ATV

Author: ATVLive

  • ​Behramaj: Bastisja e sotme është vazhdim i gjuetisë kundër fjalës së lirë

    ​Behramaj: Bastisja e sotme është vazhdim i gjuetisë kundër fjalës së lirë

    Adil Behramaj-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me bastisjen që po ndodh në banesën e Artan Behramait, duke thënë se bastisja është vazhdim i gjuetisë kundër fjalës së lirë dhe përpjekje për ta shurdhuar çdo zë kritik.

    Behramaj ka shkruar në Facebook se stafi i zellshëm i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, po provon t’i gjejë arsyet e dështimit të tyre nëpër shtëpitë tona.

    “Dje shkuan te Bashkimi e Blerimi, sot tek Artani. Të gjithë këta, para se të ishin këshilltarë të presidentit, janë njerëz të dëshmuar në jetën publike dhe institucionale të shtetndërtimit të Kosovës, së bashku me bashkësinë ndërkombëtare. Bastisja e sotme tek Artani është vazhdim i gjuetisë kundër fjalës së lirë dhe përpjekje për ta shurdhuar çdo zë kritik. Është vërtet e paprecedent kjo qasje. Është e pabesueshme sesi përndjekja po shihet si drejtësi nga kjo prokurori, e cila as që mërzitet për të drejtat e njeriut. Nëse sjellja e kësaj prokurorie është reflektim i vlerave perëndimore për drejtësinë dhe të drejtat e njeriut, atëherë është tejet e dhimbshme ku qenkan katandisur këto vlera. Në të kundërtën, kjo sjellje nuk do të duhej të tolerohej as nga ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian në Kosovë”, ka shkruar ai.

  • ​Lumi: Ballkani favorit ndaj Dritës, por kampionati është i gjatë

    ​Lumi: Ballkani favorit ndaj Dritës, por kampionati është i gjatë

    Në stadiumin e qytetit në Suharekë të mërkurën do të zhvillohet derbi i madh i futbollit kosovar ndërmjet Ballkani dhe Dritës.

    Këto dy skuadra janë në luftë kokë më kokë për titullin e kampionit me Ballkanin që është lider i tabelës me 26 pikë, katër më shumë se sa Drita që është e dyta me 22 sosh.

    Një fitore eventuale e skuadrës së Ilir Dajës mund ta thellonte diferencës e pikë në shtatë, por edhe një skenar i tille, sipas analistit Alban Lumi, nuk do ta “vriste” kampionatin sepse ka shume ndeshje për t’u zhvilluar.

    Lumi për KosovaPress ka thënë se e sheh Ballkanin si favorit në këtë ballafaqim për shkak se skuadra nga Suhareka ka potencial më të madh në organikën e saj.

    “E shoh Ballkanin si favorit në këtë ndeshje pasi ka më shumë kualitet, por edhe fond më të madh të lojtarëve. Ndërsa Drita në këtë aspekt mendoj që është në disavantazh pasi nuk ka treguar superioritet ndaj rivalëve që i ka pasur. Lojtarët e Ballkanit janë të gjithë gati dhe mezi presin që të marrin dritën jeshile për t’u futur në fushë.”, ka thënë Lumi.

    Më tutje, ai ka shtuar se edhe në rast të fitores së Ballkani, kampionati nuk mund tq quhet i mbyllur, sidomos për faktin se këto dy skuadra kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar dhe do të ballafaqohen pikërisht mes vete dhe kjo mundëson që pastaj situata të rikthehet rikthehet në gjendjen e mëparshme, pra në katër pikë diferencë.

    “Jo, nuk mund të themi që “vritet” kampionati nëse Ballkani e fiton derbin. Pra siç e dimë, do të zhvillohet edhe një derbi mes këtyre dy skuadrave që ka mbetur pa u zhvilluar dhe aty është mundësia që të rikuperohen pikët. Kështu që ka ende shumë ndeshje dhe madje mendoj se në garë për titull edhe më tutje është Llapi që mund të jetë aty në vazhdim të kampionatit.”, theksoi Lumi.

    Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Dritës do të zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 13:00.

  • Flet shqiptarja që futi çiftelinë në Filharmoninë e Gjermanisë

    Flet shqiptarja që futi çiftelinë në Filharmoninë e Gjermanisë

    Artistja shqiptare me prejardhje nga Gostivari, Hava Bekteshi, e cila ka arritur të promovojë në një mënyrë të veçantë instrumentin e çiftelisë nëpër eventet më të rëndësishme artistike në Gjermani.

    Ajo, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ALARM në ATV, tregoi kohën kur kishte arritur të fusë instrumentin e çiftelisë në Filarmoninë në Gjermani.

    “Hera e parë ishte viti 2019, kur në Filharmoninë në Hamburg, në sallën e madhe që çiftelia u bë pjesë në një skenë botërore. Hera e fundit ka qenë në Berlin, në koncertin “HausBerlin” më 12 gusht dhe këtu e kam prezantuar çiftelinë dhe në fakt e kam reprezantuar Shqipërinë me çifteli”, tregoi Hava.

    Ajo thotë se i gjithë ky rrugëtim i saj deri te futja e çiftelisë nëpër skenat gjermane, tregon faktin se publiku atje e ka mirëpritur dhe se është mjaft i interesuar për këtë instrument muzikor.

    “Është njëra prej këngëve më të bukura që insistojnë kolegët dhe publiku ta dëgjojnë dhe iu intereson historia e popullit shqiptar, disa edhe emocionohen me historinë, vuajtjet e popullit shqiptar ndër vite”, u shpreh artistja shqiptare. /atvlive.tv

    Intervistën e saj të plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Tre astronautë kthehen në Tokë pas mbi 5 muaj qëndrimi në stacionin hapësinor të Kinës

    Tre astronautë kthehen në Tokë pas mbi 5 muaj qëndrimi në stacionin hapësinor të Kinës

    Tre astronautë kthehen në Tokë pas mbi 5 muaj qëndrimi në stacionin hapësinor të Kinës
    Tre astronautë kinezë janë kthyer në Tokë pasi kaluan më shumë se pesë muaj në stacionin hapësinor të Kinës.

    Astronautët që ishin pjesë e misionit të Kinës Shenzhou-16 u ulën në vendin e uljes Dongfeng në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore.

    “Kapsula e kthimit e anijes kozmike të drejtuar Shenzhou XVI, që mbante astronautët Jing Haipeng, Zhu Yangzhu dhe Gui Haichao, u ul në vendin e uljes Dongfeng në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës”, thuhet në postimin e Stacionit Hapësinor Kinez në X.

    Të tre astronautët, të cilët qëndruan në stacionin hapësinor për 154 ditë, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

    Kthimi i ekuipazhit Shenzhou-16 erdhi pasi anija kozmike e drejtuar nga Shenzhou-17, me tre astronautë të tjerë në bord, u ankorua me sukses në stacionin hapësinor javën e kaluar. (AA)

  • Januzi: Do t’i përdorim të gjitha mjetet ligjore kundër suspendimit, jeta e minatorëve është në rrezik

    Januzi: Do t’i përdorim të gjitha mjetet ligjore kundër suspendimit, jeta e minatorëve është në rrezik

    Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi, ka konfirmuar për Ekonomia Online, se vendimin e Menaxhmentit për suspendimin e tij nga puna e ka marrë një hyje të objekti dhe nuk është njoftuar zyrtarisht.

    Për të kundërshtuar vendimin ai tha se do t’i përdorin të gjitha mjetet ligjore. Përderisa sqaroi se gjendja e minatorëve është e rëndë madje jeta e tyre është në rrezik, për çka edhe i bëri thirrje Qeverisë që të bëjë një zgjidhje sa më shpejtë.

    “Këtë vendim e kemi parë në hyrje të Minierës, konkretisht te roja fizike. Neve nuk na është dërguar ky vendim zyrtarisht, sepse në bazë të rregullave ligjore duhet të dërgohet zyrtarisht mirëpo këtë hap nuk e kanë marrë vetëm e kanë publikuar”.

    “Hapat tonë do t’i shqyrtojmë me kohë do t’i përdorim mjetet ligjore të mundshme në të drejtën tonë sepse ne jemi sindikatë jemi organ i pavarur në një formë ne kemi qenë ndërmjetësues. Kemi qenë vetëm ndërmjetësues dhe komunikues, ndërlidhës me minatorët në minierë dhe të gjithë ata që kanë pasur vullnetin për me dialogu me minatorët e për të cilën nuk ka ndodhur nuk ka pasur dialog të mirëfilltë na kanë sjellë në një situatë të rëndë”.

    “Gjendja e minatorëve është jashtëzakonisht shumë e rënd, jeta e tyre është në rrezik un ju bëj thirrje apel që duhet të reflektojmë dhe duhet të bërë një zgjidhje të i nxjerrim ata njerëz nga aty”.

    Ai u shpreh i bindur se greva do të vazhdojë dhe se janë të palëkundura deri në plotësimin e kërkesave të tyre, raporton EO.

    “Minatorët janë të palëkundur në kërkesat e tyre dhe shpresojmë të gjejmë një zgjidhje t’i nxjerrim sa më parë ata nga atje. Gjendja e tyre është rënduar”.

    Menaxhmenti i Trepçës ka marrë vendim që t’i suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator.

    “Punonjësit Ibrahim Jonuzi, Fevzi Ademi, Desat Kerleshi, Eset Meha, punëtorë të Trepça Sh. A. largohen përkohësisht nga puna, duke filluar nga data 27.10.2023”, thuhet në vendimin e menaxhementit.

  • Francë, rreth 5 mijë njerëz konvertohen në islam çdo vit

    Francë, rreth 5 mijë njerëz konvertohen në islam çdo vit

    Pavarësisht nga fjalimet e presidentit francez, shpesh të provokuese dhe me prapavijë, sikur ai i fundit të thoshte se “Islami është në krizë,” ngjalli zemërim në rrjetet sociale, jo vetëm tek myslimanët në Francë dhe në botë, por edhe tek shumë qytetarë francezë dhe organizata antiraciste bënë botë. Sipas një studimi të sotëm në Francë, jetojnë rreth 67 milionë njerëz, ku rreth 5.5 milionë janë myslimanë dhe për çdo vit, rreth 5 mijë njerëz konvertohen në islam.

    Përkundër këtyre fjalëve ngacmuese, megjithëse Emmanuel Macron ka gjetur kurajo (ndoshta për të korrigjuar veten ose për të kërkuar falje myslimanëve) dhe bëri homazhe të fundit në Xhaminë e Madhe të Parisit, e ndërtuar një shekull më parë dhe sot e ngritur si model i “Islamit të Francës,” që dëshmon se mund të jesh “francez dhe mysliman,” shkruan gazeta zvicerane në shqip, Le Canton27.ch.

    Sot në Francë jetojnë dhe veprojnë rreth 5.5 milionë myslimanë, prandaj Islami konsiderohet feja e dytë në Francë, pas krishterimit

    Francë: Gati 3,600 konvertime në Islam çdo vit (“France: Près de 3’600 conversions à l’islam chaque année” është ky titulli i gazetës franceze “La Croix”) botuar para ca vitesh (2006). Por sipas informacioneve të fundit, kjo shifër është dyfishuar. Sipas burimeve të gazetës zvicerane në shqip, referuar disa ONG-ve në Francë, për çdo vit në këtë vend bëhen rreth 7 mijë konvertime në islam. Nuk themi se e “braktisin katolicizmin” apo “e braktisin ortodoksizmin,” sepse kjo do ishte ofenduese dhe raciste.

    Por, me vlerë është duke respektuar të tjerët të thuhet e vërteta, se sot në Francë, për çdo vit, rreth 5 mijë njerëz konvertohen në islam. Fenomeni i konvertimit në Islam prek rreth 5,000 njerëz në vit në Francë. Krahas joshjes intelektuale dhe shpirtërore, këto konvertime janë më të shpeshta dhe janë bërë të zakonshme në Francë, madje, siç thonë, aq shumë që flasin mediat dhe personalitetet franceze pro dhe kundër islamit, numri i tyre rritet edhe më shumë. Sipas një studimi të publikuar para ca vitesh nga e përditshmja katolike franceze “La Croix,” pyetja se sa njerëz janë në Francë të konvertuar në Islam? Sipas skesës ankete velërohet se kjo shifër mund të kap deri në 70,000.

    Islami në Francë – Fakte dhe shifra

    Ndalimi i “abajas” i shpallur në gusht 2023 ka çuar edhe një herë në reflektim për vendin e Islamit dhe myslimanëve në vendin laik që është Franca. Më shumë se 5.4 milionë francezë janë myslimanë, prandaj Islami konsiderohet feja e dytë në Francë, pas krishterimit. Me një popullsi totale franceze prej afro 68 milionë banorësh, myslimanët përfaqësojnë vetëm 8% të popullsisë franceze.

    Nga ana tjetër, si në Francë ashtu edhe në botë, vlerësimet parashikojnë një rritje të numrit të myslimanëve në vitet në vijim. Prania e Islamit në Francë nuk është e re. Kjo fe monoteiste nga familja e feve abrahamike, e predikuar nga Muhamedi dhe e bazuar në Kuran, thuhet se ka prekur për herë të parë tokën franceze në vitet 710.

    Myslimanët erdhën nga Pirenejtë në Septimania, një rajon në jug të Francës, kryeqyteti i të cilit ishte Narbonne, një rajon i cili në atë kohë ishte nën sovranitetin mysliman nga viti 719 deri në vitin 759. Sot, myslimanët e pranishëm në Francë vijnë më shumë nga valët më të fundit të imigrimit, veçanërisht në vitet 1950, gjatë nevojës për punë me dorë për rindërtimin e Francës të shkatërruar nga lufte. /Le Canton27.ch

  • Fillon rigjykimi për rastin e njohur si ‘Veteranët’, 12 të akuzuarit deklarohen të pafajshëm

    Fillon rigjykimi për rastin e njohur si ‘Veteranët’, 12 të akuzuarit deklarohen të pafajshëm

    Ka filluar sot rigjykimi në rastin e njohur si Veteranët. Gjatë seancës fillestare në Gjykatën Themelore të Prishtinës, 12 të akuzuarit, përfshirë Agim Çeku, Rrustem Berisha, Nuredin Lushtaku, Shkumbin Demalijaj, e Shukri Buja janë deklaruar të pafajshëm, raporton ATV.

    Mbrojtja e tyre ka kundërshtuar fjalën hyrëse të Prokurorisë Speciale, duke thënë se nuk ka asnjë provë të vetme që dëshmon fajësinë e tyre. Megjithatë, Prokuroria Speciale është e bindur se gjatë këtij procesi gjyqësor do të prezantohen prova materiale, por edhe do të dëgjohen dëshmitarë se të pandehurit, duke qenë të informuar mirë, në kundërshtim me ligjin, kanë aprovuar aplikacione për njohjen e statusit të veteranëve, duke ndikuar në rritjen e numrit të tyre.

    Prokurori special, Valdet Gashi, ka thënë se të akuzuarit gjatë procesit të njohjes dhe verifikimit të aplikacioneve, në bashkëkryerje, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre si anëtarë të Komisionit Qeveritar, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, dëm ky që, sipas Gashit, vazhdon të rritet çdo ditë.

    Sipas aktakuzës, fryrja e listës së veteranëve i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit mbi 88 mijë euro.

    Në vitin 2021, Gjykata i kishte liruar nga akuzat për keqpërdorim me listat e veteranëve Çekun e të tjerët, por nga marsi i vitit të kaluar kur rasti u kthye në rigjykim, nuk kishte arritur të mbahet asnjë seancë. /atvlive.tv

  • Pak ditë para nisjes së edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Klarinetës

    Pak ditë para nisjes së edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Klarinetës

    Edicioni i katërt i festivalit ndërkombëtar të klarinetës, ku do të mbahet për pak ditë (International Kosova Clarinet Fest), ku pjesëmarrës do të jenë klarinetistë nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë.

    Blerim Emerllahu, organizator i këtij festivali, në emision ALARM në ATV, tregoi se bëhet fjalë për një festival ku zakonisht pjesëmarrës direkt do të jenë të gjithë komuniteti i klarinetistëve.

    “Do të zhvillohet një program shumë i mirë ku do të punohet me klarinetistë të huaj ndërkombëtarë dhe atë program pastaj ne arrijmë ta plotësojmë në koncerte dhe shfaqje të ndryshme. Këtë vit kemi të bëjmë me emra shumë të rëndësishëm të botës së klarinetit”, tha Emerllahu.

    Ai tregoi se festivali do të nisë me klarinetistin e njohur me origjinë shqiptare që jeton dhe vepron në Francë, Genti Dollani, i cili do ta drejtojë një ansambël të krijuar për këtë festival.

    “Me datë 4 nëntor ne e kemi zgjedhë të fillojmë me klarinetistin Genti Dollani. Është një klarinetist me origjinë shqiptare që jeton dhe vepron në Francë. Është një artist shumë i madh që e kemi dhe kemi gjetë një bashkëpunim shumë të mirë të kahershëm me të, por sidomos këtë edicionin e katërt e kemi bërë një bashkëpunim të jashtëzakonshëm ë do të jetë prezent me datë 4 nëntor dhe ai do të drejtojë një ansambël të formuar tashmë nga vetë festivali me pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe mendoj që do të ketë edhe nga Mali i Zi, po presim një konfirmim”, tregoi Emerllahu.

    Festivali “International Kosova Clarinet Fest” do të fillojë me 4 nëntor në amfiteatrin e ri të Bibliotekës Kombëtare Universitare. /atvlive.tv

    Intervistën e plotë të Blerim Emerllahu në emisionin ALARM e gjeni në videon më poshtë:

  • Arrestohen katër persona pasi e rrahën një tjetër në Dragash

    Arrestohen katër persona pasi e rrahën një tjetër në Dragash

    Katër persona janë arrestuar pasi që dje e kanë sulmuar një tjetër fizikisht në Dragash.

    Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se gjatë përleshjes është dëmtuar dera e hyrjes së një objekti.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

  • Çitaku e quan përndjekje politike e persekutim bastisjen e shtëpisë së Artan Behramit

    Çitaku e quan përndjekje politike e persekutim bastisjen e shtëpisë së Artan Behramit

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka quajtur përndjekje dhe persekutim, bastisjen e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Artan Behrami.

    “Kjo nuk është drejtësi. Kjo është përndjekje. Persekutim. Dje Blerimi e Bashkimi. Sot Artani. Nesër nuk e di. Po ajo që po shihet sheshazi është që kjo është përndjekje politike”, ka shkruar ajo.