ATV

Author: ATVLive

  • Reagon Meta thotë se masa e sigurisë për Sali Berishën u vendos me urdhër politik të Edi Ramës

    Reagon Meta thotë se masa e sigurisë për Sali Berishën u vendos me urdhër politik të Edi Ramës

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar një urdhër politik për të intimiduar opozitën, masën e sigurisë të vendosur ndaj Sali Berishës nga SPAK lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Në Facebook, Meta shkruan se ‘drejtësia me regji’ ka marrë akte të paligjshme ndaj Berishës.

    “Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës”, shkruan ndër të tjerash në postimin e Metës.

  • Afër 700 milionë € të pashfrytëzuara nga ekzekutivi – Ekonomistët: Shqetësuese, u premtuan projekte madhore

    Afër 700 milionë € të pashfrytëzuara nga ekzekutivi – Ekonomistët: Shqetësuese, u premtuan projekte madhore

    Njohësit e çështjeve ekonomike në vend vlerësojnë se puna e Qeverisë Kurti në ekonomi ka stagnuar. Sipas tyre, premtimet kanë qenë më të mëdha sesa realizimet, ndërsa shqetësuese e shohin përqindjen e vogël të investimeve kapitale, raporton Ekonomia Online.

    Krahas kësaj, njohësit e ekonomisë shqetësuese e shohin edhe mungesën e stabilitetit politik, me ç’rast thonë se ndikon në mungesë të investitorëve të huaj.

    Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, ka thënë për Ekonomia Online se Qeveria Kurti ka stagnuar sa i përket çështjeve ekonomike. Thotë se shqetësimi më i madhe i bizneseve është përqindja e ulët e investimeve kapitale.

    “Nëse e përmbledhim punën e kësaj Qeverie në shumë fusha ka stagnuar, në punimet dhe në programet të cilat i ka prezantuar gjatë fushatës zgjedhore, sidomos në fushën e ekonomisë mbi të gjitha në fushën e investimeve kapitale. Në vitin 2022, por edhe 2023-ës na ka përcjellë numri jashtëzakonisht i vogël i përqindjeve të realizimit, në këtë vit është 27.8 për qind realizimi i këtyre investimeve kapitale që është shqetësuese”, u shpreh ai.

    “Mjetet të cilat nuk hynë në treg dhe nuk realizohen ato projekte kapitale të cilat janë mënyrë zëngjirure ekonomia tkurret, në këtë vit është mbi 600 milionë euro, që nuk janë futur në treg, kanë qenë të planifikuara të futën në sistemin e realizmit, bizneset janë dëmtuar sepse qarkullimi i atyre mjeteve është në banke dhe nuk është në gjepat dhe në llogaritë e bizneseve”, u shpreh Dreshaj.

    Shqetësuese përqindjen e investimeve kapitale e sheh edhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu. Ai thotë për Ekonomia Online se ekzekutivi më shumë ka premtuar në kohë fushate, sesa ka realizuar.

    “Premtimet kanë qenë më të mëdha sesa realizimet, do të isha shumë i lumtur po të kisha anë pozitive sa i përket ekonomisë, sa i përket këtyre dy vite besoj që është mësuar diçka që stabiliteti politik i një shteti është parakusht i stabilitetit ekonomikë sepse pa stabilitet politike është e pamundur të kemi investitorë të huaj, grante dhe donacione, funksionimi i ndërmarrjeve publike është vërtet shqetësuese ku të gjitha janë barrë e buxhetit, ku edhe në sektorin publike edhe në atë privat kemi lëvizje të pagave është një demotivim për qytetarët. Nga Kosova po ikët me të madhe nuk po ikin vetëm të pa punët, po ikin edhe familje që nuk kanë një stabilitet ekonomik, ajo cka ndikon edhe më tepër në një dështim tjetër që e shoh është mungesa e një dialogu të mirëfilltë në mes të pozitës dhe opozitës”, thotë Gërxahliu.

    Ish-kreu i OEK-ut, thotë se mosshfrytëzimi i 730 milionë euro, është dëmi më i madh që po i bëhet sektorit privat. Për këtë, ai kërkon reflektim nga institucionet qeveritare.

    “Është një mungesë e një dialogu substancial mes nivelit lokal dhe qendror dhe një mungesë apo një mos ekzistencë e dialogut social që është i rëndësisë të pa kontestuar. Vetë fakti që kemi një buxhet prej afër 730 milionë euro të pa shfrytëzuara që nënkupton mungesë të projekteve apo implementim të projekteve kapitale është dënimi më i madh që po i bëhet qytetarit, në veçanti sektorit privat. Paramendoni 730 milionë euro në gjuhën ekonomike mund të duplikohën me 5 të investohen dhe kjo është një tkurrje që po e ngulfat sektorin privat po rritet interesi për të marrë kredi nëpër banka komerciale apo në institucione të ndryshme mikro-financiare kemi mbyllje të bizneseve dhe e tëra kjo është një pasqyre reale që duhet t’i prek në ndërgjegje përfaqësuesit institucional në veçanti në Parlamentin e Kosovës por edhe Qeverinë”, u shpreh Gërxhaliu.

  • Policia jep detaje: 54-vjeçari që u gjet i vdekur dje në Prishtinë për një muaj nuk kishte kontaktuar me familje

    Policia jep detaje: 54-vjeçari që u gjet i vdekur dje në Prishtinë për një muaj nuk kishte kontaktuar me familje

    Dje një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

    Bëhet fjalë për një burrë të moshës 54-vjeçare, për të cilin ka dhënë detaje sot policia përmes raportit 24- orësh.

    Rasti është kualifikuar si “hetim mbi vdekjen”, derisa bëhet e ditur se ai kontaktin e fundit me familjen e kishte pasur para rreth një muaji.

    “HETIM MBI VDEKJEN- Prishtinë 21.10.2023-14:18. Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima kishte jetuar i vetëm në banesën e tij, dhe kontaktin e fundit e kishin pasur me të para rreth një muaji. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi. Rasti në hetime.”

  • Sot zhvillohen dy ndeshje në ‘Albi Mall Superligë’ derbi luhet në Podujevë

    Sot zhvillohen dy ndeshje në ‘Albi Mall Superligë’ derbi luhet në Podujevë

    Xhiroja e dhjetë e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll do të përfundoj me dy ndeshje interesante që zhvillohen sot.

    Llapi – Drita pa dyshim do të marr vëmendjen kryesore, shkruan lajmi.net.

    Skuadra nga Podujeva ka pasur një fillim mjaft të mirë me gjashtë fitore, dy humbje e një barazim, por përballë do të ketë një kundërshtar mjaft të fortë pasi Drita është ende e pamposhtur në elitën e futbollit kosovar.

    Skuadra nga Gjilani ka pesë fitore e tri humbje.

    Llapi renditet në vendin e dytë me 11 pikë, derisa Drita është e treta, por ka një ndeshje më pakë të zhvilluar.

    Superliga do të përmbyllet me ndeshjen ndërmjet Malishevës e Dukagjinit.

    Të dyja skuadrat kanë vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, me Malishevën që ka katër humbje e një fitore, kurse Dukagjini ka katër barazime.

    Dukagjini renditet në vendin e tetë më nëntë pika të grumbulluara, nga ana tjetër Malisheva renditet e pesta, me 12 pikë të grumbulluara.

  • Makhachev fantastik fiton në raundin e parë përballë Volkonovskit

    Makhachev fantastik fiton në raundin e parë përballë Volkonovskit

    Rusi Islam Makhachev fiton që në raundin e parë ndaj Aleksander Volkanovski në UFC 294 .

    ishte ky spektakli i vërtetë i mbrëmjes se djeshme, apo “Main event”, ku Makhachev bëri që “Ettihad Arena” të shpërthejë në brohoritje.

    Kjo sepse pas vetëm tre minutash plot emocione, një goditje në kokë me këmbën e majtë nga çeçeni, e shoqëruar me një breshëri grushtesh mbi australianin, detyroi gjyqtarin të ndërpriste ndeshjen.

    Kjo ia zyrtarizoi fitoren Makhachev, i cili vazhdon me seri shumë pozitive.

    Me këtë fitore, 31-vjeçari arriti në ecurinë e tretë më të mirë në historinë e divizionit të peshave të lehta, më 13 fitore radhazi.

  • Jasharaj: Ende nxënësit s’janë pajisur me tekste shkollore – Qasja e Kurtit karshi mësimdhënësve është e qëllimshme

    Jasharaj: Ende nxënësit s’janë pajisur me tekste shkollore – Qasja e Kurtit karshi mësimdhënësve është e qëllimshme

    Pas më shumë se një muaj e gjysmë nga vendimi i Ministrisë së Arsimit që tekstet shkollore të blihen e më pastaj të kompensohen, ka bërë që shumë nxënës të mbesin pa tekste shkollore. Kështu ka thënë për Ekonomia Online, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj.

    Kreu i SBAShK-ut ka thënë për Ekonomia Online se vendimi i MASHTI-t për tekste është i gabuar, teksa dyshon se kjo po bëhet me tendencë nga Qeveria Kurti.

    Duke folur për këtë vendim, Jasharaj ka deklaruar se problemi më i madh me furnizim është nga klasa gjashtë deri tek e nënta.

    “Nga raportet që i kemi ne, kjo çështje nuk është përmbyllur as deri në momentin që po flas. Ka furnizim me tekste mirëpo jo në tersi të nxënësve dhe fatkeqësisht kemi nxënës ende nëpër klasa që nuk kanë fare tekste dhe një pjesë tjetër e nxënësve që i kanë pjesërisht tekstet. Problemi më i madh është krijuar veçmas me klasën 6-9 ngase tekstet e përdoruara vitin e kaluar kanë qenë të dëmtuara shumë, e një pjesë nuk janë kthyer fare nga nxënësit paraprak”, ka thënë Jasharaj për EO.

    Problem me furnizim sipas kryesindikalistit po ndodh te familjet me asistencë sociale. Me këtë rast, Jasharaj ka përmendur edhe një rast kur libraritë kanë kushtëzuar qytetarët që “nëse e dëshiron fletoren e punës së re duhet ta blesh edhe librin bazik”.

    “Fletoret e punës kanë qenë tepër të dëmtuara dhe nuk janë të përdorshme dhe kjo ka bërë që mësimdhënësit të ndihën keq për nxënësit të cilët fatkeqësisht na vijnë sidomos nga familjet me gjendje të rënduar ekonomike dhe prindërit e tyre nuk kanë pasur mundësi t’u blejnë fletoret e reja. Sipas informatave tona, uroj që të mos jetë e saktë, kur libraritë kanë paraqit kushte që ‘nëse e dëshiron fletoren e punës të re duhet ta blesh edhe librin bazik’. Pra uroj që ministrja Nagavci të ketë mësuar nga ky vit shkollor dhe të mos e përdor këtë vendim por të vendoset sikur herëve të kaluara madje duke ditur qe tekstet janë të dëmtuara shumë uroj që vitin e ardhshëm të kemi tekste të nga 1 deri 9 falas dhe jo në librari por të paguhen me kohë obligimet që i ka MASHT-I”, u shpreh Jasharaj.

    Duke folur për kushtet që i kanë mësimdhënësit, Jasharaj dyshon se kjo po bëhet qëllimisht nga ekzekutivi. Këtë e bazon në kundërshtitë që kanë hasur kohëve të fundit, raporton EO.

    “Qeveria edhe qeveritë e kaluara e kanë pasur zë të madh në fushata se arsimin e kanë prioritet, populli mbase ka pritur më shumë nga Qeveria Kurti e cila ka pasur fjalë të mëdha të ndryshimeve por e them me plotë gojën se kjo Qeveri ka dështuar në arsim. Është pritur shumë më tepër janë fol shumë çerdhe, janë përmendur fonde të caktuara që do t’i ndahen arsimit por arsimi me shkumës dhe shpuzë. Beteja nuk do të jetë shumë e suksesshme dhe pastaj sikur bëhet me qëllim kjo që të mos kemi rezultate që në PISA të dalim prapë dobët në mënyrë që të çelet atyre t’i shajnë vetëm mësuesit dhe duke i sharë mësuesit ne kemi arritur në një pozitë çfarë e kemi edhe në shkollat tona një mungesë të madhe të disiplinës dhe gradualisht shteti ka arritur ta zverdhë ta dëmtojë publikisht figurën e mësuesit që nuk ish dashur të bëhet”, u shpreh tutje Jasharaj.

  • Ndahet nga jeta skulptori Luan Mulliqi

    Ndahet nga jeta skulptori Luan Mulliqi

    Ka vdekur në moshën 70-vjeçare skulptori i njohur, Luan Mulliqi, ka njoftuar Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në të cilën Mulliqi ishte sekretar shkencor.

    Siç ka njoftuar ASHAK-u, të hënën në orën 11:00 do të mbahet në mjediset e saj do të mbahet mbledhja komemorative, ndërsa nga ora 11:30 do të fillojnë homazhet.

    Funerali niset nga ASHAK-u në ora 13:00.

    Varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës në orën 16:00.

    Kush ishte Luan Mulliqi?

    Luan Mulliqi lindi në Gjakovë në vitin 1953. Kreu studimet për skulpturë në Akademinë e Arteve Figurative në Prishtinë (1977), ndërsa studimet pasuniversitare në Beograd (1979).

    Ishte anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës që nga viti 1977 dhe më pas i disa asociacioneve të artistëve dhe të skulptorëve në SHBA.

    Mori pjesë në shumë simpoziume të skulpturës me karakter ndërkombëtar dhe botoi një sërë shkrimesh për skulpturë, për artet figurative dhe zhvillimet kulturore në Kosovë. Është autor i dy monografive për artin pamor në Kosovë.

    Krijimtaria e tij artistike përfshin skulpturën monumentale bashkëkohore dhe atë kombëtare, duke e transformuar në një stil modern. Hapi disa ekspozita personale (Beograd 1979, Çikago 1992, Dallas 1994, Nju-Jork 1995, Prishtinë 2008, Vjenë 2012, Timihoara 2014, Prishtinë 2016 etj.) dhe mori pjesë në shumë ekspozita kolektive jashtë vendit (Shqipëri, Kroaci, Holandë, Kanada, Japoni, Itali, SHBA, Gjermani, Indi, Maqedoni, Francë etj).

    Ishte fitues i disa çmimeve në konkurse të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare: çmimi për skulpturë në Fakultetin e Arteve në Beograd (1978), çmimet “Mosha Pijade” (1979), “40 vjet revolucion” (1981), Bienalja e Vizatimit (1983), Salloni Pranveror (1985), shtatorja e “Nënë Terezës” (2000), “Skënderbeu, strateg dhe diplomat” (2004), të gjitha në Prishtinë, pastaj për monumentin e Nënë Terezës në Tiranë (2005), shtatoren e Fehmi Aganit në Prishtinë (2006) etj.

    Veprat e tij gjenden në disa galeri dhe muze të ndryshëm. Disa prej tyre janë pjesë e koleksioneve private si dhe të personaliteteve të njohura.

    Për disa vjet ishte ligjërues në Universitetin e Tetovës dhe në Universitetin e Prishtinës.

    Ishte drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës, ndërsa nga viti 2012 ishte anëtar korrespondent në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sekretar i Seksionit të arteve dhe sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

  • Ish-sulmuesi i Juventusit Mirko Vucnic shpallet fajtor për evazion, i konfiskojnë 6 milionë euro

    Ish-sulmuesi i Juventusit Mirko Vucnic shpallet fajtor për evazion, i konfiskojnë 6 milionë euro

    Mirko Vuçiniç shpallet fajtor për evazion fiskal. Ish-sulmuesi malazez është dënuar në Itali me dy vite burgim me kusht për evazion fiskal. Sipas mediave italiane, gjykata e shpalli fajtor ishsulmuesin e Leçes, Romës dhe Juventusit për evazion fiskal.

    Bëhet fjalë për periudhën 2014-2017 kur Mirko Vuçiniç luajti për Al Xhazira dhe italianët e akuzojnë se nuk ka deklaruar të ardhurat prej gjashtë milionë eurosh. Avokati i tij pretendon se ai nuk ishte i lidhur financiarisht me Italinë në atë kohë dhe se nuk ishte i detyruar të justifikonte paratë. Megjithatë, gjykatësi vendosi kundër tij.

    Ai u kërcënua me tri vite burg, por duket se gjatë hetimit u gjetën rrethana lehtësuese. Dhe për këtë arsye, praktikisht ai ia hodhi me një dënim me kusht. Megjithatë, sekuestrimi i pasurisë së tij tashmë ka filluar dhe i janë konfiskuar 6 milionë euro.

  • Bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, përjetësohet në bronz

    Bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, përjetësohet në bronz

    Përgatiti: Pranvera Krasniqi

    Në vendin ku u lind, prej mëngjesit iu dëgjuan këngët.

    Ndonëse amaneti i të ndjerës Nexhmije Pagarusha ishte të varrosej në fshatin Pagarushë, 3 vjet pas vdekjes aty u përurua busti i saj. Zëri i saj dhe trashëgimia që la pas, me të cilat njihet si bilbili i Kosovës, u kujtua nga të pranishmit.

    Busti kushtuar dives së muzikës popullore shqipe ishte ide e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi i cili tashmë përfundoi mandatin e tij.

    Ndërkaq kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur realizimin e këtij busti.

    Mirënjohës për nderimin që ju bë ishin edhe familjarët e këngëtares

    Trashëgimia muzikore e Nexhmije Pagarushës përfshin mbi 150 këngë të interpretuara. Ajo e cila konsiderohet testament i këngës shqipe është kënga “Baresha” e cila u interpretua në vazhdimin e ceremonisë me program artistik në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.

    Nexhmije Pagarusha vdiq më 7 shkurt 2020.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në ATV, në videon më poshtë:

  • Ende ka kundërshtime për projektligjin për fekondim të asistuar

    Ende ka kundërshtime për projektligjin për fekondim të asistuar

    Përgatiti: Benita Zeneli

    Pas disa tentimeve, Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor u miratua në lexim të parë më 4 tetor. Ndonëse mori votat e 58 deputetëve, votimi në lexim të dytë mund të dështojë, nëse nuk ndryshojnë disa amendamente.

    Neni mbi të cilin fertilizimi i asistuar mjekësor është e drejtë edhe i një gruaje të pamartuar, mbi 18 vjeç, që është në gjendje të mirë shëndetësore e sociale dhe e aftë “për fertilizim dhe për përkujdesje prindërore” është njëra prej pikave të projektligjit që po kundërshtohet nga disa deputetë.

    Mes tjerash, deputetët po e kundërshtojnë edhe nenin, sipas të cilit çdo burrë në moshën mbi 23-vjeçare ka të drejtë sterilizimi, pa lejen e Komisionit për vlerësim mjekësor.

    Në mënyrë që Projektligji të mos dështojë në lexim të dytë, kryetarja e Komisionit për shëndetësi dhe mirëqenie, Fatmire Kollçaku, tha se përmirësimet eventuale në nene janë duke u shqyrtuar.

    Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, mes tjerash, u ofron mundësi të gjitha grave që metodën IVF ta kryejnë edhe në klinikat publike, meqë ajo në Kosovë ofrohej vetëm në spitale private.

    Por, bashkë me zvarritjet e deritanishme që projektligji të kalojë në Kuvend, njëkohësisht po zvarritet edhe projekti i Ministrisë së Shëndetësisë, që klinika Gjinekologjike të furnizohet me pajisje mjekësore për këtë metodë.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në ATV, në videon më poshtë: