ATV

Author: ATVLive

  • Bastiset shtëpia e ish këshilltarit të Hashim Thaçit, Artan Behrami

    Bastiset shtëpia e ish këshilltarit të Hashim Thaçit, Artan Behrami

    Pas bastisjeve të djeshme, Gjykata Speciale po vazhdon aksionet edhe sot, cak i bastisjes është një tjetër këshilltar i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Artan Behrami.

    Një ditë më parë, Behrami ka kritikuar Gjykatën Speciale se po dënon vetëm shqiptarët, duke e quajtur atë fashiste.

    Po ashtu, Behrami kritikoi edhe për bastisjen gjatë ditës së djeshme të shtëpive të Blerim Shalës, ish-këshilltar i Thaçit dhe Bashkim Smakajt, ish-këshilltar i Thaçit që ka shërbyer edhe si shef i AKI-së.

    Postimi i plotë i Behramit:

    Gjykata Speciale është fashiste, sepse përndjek, arreston dhe dënon vetëm shqiptarët.

    Prokuroria është në panik! Po humb çdo betejë juridike! Ndërsa, gjykata në përpjekje për të ndihmuar prokurorinë, seancat tragjike-komike po mundohet t’i mbulojë me spektakle.

    Bastisja e shtëpive të kolegëve, Blerimit dhe Bashkimit, është skandaloze dhe e paprecedent!

    Blerim Shala ka qenë pengesë vetëm për regjimin e Millosheviqit dhe ky regjim e kishte arrestuar atë disa herë.

    Për katër dekada, Shala ka qenë njëra ndër figurat intelektuale që ka dhënë një kontribut të pashlyeshëm në rrugën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim!

    Ndërsa, Bashkim Smakaj është ndër njerëzit më profesionist që njoh në fushën e sigurisë, njeri që ka ndërtuar shumë institucione të sigurisë në Kosovë nga themelet!

    Tani kjo qasje e prokurorisë është një dëshmi e qartë se ka një tendencë për të njollosur të gjithë shqiptarët që kanë dhënë kontribut për liri dhe shtetndërtim.

    Unë dhe kolegët e mi që kemi pasur nderin të bashkëpunojmë me presidentin Thaçi, nuk frikësohemi nga trokitjet e kësaj prokurorie në dyert e shtëpive tona.

    Ata nuk kanë policë për të bastisur të gjithë shqiptarët, ata nuk kanë prokurorë për të akuzuar të gjithë shqiptarët, ata nuk kanë burgje për të mbajtur të gjithë shqiptarët, që mbrojnë luftën çlirimtare të Kosovës!

  • Gazetari Fahri Musliu reagon pasi u përmend dje nga Aleksandër Vuçiqi

    Gazetari Fahri Musliu reagon pasi u përmend dje nga Aleksandër Vuçiqi

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte i ftuar të dielën në TV Prva, ku iu përgjigj kritikave të shumta mediatike, por edhe akuzave të kundërshtarëve të tij opozitarë.

    Vuçiq tha se nuk është mirë që liderët e partive opozitare shahen pa shije në postera, siç është rasti me Pavlo Grboviq, kryetarin e Lëvizjes Qytetarët e Lirë.

    “Më sulmojnë se kam buzë të shëmtuara, nuk i kam bërë asgjë buzëve, fajin e ka nëna ime që më ka lindur kështu. Është çështje gjenetike. Më akuzojnë se Fahri Musliu është babai im. Me këtë rast u them se babai im quhet Angjelko Vuçiq, e jo Fahri Musliu”, ka thënë Aleksandar Vuçiq, transmeton Slobodna Bosna.

    Fahri Musliu është gazetari shqiptar i cili sipas Slobodna Bosna kishte punuar në të njëjtin vend me nënën e presidentit serb, Angelina Vuçiq.

    Musliu i tha Danasit se nuk dëshiron të komentojë faktin që Vuçiq e ka përmendur, pasi siç thekson ai nuk merret me shpifje, kushdo qofshin ato”.

    “Lërini serbët dhe shqiptarët të argëtohen me budallallëqe, pasi e kanë në gjak të merren me shpifje dhe jetë të tjerëve”, ka thënë Musliu për Danas.

    Siç shton ai, “është e trishtueshme kur politikanët dhe gazetarët merren me trillime dhe shpifje për hir të ndonjë interesi dhe pafuqie personale, të pistë, pa menduar se po u shkaktojnë fyerje dhe dhimbje mendore personave të tjerë të përmendur”, thekson Musliu.

    Dikur, pas raportimeve në media se ai ishte babai biologjik i Aleksandar Vuçiqit, Fahri Musliu e mohoi këtë.

    “Nuk e njoh Aleksandar Vuçiqin. Nëna e tij ishte një kolege e imja, por nuk kishim asgjë më shumë se fakti që punonim bashkë dhe ishim kolegë. Deklaratat e tilla janë vetëm spekulime”, ka thënë më herët Musliu, përcjell Slobodna Bosna.

  • Shoqata e Bankave lanson fushatën informuese “Fuqizimi i Financave”

    Shoqata e Bankave lanson fushatën informuese “Fuqizimi i Financave”

    Shoqata e Bankave të Kosovës në partneritet me Deutsche Sparkassenstiftung für internationale Kooperation në Kosovë (Sparkassenstiftung) kanë nisur Fushatën “Fuqizimi i Financave” si një hap inovator dhe i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik. Duke bashkuar ekspertizën dhe burimet e tyre, të dyja organizatat synojnë të nxisin përfshirjen financiare dhe fuqizimin ekonomik për individë dhe komunitete në të gjithë Kosovën.

    Duke u mbështetur në besimin se qasja në shërbimet financiare është një e drejtë themelore e njeriut, kjo fushatë synon të thyejë pengesat, të tejkalojë pabarazitë dhe të fuqizojë individët dhe grupet e margjinalizuara të marrin kontrollin mbi të ardhmen e tyre përmes edukimit të duhur financiar.

    Fushata “Fuqizimi i Financave” është një nismë gjithëpërfshirëse dhe e shumëanshme, e cila synon të veprojë si një katalizator për ndryshime pozitive duke rritur jo vetëm ndërgjegjësimin për edukimin financiar, por edhe duke angazhuar aktivisht publikun në një rrugëtim transformues drejt fuqizimit të ekonomisë me theks të veçantë në edukimin financiar. Pra, përmes zbatimit të këtyre nismave dhe koordinimit të ngushtë, ne synojmë të fuqizojmë individët dhe komunitetet me njohuritë dhe burimet që u nevojiten për të marrë vendime të duhura financiare dhe si rrjedhojë për të kontribuar në rritjen ekonomike te Kosovës.

    Fushata do te shtrihet në një periudhe kohore tre mujore, përgjatë të cilës jane planifikuar një gamë e gjerë aktivitetesh me karakteristika të ndryshme. Ndërgjegjësimi financiar mbetet shtylla kryesore e saj, e cila do të materializohet nëpërmjet burimeve informuese, trajnimeve, punëtorive dhe seminareve te planifikuara per t’i ardhur sa me pranë qytetarëve në zhvillimin e aftësitë të tyre financiare e për t’i angazhuar ata në dialogun e hapur rreth çështjeve financiare si një mjet kyç për fuqizimin ekonomik.

    Z. Petrit Balija, Kryeshef Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës u shpreh:
    “Kemi filluar këtë fushatë të rëndësishme në partneritet me “Sparkassenstiftung” për të rritur edukimin financiar. Besojmë se qytetarët e informuar financiarisht janë një burim i fuqishëm për vendin tonë. Fushata do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi financiar më të fuqishëm dhe të mirë-informuar në Kosovë. Për ne është privilegj qe te bashkepunojme me një organizatë si Sparkassenstiftung qe ka mision primar edukimin financiar e qe eshte edhe per ne si Shoqate e Bankave te Kosoves nje mision parësor i angazhimeve tona.

    Përfaqësuesja në Kosovë, Zj. Anja Deinzer, Kordinatore Rajonale e “Sparkassenstiftung” për Europën Juglindore shtoi: “Në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave të Kosovës, jemi të vendosur të vijojmë me fuqizimin e individëve dhe komuniteteve me njohuritë dhe burimet e nevojshme për të kuptuar kompleksitetet e botës financiare. Ndërveprimi, ushtrimet praktike dhe motivimi për të qenë pjesë e aktiviteteve të kësaj fushate do të përkthehen në rritje të edukimit

    financiar e të vendimarrjeve të zgjuara në përdorimin e burimeve financiare. Ne jemi të sigurtë se kjo fushatë do te ketë impakt pozitiv të ndjeshëm në komunitetin e Kosovës.”

    Fushata “Fuqizimi i Financave” është një hap i rëndësishëm drejt ndryshimit pozitiv, e cila nëpërmjet ekspertizës globale dhe vendore kërkon të rrisë edukimin financiar të qytetarevë dhe të nxis fuqizmin ekonomik të Kosovës.

  • Dita botërore e qyteteve

    Dita botërore e qyteteve

    Data 31 tetor shënon ditën botërore të qyteteve, datë kjo e cila u përcaktuar për herë të parë në vitin 2014, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e cila ka për qëllim urbanizmin global, krijimin e mundësive por edhe adresimin e sfidave të ndryshme.

    Në çdo vit, po të njëjtën ditë mbahen aktivitete në qytetet të ndryshme botërore. Në vitin e kaluar Shangai ishte nikoqir i këtij manifestimi, nën temën “Vepro lokalisht, ndiko globalisht’’, ndërsa këtë vit nikoqir do të jetë Stambolli, nën temën “Financimi i së ardhmes së qëndrueshme urbane për të gjithë”.

    Roli të rëndësishme në këtë ditë ka edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, në Ditën Botërore të Qyteteve, OBSH merr një rol aktiv në organizimin e ngjarjeve të ndryshme. Këto ngjarje janë krijuar për të nisur udhëzime dhe mjete të reja teknike, për të shpërndarë mesazhe të ndryshme për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit urban.

    Ata bashkojnë ekspertë shëndetësorë dhe praktikues urban për të trajtuar në mënyrë bashkëpunuese sfidat e shumë-anshme që paraqesin zonat urbane.

    Dita Botërore e Qyteteve 2023: do ta organizohet nën temën, “Financimi i së ardhmes së qëndrueshme urbane për të gjithë”.
    Kjo temë nënvizon nevojën urgjente për të eksploruar se si të zhbllokohen investimet transformuese në planifikimin urban dhe të arrihet decentralizimi adekuat fiskal. Ndërsa qytetet vazhdojnë të rriten dhe evoluojnë, sigurimi i burimeve dhe investimeve të nevojshme financiare bëhet thelbësore për të siguruar qëndrueshmërinë e tyre dhe mirëqenien e banorëve të tyre.

    Dita Botërore e Evolucionit të Qyteteve Dita Botërore e Qyteteve u festua për herë të parë në vitin 2014 dhe që atëherë ka qenë një kremtim global në rritje. Ngjashëm me Ditën Botërore të Habitatit, kjo ngjarje vjetore

    Ndër të tjera, planifikimi urban është thelbësor për t’u përgatitur për zgjerimin e rregullt të qyteteve për të drejtuar investimet, për të përgatitur nënndarjet e tokës dhe për të instaluar infrastrukturën skeletore përpara ndërtimit. Riparimi i zonave të ndërtuara jo formalisht është kompleks dhe shumë më i shtrenjtë.

    Rritja e popullsisë urbane duket se rezulton ose në procesin që kërkon kohë të ndërtimit të aftësive për të harmonizuar qëllimet dhe për të bashkëpunuar në mënyrë efektive, ose në një tendencë për të adresuar urgjencën duke zhvilluar infrastrukturën pa marrë parasysh të parën.

    Megjithatë, zhvillimi i infrastrukturës nuk mund të vihet në pritje derisa të vendosen politika dhe institucione të përsosura.

  • Pas një debati që zgjati gjithë natën, votohet Qeveria e re e Malit të Zi – Milojko Spajiq kryeministër

    Pas një debati që zgjati gjithë natën, votohet Qeveria e re e Malit të Zi – Milojko Spajiq kryeministër

    Pas një diskutimi që zgjati gjithë natën, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë votuar për qeverinë e 44-të dhe kryeministri i ri Milojko Spajiq.

    Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, për Qeverinë votuan 46 deputetë, kundër 19 dhe një abstenoi.

    Gjatë votimit – ndër tjerash – thuhet se nuk kishte deputetë të GP të URA dhe të Partisë Boshnjake BS.

    Edhe pse pritej që Spajiq të paraqiste ekspozenë e tij, kjo nuk ndodhi sepse ai tha se një gjë e tillë tashmë ishte publikuar dhe se nuk kishte nevojë për ta bërë një gjë të tillë.

    Ai vetëm ka bërë propozimin e kandidatëve për përbërjen e qeverisë.

    Kjo u kritikua nga deputetët e pushtetit dhe opozitës, të cilët vlerësuan se Spajiq ka shkelur Kushtetutën.

    Siç vënë në pah mediat, fillimi i seancës u shënua nga një polemikë mes Spajiqit dhe kryeministrit në largim Dritan Abazoviq.

    Gjithashtu, gjatë diskutimit u bënë një sërë vërejtjesh për ekspozenë e Spajiqit.

    Në seancën e Kuvendit mori pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

  • Zhduket një grua në Ferizaj

    Zhduket një grua në Ferizaj

    Një grua është zhdukur dje në Ferizaj dhe akoma nuk dihet gjë për vendndodhjen e saj.

    Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rastin në fjalë e ka raportuar një shtetase e Shqipërisë, e cila ka thënë se viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

    Është njoftuar prokurori, rasti është në procedurë hetimore.

  • Vazhdon fushata informuese për udhëtim pa viza

    Vazhdon fushata informuese për udhëtim pa viza

    Gjatë kësaj jave do të vazhdojë fushata e informimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Kampanja vetëdijësuese këtë javë do të vazhdojë në këto komuna.

    Sot vazhdon fushata në Shtime me 31.10.2023, më 01.11.2023 fushata mbahet në Shtërpcë, vazhdon në Dardanë/ Kamenicë të enjten me 02.11.2023, ditën e premte me datë 03.11.2023 fushata shkon në qytetin e Vitisë.

    E nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtra. Udhëtimi pa viza nënkupton se mund të udhëtoni lirshëm në shtetet e zonës Shengen, por nuk do të mund të punoni.

    Nga janari qytetarëve të Kosovës u mundësohet të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra në zonën Shengen, për shembull, si turist, për të vizituar miqtë ose familjen, për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose sportive, takime afariste, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet të ngjashëm.

    Parlamenti Evropian miratoi në prill të këtij viti vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, me çka edhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje u përmbyllën. Miratimi në Parlamentin Evropian ishte bërë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

    Ja shtetet që do të mund të udhëtohet pa viza deri në 90 ditë:

    Komisioni Evropian në vendimin për liberalizim kishte sqaruar se edhe pas liberalizimit të vizave, bartësit e pasaportave të Kosovës nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë, vend që nuk e njeh as pavarësinë e Kosovës, as pasaportat e saj.

    Shtetet që përfshihen në vendimin për liberalizimin e vizave për kosovarët janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Norvegjia, Lihtensteini dhe Islanda.

    Republika e Kosovës, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilës nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Kosova ishte vendim i vetëm në Ballkan që kishte më së shumti kritere për fituar liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

    Komisioni Evropian, në vitin 2018, kishte konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.

    Etapat deri te liberalizimi i vizave për Kosovën

    Kosova ka kaluar disa etapa për të arritur liberalizmin e vizave

    Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për Kosovën

    Komiteti LIBE voton pro rekomandimit të KE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën

    Parlamenti Evropian konfirmon mandatin për negociata me Këshillin e BE-së për liberalizimin e vizave dhe

    Komiteti LIBE voton sërish për fillimin e negociatave me Këshillin e BE-së, për të vazhduar me hapat e mbetur për liberalizimin e vizave.

    Ndërkaq hapat që ende nuk ka arritur procesi për heqjen e vizave e që duhet të arrihen janë:

    Ambasadorët e BE-së votojnë për liberalizimin e vizave

    Mbajtja e takimit trepalësh ndërmjet Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian

    Ambasadorët e BE-së miratojnë marrëveshjen e arritur nga tri institucionet

    Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave

    Ambasadorët e BE-së votojnë me shumicë të thjeshtë për liberalizimin e vizave

    Këshilli i Ministrave të BE-së miraton me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave

    Akti ligjor nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian

    Vendimi publikohet në Gazetën Zyrtare, duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi dhe

    Liberalizimi hyn në fuqi.

  • Prepolli: Në shtëpi ne nuk i kemi 8 topa e Messi i fitojë të ARTË

    Prepolli: Në shtëpi ne nuk i kemi 8 topa e Messi i fitojë të ARTË

    Analisti i përhershëm i emisionit ‘EKIPI A’ Arsim Prepolli a e ka komentuar fitoren e çmimit ‘Topi Artë’ nga Leo Messi

    Prepolli ka deklaruar që për Messin ma nuk është interesante ky titull.

    ‘Messit iu kanë bërë si ditëlindje, ne në shtëpi nuk i kemi 8 topa, ai ky i fitoj të Artë, çka me thënë tjetër’ tha Prepolli.

    Komplet emisionin mund të shikoni më poshtë.

  • Dragusha: Duhet të jemi falënderues ndaj Zotit që e kemi Leo Messin

    Dragusha: Duhet të jemi falënderues ndaj Zotit që e kemi Leo Messin

    Ish kapiteni i kombëtarës së Kosovës në futboll, Muhmet Dragusha ka qenë i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ me Doruntina Alshiqin në ATV.

    Dragusha e ka komentuar fitoren e Topit të Artë nga Leo Messi.

    ‘ Duhet të jemi falënderues Zotit që e kemi Messin’ ka thënë ndër tjera Dragusha

    Për më shumë shikojeni emisionin më poshtë.

  • Lionel Messi e fiton “Topin e Artë” për herën e 8 në karrierë

    Lionel Messi e fiton “Topin e Artë” për herën e 8 në karrierë

    Lionel Messi ka vendosur hegjemoninë absolute për fitoren e trofeut të ”Topit të Artë” teksa ka fituar për herë të 8 në karrierë këtë çmim të rëndësishëm individual, dy më shumë se ndjekësi më i afërt, Cristiano Ronaldo.

    Ylli argjentinas mori trofeun në mbrëmjen gala të zhvilluar në Paris, duke mundur Erling Halaand dhe Kilian Mbappe, të cilët ishin rivalët e vetëm që mund të kërcënonin futbollistin i cili u zgjodh si fitues për shkak të triumfit të tij në Kupën e Botës në dhjetorin e kaluar.