ATV

Author: ATVLive

  • Vdes një foshnje në QKUK, ishte lindur në banesë

    Vdes një foshnje në QKUK, ishte lindur në banesë

    Një foshnje ka vdekur në Klinikën e Gjinekologjisë.

    Rasti ka ndodhur të hënën.

    Policia e ka intervistuar një dëshmitar se motra e tij kishte lindur në banesën e saj të dielen rreth orës 21:30 dhe më pas ishte dërguar në QKUK.

    Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Policia ka nisur hetimet si “Hetim mbi vdekjen”.

  • E godet dhe e kanosë bashkëshorten, arrestohet nga Policia

    E godet dhe e kanosë bashkëshorten, arrestohet nga Policia

    Është arrestuar një person në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se ka goditur bashkëshorten e tij dhe ka kanosur me armë.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamet Haxhaj” në kryeqytet dje rreth orës 16:00.

    “Nga i dyshuari njësiti policor ka sekuestruar: një armë të gjatë, një pistoletë me dy karikatorë dhe 5 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës.

  • Bëhen për spital për një veturë

    Bëhen për spital për një veturë

    Si pasojë e një mosmarrëveshje rreth shitjes së një veture katër persona janë përleshur mes veti e të cilëve u është ofruar tretman mjekësorë për shkak të plagëve që kanë pësuar.

    Policia më pas i ka arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Qerim Muriqi” në Pjesë pasditen e së hënës.

  • ​Kuqezinjtë zbresin sërish sot në “Air Albania”

    ​Kuqezinjtë zbresin sërish sot në “Air Albania”

    Fitorja spektakolare ndaj Çekisë me rezultat 3-0 në “Air Albania” bëri që Shqipëria të jetë tashmë një hap larg kualifikimi për në Kampionatin Evropian të futbollit “Euro 2024” që zhvillohet në Gjermani.

    Por, vetëm tri ditë pas, kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo do zbresin sërish në “Air Albania”, por kësaj radhe për një ballafaqim me karakter miqësor, raporton KosovaPress.

    Bëhet fjalë për ndeshjen kundër Bullgarisë e cila do të zhvillohet nga ora 18:00, sfidë e cila mund të jetë mundësi e mirë për Silvinjon që t’u hap më shumë hapësirë lojtarëve që nuk kanë pasur minutazhë të mjaftueshme në fushën e lojës.

  • Rama dhe Macron do të nënshkruajnë marrëveshje për thellimin e marrëdhënieve Shqipëri-Francë

    Rama dhe Macron do të nënshkruajnë marrëveshje për thellimin e marrëdhënieve Shqipëri-Francë

    Presidenti i Francës Emmanuel Macron, për herë të parë po e zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

    Ai e ka zhvilluar një takim me presidentin shqiptar Bajram Begaj.

    Pas kësaj takimi shefi i shtetit francez do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama.

    Në këtë vizitë cila po cilësohet historike, do të nënshkruhet edhe marrëveshja për thellimin e marrëdhënieve Shqipëri-Francë.

    Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Rama dhe Macron do të mbajnë konferencë për medie.

  • Hetimet për përleshjen e 13 korrikut në Kuvendin e Kosovës drejt fundit

    Hetimet për përleshjen e 13 korrikut në Kuvendin e Kosovës drejt fundit

    Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Nebahate Salihi tha se hetimet lidhur me përleshjen e ndodhur më 13 korrik 2023 në Kuvendin e Kosovës gati kanë përfunduar dhe se shumë shpejt pritet të përpilohet aktakuza.

    “Janë ndërmarrë shumë veprime, së shpejti do të bëhet edhe aktakuza, gati ka përfundu hetimi”, tha prokurorja Salihu për “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas prokurores Salihu, aktakuza pritet të ngritet për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”.

    E pyetur lidhur me atë se në çfarë cilësie do jenë: Mërgim Lushtaku, Hekuran Murati, Besnik Bislimi dhe Bekim Haxhiu në aktakuzë, tha se për të gjitha këto do të njoftohemi me rastin e ngritjes së aktakuzës.

    Nga Prokuroria ishin intervistuar zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe ministri Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati.

    Kurse, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku kishte shkruar në “Facebook” se ka marrë ftesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, si i dyshuar për ‘Sulm’.

    Ndryshe, po më 13 korrik, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte njoftuar se lidhur me rastin e ndodhur në Kuvend, ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së, lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast. Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmerre të gjitha veprimet konform dispozitave ligjore të KPPRK-së, deri në sqarimin e plotë të çështjes në fjalë”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

  • Luftimet në Gaza, Biden merr vendim ta vizitojë Izraelin

    Luftimet në Gaza, Biden merr vendim ta vizitojë Izraelin

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do të vizitojë Izraelin të mërkurën për të treguar mbështetje për luftën ndaj Hamasit.

    Kjo po ndodh pasi Uashingtoni tha se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kishte rënë dakord që të lejonte ndihma humanitare për banorët e Gazës.

    Sipas asaj që raporton Reuters, kamionët që transportonin furnizime jetike për Gazën, arritën në vendkalimin Rafah në Egjipt, e vetmja pikë aksesi në enklavë jashtë kontrollit të Izraelit.

    Një dëshmitar i kishte thënë Reuters se rreth 160 kamionë ishin larguar nga qyteti egjiptian Al-Arish, ku janë mbështetur ndërsa diplomatët përpiqeshin për ditë të tëra për të hapur rrugën.

  • Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yasar Guler pritet me ceremoni nga homologu kosovar, Ejup Maqedonci

    Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yasar Guler pritet me ceremoni nga homologu kosovar, Ejup Maqedonci

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e ka pritur me ceremoni ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yasar Guler, raporton Ekonomia Online.

    Të dy ministrat do të mbajnë takimin tete-a-tete, ku mediet mund të marrin pamje.

    Më pas, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Guler, do të pritet në takim nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ndërsa pas përfundimit të takimeve të planifikuara, duke filluar nga ora 10:45 do të mbahet konferencë për medie.

    Ministri turk do të pritet në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

  • Reagon NATO pasi u vranë 2 persona në Bruksel

    Reagon NATO pasi u vranë 2 persona në Bruksel

    Dy qytetarë janë vrarë nga të shtëna me armë zjarri të hënën vonë në qendër të Brukselit, njoftoi Policia e Belgjikës.

    Mediat lokale publikuar video ku shihet një burrë duke shtënë disa herë me një armë të gjatë afër një stacioni. Transmetuesit belgë raportuan se viktimat janë suedezë.

    Lidhur me këtë ka reaguar shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

    “Dënoj sulmet e tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm në Bruksel, Belgjikë. Mendimet e mia janë me të dashurit e viktimave dhe të gjithë të prekurit”, ka shkruar Stoltenberg.

  • Dy persona qëllohen për vdekje në qendër të Brukselit, video që qarkulloi: “Sulmi u krye në emër të Zotit”

    Dy persona qëllohen për vdekje në qendër të Brukselit, video që qarkulloi: “Sulmi u krye në emër të Zotit”

    Dy persona janë qëlluar për vdekje në kryeqytetin belg, Bruksel, mbrëmjen e së hënës, ka thënë policia.

    Personi i armatosur u largua nga vendi i ngjarjes dhe është ende i lirë, i është thënë BBC-së.

    Mediat lokale thanë se viktimat ishin suedezë. Suedia po luan kundër Belgjikës në një ndeshje kualifikuese për Euro 2024, megjithëse është e paqartë nëse viktimat ishin në qytet për ndeshjen.

    Një video e postuar në rrjetet sociale tregon një burrë që flet arabisht, i cili thotë se e kreu sulmin në emër të Zotit.

    Burri në klip shton se ka vrarë tre persona.

    Zyra e Prokurorit Federal ka konfirmuar se e ka parë videon, por nuk mund të konfirmojë se ai është personi i armatosur.

    Videoja dhe pamjet e tjera të sulmit janë duke u verifikuar nga policia, raporton BBC.

    Një zëdhënëse e zyrës së prokurorit tha se një hetim ishte hapur, por nuk spekuloi mbi motivin e autorit të armatosur.

    Mediat belge raportuan se personi i armatosur, i cili përdori një pushkë automatike, u largua nga vendi i ngjarjes.

    Sulmi thuhet se ka ndodhur në orën 19:00 me kohën lokale në qendër të Brukselit.