ATV

Author: ATVLive

  • Lajçak sot në Kosovë për takime me Kurtin dhe opozitën

    Lajçak sot në Kosovë për takime me Kurtin dhe opozitën

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të mbërrijë në Prishtinë të hënën pasdite për t’u takuar me liderët kosovarë për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe çështje të tjera.

    Lajçaku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, si dhe me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë.

    Emisari i BE-së vjen në Prishtinë rreth dhjetë ditë pas takimeve të fundit në Bruksel më 26 tetor, ku Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan ndaras me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, si dhe zyrtarë të tjerë të BE-së.

  • Lista Serbe: Në vend të dialogut, Kurti kërkon ta zgjidhë problemin me militarizimin

    Lista Serbe: Në vend të dialogut, Kurti kërkon ta zgjidhë problemin me militarizimin

    Lista Serbe pretendon se deklarata e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se askush nuk do ta ndalojë as në veri e as në jug, dhe se vitin e ardhshëm do të angazhojë edhe 500 policë dhe 600 pjesëtarë të FSK-së, “është kërcënim i dukshëm ndaj serbëve në veri dhe në jug të Kosovës”.

    “Përkundër thirrjeve të qarta të bashkësisë ndërkombëtare që të ndalojë përshkallëzimin e mëtutjeshëm dhe që Prishtina të fillojë de-përshkallëzimin dhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Albin Kurti bën deklaratë se askush nuk do ta ndalojë, as në veri e as në jug, dhe se për këtë qëllim vitin e ardhshëm do të angazhojë edhe 500 policë të tjerë dhe 600 pjesëtarë të FSK-së, që është një “kërcënim evident” për serbët si në veri ashtu edhe në jug të Kosovës”, pretendohet në kumtesën e kësaj partie të cilën e ka instaluar Vuçiqi në Kosovë, transmeton Paparaci.

    Sipas kumtesë së Listës Serbe, formimi i formacioneve shtesë të armatosura “njëkombëshe” në këtë moment është reflektim i dëshirës së dukshme për zgjidhjen e problemeve “me militarizimin e kësaj zone me formacione të armatosura në vend të dialogut”.

    “Pesha e këtij kërcënimi është edhe më e madhe sepse Albin Kurti në periudhën paraprake ka deklaruar se “gjysma e serbëve duhet të dëbohen dhe gjysma të arrestohen”, si dhe se “serbët do të paguajnë dhe do të vuajnë”, dhe pastaj serbët janë rrahur, arrestuar, shtypur ndërsa bota këtë po e shikon në heshtje”.

    Ata u bëjnë thirrje aktorëve ndërkombëtarë që “të ngrenë zërin” dhe, siç thonë ata, “të parandalojnë planet e Kurtit, të cilat nëse realizohen do të nënkuptojnë “dëbimin e komunitetit serb” nga vatrat e tyre shekullore dhe krijimin në tentativë të një shteti policor”, përfundon kumtesa e garniture të re të kësaj partie me fjalor dhe propagandë të njëjtë siç jemi mësuar të dëgjojmë më parë prej Radoiçiqit, Rakiqit, Simiqit dhe të tjerëve.

  • Maqedonci e nderon me medalje pronarin e kompanisë së dronëve “Bayraktar”

    Maqedonci e nderon me medalje pronarin e kompanisë së dronëve “Bayraktar”

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim të hënën e gjashtë nëntorit, pronarin e kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar dhe ambasadorin turk në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

    Maqedonci ka thënë se “Bashkëpunimi me kompaninë Baykar që është kthyer në kryefjalën e teknologjisë ushtarake, me prodhimet e veta ka bërë që FSK për një periudhë të shkurtër të ngrisë kapacitetet e saj luftarake në nivelin që garanton mbrojtje territoriale dhe siguri për të gjithë qytetarët tanë”.

    Gjatë këtij takimi diskutuam për projektet e rradhës në të cilat do të investojmë, dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi përtej blerjeve.

    “Për vullnetin e gatishmërinë që kjo kompani dhe Republika e Turqisë ka shfaqur për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, shpreha mirënjohjen time të thellë duke dekoruar me medalje për “Shërbim të Shquar” Haluk Bayraktar. Lidhja e fuqishme ndërmjet dy shteteve tona do të vazhdoj!”, tha Maqeonci.

  • Publikohet manuali për zbatimin e politikës kundër ngacmimit seksual në punë

    Publikohet manuali për zbatimin e politikës kundër ngacmimit seksual në punë

    Zyra e Kryeministrit ka publikuar manualin për zbatimin e politikës kundër ngacmimit seksual në organet e Administratës Publike.

    Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, pranë ZKM-së, Habit Hajredini, tha se kjo politikë synon të shërbejë si udhërrëfyes për luftimin dhe parandalimin e ngacmimit seksual në administratën publike.

    Të njëjtën e mirëpriti edhe shefi i seksionit për ligj dhe drejtësi në kuadër të misionit të OSBE-së në Kosovë, Mark Lasser dhe drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli.

  • Dedaj në Gjykatën Speciale: Rugova ishte themelues i shtetit, Thaçi e përmbylli procesin e pavarësisë

    Dedaj në Gjykatën Speciale: Rugova ishte themelues i shtetit, Thaçi e përmbylli procesin e pavarësisë

    Ish-ambasadori i Kosovës, në Maqedoninë e Veriut, është duke dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë.

    I pyetur se çfarë mendon për ish-presidentin Ibrahim Rugova, ai tha se ai ishte themelues i shtetit të Kosovës, kurse ish-presidenti tjetër, sipas tij e përmbylli procesin e pavarësisë.

    “Presidenti Rugova është themelues i shtetit të Kosovës, ndërsa lideri Hashim Thaçi e ka përmbyll procesin e pavarësisë së Kosovës”, tha ai.

    Dedaj u pyet për karrierën politikë të tij ndër vite, ai u përgjigj duke thënë se nga pozita e fundit, ajo e ambasadorit në Maqedoninë e Veriut, u largua dhunshëm nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila sipas tij e vendosi në atë pozitë burrin e saj, Prindon Sadriun.

    “Postet tjera mund t’i flasim më vonë, në 2004 kam fitu ulësen e deputetit, kur është themelu këshilli traniztor kam qenë pjesë e këtij këshilli, zëvendësministër i jashtëm dhe më së fundi ambasador, që jam largu dhunshëm, brutalisht dhe politikisht nga presidentja Osmani për qëllime politike, në vend timin e ka dërgu burrin e saj”, tha ai.

    Tutje ai tregoi se për shkak të terrorit serb, ai ishte detyruar të heqë dorë nga mësimdhënia.

    “Për arsye se Serbia kishe ushtru terrorin dhe gjenocidin u detyruam të heqim dorë, nga mësimdhënia dhe gjithë kohën kapacitetet e mija t’i vë në dispozicion, të ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës dhe organizimin e jetës. Ishin mbyllë shkollat, ishin përjashtu mësimdhënësit, dëshironim që ta mbanim jetën edhe pse kushtet ishin të vështira. Kjo është arsyeja pse dhashë dorëheqje nga mësimdhënia”, tha ai.

    Dedaj tha se gjatë luftës ka organizuar një sërë protestash kundër pushtimit serb dhe dhunës së krijuar

    Gjatë luftës në radhë të parë kam qenë organizator i demonstratave kundër Millosheviq, kam organizu 60 demonstrata që ju kam pri të gjitha, me solidarizu më UCK-në, me ftu NATO-në të intervenoj dhe ta shpëtoj popullin civil. Në 98, i kemi mbajt disa zgjedhje të diskutueshme por që ta kemi një adresë, që delegacionet kur të vijnë të kenë me këtë ë bisedojnë.

    Dedaj theksoi se regjimi i Serbisë ia ka vrarë 12 anëtarë të familjes, ndër ta dy të mitur.

    “Kam lëndim në zemër, e kam zemrën me tela që ma ka shkaktu Serbia, i kam stendat në zemrën time, në shpirtin tim. Serbia më ka vra 12 anëtarë të familjes, 2 të mitur… në këtë dhomë këtu para kriminelit Millosheviq kam folë balle përballë…”, tha ai.

    I pyetur se a ka pasur tensione me institucioneve të Kosovës të viteve 90-ta dhe UÇK-së, ai tha se kishte vetëm moskoordinim dhe ndonjëherë moskuptime.

    “Ka pasur moskoordinim, mosinformim, flas për udhëheqjen poltike në Prishtinë, e kanë shiku me droh dhe me shqetësim shfaqjen e UÇK-së, që në fakt që e bëri realitet lirinë e Kosovës. Ka pasur individ brenda partive, që kanë bërë dezinformata kundër UÇK-së, personalisht kam pasur dëshirë të shkoj në ato zona..”, tha ai.

  • Nga 1 janari nuk mund të zhdoganohen veturat më të vjetra se viti 2014

    Nga 1 janari nuk mund të zhdoganohen veturat më të vjetra se viti 2014

    Nga 1 janari i vitit 2024 qytetarët nuk mund t’i zhdoganojnë veturat më të vjetra se viti 2014.

    “Nga 1 janari 2024 nuk mundeni të zhdoganoni automjetet më të vjetra se viti 2014”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

    Deri në fund të vitit 2023, qytetarët mund t’i zhdoganojnë veturat e prodhuara nga viti 2013 e deri tani.

    Ekzekutivi i Kosovës gjatë vitit 2017 ka miratuar ligjin që përcakton se automjetet rrugore që importohen në vendin tonë, nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet nga viti i prodhimit.

  • Pse disa njerëz urrejnë të festojnë ditëlindjet

    Pse disa njerëz urrejnë të festojnë ditëlindjet

    Ne e dimë që bota është e ndarë në dy grupe: ata që zgjohen herët dhe ata që flenë vonë, ata që duan ëmbëlsirat dhe ata që zgjedhin gjëra të shëndetshme, ata që merren me sport dhe ata që kalojnë gjithë ditën në divan, ata që duan të festojnë ditëlindjen dhe ata që e urrejnë këtë gjë.

    Arsyet pse disa njerëzve u pëlqen të festojnë ditëlindje, ndërsa të tjerë i urrejnë janë të shumta dhe komplekse: personalitetet e ndryshme, përvojat e jetës, kultura etj.

    Për ata që duan të festojnë ditëlindjen, kjo ditë është një rast i veçantë për të forcuar lidhjet shoqërore dhe për të tërhequr dashurinë dhe vëmendjen nga miqtë dhe familja. Festa ofron një mundësi për t’u ndjerë i/e vlerësuar dhe i/e rëndësishëm.

    Nga ana tjetër, nëse e urreni të festoni ditëlindjen, kjo mund të jetë sepse ndiheni të mbingarkuar nga vëmendja e padëshiruar dhe presioni shoqëror.

    Kjo është e vërtetë për ata individë që preferojnë një jetë më diskrete dhe të qetë, duke e konsideruar festimin e ditëlindjes tepër të zhurmshme. Ideja për të qenë në qendër të vëmendjes mund të jetë sfiduese dhe presioni social i pritjes së dhuratave apo urimeve mund të jetë një burim stresi.

    Një arsye tjetër që mund t’i urreni festat e ditëlindjeve është ideja e plakjes.

    Për disa njerëz, fryrja e qirinjve në tortë mund të jetë një kujtesë për kalimin e kohës, që ngjall ankthe dhe shqetësime që lidhen me moshën, arritjen e qëllimeve personale, pritshmëritë etj.

    Së fundi, disa njerëz thjesht nuk i kushtojnë shumë rëndësi ditëlindjes dhe preferojnë të fokusohen në gjëra të tjera të jetës. Për ta, ditëlindja është thjesht një ditë si çdo ditë tjetër, pa ndonjë rëndësi të veçantë dhe festimi do të ishte i tepërt. /atvlive.tv

    Pë më shumë, shikoni videon më poshtë:

  • Kurti dhe Aliu dalin për të promovuar zvogëlimin e përdorimit të qeseve plastike

    Kurti dhe Aliu dalin për të promovuar zvogëlimin e përdorimit të qeseve plastike

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se sot ministri Liburn Aliu dhe kryeministri Albin Kurti do të vizitojnë disa dyqane në qendër të Prishtinës.

    Kjo vizitë, sipas njoftimit të MMPHI, do të zhvillohet për të promovuar zvogëlimin e qeseve të plastikës.

    “Ju ftojmë të ndiqni vizitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti dhe të Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastruktures, Z. Liburn Aliu, në disa nga dyqanet në qendër të Prishtinës, me qëllim promovimin e praktikës për zvogëlimin e qeseve të plastikës tek qytetarët e Republikës së Kosovës.”

    Agjenda:

    Koha: E hëne, 06 nëntor, 2023

    Ora 11:30

    Lokacioni: Ndërtesa e Qeverisë

    11:30 – 11:40

    Takimi para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës

    11:40 – 12:00

    Vizitë dhe bashkëbisedim më konsumatorët dhe pronarët në dyqanet në afërsi (Viva Fresh, pastaj Maxi)

    12:00 – 12:15

    Prononcim për media mbi udhëzimin administrativ dhe specifikat/këshillat për qytetarë dhe përfaqësuesit e bizneseve (Brenda hapesirave te marketeve)

  • Haradinaj kujton Tonin dhe Micin: Ata janë shembulli më i mirë i dashurisë për atdheun

    Haradinaj kujton Tonin dhe Micin: Ata janë shembulli më i mirë i dashurisë për atdheun

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi, dhe Nezir Ymeri në përvjetorin e rënies.

    Haradinaj ka thënë se ata janë shembulli më i mirë i dashurisë ndaj atdheut dhe i guximit.

    “Çdo 6 nëntor kujtojmë e nderojmë heronjtë; Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi, dhe Nezir Ymeri. Ata janë shembulli më i mirë i dashurisë ndaj atdheut dhe i guximit. Mbeten frymëzim për brezat e ri.

    Gjithmonë mirënjohës për sakrificën e tyre!”, ka thënë Haradinaj.

  • Dogana e Kosovës: Nga 1 janari nuk mund të zhdoganohen veturat më të vjetra se viti 2014

    Dogana e Kosovës: Nga 1 janari nuk mund të zhdoganohen veturat më të vjetra se viti 2014

    Nga 1 janar 2024 nuk mund të zhdoganohen vetura më të vjetra se viti 2014.

    Kështu ka bërë të ditur Dogana e Kosovës në një postim në Facebook.

    Qeveria e Kosovës në vitin 2017 ka miratuar një ligj e cili thotë se “mjetet rrugore që importohen në Kosovë, nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet”.

    Mbështetësit e ligjit kanë thënë në atë kohë se veturat e vjetra e ndotin ambientin, kryesisht përmes lirimit më të madh të gazrave.