ATV

Author: ATVLive

  • ​SPSP me këtë datë merr vendim për grevë, kërkojnë paga 450 euro

    ​SPSP me këtë datë merr vendim për grevë, kërkojnë paga 450 euro

    Katër sindikata të punëtorëve teknik do të marrin vendim më 8 nëntor për të hyrë në grevë shkaku i mos plotësimit të kërkesave për rritjen e pagave. Kështu është vendosur të hënën në mbledhjen e mbajtur nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se pas vendimit të të gjitha sindikatave, në grevë do të hyjnë punëtorët teknik të Komunës së Prishtinës, ata të QKMF-së në Prishtinë, punëtorët teknik të Universitetit të Prishtinës dhe ata të Qendrës së Studentëve.

    Azemi tha se me datën 8 nëntor do të merret vendim ose do të caktohet data e futjes në protesta dhe greva.

    “Të gjithë përfaqësuesit, janë që t’u jepet afat 10 ditë ose nuk është afat që atyre duhet t’u japim, por afat që ne të përgatitemi, dhe pas 10 ditësh të vijmë këtu dhe të marrim vendimin e protestave ose grevave. Me datën 8 nëntor do të merret vendim ose do të caktohet data e futjes në protesta dhe greva”, tha Azemi.

    Ai theksoi se nëse këto institucione nuk ofrojnë pagë këto institucione 450 euro atëherë në mënyrë të përgjithshme këta punëtorë do të lëshojnë vendet e tyre të punës.

    “Ju bëjë me dije se punëtorët (teknik) që janë këtu, marrin pagë 230 euro në komunën e Prishtinës, punëtorët e UP-së marrin pagë 270 euro, të Qendrës Studentore 290 euro. Kështu që realisht tani ne jemi ata që e përcaktojmë pagën, nëse don dikush të ketë shërbimet tona atëherë duhet të ofrojë pagë minimumi 450 euro, nëse nuk ofron pagë ekziston edhe opsioni tjetër që në mënyrë gjenerale do të lëshojnë vendet e tyre të punës duke marrë si obligim sindikata për të gjithë punëtorët, që t’i transferojmë në një kompani tjetër, të cilët unë veç kam ofertë përmbi 500 punëtorë që t’u ofrojmë këto paga,”shtoi Azemi.

    Kryetari i shoqatës sindikale të punëtorëve teknik të Universiteit të Prishtinës Arsim Gjinovci tha se ka shumë presion nga punëtorët që të mbahet greva, sepse me këto paga të ulëta në Kosovë nuk jetohet.

    Ai tha se janë dy rrugë, të rriten pagat, ose të marrin rrugën e migrimit të gjithë.

    “Siç dihet në Kosovë me këto paga të ulëta nuk jetohet, më duket se i ka ardhur fundi, nuk duam ta presim as janarin. Edhe më herët ka mundësi që të bojkotojmë punën apo ta lëmë krejt këtë punë. Me thënë të drejtën kemi presion shumë nga punëtorët, për me bërë greva apo protesta… Këtu janë dy rrugë “ose të rriten pagat , ose të marrim rrugën e migrimit të gjithë”. Kanë një javë ose 10 ditë kohë para grevës, t’i realizojnë kërkesat tona ose do të lëmë punën të gjithë punëtorët”, vijoi Gjinovci.

    Përfaqësuesja e Qendrës së Mjekësisë Familjare, Kumrije Shabani tha se janë të mllefosur për pagat që i marrin , dhe kërkon të mbahen protesta pasi që sipas se me këto paga nuk jetohet.

    Edhe përfaqësuesja e sektorit privat të komunës së Prishtinës Emrije Gashi gjithashtu pajtohet me kolegët e saj për protesta dhe greva./KP

  • ​Liga e Kombeve/ Kosova synon fitoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

    ​Liga e Kombeve/ Kosova synon fitoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka zhvilluar sot stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut në kuadër të Ligës së Kombeve.

    “Dardanet” vijnë pas fitores së realizuar ditë më parë në Shkup ndaj të njëjtit kundërshtar, derisa optimizmi nuk mungon as për ndeshjen e nesërme e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, nga ora 17:00.

    Përzgjedhësja e Kosovës, Anneli Andersen, tha se Kosova pati paraqitje të mirë ndaj Maqedonisë së Veriut në udhëtim dhe gjatë këtyre ditëve përgatitjet janë bërë në mënyrën më të mirë të mundshme që një paraqitje të tillë ta bëjnë edhe si vendase.

    Në anën tjetër, Lumbardha Misini dhe Blerta Smaili treguan për motivin që fitorja e të premtes ju ka dhënë, derisa pohuan se janë përgatitur mirë gjatë këtyre ditëve. Ato e konsiderojnë të vështirë përballjen e të hënës, por po ashtu theksojnë se dëshira dhe atmosfera është tejet pozitive dhe shpresojnë në një tjetër rezultat të tillë.

    Një tjetër dëshirë e futbollisteve kosovare ishte edhe përkrahja në stadium nga ana e tifozëve “Dardanët“.

  • Çaji i rusit mundet me qenë problem në shëndetin e këtyre personave, sipas dietologes

    Çaji i rusit mundet me qenë problem në shëndetin e këtyre personave, sipas dietologes

    Në emisionin A LIVE në ATV, ishte e ftuar dietologia Vala Popovci, e cila foli për dietat më të zakonshme në shoqërinë tonë, si dhe për benifitet dhe ndikimet e tyre në organizëm.

    Gjatë emisionit, një shikues pyeti dietologën se a ka ndikim negativ në organizmin tonë çaji i rusit.

    Përgjigja e saj ishte se çaji i rusit sjellë shumë benifite në organizmin tonë, por ka edhe ndikim negativ tek disa persona.

    “Nuk është i pashëndetshëm çaji i rusit. Përmban pak kafeinë e që mundet me qenë problem për personat me hipertension ose të dikush që e ka problem pjesën e gjumit. Ne zakonisht e konsumojmë pas darkës, e mundet me na ba problem për gjumë, përndryshe nuk ka efekte negative, as çaji e as kafja, të dyja kanë anti-oksidant që janë të mira për shëndetin tonë, mirëpo varet me çka e shoqërojmë”, tregoi ai. /atvlive.tv

    Përgjigjen e plotë të saj për ndikimin që mund të ketë çaji i rusit në organizmin tonë, e gjeni në videon më poshtë:

  • ​ATK me ekspertizë ndërkombëtare në trajtimin e ekonomisë digjitale

    ​ATK me ekspertizë ndërkombëtare në trajtimin e ekonomisë digjitale

    Misioni i ekspertëve të TAIEX për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve përmes e-tregtisë nga sot nisin takimet e niveleve të bashkëpunimit me Administratën Tatimore të Kosovës në fushën e ekonomisë digjitale.

    Sipas ATK-së, përmes kësaj punëtorie, ekspertët nga TAIEX, do të japin praktikat nga vendet të cilat kanë avancuar në trajtimin e tregtisë digjitale.

    “Aktualisht, bazuar në Legjislacionin Tatimor në Kosovë (TVSH, TAK, TAP), ekziston një bazë e mirë e dispozitave ligjore për trajtimin e transaksioneve, duke përfshirë “Shitjet online / E-commerce”, ose “Tregti Elektronike”. Nëpërmjet legjislacionit të TVSH-së, i cili në masë të madhe është i harmonizuar me direktivat e BE-së për TVSH-në, rregullohen situatat e vendit të furnizimit të mallrave dhe shërbimeve për personat e tatueshëm dhe jo të tatueshëm. Kjo punëtori vjen si rezultat i rritjes së shitjeve përmes internetit (E-Commerce), por edhe duke përdorur rrjetet sociale të komunikimit si burim kontaktesh me konsumatorin final, ku zakonisht përfshihen edhe lokacione të ndryshme ndërmjetësimi (Platforma) ndërmjet tregtarëve dhe konsumatorëve final. ATK ka nevoja të mëdha për shembuj konkretë se si zhvillohen këto transaksione dhe si trajtohen nga pikëpamja tatimore (TVSH, TAP etj.) të ardhura të tilla që realizojnë këta persona, metodat e inspektimeve (kontrollet tatimore) etj. Misioni nga TAIEX do të qëndroj në ATK për pesë ditë, në të cilat do të zhvillojnë takime me përgjegjësit tatimor të cilët mbulojnë këtë pjesë”, thuhet në komunikatë.

  • ​Skitarja austriake Sophie Sorschag merr leje që ta garojë për Kosovën

    ​Skitarja austriake Sophie Sorschag merr leje që ta garojë për Kosovën

    Skitarja e kërcimeve, Sophie Sorschag, tani e tutje mund të garojë për Kosovën.

    Sorschag, që në janar të këtij viti vendosi të lë Austrinë dhe të garojë për Kosovën në garat ndërkombëtare, është dashur të presë rreth 10 muaj për t’iu dhënë drita e gjelbër nga Federata Ndërkombëtare e Skive (FIS).

    FIS ka vendosur flamurin e Kosovës tashmë në uebfaqe, tek profili zyrtar i Sorschagut.

    Deri tek konfirmimi i FIS-it, është dashur një punë e gjatë insistimesh dhe kërkesash, të bëra nga drejtuesit e KOK-ut, presidentit Ismet Krasniqi e sekretarit të përgjithshëm, Besim Aliti, si dhe kryetari i FSK-së, Milaim Kelmendi.

    I pari i KOK-ut, Krasniqi dhe i pari i skitarisë në Kosovë, Kelmendi, falënderuan FIS-in, që përkundër vonesës, i dha lajmin e shumëpritur FSK-së.

    Kelmendi, që është edhe nënpresident i KOK-ut, shtoi se tani e tutje presin që 24-vjeçarja të përfaqësojë denjësisht Kosovën në garat e rëndësishme ndërkombëtare.

    Sophie Sorschag ka një bagazh të madh në kërcimet me ski. Ajo u shpall kampione e botës në garat ekipore me Austrinë në vitin 2021, ndërsa mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

    Karriera dhe potenciali i saj japin shpresa për medalje historike për Kosovën në sportet dimërore, pse jo edhe në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Kortina 2026.

  • Familja financon parkun memorial “Islam Zenel Kryeziu” në Pagarushë të Malishevës

    Familja financon parkun memorial “Islam Zenel Kryeziu” në Pagarushë të Malishevës

    Është inauguruar të shtunën parku memorial, Islam Zenel Kryeziu, në Pagarushë të Malishevës, raporton ATV.

    Sipas familjarëve dhe banorëve të këtij fshati, inaugurimi i këtij parku ka rëndësi të veçantë meqë 24 vjet më parë, ky vend ka shërbyer si strehim për refugjatët e luftës.

    Ky park memorial është financuar nga familja. /atvlive.tv

  • Aktakuzë lidhur me incidentin në Kuvendin e Kosovës

    Aktakuzë lidhur me incidentin në Kuvendin e Kosovës

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve dhe zgjerimit të tyre, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve B.B., H.B., M.L. dhe B.H., (deputetë të Kuvendit të Kosovës), lidhur me përleshjen fizike të dt. 13.07.2023, gjatë mbajtjes së seancës së rregullt plenare në objektin e Kuvendit të Kosovës.

    Sipas aktakuzës, të pandehurit B.B., M.L., H.B., ngarkohen për veprën penale “Sulmi”, nga neni 184 paragrafi 1 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri H.B., gjithashtu ngarkohet me veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, nga neni 321 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Po ashtu, në këtë çështje penale për të pandehurin B.H., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 të KPRK-së.

    Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë. /atvlive.tv

  • Haxhiu kërkon nga BE-ja ta vlerësojë përparimin në sundimin e ligjit e aplikimin për anëtarësim në union

    Haxhiu kërkon nga BE-ja ta vlerësojë përparimin në sundimin e ligjit e aplikimin për anëtarësim në union

    Programi i Bashkimit Evropian (BE) për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë të hënën e ka mbajtur takimin e dymbëdhjetë të Komitetit Drejtues, raporton Ekonomia Online. Ky projekt është i financuar nga BE-ja dhe synon reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë në përputhje me standardet evropiane.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se falë këtij projekti të BE-së zbatimi i ligjeve është në nivelin e duhur dhe se në këtë drejtim kanë ndihmuar edhe trajnimet për prokurorët e gjyqtarët.

    Sipas saj, Kosova ka bërë përparim në sundimin e ligjit dhe se këtë duhet që të vlerësojë BE-ja, madje ka kërkuar që të merret parasysh edhe aplikimi për në union.

    “Tri vjet pas këtij projekti ne kemi zbatim të ligjit dhe kemi zbatim të rregullave më të mira dhe më të sakta. Falë këtij projekti korniza ligjore është tani më e mirë. Trajnimi për gjyqtarët e prokurorët nga ky projekt është një hap i rëndësishëm për neve si shtet dhe për të gjithë sistemin e drejtësisë”.

    “Nga këto trajnime dhe këta ekspertë nga BE-ja kemi mësuar shumë në sektorin e drejtësisë, por edhe në sundim të ligjit. Kemi rritur zbatimin e ligjeve dhe kjo është vërejtur edhe nga Bashkimi Evropian, presim që këto të i shoh unioni dhe ta vlerësojë Kosovën dhe aplikimin e saj për anëtarësim në BE”.

    Ambasadori gjerman Jorn Rohde, tha se fuqizimi i sundimit të ligjit është qenësore për anëtarësim në BE. Madje për këtë garantoni mbështetjen e shtetit të tij, raporton EO.

    “Ky projekt është një projekt i rëndësishëm për të gjithë në. Fuqizimi i sundimit të ligjit është qenësore për demokraci, por edhe në anëtarësim në BE. Gjermania mbetet gjithmonë në përkrahje me shtetin e Kosovës dhe përfundimin e kornizës ligjore”.

    Ky projekt ka ndihmuar institucionet në konsolidimin e kornizës ligjore dhe institucionale për të forcuar pavarësinë, paanshmërinë, llogaridhënien, profesionalizmin, cilësinë, efikasitetin dhe transparencën e gjyqësorit, përmirësimin e qasjes në drejtësi të qytetarëve e sidomos të grave edhe grupeve të margjinalizuara.

  • Kurti takohet me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

    Kurti takohet me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti. Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit, raporton EO.

    Pas vizitës në Prishtinë, Von der Leyen pasdite do të udhëtojë për në Beograd, ku do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren, Ana Brnabiq.

    Ndryshe, vizita në Kosovë është në kuadër të një vizite katërditore në rajon, të cilën von der Leyen e ka nisur të dielën në Maqedoninë e Veriut.

    Ajo gjithashtu do të qëndrojë për vizitë në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Vizita vjen pas takimeve që von der Leyen pati në Shqipëri në fillim të këtij muaji, në datat 15-16 tetor, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

  • Von der Leyen dënon fuqishëm sulmin terrorist në veri: Kosova ta pranojë Asociacionin e mbetur pezull

    Von der Leyen dënon fuqishëm sulmin terrorist në veri: Kosova ta pranojë Asociacionin e mbetur pezull

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se e dënon fuqishëm sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë. Pas takimit me të parën e shtetit, Vjosa Osmani, Von der Leyen, foli edhe për ndihmën që Bashkimi Evropian e jep për Kosovën.

    Sipas saj, Kosova duhet ta pranojë Asociacionin që ka mbetur pezull dhe Serbia duhet ta njoh Kosovën.

    “Fuqishëm fajësojmë dhe dënojmë sulmet e 24 shtatorit dhe shprehim ngushëllimet për humbjen e jetës së zyrtarit policor”, tha fillimisht ajo.

    “Porosia ime është se Kosova ka bërë një progres në fuqizimin e demokracisë. Më kujtohet vitin e kaluar kur bëmë thirrje për liberalizim të vizave dhe ia dolëm se nga 1 janari do të lëvizni lirshëm. Porosia e dytë është se duhet t’i përafrojmë edhe çështjet ekonomike”.

    “Kemi kaluar në shumë kriza si ajo me energji elektrike dhe kemi ndarë 70 milionë euro. Ekonomitë duhet t’i përafrojmë, dhe nëse i shihmi shifrat, ekonomia kosovare ka shumë punë për të bërë dhe duhet ta rrisim këtë çështje”.

    “Të gjithë e dimë që këto gjëra bëhen nëse Kosova dhe Serbia angazhohen. Kosova duhet ta pranojë Asociacionin që ka mbetur pezull dhe Serbia duhet ta njoh Kosovën”.