ATV

Author: ATVLive

  • 260 kilometra për nder të Flamurit, Erzen Zymberaj arrin në Tiranë

    260 kilometra për nder të Flamurit, Erzen Zymberaj arrin në Tiranë

    Përgatiti: Lorik Gërbeshi

    Data 28 nëntor shënoi një nga sfidat personale për atletin profesionist, Erzen Zymberaj.

    Zymberaj mori vendim që për nder të kësaj dite të marrë rrugën e gjatë prej 260 kilometrash, nga Prishtina e deri në Tiranë.

    Qëllimin e tij, Erzen e arriti.

    Pas 24 orësh vrapim, mes sfidash e vështirësish, ai mbërriti në Tiranë, ku u prit nga dhjetëra qytetarë.

    Distanca e gjatë e rrugës që vendosi të ndërmarrë, iu desh që edhe përgatitjen fizike ta kishte të veçantë.

    Për një kohë të gjatë, ishte në përgatitje intensive, andaj edhe aktivitetet fizike i kishte rreth 20 orë brenda javës.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në ATV, në videon më poshtë:

  • 28 Nëntori shënohet në komunat shqiptare në Serbi

    28 Nëntori shënohet në komunat shqiptare në Serbi

    Përgatiti: Armand Hoti

    Krah atij të Serbisë, me rastin e 28 Nëntorit, në komunën e Preshevës dhe në atë të Bujanocit është vendosur flamuri kombëtar.

    Të martën, në komunat e udhëhequra nga shqiptarët në Serbi, megjithatë nuk pati ndonjë atmosferë feste.
    Në fakt, komunat nuk bënë organizime.

    Aktivitetet e vetme për nder të festës, u organizuan nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi.

    Megjithatë, ata që i vendosën flamujt, pritet të ndëshkohen nga shtetit serb.

    Komuna e Preshevës është komuna me më së shumti shqiptarë në Serbi.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në ATV, në videon më poshtë:

  • Veriu s’feston, 28 Nëntori ditë e zakontë në komunat veriore

    Veriu s’feston, 28 Nëntori ditë e zakontë në komunat veriore

    Përgatiti: Driton Sadiku

    Institucionet publike pushuan sot për nder të Ditës së flamurit.

    Njësoj vepruan edhe katër komunat në veri të vendit që të martën ishin të mbyllura për palë.

    Ndonëse këto komuna për herë të parë udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, asnjëra nga to nuk pati ndonjë organizim në nderim të kësaj feste.
    Madje, në disa nga to nuk u ngrit as flamuri kombëtar.

    Nga komuna e Leposaviqit, jo zyrtarisht i thanë ATV-së se flamuri kombëtar nuk është vendosur për të mos ngritur tensione. Gjendje e njëjtë ishte edhe në Mitrovicë të veriut.

    As në komunë e as përreth nuk u pa ndonjë flamur kombëtar.

    Në objekte zyrtare jo, por në ato të improvizuara, në të Zveçanit e Zubin Potokut, flamuri kombëtar valonte përkrah atij të Kosovës.

    Në fshatin Kelmend, fshat ky i banuar me shqiptarë, ku edhe është i vendosur objekti i improvizuar i komunës, flamuri kombëtar valonte gjithandej fshatit.

    Njësoj edhe në Qabër të Zubin Potoku, si fshat i banuar me shqiptarë.

    Kryetari i komunës që vjen nga ky fshat, përmes telefonit, tha se për shkak që shumica e qytetarëve vijnë nga komuniteti serb, nuk janë vendosur flamuj kombëtarë përtej fshatit.

    Kësisoj për dallim nga komunat e tjera, në komunat veriore nuk kishte festë.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në ATV, në videon më poshtë:

  • Elfija, gruaja nga Llausha që ushqeu ushtarët e UÇK-së

    Elfija, gruaja nga Llausha që ushqeu ushtarët e UÇK-së

    Përgatiti: Arian Hajdaraj

    Mëngjeset e hershme gjatë viteve ‘98-‘99, Elifije Lanin e gjenin duke gatuar për Ushtrinë Çlirimtare. Bukët që dilnin nga duart e gruas nga Llausha, shuanin urinë e ushtarëve në vijë të frontit, por edhe të civilëve që strehoheshin në ato anë.

    “300 veta i kemi pasë nëpër shtëpi, plus thastë e letrës i kemi mushë edhe i kemi pru n’dugajë…”, rrëfen Elifja.

    Forca për të gatuar bukë sa nuk mund t’i numëronte, bashkë me kunatën, Elfija beson se i erdhi nga lart.

    “Ma ka pas dhënë zoti, NATËN – DITËN, çdoherë dilshin më të mira. Pite kemi gatu ma rrallë, por edhe gjella”, tregon ajo.

    Rruga pranë kuzhinës së improvizuar edhe një herë u mbush plot njerëz, pas 25 vjetësh, mirëpo kësaj radhe për ta përuruar pllakën përkujtimore, e cila për banorët vendas do të thotë shumë.

    Puna këtu nuk ndalej, madje, as kur serbët digjnin deri në themele. Banorët e Llaushës nisnin sërish nga fillimi gjithçka – me të njëjtin motiv.

    “Na erdhi urdhri me dalë prej shpijave, më çoi zoti, shtina kuleç, secilit që dilte nga shtepitë, nga një kulaç në xhep”, thotë Elifja

    Vendi ku gatuhej ushqimi, ndodhet skaj rrugës në lagjen Lani, në Llaushë, vetëm 6 kilometra larg qendrës së Skenderajt.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në ATV, në videon më poshtë:

  • “Edhe nën breshërinë e plumbave, mësimi duhet me u mbajtë”, historia e mësuesit Halit Geci

    “Edhe nën breshërinë e plumbave, mësimi duhet me u mbajtë”, historia e mësuesit Halit Geci

    Përgatiti: Jeta Selmanaj

    26 vjet më parë, nxënësit e kësaj shkolle në fshatin Llaushë të Skenderajt, mësimet e gjuhës shqipe i merrnin nga mësuesi Halit Geci.

    Por, breshëria e plumbave nga forcat serbe më 26 nëntor të vitit 1997, i ndau përgjithmonë. Pas plagëve të marra, në shkollën që sot mban emrin e tij, mësuesi Halit Geci vdiq.

    Shaban Rreci, koleg i tij atëkohë, tregon se në ato momente kuptoi se ishte plagosur edhe vetë, por mban mend fjalët e fundit të Halitit.

    Geci u varros me nderime më të larta në Llaushë, më 28 nëntor 1997. Në varrimin e tij ku morën pjesë qindra persona, për herë të parë publikisht u paraqit edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

    Gjatë fjalimit në ceremoninë e varrimit, ish-komandanti Rexhep Selimi tha se kjo ushtri lufton për Lirinë e Atdheut. (REXHA EFEKT). Pjesë e grupit të ushtarëve ishte edhe deputeti Daut Haradinaj.

    Pas kësaj ngjarjeje, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu bashkuan mijëra persona të tjerë.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në ATV, në videon më poshtë:

  • Çlirimi, me uniformën e të atit dëshmor viziton vendin ku nisi liria

    Çlirimi, me uniformën e të atit dëshmor viziton vendin ku nisi liria

    Përgatiti: Krenare Mulliqi

    Babanë nuk e takoi kurrë. Por, uniformën e dëshmorit, Shaban Berisha, e ruan me xhelozi. Çlirim Berisha, 24 vjeç, me uniformën e babait të tij këtë të martë qëndroi në Prekaz.

    Krenaria që ndien për babanë është e madhe, andaj edhe vizitat në kullën e Jasharëve i ndien obligim.

    Ditëlindja e komandantit Adem Jashari, përpos Çlirimit, solli në Prekaz edhe qindra qytetarë të tjerë.

    Disa prej tyre, madje, e njihnin komandantin për së afërmi.

    28 Nëntori, pos që shënon ditën e pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjen e Komandantit Adem Jashari, është edhe datë e daljes së parë publike të UÇK-së.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në ATV, në videon më poshtë:

  • Udhëheqës institucionesh e zyrtarë vizituan prekazin

    Udhëheqës institucionesh e zyrtarë vizituan prekazin

    Përgatiti: Benita Zeneli

    68 vjetori i lindjes së komandantit, Adem Jashari, 26 vjetori i paraqitjes publike të Ushtrisë Çlirimtare e 111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, bëri bashkë në Prekaz udhëheqës të institucioneve por edhe qytetarë.

    Mbi 59 varrë në kompleksin memorial u vendosën lule e ditët si këto, sipas presidentes Vjosa Osmani kujtojnë çmimin e lartë të lirisë dhe sakrificat që janë bërë ndër shekuj.

    E për kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, 28 Nëntori gjithmonë fillon në Prekaz.

    Prekazin e vizituan edhe liderë të partive politike e kryetarë komunash.

    Prekazin e vizituan edhe mijëra qytetarë e qiellin mbi Prekaz e vërshuan parashutistët.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në ATV, në videon më poshtë:

  • “Thyhet akulli”, Kurti e Rama shtrëngojnë duart në Vlorë

    “Thyhet akulli”, Kurti e Rama shtrëngojnë duart në Vlorë

    Përgatiti: Donisa Fazliu

    Inatet politike i lanë anash. Për nder të 28 Nëntorit, kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia shtrënguan dorën njëri-tjetrit.

    Të dy liderët shqiptarë, morën pjesë në aktivitetet që u organizuan për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

    “Këtë festë të madhe të flamurit dhe lirisë së Pavarësisë dhe bashkimit për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, kudo që janë në Ballkan dhe në botë. Lavdi dëshmorëve të kombit, sot është ditë pushimi dhe feste dhe çdo ditë tjetër duhet të punojmë për idealet dhe synimet e Skënderbeut nga Kruja, e Ismail Qemalit nga Vlora dhe të Adem Jasharit nga Prekazi”, tha Kurti.

    Ndryshe nga Kurti, liderët e Shqipërisë nuk janë deklaruar për media.

    Urimet për 28 Nëntorin, ata zgjodhën t’i bëjnë nëpërmjet rrjeteve sociale.

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe kryeministri Edi Rama, kanë thënë se modeli frymëzues i etërve themelues të shtetit, duhet të shërbejë si udhërrëfyes në çdo punë që shqiptarët bënë për vendin.

    Në kuadër të aktiviteteve për Pavarësi, për herë të parë në Tiranë është mbajtur edhe Parada e Shqiptarëve.

    Kremtja në kryeqytetin e Shqipërisë është përcjellë edhe me aktivitete të ndryshme, edhe në orët e mbrëmjes.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në ATV, në videon më poshtë:

  • U nis me vrap nga Prishtina për Tiranë, atleti Erzen Zyberaj arrin në destinacion për të festuar 28 Nëntorin

    U nis me vrap nga Prishtina për Tiranë, atleti Erzen Zyberaj arrin në destinacion për të festuar 28 Nëntorin

    Atleti Erzen Zyberaj i cili është nisur dje nga Prishtina për në Tiranë në vrap, ka arritur sot atje rreth orës 14:30. Ai ka shkuar në Tiranë për të nderuar Festën e Flamurit, 28 Nëntorin.

    Pamje nga arritja e tij në Tiranë ka publikuar faqja “Maraton Albania”. Në këto pamje, ai shihet duke vrapuar me flamurin e Republikës së Kosovës në Sheshin “Skënderbe” në Tiranë.

    “Mbërritja me suksese nga Skënderbeu i Prishtinës deri sheshin Skënderbe ne Tirane e maratonomakut Erzen Zyberaj. Jemi shume te lumtur qe morem pjese ne mbylljen e kesaj gare dhe ne si shoqata Maraton Albania i urojme Erzenit shume suksese 👏👏👏”, thuhet në postim.

  • Studiuesit bullgarë hetojnë përdorimin e mundshëm të majave të Antarktidës për trajtimin e kancerit

    Studiuesit bullgarë hetojnë përdorimin e mundshëm të majave të Antarktidës për trajtimin e kancerit

    Mikrobiologia dhe bioteknologia Dr. Snezhana Rusinova e Laboratorit të Bioteknologjive të Aplikuara në Institutin e Mikrobiologjisë Stephan Angeloff me Akademinë Bullgare të Shkencave është duke punuar në një projekt që studion mostrat e majave të mbledhura nga Antarktida.

    Ajo mori pjesë në ekspeditën e 31-të bullgare në ishullin Livingston me anijen kërkimore detare Sv. Kiril i Metodii (RSV 421), dhe që nga kthimi i saj në mars, ajo ka vazhduar punën e saj mbi majat e Antarktidës.

    “Qëllimi i projektit është të kërkojë substanca biologjikisht aktive nga majat e Antarktidës dhe të hetojë potencialin e tyre për trajtimin e kancerit. Ne ishim me fat që mundëm të merrnim mjaft mostra. Tani kemi një botim që përmbledh të dhënat nga një prej studimeve. Ne arritëm të gjejmë një përfaqësues interesant të këtyre majave të Antarktidës që sintetizon një kompleks molekulash në ekstraktin e tij dhe është citotoksik për kancerin e fshikëzës,” shpjegoi shkencëtari.

    Majatë janë mikroorganizma eukariotikë më të mëdhenj se bakteret. Ata janë pjesë e mbretërisë së kërpudhave, por për shkak se janë njëqelizore, klasifikohen si mikroorganizma, tha Rusinova. Është një fakt i rëndësishëm që majat e Antarktidës nuk janë patogjenë, pra ato mund të trajtohen lehtësisht si në mjedise laboratorike ashtu edhe në ato industriale. Përveç kësaj, ata mund të mbajnë një kulturë sterile gjatë gjithë procesit të fermentimit, sipas studiuesit.

    Majatë e Antarktidës kanë një metabolizëm që i ka përshtatur ato me kushtet e atjeshme. Shkencëtarët po kërkojnë të zbulojnë se si maja arrin të mbrojë molekulat e saj nga temperaturat jashtëzakonisht të ulëta. Ndoshta sintetizojnë substanca të panjohura deri më tani, komenton mikrobiologu.

    “Mikroorganizmat e Antarktidës, të cilët i studioj prej 15 vitesh, janë shumë interesantë nga pikëpamja bioteknologjike. Ne kemi punuar në mundësitë e tyre të ndryshme për të sintetizuar komponimet metabolike që janë të dobishme për njerëzit. Për mua ishte e rëndësishme që personalisht të shkoja të merrja mostrat, t’i merrja ato sa më sterile”, shpjegoi Rusinova.

    Sipas saj, deri më tani nuk janë studiuar të gjitha mostrat. Marrja e mostrave është bërë nga toka, nga uji i liqeneve akullnajore, madje edhe nga pendët e pinguinëve në ishullin Livingston.

    “Ka më shumë për të kërkuar. Ndoshta ka shumë maja më të ndryshme dhe ne mund të zbulojmë të reja që mbajnë kura për sëmundje të ndryshme. Mikrobiologjia është një shkencë shumë e ngadaltë. Në këtë proces, ne kemi ditë të gjata ku presim të shohim nëse ka fare maja në mostra. Duhen të paktën njëzet ditë për ta vërtetuar këtë”, shtoi mikrobiologu.

    Sipas Rusinovës, Antarktida fsheh sekrete që do të vazhdojnë të emocionojnë shkencëtarët. Ajo tha gjithashtu se udhëtimi i saj në ishullin Livingston i ka lënë një përshtypje të qëndrueshme dhe e ka frymëzuar të vazhdojë punën e saj shkencore. /BTA