir Putin. Rruga për të dalë nga kjo zgjidhje dhe nga kjo situatë dhe zgjidhja e këtij konflikti është zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. Kosova duhet të themelojë asociacionin e komunave serbe dhe të mbrojë pakicat. E drejta e pakicës, kjo është edhe ajo që ne qëndrojmë pas në këtë organizatë. Serbia duhet të shpërbëjë strukturat e saj në veri të Kosovës dhe të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë ai./kp

  • BQK: Ngadalësohet rritja ekonomike në Kosovë, kjo është norma

    BQK: Ngadalësohet rritja ekonomike në Kosovë, kjo është norma

    Aktiviteti ekonomik në tremujorin e dytë të këtij viti (TM2 2023) është ngadalësuar krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej vetëm 2 për qind në këtë periudhë.

    Kështu thuhet në në raportin “Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë TM2 2023” të publikua nga Banka Qendrore e Kosovës.

    Sipas BQK-së, vlerësimet e ASK-së sugjerojnë se Ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej vetëm 2 për qind në TM2 2023, kryesisht si pasojë e rritjes së deficitit të eksporteve neto.

    “Rritja e deficitit tregtar ishte kryesisht rezultat rritjes së importit të mallrave dhe shërbimeve, ndërkohë që eksporti i mallrave dhe shërbimeve ka shënuar rritje të ngadalësuar. Në anën tjetër, konsumi ka shënuar rritje më të lartë, si rezultat i rritjes së burimeve të financimit si dhe ngadalësimit të rritjes së çmimeve të konsumit”, thuhet në raport.

    Po ashtu, sipas BQK-së investimet vlerësohet se kanë shënuar një rritje më të lartë krahasuar me tremujorët paraprak, kryesisht si rezultat i rritjes së investimeve publike si dhe kredive të reja investuese.

    “Për gjysmën e dytë të vitit 2023, aktiviteti ekonomik pritet të mbështetet nga investimet e përgjithshme, konsumi publik dhe eksporti i shërbimeve, ndërkohë që ndikim negativ pritet të ketë eksporti imallrave”, thuhet në raport.

    Në vitin e kaluar vendi pati normën e Bruto Prodhimit Vendor (BPV) rreth 3 për qind.

  • “Ky vend është i radhës”, djali i Trump “zbulon” se ku do të shpërthejë lufta e madhe

    “Ky vend është i radhës”, djali i Trump “zbulon” se ku do të shpërthejë lufta e madhe

    Një konflikti i radhës global mund të shpërthejë në Tajvan, tha Eric Trump, djali i ish-presidentit amerikan Donald Trump.

    “Tajvani është i radhës”, shkroi ai në rrjetet sociale.

    Sipas tij, çdo konflikt i madh i armatosur në botë është pasojë e dobësisë së SHBA-së.

    Izraeli u godit nga sulme me raketa në shkallë të gjerë nga Rripi i Gazës të shtunën. Shërbimi për shtyp i ushtrisë izraelite deklaroi se janë hedhur më shumë se tre mijë raketa. Përveç kësaj, luftëtarët e Hamasit , pas sulmeve masive me raketa, depërtuan në zonat kufitare në jug të vendit.

    Krahu ushtarak i lëvizjes palestineze njoftoi të shtunën Operacionin “Përmbytja Al-Aksa” kundër Izraelit.

    Forcat e Mbrojtjes izraelite njoftuan nisjen e operacionit hakmarrës “Shpata të Hekurta” kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një fjalim drejtuar kombit, tha se vendi ishte në një gjendje lufte dhe tha se ai kishte urdhëruar një mobilizim të gjerë të rezervave.

  • Blinken: ShBA-ja mbështet mbrojtjen e Izraelit kundër “sulmit terrorist të Hamasit”

    Blinken: ShBA-ja mbështet mbrojtjen e Izraelit kundër “sulmit terrorist të Hamasit”

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka folur me Ministrin e Jashtëm izraelit, Eli Cohen të hënën për të diskutuar mbështetjen për Izraelin pasi ky vend “mbron veten kundër sulmit terrorist të Hamasit”.

    Blinken i shprehu ngushëllimet ministrit të Jashtëm dhe ripohoi përpjekjet e ShBA-së për të siguruar lirimin e pengjeve të kapur nga militantët e Hamasit, raporton CNN.

    Pengët përfshijnë izraelitë dhe shtetas të huaj, përfshirë brazilianë dhe meksikanë. Të hënën, presidenti Joe Biden tha në një deklaratë se kishte “të ngjarë” që shtetasit amerikanë mund të jenë në mesin e atyre që mbahen rob.

    Blinken foli gjithashtu me Ministren e Jashtme franceze, Catherine Colonna dhe përshëndeti përpjekjet franceze dhe evropiane “drejt qëllimit tonë të përbashkët për t’i dhënë fund dhunës së Hamasit”.